MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Gjuha Shqipe!

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 17/3/2009, 23:32     +1   -1




Shqipja standarte


Formimi i gjuhes letrare kombetare te njesuar (gjuha standarte), si varianti me i perpunuar i gjuhes se popullit shqiptar, ka qene nje proĆ²es i gjate, qe ka filluar qe ne shekujt XVI-XVIII, por perpunimi i saj hyri ne nje periudhe te re, ne shekullin XIX, gjate Rilindjes Kombetare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua ā€œEvetarā€-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipetare nepermjet traktatit te tij, parathenies se ā€œEvetrā€-it te pare dhe shume shkrimeve te tjera.
Ne programin e Rilindjes, mesimi dhe levrimi i gjuhes amtare, perpjekjet per pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalet e huaja dhe te panevojeshme, zinin nje vend qendror. Gjate kesaj periudhe, u zhvillua nje veprimtari e gjere letrare, kulturore dhe gjuhesore.
Ne vitin 1879, u krijua ā€œShoqata e te shtypurit shkronja shqipā€, qe i dha nje shtyse te re kesaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u be hapi i pare per hartimin e nje fjalori kombetar i gjuhes shqipe, qe eshte ā€œFjalori i Gjuhes Shqipeā€ i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes se autorit, me 1904.
Gjate periudhes se Rilindjes Kombetare, u arrit te pervijoheshin dy variante letrare te kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bene gjithashtu, perpjekje per afrimin e ketyre varianteve dhe per njesimin e gjuhes letrare. Detyra e pare qe duhej zgjedhur, ishte njesimi i alfabetit. Deri atehere, shqipja ishte shkruar ne disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete te vecanta. Kete detyre e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur me 14 deri me 22 Nentor te vitit 1908, ne qytetin e Manastirit, qe sot ndodhet ne Maqedoni. Ne kete Kongres, pas shume diskutimesh, u vendos qe te perdorej nje alfabet i ri, i mbeshtetur teresisht ne alfabetin latin, i plotesuar me nente digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (c, e), eshte alfabeti qe ka edhe sot ne perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la te lire edhe perdorimin e alfabetit te Stambollit, qe kishte mjaft perhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit te ri, qe u paraqit ne Kongres, pra alfabetit te sotem.
Nje hap tjeter per njesimin e gjuhes letrare shqipe, beri ā€œKomisioni letrar shqipā€, qe u mblodh ne Shkoder ne vitin 1916. Komisioni nenvizoi si detyre themelore levrimin e gjuhes letrare shqipe dhe zhvillimin e letersise shqiptare. Ky komision gjuhetaresh e shkrimtaresh, krijuar per te ndihmuar ne formimin e nje gjuhe letrare te perbashket permes afrimit te dy varianteve letrare ne perdorim, vleresoi variantin letrar te mesem, si nje ure ne mes toskerishtes dhe gegerishtes dhe percaktoi disa rregulla per drejtshkrimin e tij, te cilat ndikuan ne njesimin e shqipes se shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip per gjuhen letrare e per drejtshkrimin e saj, u miratuan me vone edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjes (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri ne Luften e Dyte Boterore.
Pas Luftes se dyte Boterore, puna per njesimin e gjuhes letrare kombetare (gjuhes standarte) dhe te drejtshkrimit te saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione te posacme per hartimin e projekteve te drejtshkrimit. Keshtu, u hartuan disa projekte ne vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore ne vitin 1952, per te diskutuar per problemin e gjuhes letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historise dhe i Gjuhesise, projekti i ri ā€œRregullat e drejtshkrimit te shqipesā€. Ky projekt filloi te zbatohet ne te gjithe hapsiren shqiptare, ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove dhe ne Mal te Zi. Nderkohe, perpjekje per njesimin e gjuhes letrare dhe te drejtshkrimit te saj, beheshin edhe ne Kosove.
Ne vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhesore e Prishtines, e cila, e udhehequr nga parimi ā€œnje komb-nje gjuhe letrareā€, vendosi qe projekti i ortografise i vitit 1968, posa te miratohej e te merrte formen zyrtare ne Republiken e Shqiperise, do te zbatohej edhe ne Kosove. Vendimet e kesaj Konsulte kane qene me rendesi te jashtezakonshme per njesimin e gjuhes letrare kombetare shqipe.
Projekti ā€œRregullat e drejtshkrimit te shqipes ā€œ i vitit 1967, pas nje diskutimi publik, ai u paraqit per diskutim ne Kongresin e Drejtshkrimit te Shqipes, qe u mblodh ne Tirane, ne vitin 1972, i cili ka hyre ne historine e gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare, si Kongresi i njesimit te gjuhes letrare kombetare.
Kongresi i Drejtshkrimit te Shqipes, ne te cilin moren pjese delegate nga te gjitha rrethet e Shqiperise, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbereshet e Italise, pasi analizoi te gjithe punen e bere deri atehere per njesimin e gjuhes letrare, miratoi nje rezolute, ne te cilen pervec te tjerash, pohohet se ā€œpopulli shqiptar ka tashme nje gjuhe letrare te njesuarā€.
Gjuha letrare kombetare e njesuar (gjuha standarte), mbeshtetej kryesisht ne variantin letrar te jugut, sidomos ne sistemin fonetik por ne te jane integruar edhe elemente te variantit letrar te veriut.
Pas Kongresit te Drejtshkrimit, jane botuar nje varg vepra te rendesishme, qe kodifikojne normat e gjuhes standarte, sic jane ā€œDrejtshkrimi i gjuhes shqipeā€ (1973), ā€œFjalori i gjuhes se sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes se sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhes shqipe (1976), Gramatika e gjuhes se sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
 
Top
view post Posted on 17/3/2009, 23:32     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Vecori tipologjike te shqipes se sotme standarte.


