MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla Tč Ndryshme

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 3/2/2009, 00:14 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Na ishte njė herė njė vajzė e bukur e cila jetonte sė bashku me babain e vet pasi qė nėna i kishte vdekur. A jo shkonte pėr ē'do ditė tek vari i nėnės dhe qante, dhe nuk kishte shokė tjerė pos zogjėve.



Njė ditė u martua babai i saj me njė grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjėra nuk e donin tė pėrhiturėn ashtu siē ato e quanin sepse ajo ishte mė e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa qė e detyronin nė punė tė ndryshme, poashtu tė veshė rrobe tė vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte pėrfunduar punėt e ditės, ajo ulej pran hirit tė zjarrit dhe qante, pėr kėtė arsye dhe filluan tė e quajn e Pėrhitura.
Njė ditė u pėrhap lajmi se mbreti do bėnte njė fest ku gjitha vajzat e mbretėris do tė ftoheshin. Puna ishte se princi donte tė zgjedh njė vajzė qė tė fejohej mė tė. Kur dy motrat morėn vesh se si ishte puna u gėzuan shum dhe nuk mund tė mendonin nė asgjė tjetėr pos se qfar fustani se do tė veshin dhe se si do rregullonin flokėt.

E Pėrhitura dhe ajo kishte dėshirė qė tė e takonte princin...
Mė nė fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrėn rrugėn pėr nė kėshtjellė tė mbretit derisa e Pėhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur mė ato humbėn nga pamja, e Pėrhitura filloi tė qanė me zė. Njė zanė qė ishte pranė ndjeu atė dhe u bė e dukshme e tha:
- Ti dėshiron tė shkosh nė festė, apo jo?! Unė do tė ndihmoj.
Po moj zanė por unė as fustan tė veshi e as kėpucė tė mbathi, qė tė mund tė shkoj tek princi...
- Shko nė kopsht dhe kėpute njė kungull dhe mė bjer mua! Shko nė tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nėn guri zbuloi gjasht zhapinjė...

E pėrhitura pyeste vehten se ē'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bėri mu ashtu siē i tha zana e cila me ndihmė tė shkopit tė saj magjik e shėndroi kungullin nė karrocė tė zbukuruar me ari, minakėn i shėndroi nė kuaj e nga zhapinjėt bėri gjashtė shėrbėtorė pėr tė Pėrhiturėn. E mė nė fund lėvizi shkopin magjik dhe veshi tė pėrhiturėn mė njė fustan tė bukur punuar me ari e argjent e nė kėmbė i mbathi njė palė kėpucė tė bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana tė sė Pėrhiturės. Por tė keshė kujdesė e tė kthehesh para se tė bie ora dymbėdhjetė. Pas orės sė mesnatės ajo do tė shėndrohej mu ashtu siē kishte qenė mė parė, me rrobat tė vjetra dhe kėmbė zbathur. E pėrhitura i premtoi zanės se do kthehej para se ora tė tregojė mesnatė.

Kur e Pėrhitura mbrini nė festėn e mbretit dhe u paraqit nė hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Tė gjithė qenė habitur me bukurin e sė Pėrhiturės. Princi kur pa atė, u drejtua menjėherė nė drejtim tė saj dhe tėrė mbrėmjen nuk u largua nga e Pėrhitura. Mirpo kur e Pėrhitura dėgjoi se ora filloi tė shenjoj mesnatėn iu kujtua se ēka i kishte thėn zana. Ajo iu pėrkul princit dhe me hapa tė shpejtė iku nga aty.

Ditėn e ardhme e pėrhitura ishte prap nė festė dhe prap princi kaloi tėrė mbrėmjen pran tė sė Pėrhiturės. Ditėn e tretė e Pėrhitura ishte e habitur nga lumturia sa qė nuk ndėgjoi orėn e cila biente dymbdhjetė. Nė qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet tė ik nga aty. Ajo nuk mbrini tė pėrshėndes princin ashtu siē duhej dhe ai nuk mbrini tė ndalė tė Pėrhiturėn tė qėndroj pranė tijė. Duke vrapuar njė kėpucė ra nga kėmba e tė sė pėrhiturės dhe princi mori atė dhe afroi pranė zemrės.

