MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pėrralla Popullore

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 4/2/2010, 19:41     +1   +1   -1




Pėrralla 1

Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.
"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
 
Top
view post Posted on 4/2/2010, 19:42     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pėrralla 2

Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .
E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 4/2/2010, 21:35     +1   +1   -1




Pėrralla 3

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.




Pėrralla 4

Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.

- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
 
Top
view post Posted on 28/5/2011, 11:29     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kur se don se don, kur e don e don

Na ishte njėherė njė fukara . Doli njė ditė nė qytet pėr tė blerė njė samar pėr gomarin e tij. Shkoi te samarxhiu dhe i kėrkoi atij njė samar tė vjetėr dhe mė tė lirin qė kishte. Samarxhiu ishte i zėnė me punė shumė e i tha:
- Merre bre bacė njo ēaty.....!?!? A po e shef se s'po kam kohė!?!? Edhe k'ta katundarėt ...mendoi me vete!?!
Shkoi fukaraja dhe lyp e lyp e e gjeti me njė qoshe njė i cili ju duk ma i vjetri. E mori, i a dha samarxhisė ca para dhe.....
Pasi qė kreu punėt qė kishte samarxhiu shkoi tė shohė se ēfarė samari kishte marrė fukaraja?! Pėr njė moment mbeti i shtanguar!E lėshuan kėmbėt!E la fuqia! U ul, dhe.....!?!?
- O zot, jo, jo o zot!?!?!?- filloi tė flasė me zė tė lartė!?
Aty diku nė qoshe tė dyqanit, samarxhia kishte pasur njė samarė tė vjetėr tė cilin e kishte mbushur me para tė cilat i kishte fitur tėrė jetėn! Tėrė ate qė kishte fituar duke punuar e kishte fshehur aty!
- Eh....kur se don se donė, - tha i dėshprua!?!?
Fukaraja, pasi e bleu samarin, morri gomarin e tij dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur ca dru. E mbushi mirė e mirė dhe duke u kthyer nė shtėpi e pa se gomari i tij po ecė me vėshtėrsi. Erdhi disi nė shtėpi!? Pa se shpinda e gomarit ishte gjakosur. Mendoi, mendoi dhe...!? Vendosi tė shkoi edhe njėherė te samarxhiu. Shkoi dhe i tha:
- O zotni Samarxhi!?! Erdha edhe njėherė!?! Mė falė pashė zotin por....!?!? Atė samarain qė e bleva dje... A kishe mund bre vlla veē edhe njė grusht asi senesh me ia shti mrena se ma kish bo gomarin krejt xhak?!?!
-Samarxhiu, duke mos kuptuar fare se ēka ėshtė ka thotė fukaraja , ia merr samarin, shkonė nė dhomėn tjetėr, shpejt e shpejt e kontrollon, dhe..!?!?! Del jasht e i thotė fukarasė:
- O vllavi jem....jo veē qė do ta ndreqi samarin, por kam me ta dhanė njo t'ri,. Ma t' mirin qė e kam nė shitore!?
Fukaraja, pa ditė se pėr ēka ėshtė puna, po i thotė:
- O jo bre zotni samarxhi, jo t'ri!?!? Ndreqma qato, t'vjetrin se valla s'kom pare me ta pague!?
- Jo, jo, i tha samarxhia. S'ke nevojė tė ma paguash! Samari jem me ta pėrxhakė ty gomarin tand... Kjo s'bėnØ? Kjo s'ka ndodhė hala!? Myshteria jem me mu ankue,...kjo s'bon , pasha zotin!?!? Kom me ta dhonė njė tė ri, ma tė mirin qė e kam!?!
U tha , u bė. E morri fukaraja samrin e ri, i hypi gomarit e mendoi me vehte:
- Po budallė njeri ky samarxhia!? Ma dha kėtė farė samari aq lirė....!?!? E sillte kokėn dhe vazhdonte rrugėn pėr nė shtėpi i gėzuar, duke mos besur as vetØ!?!
Edhe brenda nė dyqannin e tij, samarxhiu e sillte kokėn, i gėzuar dhe nuk mund t'i besonte syve tė vetė. E falėnderonte zotin dhe duke i numruar tė hoolat qė i kishte pasė fshehur nė samarin e vjetė, thoshte me vete:
- Eeee hhh......kurė e don e donė...!?!? Djersėn tėnde nuk mund ta hajė askush!?!?
 
Top
3 replies since 4/2/2010, 19:41   1181 views
  Share