Nga ana strukturore, paraqitet sot si nje gjuhe sintetiko-analitike, me nje mbizoterim te tipareve sintetike dhe me nje prirje drejt analitizmit. Nje pjese e mire e tipareve te saj fonetike dhe gramatikore, jane te trasheguara nga nje periudhe e lashte indoevropiane, nje pjese tjeter jane zhvillime te mevonshme.
Shqipja ka sot nje sistem fonologjik te vetin, qe perbehet nga shtate fonema zanore dhe 29 fonema bashketingellore. Shkruhet me alfabet latin te caktuar ne vitin 1908 ne Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga te cilat 25 jane te thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 jane bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (e, c).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pergjithesisht te palevizshem gjate fleksionit. Ne shumicen e rasteve, sidomos ne sistemin emeror, theksi bie ne rrokjen e parafundit.
Shqipja ka nje sistem te zhvilluar (te pasur) formash gramatikore, ka nje sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe te pashquar, ruan ende mire format rasore (ka pese rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femerore dhe asnjanese), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetem ne nje kategori te vecante emrash foljore, te tipit: te shkruarit, te menduarit, etj.
Sistemi emeror ka trajte te shquar dhe te pashquar dhe per pasoje, edhe lakim te shquar e te pashquar; nyja shquese eshte e prapavendosur si ne rumanisht dhe ne bullgarisht; ka nyje te perparme te emrat ne rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshem (i mire, i vogel, etj)., te emrat asnjanes te tipit te folurit, etj. Pervec fleksionit me mbaresa te vecanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshem (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturore mbiemrash te ngjashem (i madh, i ndershem) dhe te panyjshem (trim, besnik). Te numeroret perdor kryesisht sistemin decimal (dhjete, tridhjete, pesedhjete), por ruan edhe sistemin vigezimal (njezet, dyzet); numeroret e perbere nga 11-19, formohen duke vene numrin e njesheve perpara, parafjalen mbe dhe pastaj dhjetshet (njembedhjete, dymbedhjete, etj) si ne rumanisht dhe ne gjuhet sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka nje sistem te pasur formash menyrore dhe kohore, nje pjese te e cilave jane te trasheguara nga nje periudhe e hershme, nje pjese jane kryer gjate evolucionit te saj historik. Folja ka gjashte menyra; (deftore, lidhore, kushtore, habitore, deshirore, urdherore) dhe tri forma te pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe percjellore). Koha e ardheshme ndertohet ne menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do te punoj) dhe me foljen ndihmese kam + paskajore (kam per te punuar).
Rendi i fjaleve ne fjali eshte pergjithesisht i lire, por me i zakonshem eshte rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhes shqipe perbehet prej disa shtresash. Nje shtrese te vecante perbejne fjalet me burim vendas, te trasheguar nga nje periudhe e lashte indoevropiane (dite, nate, dimer, moter, jani, etj.), ose te formuara me vone, me mjete te shqipes (ditor, dimeror, i pernatshem).
Nje shtrese tjeter, perbejne fjalet e huazuara nga gjuhe te tjera, si pasoje e kontakteve te popullit shqiptar me popuj te tjere gjate shekujve. Fjalet e huazuara kane hyre nga greqishtja, greqishtja e vjeter dh e re, nga latinishtja dhe gjuhet romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithe huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhe e vecante indoevropiane.
Perhapja e gjuhes shqipe
Shqipja flitet sot nga me se gjashte milione vete ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove, ne viset shqiptare te Maqedonise, te Malit te Zi, te Serbise jugore, si dhe ne viset e Ƈamerise ne Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, ne ngulimet shqiptare ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine, si dhe ne shqiptare te merguar ne viset e ndryshme te botes para Luftes se Dyte Boterore dhe ne kete dhjetevjecarin e fundit.
Gjuha shqipe mesohet dhe sudjohet ne disa universitete dhe qendra albanologjike ne bote, si ne Paris, Rome, Napoli, Kozence, Plermo, Leningrad, Pekin, MĆ¼nchen, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
 