Princi ishte dashuruar nė tė Pėrhiturėn dhe kishte vendosur fellė tė gjejė atė gjithsesi. Sė shpejti u pėrhap lajmi se asaj cilės i pėrshtatet kėpuca nga qelqi atė do e fejojė princi.
vajzat e njerkės u ngutėn tė provojnė kėpucėn edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha tė vajzat e njerkės sė Pėrhiturės me grimasa tė mėdha dhe mund donin tė shtinin kėmbėn nė kėpucė, por ajo ishte e pamundur dhe asnerės nuk i pėrshtatej mu ashtu sikur nuk i pėrshtatej asnjė vajzė tjetėr nė mretėri.
E Pėrhitura u afrua tė mbathė kėpucėn dhe atė e bėri pa problem si dhe njėkohėsisht nxori kėpucėn tjetėr qelqi nga xhepi i pėrparsės dhe pasi mbathi atė ajo u shėndruan nė bukurushen mė tė bukur nė mbretėri.


Perralla Per Mbretin Lakuriq

Na ishte njehere nje Mbret
dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte
edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe
jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte
vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se
tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te
njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai
filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij
mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti
po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje
vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura
qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i
degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti
me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me
njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve
mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre
rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta
benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te
tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me
padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi
dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do
te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te
rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene
sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen
Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata,
jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i
madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen
...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...

Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne
rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga
afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine
...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te
cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se
Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta
thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti
qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq...


Plaku e Plaka
Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.
*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin
edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…
kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu
ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh !
urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken… ndihme…ndihme… po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme… ndihme… therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon… dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…
__________________


Plaku dhe Tri Vajzat

Njėherė e njė kohe jetonte njė plak i cili kishte 3 vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogėl se kjo ishte e padjallezuar ndėrsa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmonė mendjem pėr djallezi. Njė ditė ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilėn nga vajzat se ēfarė donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte njė varese me gurė diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytė kerkoi njė fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e tretė ajo kerkoi njė molle ku mund te shikoje tėrė botėn. Vajzat e medhaja filluan ta tallnin pėr kerkesen qe kishte bėrė sepse ishte e pamundur te shikoje botėn ne njė molle. Babai shkoi nė qytet dhe i bleu ēdo vajzė dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe njė molle ku mund te shikoje te gjithė botėn. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndėrsa vajza e vogėl ishte e lumtur me mollen e saj te vogėl ku ajo mund te shikonte te tėrė botėn. Ato u bene shumė xheloze pėr motren e vogėl dhe njė ditė vendosen te shkojnė ne pyll pėr te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogėl qe tė shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar kėshtu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogėl. Moren mollen e saj dhe e varrosen atė aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjėri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjėri skalonte asnjėherė aty. Kur vajten ne shtepi ato i thanė babait qe motren e vogėl e kishin ngrėnė ujqerit. Babai u helmua shumė ne zemėr dhe qe nga ajo ditė nuk qeshte me. Kaluan ditė, jave, muaj dhe gjatė kėsaj kohe ne varrin e kėsaj vajzes u rrit njė kallam i gjatė. Njė ditė prej ditesh njė bari kaloi aty afėr dhe e preu kallamin pėr ta bėrė fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bėrė njė gjė e ēuditshme ndodhte. Fyelli kendonte njė kėngė vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen kėtu. I vetmi sherim pėr mua do tė ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi pėr kėtė gjė. Atėherė princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shumė e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por pėrpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atėherė ai urdhėroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo ditė ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndėrsa babait te saj ai i dha njė shtepi afėr pallatit mbreteror qe ai tė vinte ta takonte ēupėn sa herė te donte. Po atė ditė ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe ėshtė bėrė ndonjėherė dhe qe nga ajo ditė deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.

