MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pilula e emergjences, femrat abuzojne me perdorimin

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 9/10/2010, 18:45     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Nuk preferojnė pėrdorimin e prezervativit, por kanė gjetur zgjidhje pėr tė evituar shtatzėninė. Ndonėse pasojat pėr shėndetin janė tė rėnda, adoleshentet dhe tė rejat nuk duan t'ia dinė shumė. Pilula e emergjencės ose siē njihet nė vendin tonė "Postinori", pėrdoret pa teklif. Pas njė zhdukjeje tė gjatė nga tregu, kjo metodė kontraceptive ėshtė rikthyer prej disa muajsh nė farmacitė e vendit. Gjatė periudhės kur grosistėt nuk e sillnin nė Shqipėri, "sekserė" pėr blerjen e saj u bėnė njė pjesė e mjekėve gjinekologė e vetė farmacistėt. Pilula e emergjencės vinte kontrabandė pėr t'u shitur me dyfishin e ēmimit. Por tashmė, qė tregu furnizohet rregullisht ėshtė rikthyer fenomeni i pėrdorimit tė saj sikur tė jetė karamele. Alarmin e ngrenė vetė bluzat e bardha. Pėr ta ėshtė e papranueshme qė pilula e emergjencės tė pėrdoret nga moshat e reja sa herė qė kryhen marrėdhėnie seksuale. "Nuk ėshtė mirė tė pėrdoret mė shumė se dy herė nė vit. Por pėr fat tė keq nga eksperienca jonė na ka rezultuar qė moshat e reja e pėrdorin ēdo herė qė kryejnė njė kontakt seksual tė pambrojtur, gjė e cila ėshtė e gabuar", shprehet drejtoresha e maternitetit "Koēo Gliozheni", Rubena Moisiu. Ajo shton se, pilula e emergjencės nuk ėshtė metodė kontraceptive qė duhet tė pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė. "Kėshillohet vetėm nė raste tė rralla kur kanė dėshtuar metodat e tjera, si harruar pilula kontraceptive qė pėrdor ēdo ditė, ėshtė ēarė prezervativi, raste pėrdhunimi apo incesti, e theksoje se nuk ėshtė mirė tė pėrdoret mė shumė se dy herė nė vit", pohon mjekja obstetėr-gjinekologe. Ajo shton se, adoleshentet e tė rinjtė kanė mungesė informacioni pėr kėtė metodė kontraceptive.
Efektet anėsore
"Pilula pėrmban hormone dhe kėto tė fundit janė nė doza tė larta nė kėtė pilulė, pėr pasojė sjellin ērregullime tė ciklit menstrual me zgjatje tė tij mė shumė se njė muaj, ose me shkurtim tė tij 2, ose 3 herė brenda muajit. Duhet tė merren vetėm me pėrshkrimin e mjekut e jo tė pėrdoren nė varėsi tė dėshirave personale. Por pėr mungesė informacioni kjo shihet si zgjidhja mė efektive", shton drejtoresha e maternitetit tė ri. Sipas saj, pėr pilulėn e emergjencės duhet tė jepen kėshilla edhe nga punonjėsit socialė e psikologėt nė shkolla, pasi pasojat mund tė jenė edhe tė tilla. Mjekėt kėshillojnė qė tė mos pėrdoret kjo tabletė, nėse femrat janė duke u kuruar me ilaēe pėr ndonjė sėmundje. Kjo, pasi jo vetėm qė pilula do tė humbte efektin, por mund tė shkaktonte probleme nė qarkullimin e gjakut. Nė politikat e planifikimit familjar, pikėrisht pėr tė shmangur kėto efekte anėsore, bluzat e bardha kėshillojnė pėrdorimin e kontraceptivėve tė tjerė siē janė prezervativi, apo pilula tė tjera orale qė nuk kanė efekte anėsore nė organizėm.

Ēfarė ėshtė pilula e emergjencės

Kjo pilulė nė formėn e tabletės, dypėrdorimėshe. Njėra kokėrr merret menjėherė pas kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale dhe tjetra pas 12 orėsh. Shmangia e shtatzėnisė pas marrjes sė kėsaj pilule ėshtė e suksesshme deri nė masėn 97%. Sipas mjekėve, nėse ajo merret rreth 72 orė pas kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale, atėherė nuk ka mė efekt. Nė politikat e planifikimit familjar, pėr tė shmangur efektet anėsore tė kėsaj pilule, mjekėt kėshillojnė pėrdorimin e kontraceptivėve tė tjerė, siē janė prezervativi, apo pilula tė tjera orale, qė nuk kanė efekte anėsore nė organizėm. Ajo duhet tė pėrdoret vetėm nė rastet kur metodat e tjera kontraceptive kanė dėshtuar.
__________________
 
Top
0 replies since 9/10/2010, 18:45   3357 views
  Share