Top
leonn
view post Posted on 17/3/2009, 23:34     +1   -1




Studimet per gjuhen shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptareve, lashtesia dhe karakteri origjinal i tyre, kane terhequr prej kohesh vemendjen e studjuesve te huaj dhe shqiptare qe ne shekullin XVIII dhe me pare. Ne menyre te vecante, gjuha, historia dhe kultura e shqiptareve, terhoqi vemendjen e botes gjermane. Me te u mor edhe nje filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qe punoi nje shekull para lindjes se gjuhesise krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuheve ishte themelor per te ndertuar nje histori universale te botes, per ta kuptuar dhe per ta shpjeguar ate. Ne disa letra, qe ai i shkruante nje bibliotekari te Bibliotekes Mbreterore te Berlinit, ne fillim te shekullit XVIII, shprehet edhe per natyren dhe prejardhjen e gjuhes shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti ne perfundimin, se shqipja eshte gjuha e ilireve te lashte.
Megjithate, studimet shkencore per gjuhen shqipe, si dhe per shume gjuhe te tjera, nisen pas lindjes se gjuhesise historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Nje nga themeluesit e kesaj gjuhesie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti te provonte qe ne vitin 1854, se shqipja bente pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane dhe se zinte nje vend te vecante ne kete familje gjuhesore. Pas tij, studjues te tjere, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte te ndryshme te leksikut dhe te struktures gramatikore te gjuhes shqipe. G.Meyer do te hartonte qe ne vitin 1891 nje Fjalor etimologjik te Gjuhes shqipe (Etymologisches Wƶrterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i ketij lloji per shqipen. Pervec ketyre, nje varg i madh gjuhetaresh te huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ɩlberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kane dhene kontribute te shenuara per studimin e historise se gjuhes shqipe, te problemeve qe lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjine, fonetiken dhe gramatiken historike, si edhe ne studimin e gjendjes se sotme te shqipes.
Nderkohe, krahas studimeve per gjuhen shqipe te albanologeve te huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhesia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qe ne shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi te parin fjalor te gjuhes shqipe ā€œDictionarium Latino-Epiroticumā€ (1635). Gjate Rilindjes Kombetare u botuan disa gramatika te gjuhes shqipe. Keshtu, ne vitin 1864, Dhimiter Kamarda, nje nga arbereshet e Italise, botoi vepren ā€œLaggio della grammatica comparata sulla lingua albaneseā€, Livorno 1864, vell.II ā€œLā€™Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albaneseā€, Prato 1866. Me 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi ā€œGramatiken e gjuhes shqipeā€ dhe me 1806, Sami Frasheri botoi ā€œShkronjetoren e gjuhes shqipeā€, dy vepra gjuhesore te rendesishme te shekullit XIX per gramatologjine e gjuhes shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pergatiti edhe nje ā€œFjalor te gjuhes shqipeā€, i cili u botua ne vitin 1904 dhe perben vepren me te rendesishme te leksikografise shqiptare, qe u botua para Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1909, botohet Fjalori i shoqerise ā€œBashkimiā€.
Pas shpalljes se Pavaresise, u botuan nje varg gramatikash dhe fjalore dygjuhesh, per te plotesuar nevojat e shkolles dhe te kultures kombetare. Ne fushen e gramatikes u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksander Xhuvani.
Aleksander Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta ne Universitetin e Athines. Veprimtaria e tij per studimin e gjuhes shqipe dhe arsimin kombetar, e nisi qe gjate periudhes se Rilindjes Kombetare. Beri nje pune te madhe per pajisjen e shkolles sone me tekste te gjuhes shqipe, te letersise, te pedagogjise dhe te psikologjise. Drejtoi e punoi per hartimin e udhezuesve drejtshkrimore ne vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati nje veprimtari te gjere ne fushen e pastertise se gjuhes shqipe e te pasurimit te saj dhe botoi vepren ā€œPer pastertine e gjuhes shqipeā€ (1956). Bashkepunoi me profesorin Eqerem Ƈabej, per hartimin e veprave ā€œParashtesatā€ (1956) dhe ā€œPrapashtesat e gjuhes shqipeā€ (1962), trajtesa themelore ne fushen e fjalformimit te gjuhes shqipe. Botoi dhe nje varg punimesh monografike per pjesoren, paskajoren dhe parafjalet e gjuhes shqipe.
Ai ishte njohes i mire dhe mbledhes i pasionuar i visarit leksikor te gjuhes se popullit. Fjalet dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjeserisht pas vdekjes, ne formen e nje fjalori. Pergatiti nje botim te dyte te ā€œFjalorit te gjuhes shqipeā€ te Kristoforidhit (1961).
Vepra e plote e tij, e projektuar ne disa vellime, ende nuk eshte botuar. Ne vitin 1980 eshte botuar vellimi i pare.
Nje zhvillim me te madh njohu gjuhesia shqiptare ne gjysmen e dyte te shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore te specializuara, si Universiteti i Tiranes, Universiteti i Prishtines dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodres, me vone, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastres, Universiteti i Vlores, Universiteti i Tetoves, etj. Gjate kesaj periudhe, u hartuan nje varg veprash pergjithesuese nga fusha te ndryshme te gjuhesise. Ne fushen e leksikologjise dhe te leksikografise, pervec studime leksikologjike, u hartuan edhe nje varg fjaloresh te gjuhes shqipe dhe fjalori dygjuhesh, nga te cilet, me kryesoret jane: ā€œFjalori i gjuhes shqipeā€ (1954), ā€œFjalori i gjuhes se sotme shqipeā€ (1980), ā€œFjalori i shqipes se sotmeā€ (1984), ā€œFjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipeā€ (1976), ā€œDrejtshkrimi i gjuhes shqipeā€ (1973), etj. Kohet e fundit kane dale edhe ā€œFjalor frazeologjik i gjuhes shqipeā€ (2000) dhe ā€œFjalor frazeologjik ballkanikā€ (1999).
Ne fushen e dialektologjise eshte bere pershkrimi e studimi i te gjithe te folurave te shqipes dhe eshte hartuar ā€œAtlasi dialektologjik i gjuhes shqipeā€, nje veper madhore qe pritet te dale se shpejti nga shtypi.
Eshte bere gjithashtu, studimi i fonetikes dhe i strukturave gramatikore te gjuhes shqipe permes studimeve te vecanta dhe permes gramatikave te ndryshme, niveleve te ndryshme, nga te cilat, me e plota eshte ā€œGramatika e gjuhes shqipeā€ I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes, me kryeredaktor Mahir Domin.
Nje vend te gjere ne studimet gjuhesore te ketij gjysemshekulli, kane zene problemet e historise se gjuhes shqipe, problemet e etnogjenezes se popullit shqiptar e te gjuhes shqipe, te etimologjise, te fonetikes dhe te gramatikes historike, etj. Disa nga veprat themelore ne keto fusha jane: "Studime etimologjike ne fushe te shqipesā€ ne 7 vellime, nga E.Ƈabej; ā€œMeshariā€ i Gjon Buzukut (E.Ƈabej); ā€œGramatika historike e gjuhes shqipeā€ (Sh.Demiraj); ā€œFonologjia historike e gjuhes shqipeā€ (Sh.Demiraj); ā€œGjuhesia ballkanikeā€ (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi me i shquar i historise se gjuhes shqipe dhe nje nga personalitetet me ne ze te kultures shqiptare.
Pasi beri studimet e para ne vendlindje (Gjirokaster), studimet e larta i kreu ne Austri, ne fushen e gjuhesise se krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit te studimeve, kthehet ne atdhe dhe fillon veprimtarine shkencore e arsimore ne vitet ā€™30 te ketij shekulli dhe punoi ne keto fusha per nje gjysem shekulli, duke lene nje trashegimni te pasur shkencore.
Eqerem Ƈabej solli dhe zbatoi ne gjuhesine shqiptare metodat dhe arritjet shkencore te gjuhesise evropiane, duke kontribuar shume ne ngritjen e nivelit shkencor te studimeve gjuhesore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shume ne disa fusha te dijes, por u shqua sidomos ne fushen e historise se gjuhes, ne trajtimin e problemeve te origjines se gjuhes shqipe, te autoktonise se shqiptareve e te etimologjise dhe te filologjise se teksteve te vjetra.
Veprat themelore te tij jane: ā€œStudime etimologjike ne fushe te shqipesā€, ne shtate vellime, I ā€œHyrje ne historine e gjuhes shqipeā€, II ā€œFonetike historikeā€ (1958), ā€œMeshari i Gjon Buzukutā€ (1968), ā€œShqiptaret midis perendimit dhe lindjesā€ (1944).
Ai eshte bashkeautor edhe ne nje varg veprash ne fushen e gjuhes se sotme, sic jane: ā€œFjalor i gjuhes shqipeā€ (1954), ā€œRregullat e drejtshkrimit te gjuhes shqipeā€ (1972), ā€œFjalori drejtshkrimorā€.
Pervec veprave, ai ka botuar nje varg studimesh ne revista shkencore brenda e jashte vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa ne kongrese e konferenca kombetare e nderkombetare, te cilat kane bere te njohura arritjet e gjuhesise shqiptare ne bote, duke rritur keshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej jane botuar ne tete vellime, ne Prishtine, me titullin ā€œStudime gjuhesoreā€.
Me veprimtarine e shumaneshme shkencore e me nivel te larte, Eqerem Cabej ndricoi shume probleme te gjuhes shqipe dhe te kultures shqiptare, duke argumentuar lashtesine dhe origjinen ilire te saj, vitalitetin e saj nder shekuj dhe marredheniet me gjuhet dhe kulturat e popujve te tjere.