Njeriu i Varfer por Shumė i Zgjuar

Njė here e njė kohe rronte njė njeri shumė i zgjuar,por shumė i varfer..Pėr te fituar buken e gojesky njeripunonte si gjelleberes tek njė i pasur.I zoti mburrej pėr pasurite qe kishte por ishte torrollak.
Njė ditė pasaniku ftoi disa miq pėr dreke. thirri gjelleberesin dhe e urdhėroi te gatuante vetemdy gjelle: gjellen me te mirė dhe gjellen me te keqe.
Gjelleberesi i hyri punės dhe gatoi gjellen me te mirė dhe atė me te keqe.
Kur u shtrua sofra,gjeleberesi shtroj gjellen e pare,gjuhe derri.
- Kjo ėshtė gjella me e mirė? - e pyeti i zoti.
- Kjo - iu pergjigj gjelleberesi.
- Popse thua qe ėshtė gjella me e mirė?
- Ai qe ka gjuhe, - tha gjelleberesi,- mund tė flasė e mund te tregoje c““mendon e c“ndien..prandaj gjuha ėshtė gjeja me e mirė ne botė.
Miqte qe ishin ulur ne tryeze i thanė.
- Tė lumte, kėshtu ėshtė.
pasi perfunduan gjellen e pare,gjelleberesi pruri gjellen e dytė,e cila ishte gatuar pome gjuhe.
Pasaniku u zemerua keq dhe berrtiti.
-Ēfarė bėn kėshtu o i marrė.Me pare the se ishte gjeja me e mirė,ndrsa tani na doli me e keqja!!!
Gjelleberesi vuri buzen ne gaz dhe tha:
- Po,ashtu ėshtė.Gjuha ėshtė gjeja me e keqe ne botė..Me ndihmėn e saj shumė njerėz gjithen kohėn flasin veē marrezira.Kėta gjerez te bardhen e bėjnė te zeze,te drejtėn e bėjnė te shtrember,te miren e tekeqe,e kėshtu me radhe..
Tė ftuarit dhe pse ishin torrollake,kėtė here e kuptuan qe gjelleberesi donte te tallej me ta.Po nuk kishin c`te bėnin tjetėr,vune buzen ne gaz e bėn gjoja u gezuan..
Gjelleberesi ishte vėrtetė njeri i mencur..


Kali dhe Gomari





Njė njeri kishte njė kalė dhe njė gomar. Kur njėherė ishin duke udhėtuar, gomari i tha kalit:


- Merr pak prej barrės sime, nė qoftė se dėshiron tė mbetem gjallė.


Kali nuk e dėgjoi. Kėshtu gomari, nga lodhja e tepėrt, u rrėzua dhe ngordhi.


Kur i zoti mandej ja ngarkoi tėrė barrėn kalit, madje edhe lėkurėn e gomarit tė ngordhur, kali filloi tė ankohej:


- Oh unė i mjeri, ēka mė gjeti! Nuk dėgjova qė tė mbartja barrė tė
vogėl, kurse tash, ja po i mbart tė gjitha, madje edhe lėkurėn e
gomarit tė ngordhur.



Molla e Artė



Njėherė mbreti pėrhapi fjalė nė tėrė mbretėrinė: "Atij qė do tė mė thotė gėnjeshtrėn mė tė madhe do t'i jap njė mollė tė artė!"

Erdhėn plot njerėz, qė rrėfyen gėnjeshtrat, por mbreti u thoshte
atyre:"Qenkan tė gjitha tė bukura, por kush mė siguron mua qė nuk janė
tė vėrteta?"


Njė ditė te mbreti erdhi njė fshatar, i cili i tha:


- Madhėri, kthemi florinjtė e mi!


- Florinjtė? - u habit mbreti.


- Po, m'i more javėn e kaluar.


- Gėnjen, s'tė kam marrė asgjė, - bėrtiti mbreti.


- Nėse kjo qenka gėnjeshtėr, - ia priti burri, - atėherė urdhėro tė ma japin mollėn e artė!


Mbreti krenar e finok s'deshi tė dorėzohej. Bėri sikur iu kujtua:


- Ah, po, nuk gėnjen, - i tha burrit. - Mė ke dhėnė vėrtet ca florinj njė javė mė parė.


- Thashė unė? Ja, u kujtuat, Madhėri! Atėherė urdhėro tė m'i kthejnė florinjtė e mi.


E ē'ti bėnte mbreti? U detyrua t'ia jepte mollėn e artė burrit tė menēur.
 
Top
44 replies since 3/2/2009, 00:12   15987 views
  Share