Gjate kesaj periudhe, gjuhesia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhes shqipe letrare kombetare, te njesuar me ceshtjet teorike te se ciles eshte marre vecanerisht prof.Androkli Kostallari.
Ne kuadrin e punes qe eshte bere ne fushen e gjuhesise normative dhe te kultures se gjuhes, jane hartuar dhe nje numer i madh fjaloresh terminologjike per dege te ndryshme te shkences e te teknikes.
Pervec veprave te shumta qe jane botuar ne fushen e gjuhesise, veprimtaria e gjuhesise studimore e studjuesve shqiptare pasqyrohet ne botimin e disa revistave shkencore, nga te cilat me kryesoret sot, jane: ā€œStudime filologjikeā€ (Tirane); ā€œGjuha shqipeā€ (Prishtine); ā€œStudia albanicaā€ (Tirane); ā€œJehonaā€ (Shkup); etj.
Studime te rendesishme mbi gjuhen shqipe jane bere nga gjuhetare ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, ku jane botuar nje numer i konsidrueshem veprash mbi historine e gjuhes shqipe, fonetiken, gramatiken, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet per kontributin e vecante qe ka dhene ne kete fushe
Kontribut te vecante per gjuhen shqipe kane dhene edhe shqiptaret e vendosur ne Itali, te njohur si ā€œArbereshā€
Disa nga figurat me te shquara te gjuhesise shqiptare te ketyre dy shekujve te fundit, jane: Dhimiter Kamarda (arberesh i Italise), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frasheri, Aleksander Xhuvani, Eqerem Ƈabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.


marre nga Shqiperia
.
 
Top
view post Posted on 17/3/2009, 23:35     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Familja Indo-Europiane ka 10 dege duke filluar me numra nga i pari deri tek i fundi:

(1) Albanian
(2) Armenian
(3) Baltic
(4) Slavic
(5) Celtic
(6) Germanic
(7) Greek
(8) Indo-Aryan
(9) Iranian
(10) Romance

Familja Indo-Europiane sote:

Albanian

Armenian

Balto-Slavic
* Bulgarian
* Czech
* Latvian
* Lithuanian
* Polish
* Russian
* Serbo-Croatian
* Slovak
* Slovenian
* Ukrainian

Celtic
* Breton
* Irish (Celtic)
* Scots (Celtic)
* Welsh

Germanic
* Dutch
* English
* German
* Scandinavian
o Danish
o Icelandic
o Norwegian
o Swedish

Greek

Indo-Iranian
* Bengali
* Farsi
* Hindi
* Pashto
* Urdu

Romance
* French
* Italian
* Portuguese
* Romanian
* Spanish


Gjuha Shqipe ka lindur gjuhet qe fliten ne Lindje te Evropes, Germanic ka lindur gjuhet Sllave dhe Armenian ka lindur gjuhet qe fliten ne Azin
 
Top
view post Posted on 22/4/2009, 19:23     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gjuha Shqipe



Emri

Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

-titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga "Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinė, Versajė etj.
 
Top
view post Posted on 1/2/2010, 21:48     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline





Gjuha shqipe sot flitet ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj ne Kosove, ne territorin ndermjet Shkupit, Gostivarit, Tetoves dhe Di-bres, ne Presheve, ne Bujanovc dhe ne Medvegje, ne Kruje, ne Ulqin me rrethina deri ne Tivar dhe ne Ēameri. Shqipja, pra, flitet ne viset perendimore te Ballkanit, aty ku kryqezohen rruget qe lidhin lindjen me perendimin, pikerisht ne ate rajon qe ka qene djepi i qyteterimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe ne diaspore (ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine), edhe ne shume vende te tjera te kontinentit tone dhe me gjere, ne Amerike, ne Azi dhe ne Australi nga shqiptare te vendosur atje ne kohe me te hershme ose me te vonshme.

Gjuha shqipe i perket familjes se gjuheve indoevropiane. Rreth dy mije fjale te shqipes jane me origjine indoevropiane: koke, dite, nate, dimer, uje, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon nje de-ge me vete ne familjen e gjuheve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birerie me asnjeren nga gjuhet e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qene i banuar qe nga paleolitiku i mesem (100000 - 40000 vjet para eres sone). Gjurmet e para te rendesishme te qyteterimit i perkasin neolitit (6000-2000 vjet para eres sone).
Ne fillimet e kohes se bronzit fiset ilire shfaqen ne nje territor te gjere qe shtrihej nga gadishulli i Istrias ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne lindje, kufiri i tyre shtrihej afersisht deri te lumenjte Vardari e Morava. Popullsia ilire eshte formuar nga popullsi autokto-ne te epokes se neolitit, pas ardhjes se popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijevjeēarit te trete para eres sone. Pra, Iliret perbenin nje popullsi shume te vjeter te vendosur ne perendim te Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajoneve dhe Thesproteve, i gjejme tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me kete emer ne shekullin e peste para eres sone. Ne rrethinat e Durrachium-it (Durresi i sotem) u formua nyja e Shtetit te pare Ilir. Gjuha e kesaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptaret jane pasardhes te ilireve dhe gjuha shqipe pasardhese e ilirishtes.

Nga kjo gjuhe nuk kane mbetur veēse pak fjale te cilat mund te shpjegohen me gjuhen shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejte. Edhe disa emra gjeografike dhe emra perso-nash ilire mund te shpjegohen me fjale te shqipes. Keshtu p.sh. Dardania eshte shpjeguar me shqipen dardhe, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhe, Daz me shqipen dash..
Ne vitin 168 para eres sone, Iliria u pushtua nga romaket. Filloi keshtu nje periudhe pushtimi qe zgjati per me shume se pese shekuj.
Ne shekullin e VII Shqiperia u pushtua nga sllavet, kurse ne shekullin XV nga turqit otomane. Pushtimi otoman vazhdoi pese shekuj deri me 28 nentor 1912.
Ne Mesjete, popullsia e territoreve te populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dale forma popullore Arbenesh ose Arberesh.
Emrat e sotem Shqiperi, shqiptar, shqip jane shfaqur ne shekullin XVII.
Gjate kesaj periudhe te gjate pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kane qene nen ndikimin e gjuhes e te kultures latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden ne shqipe fjale me origjine nga greqishtja e vjeter, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjeter kane hyre fjale te tilla si: draper, laker, qer-shi, shpelle; nga latinishtja: are, kale, mbret, furke, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikone, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobe, lopate, pushke, opinge, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipoje (veliko+polje), Zadrime (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohe, bahēe, oxhak, sobe, jastek, ilaē etj.
Eshte e vertete qe shqipja ka pesuar ndikime nga gjuhet e huaja, sidomos ne leksik, po eshte po kaq e vertete qe ajo ka shfaqur aftesi per t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit te vet huazimet, duke treguar forcen dhe gjallerine e saj. Keshtu fjalet e greqishtes se vjeter drapanon, kerasia, spileon ne shqip dalin draper, qershi, shpelle,- ne latinisht arvum, vicinium, impertorem ne shqip are, fqinj, mbret,- ne sllavisht glob, opanak, ravnica ne shqip gjobe, opinge, rrafshe.
Gjithsesi gjate periudhes qe vendi yne, kultura jone, gjuha jone ishin nen influencen e kultures e te gjuhes latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhe indoevropiane me strukture fonetike, gramatikore e leksikore te veēante.

Ne historine e Shqiperise dhe te shqiptareve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) ze nje vend te veēante. Gjate kesaj periudhe, problemet e gjuhes u bene pjese perberese e programit te Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqerise se Stambollit (1878) hodhi bazat per zgjidhjen e problemit te alfabetit te gjuhes shqipe, i cili perfundimisht u zgjidh ne Kongresin e Manastirit me 1908. Ne baze te alfabetit te gjuhes shqipe eshte alfabeti latin.

Dokumentet e para te shkruara te shqipes i perkasin shekullit XIV. Libri i pare i shkruar eshte "Meshari" i Gjon Buzukut qe i perket gjysmes se dyte te shek. XVI (1555). Ka mundesi qe tradita e shkrimit te shqipes te kete qene me e vjeter. Shqipja eshte shkruar ne dy dialekte kryesore, ne gegerisht dhe ne toskerisht. Vepra e pare toskerisht eshte "E mbesuame e krishtere", shkuar nga Luke Matrenga dhe botuar ne Rome me 1592. Shqipja ka vazhduar te shkruhet ne dy dialekte deri me 1972, kur toskerishtja letrare u shpall gjuhe letrare kombetare ose gjuhe letrare e njesuar.

Emri
Emra quhen fjalet qe tregojne qenie te gjalla: djale, vajze, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, liber, fletore; por shpesh edhe cilesi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.
Mjaft formime me prapashtesa funksionojne ne te njeten kohe si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punetor, fshatar, malesor etj.
Disa ema dalin me nyje te perparme: i biri, e bija, i ati, e ema, i vellai, e motra etj. Po keshtu, edhe disa emra me origjine nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, te rinjte, e reja, te rejat, e dashura, i pasuri, i varferi, i pandehuri, te ftohtet, te kenduarit, te folurit, te ngrenit.
Emrat e perveēem dhe te pergjithshem
Emrat ndahen ne emra te pergjithshem dhe ne emra te perveēem.
Emra te pergjithshem quhen emrat qe tregojne qenie ose sende te te njejtit lloj: djale, vajze, dhi, cjap, dhome, dere, si dhe abstrakte: miqesi, lumturi, larje, fshirje.
Emra te perveēem quhen emrat qe tregojne nje qenie ose nje send te vetem, te dalluar nga te gjithe te tjeret: Tirane, Prishtne, Kruje, Naim, etj.
Jane te perveēem:
-Emrat dhe mbiemrat e njerezve, pseudonimet: Naim Frasheri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)
-Emrat e kafsheve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografike te shteteve, te krahinave, te maleve, te lumejve, te qyteteve, te rrugeve, te shesheve, te kontinenteve, te oqeaneve, te deteve etj.: Franca, Shqiperia, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skenderbej, Jupiteri, Azia, Paqesori, Mesdheu;
-Emrat e periudhave dhe te ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjes;
-Emrat e institucioneve, te organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, Shoqata e te Perndjekurve Politike.
-Titujt e veprave, te revistave e te gazetave: "Lahuta e malesise", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".
Emrat e perveēem zakonisht perdoren ne trajten e shquar:
Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise. Ne qender te Tiranes eshte sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombetar, Pallati i kultures, banka Kombetare.
Te gjithe emrat e perveēem dhe emertimet e perveēme shkruhen me shkronje te madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerezve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e perveēem te kafsheve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe te yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;
-emertimet gjeografike te nje vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanes, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malesia e Madhe;
-emertimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombetar;
-emertimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emertimet e monumenteve te kultures: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;
-titujt e librave, te gazetave, te emrave te rrugeve dhe firmave vihen ne thonjeza dhe vetem fjala e pare shkruhet me shkronje te madhe: "Gazeta shqiptare", "Deshmoret e lirise", por rruga "Naim Frasheri", sheshi "Fan Noli".
Emri i perveēem mund te perdoret si emer i pergjithshem per te treguar jo me nje individ, por nje tip njerezish qe i ngjajne atij; jo nje krahine, por send qe lidhet me emrin e kesaj krahine etj.:
Ky njeri eshte tartuf i vertete (hipokrit)
Ai porositi nje shishe kallmet (vere Kallmeti)
Ne keto raste emrat e perveēem shkruhen me shkronje te vogel: ciceron, donkishot etj.
Emrat e perveēem te njerezve dhe te vendeve te huaja shkruhen sipas shqiptimit qe kane ne gjuhen prej nga jane marre: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl de Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestine, Versaje etj.
Mbiemra
Mbiemra quhen fjalet qe shenojne se ēfare lloji eshte ose ēfare vetie ka emri (qen i zi, qen i vogel, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pershtatet ne numer, gjini dhe rase me emrin me te cilin lidhet:

mjeku i ri
mjekja e re
mjeket e rinj
mjeket e reja
- pershtatje ne rase :
mjeku i ri
i mjekut te ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes se re
mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen ne dy grupe: mbiemra te nyjshem dhe mbiemra te panyjshem.
Mbiemra te nyjshem jane:
- ata qe mbarojne me -e : i bardhe, i mire, i gjate;
- ata te formuar me prapashtesat -(e)m, -shem, -(et): i mesem, i shendetshem, i hekurt, i ftohte etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zene, i lodhur;
- disa mbiemra qe dalin me -er : i vjeter, i varfer, i verber, i shurdher,
Mbiemra te panyjshem jane :
- mbiemrat e formuara nga emrat pergjegjes me konversion: tiranas, shkodran, korēar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(e)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djeges, ngjites, vleresues, ushqyes, rrembyes;
- te gjithe mbiemrat e perbere: zemergjere, zemergur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqeror, largpames, mireberes etj.
Folje
Folje quhen fjalet qe tregojne se subjekti vepron ose peson diēka ose ndodhet ne nje gjendje te caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojme se eshte fjala per njerez, kafshe dhe sende, po nuk dime se ēfare bejne ose ēfare ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollet u poqen, macja fle atehere prej fjales punon mesojme se motra po kryen nje veprim (punon), prej fjales u poqen mesojme se mollet pesuan diēka (u poqen), prej fjales fle mesojme se macja ndodhet ne nje gjendje te caktuar (fle).
Fjalet punon, u poqen, fle jane folje.
FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i te cilave i kalon nje personi ose sendi tjeter, d.m.th. qe pranojne nje kundrinor:
Beni ēdo dite lexon gazeten.
Foljet qe pranojne nje kundrinor te drejte jane folje kalimtare te drejta:
Blerta ēdo dite vadit lulet.
Foljet qe mund te marrin kundrinor te zhdrejte pa parafjale jane kalimtare te zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh qe nje folje te marre njekohesisht nje kundrinor te drejte dhe nje kundrinor te zhdrejte pa parafjale, pra te jete njekohesisht folje kalimtare e drejte dhe e zhdrejte
Ia dhashe librin Zanes.
Ia afrova Zanes tufen e luleve.

Folje jokalimtare jane ato qe nuk pranojne kundrinor: fle, eci, rri, qendroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetesuar.
Dje fjeta gjithe diten.

Disa folje perdoren here si kalimtare, here si jokalimtare. per te gjetur se cilit grup i perkasin duhet pare se ne ē'kuptim jane perdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare te drejta kane dy forma , formen veprore dhe formen joveprore :
Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) jane foljet qe tregojne se subjekti vepron ( laj fytyren, fshij dhomen, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet qe tregojne se subjekti peson, d.m.th. i nenshtrohet veprimit te nje tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
Peremri
Peremra quhen fjalet qe perdorim ne ligjerim ne vend te emrave ose mbiemrave:
Ne strehen e shtepise dallendyshet vit per vit bejne folene.
Ato fluturojne me shpejtesi para shtepise.
Vjollca i do shume dallendyshet.
Ajo kenaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Peremrat jane shtate llojesh :
- vetore: une, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

- vetvetore: vetja, vetvehtja;

- deftore: ky, kjo, keta, keto, i ketille, e ketille, te ketilla, i tille, e tille, te tille, te tilla; ai, ajo, ata, ato, i atille, e atille te atille, te atilla;

- pronore:
Veta I. im, ime, yne, jone, e mi, e mia, tane, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

- lidhore: qe, i cili, e cila, te cilet, te cilat, ēka, ē, ēfare, kush, sa,

- pyetes: kush, cili, cila, cilet, cilat, ē, ēfare, sa, i sati, (me, per, nga) se;

- te pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush; nje, ndonje, njeri, ndonjeri, asnje, asnjeri; secili, gjithsecili, cilido, ēfaredo, gjithēka, diēka, ca, disa, te gjithe etj.
Numerori
Numerore quajme fjalet qe tregojne numer dhe sasi te caktuar qeniesh ose sendesh:
nje, dy, tre, : dy femije tri gra, kater burra, 20 metra

Fjalet qe tregojne radhe si: i pare, i dyte, i dhjete, te cilat kane kategorite gramatikore te mbiemrave, nuk do te trajtohen si numerore po si mbiemra.
Numeroret perdoren per te treguar :
- daten, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nentor.
- nje periudhe te caktuar kohe:-
Kur ke qene ne Amerike ? Nga 1990 deri me 1997 .
- permasa ose perqindje : 0,5 m, 50 perqind etj.
- notat ne shkolle :
Cfare more sot ? - Dhjete.
-ne domino: kater-treshi, pese-gjashta.
Kur perdoret me nyjen e perparme "te" numerori ka nje kuptim permbledhes:
Erdhen te dhjetat.
Numerori per te mos perseritur edhe nje here emrin e dhene ne fjali ose per te mos e zene ne goje fare, perdoret i emerzuar:
C'te benin ata tre kunder dhjeteve ?
Numertori perdoret i emerzuar edhe ne veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy here.
Rrenja katrore e nentes eshte treshi.
Perdoret ne emertimin e viteve:
A anetar shoqate i nentedhjetekatershit.
Numrat nje, dy, tre, emerzohen me ane te prapashteses -sh : njesh-i, dysh-i, tresh-i.
Numeroret jane :
- fjale te parme: zero, nje, dy, tre, kater etj.;
- fjale te perngjitura: njembedhjete, dymbedhjete, trembedhjete etj.;
- fjale te perbera: tridhjete, pesedhjete, gjashtedhjete;
- lokucione: tridhjete e nje, pesedhjete e kater etj.
Numeroret ne pergjithesi nuk e kane kategorine gramatikore te gjinise: kater djem, kater vajza.
Ben perjashtim numerori tre i cili e ka kategorine e gjinise: tre djem, tri vajza, por edhe njezet e tre djem dhe njezet e tri vajza.
Numerori e ka kategorine e gjinise edhe kur ka kuptim permbledhes:
Sa djem erdhen ? Te dy(te tre).
Sa vajza erdhen ? Te dyja(te trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numerori tre/tri perdoret pa emrin perkates:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numeroret kur tregohen si tregues te emrave, marrin kategorine gramatikore te rases:
RASA Numerori Mashkullore Femerore
Emerore dy te dy te dyja
Gjinore i,e, dyve i,e,te dyve i,e, te dyjave
Dhanore dyve te dyve te dyjave
Kallzore dy te dy te dyja
Rrjedhore dyve te dyve te dyjave

Ndajfolja
Ndajfolje quhen fjalet e pandryshueshme qe plotesojne para se gjithash foljen, duke treguar menyre, vend, kohe, shak, qellim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qarte dhe sakte.
Ndajfoljet mund te plotesojne edhe nje mbiemer ose ndajfolje tjeter:
Detyra ishte teper e veshtire.
Ata u ngriten shume heret ate dite.
Por nga kuptimi ndajfoljet jane gjashte llojesh:
menyre, vendi, kohe, shkaku, qellimi, sasie.
NDAJFOLJET E MENYRES
Ndajfoljet e menyres luajne rolin e grupeve parafjalore rrethanor menyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshem (=ne menyre te natyrshme) me te gjithe.
Ndajfoljet kryesore te menyres jane:
- mire, keq, bukur, paster, qarte, shkurt, thjesht, qe tregojne cilesine e veprimit. Te tilla jane edhe ndajfoljet gezueshem, natyrshem, furishem, etj.;
Vjollca flet bukur frengjisht.

- menjehere, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Qe tregojne ecurine e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- ceket, gjere, gjte, thelle, ulet qe tregojne permasa:
Toka duhet punuar thelle.

- bujarisht, trimerisht, artistikisht, besnikerisht, teorikisht, qe kane kuptimin e togut ne menyre + mbiemer: bujarisht (ne menyre bujare), po edhe shqip, frengjisht, anglisht:
Ne Shqiperi me priten dhe me percollen bujarisht (ne menyre bujare).
NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajne rolin e grupeve parafjalore plotes vendi.
Ndajfoljet kryesore te vendit jane:
- afer, larg, prane, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjekund, gjithkund, anembane, gjithandej, kudo, ngado, asgjekund, kurrkund, etj, qe tregojne vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (ne anen e djathte).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Ne te vertete ku dhe nga jane ndajfolje pyetese, po merren edhe si ndajfolje vendi:
NDAJFOLJET E KOHES
Ndajfoljet e kohes luajne rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.
Ndajfoljet kryesore te kohes jane :
- dje, pardje, neser, pasneser, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, qe tregojne kohen e sakte te kryerjes se veprimit:
Erdha sot (=diten e sotme) nga Tirana dhe do te nisem neser (diten e neserme).

- njehere, nje here e nje kohe, gjithmone, kurdo, se shpejti, se lashti, qe tregojne nje kohe te papercaktuar:
Se shpejti do te organizohet ne Tirane nje konference per gjuhen shqipe.
NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajne rolin e nje grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut jane: perse, pse te cilat perdoren per te pyetur per shkakun e kryerjes se nje veprimi:
Pse (per ēfare arsyeje) nuk punon edhe ti si te tjeret?
Perse (per ēfare qellimi) me kerkon?
Ketu mund te fshihen edhe fjalet prandaj, andaj, (=per kete shkak, per kete arsye, per kete qellim) te cilat funksionojne edhe si lidheza.
NDAJFOLJET E SASISE
Ndajfoljet e sasise luajne rolin e grupeve emerore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore te sasise jane:
- shume, pak, teper, fort, se tepermi, per se tepermi, njehere, dyhere, etj, qe tregojne ne ē`mase realizohet veprimi:
E njoh mire Butrintin, se e kam vizituar tri here.
Gjeta nje liber shume te vjeter, te ruajtur shume mire.

- fort, teper, se tepermi, njefish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. qe shprehin intensitetin ose shkallen e nje veprimi a te nje cilesie.
Degjome, mua plakun, se di me teper se ti.
SHKALLET E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet perdoren ne shkallen pohore, krahasore dhe siperore, kryesisht ndajfoljet e menyres: mire, bukur, qarte, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshte, afer, larg, vone, heret, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla siperore e ndajfoljeve formohen me po ato fjale me te cilat formohen shkalla krahasore e shkalla siperore e mbiemrave.
- Shkalla pohore
Miri ecen shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazise : Mirri ecen aq shpejt sa Genti.
e siperise : Miri ecen me shpejt se Genti.
e ultesise : Miri ecen jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla siperore
Miri ecen shume shpejt.
Parafjala
Parafjale jane fjalet e pandryshueshme qe qendrojne perpara emrave, peremrave, numeroreve dhe ndajfoljeve duke vendosur marredhenie vartesie ndermjet fjaleve :
Punoj me lopate.
E njoha nga zeri.
U rreshtuan per tre.
Ka ardhur nje ftese per ty.
Beni eshte i dashur me te gjithe.
E njohin per mire.
Parafjalet, sipas struktures morfologjike, jane te thjeshta, te perngjitura dhe shprehje :
- te thjeshta : me, ne, nga, afer, brenda, larg, para etj.;
- te perngjitura : neper, permbi, perveē, sipas, etj.;
- shprehje : balle per balle, rreth e qark, ne kundershtim me, ne lidhje me etj.
Parafjalet sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen ne :
- parafjale te rases emerore: nga, te (tek):
Eshte nga Tirana.
U rrezua nga lodhja.
Nga darka do te dukemi.
Eshte i madh nga trupi.
Shtepite u ndertuan nga vete banoret.
Ne krye doli nje nga ish te burgosurit.
Rrinte te pragu i deres dhe veshtronte avionet qe fluturonin.

- parafjale te rases gjinore : me ane, me anen, ne saje, ne vend, per arsye, per shkak, etj.:
Me ane te nje miku arrita ta kapercej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet ne saje te kontributit qe jep populli.
Ju kemi ne vend te prinderve.
Shtepia mbeti pergjysem per shkak te largimit te vellait.

- parafjale te rases kallezore: ne, me, pa, per, me, mbi, nen, nder, etj.:
Erdhi vone ne shtepi.
U takua me vellain ne Prishtine.
Nuk rrihet pa pune.
Mira u nis dje per Bruksel.
Me 10 qershor kam ditelindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nen kembe.
Parisi eshte nje nder qytetet me te bukura.

- parafjale te rases rrjedhore: prej, ndaj, per, etj.
Ishte prej Durresi.
Ndaj tij u moren masa te rrepta.
E kapi per gryke.
Lidheza
Lidhezat jane fjalet e pandryshueshme qe sherbejne per te lidhur fjale, grupe fjalesh ose fjali midis tyre:
Kur vdiq Skenderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia jane te mijat! Mjere Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja".
Sipas kuptimit qe kane, lidhezat jane:

- shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetem… por(edhe), jo vetem qe … por as, le qe… por(edhe), jo qe…po, jo qe… po(r) edhe, jo veē (qe)… por edhe, jo vetem (qe)… por, jo vetem (qe)… por as, jo vetem (qe)… por edhe, jo vetem (qe)… porse, le qe… por as (qe), le qe… por edhe;

- kundershtore: po, por, kurse, megjithate, megjithkete, mirepo, ndersa, teksa, porse, veē, veēqe, veēse, vetem, vetem se etj.;

- veēuese: a, apo, ose, daē… daē, ja… ja, ndo… ndo, qofte… qofte, ose… ose, o… o;

- permbyllese: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethene, etj.
- ftilluese: se, qe, ne, nese;

- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qe ku, kudo qe, ngado qe, kurdohere qe, para se, posa qe, qe kur, qe se, qysh se, sapo qe, sa here (qe), sa kohe (qe), perpara se;

- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, perderisa, kur, qe, sapo, meqenese, meqe, ngaqe, ngase, duke qene se, nga frika se, nga shkaku qe, per arsye se, per shkak se, posa qe, sapo qe, etj.

- qellimore: qe, me qellim qe, ne menyre qe, me te vetmin qellim qe;

- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ē`, nga ē`, nga sa.

- menyrore: si, siē, ashtu si(ē), po(r) si, sikurse, sikunderse, etj.;

- kushtore: ne, po, nese, kur, sikur, ne qofte se, ne eshte se, ne rast se, po qe se, me kusht qe etj.;

- rrjedhimore: sa, saqe, qe, aq sa, keshtu qe;

- lejore: megjithese, megjitheqe, ndonese, sado(qe), sido(qe), edhe ne, edhe ne qofte se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Lidhezat mund te grupohen ne dy grupe te medha: lidheza qe bashkojne dy gjymtyre ose dy pjese qe kane te njejten vlere ne fjali (lidheza bashkerenditese) dhe lidheza qe bashkojne pjese me vlera te ndryshme, njera kryesore dhe tjetra e varur (lidheza nenrenditese).

Bashkerenditese jane lidhezat shtuese, veēuese, kundershtore, permbyllese.

Nenrenditese jane lidhezat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qellimore, krahasore, menyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.
Pasthirrmat
Pasthirrmat jane tingujt ose fjalet e pandryshueshme qe sherbejne per te treguar ndjenjat e folesit ose perdoren per te terhequr vemendjen e degjueseve:
- O, sa mire qe erdhet! Ishim bere merak per ju.
Ato jane karakteristike per gjuhen e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartesohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen ne pasthirrma emocionale, qe shprehin ndjenja, dhe ne pasthirrma urdherore, qe shprehin deshiren ose vullnetin e folesit.
Pasthirrma emicionale qe shprehin:
- ndjenja te gezuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, te lumte, urra, ah, sa mire;
- frike, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mosperfillje, perbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakenaqesi, keqardhje, merzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdher, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pest, o burra, forca, hop, he, na, sus, shet, te keqen etj.;

- pershendetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushellime etj: faleminderit, lamtumire, miremengjes, miredita, mirembrema, mirupafshim, mire se erdhe, mire se vjen, mire mbeē, diten e mire, naten e mire, tungjatjeta, udha e mbare etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht ne fillim te fjalise, por shpesh perdoren edhe ne mes edhe ne fund te saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi te veēante pas tyre vihet pikeēuditje:
Oh, ē'na gezove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
ONOMATOPETE
Jane fjale qe sherbejne per te riprodhuar tingujt, zerat, zhurmat, britmat. Ne dallim nga pasthirrmat ato nuk sherbejne per te shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bente macja.
Ato mund te perfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.
Pjesezat
Pjesezat jane fjale qe plotesojne kuptimin e nje fjalie.
Pjesezat, sipas kuptimit, mund te grupohen si vijon:

- deftuese: ja:
Ja kush erdhi…

- percaktuese - saktesuese: mu, pikerisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikerisht ai me ka paditur.
- perforcuese: vetem, veē, bile, sidomos, veēanerisht, madje etj.;
Te gjithe flasin mire frengjisht, sidomos Mira.
- perafruese - veēuese ose kufizuese: vetem, veē, veēanerisht:
Vetem te rinjte punonin.
- perafruese: afersisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Ne stadium ishin rreth 10.000 vete.
- pohuese: po, posi, po qe po, po se po, si urdheron etj:
A do te shkosh ne Prishtine? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo qe jo, as qe etj.;
Nuk e kam takuar.
- pyetese: a, e, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, valle, gje etj.:
Perse erdhi valle?
E keni takuar gje Miren?
- zbutese: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehese: ē`, de, pa, pra, se, seē, etj.:
Ja pra keshtu ndodhi.
E pse pa, per nje fjale goje u zume.
Pjesezat jane dy llojesh: me vend te ngulitur ose me vend te lire.
Te parat qendrojne gjithmone para apo pas fjales ose grupit emeror a foljor te dhene:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.
Pjesezat me vend te lire mund te vendosen ne fillim, ne mes dhe ne fund te fjales:
Valle, kush erdhi?
Kush erdhi valle?
Kush te jete, valle, ky qe erdhi?
Shenjat e Pikesimit
Shenjat kryesore te pikesimit jane : pika(.), pikepyetja(?), pikeēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikepresja(;), dy pikat(: ), thonjezat(" „), viza lidhese(-) .
Pika , pikepyetja , pikeēuditesja , dhe tri pikat perdoren ne fund te fjalise per te shenuar pushimin qe ndan dy fjali ne gjuhen e folur .
Pika shenon intonacionin zbrites qe shoqeron zakonisht fundin e fjalise deftore :
Gazmendi erdhi vone ne shtepi (.)
Pikepyetja shenon gafikisht intonacionin ngjites qe karakterizon pyetjen gjate te folurit :
Nga na vjen o djale (?)
Pikeēuditja shenon grafikisht intonacionin ngjites dhe intensitetin e veēante qe karakterizon shprehjen e nje emocioni ( nje e papritur , kundershtim , zemerim , gezim ) :
Merre lahuten dhe na kendo nje kenge trimash (!)
Tri pikat tregojne qe fjalia permban nje nentext ose qe mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdheroi ushtaret te dilnin roje se shejtani bese s'ka (…)
Presja , pikepresja , kllapat perdoren brenda fjalise .
Presja shenon grafikisht nje pushim te shkurter brenda fjalise . Ajo sherben per te vene ne dukje :
- nje fjale a nje grup fjalesh ne rolin e nje gjymtyre te veēuar :
Artani (,) djali me i madh(,) punonte ne tregeti …
Nje fjale a nje grup fjalesh ne rolin e nje gjymtyre homogjene :
Skenderbeu misheronte vetite me pozititve te popullit : urtesine (,) menēurine e trimerine .
Fjalet e togjet e fjaleve te ndermjetme :
Agimi (,) per ēudi (,) nuk shkoi larg .
Pjeset e nje fjalie te perbere
Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshet (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikepresja shenon grafikisht nje pushim me te gjate se presja . Ajo ndan ne pergjithesi pjese te ndryshme te pavarura te nje fjalie te perbere :
Ata qe me donin , erdhen (;) ata qe s'me donin , nuk erdhen .
Dy pikat shenojne nje pushim qe zgjat pothuajse sa pikepresja , por ndryshe prej saj dy pikat kane nje vlere , lajmerojne nje shpjegim , nje varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk levizte dot asgje (: )as duart, as kembet. Disa peme p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat ne dimer .
Kllapat shenojne nje pushim te shkurter si presja e sherbejne per te dalluar , shquar dhe veēuar nje grup fjalesh qe shprehin nje sqarim ose nje mendim te ndershtene :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se ne mes te saj nje shkemb i kuq )--- Driten e priste Agimi .
Thojezat dhe vizat .
Thonjezat dhe viza sherbejne per te rrethuar fjalet e nje ose me shume bashkebiseduesve ne nje ligjerate te drejte .
(") Zemra e prindit nuk genjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thojezat sherbejne gjithashtu per te shenuar emertimet e rrugeve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon ne rrugen (")Naim Frasheri(").

Shkurtimet
Nje numer fjalesh te gjata qe perdoren shpesh, shkruhen te shkurtuara sipas nje menyre te caktuar. Keto fjale quhen shkurtime. Shkurtimet me te perdorshme jane:
emrat e gjate te shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqiperise), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Keto shkurtime shkruhen me shkronja te medha, pa vene pike, as ndermjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve te njohura: N.Frasheri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Ne keto raste pas shkurtimeve vihet pike;
Disa fjale qe perdoren shpesh: d.m.th. (domethene), p.sh. (per shembull), etj. (e te tjere), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vell. (vellimi) etj. Ne kete rast pas ēdo shkurtimi vihet pike;
Njesite qe tregojne mase: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit ne keto raste nuk vihet pike.
Fjalet qe shkurtohen lexohen te plota. Disa prej tyre mund te lexohen edhe sipas tingujve !!
 
Top
view post Posted on 24/7/2010, 17:55     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Origjina

Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur australian Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
 
Top
donjeta
view post Posted on 8/12/2010, 20:29     +1   -1




dfjnfvipbfv;f/
 
Top
22 replies since 17/3/2009, 23:19   6855 views
  Share