MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Fjal te Urta Tradita, Dituria, Pėrvoja

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 30/11/2008, 17:09 by: leonn     +1   -1




Fjal te Urta Tradita, Dituria, Pėrvoja

A don, e s'din, a din e s'don.

Ai qė tė kallzon, tė bėn nder, ai qė tė pyet tė qet nė hall.

Arin ku e njohin, atje e ēmojnė.

Ay qė s'njef lekun, mos i ler lekė nėpėr duer.

Ēdo mėsim e ke fitim, ēdo pėsim ėshtė mėsim.

Ē'i do qeni opingat.

Ē'ke nė xhep tė marin hop, ē'ke nė tru s'ta marrin dot.

Din mė shumė i vuari, sesa i mėsuari.

Dhelpra plakė i di shtigjet.

E di qeni ku fle lepuri.

Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.

Guri i gdhendur hyn kudo.

Harabeli plak nuk rrehet me bukė.

Hoqėm dhe vuam, po diēka mėsuam.

I dogj plakės qumėshti, ta' po i frynė kosit.

I pėsuari, i mėsuari.

Kėnga dhe pėrralla s'kanė zot.

Kur s'di me ligjėru, ke dy vesh me dėgju.

Kush mė shumė di, mė shumė do tė dijė.

Kush nuk ka shijuar tė hidhurėn, nuk di ē'ashtė sheqeri.

Libri ashtė arma e tė menēurit.

Mėso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.

Nė u bėfsha pėrsėri nuse, di unė si do tė nusėroj.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend.

Noti mėsohet nė det, jo nė stere.

Nuk dinte dhe lopa, ē'ishte bishti, po mėsoi kur ia prenė.

Prindi tė rrit, shkolla tė ndrit.

Pyet njėqind vetė, se kurrė nuk humbet.

Sa do tė rrojmė do tė dėgjojmė.

S'ka skaje dituria e urtia e njeriut.

Shit kalin e mėso djalin.

Breshka ferrėn do.

Burrin e prishin huqet.

Druri i thatė nuk drejtohet.

Druri ndreqet mbė tė njomė.

Edhe plaku kur pi verė, kėrcen pup si djalė me erė.

Edhe shakaja ka kohėn dhe vendin e vet.

E kam djalin me njė dorė, - Po pse? , - sepse pin duhan.

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm.

E para gotė ėshtė bar, e dyta ar, e treta sermē, e katėrta helm. VERI

Fshat e zanat, derė e tabiat.

Gotėn e parė e pi vetė, tė dytėn, pi rakia rakinė, tė tretėn, pi rakia njerinė.

Huqi vdes shtatė ditė pas shpirtit.

Kali plak nuk mėson revan tė ri.

Katundi digjet, zakoni s`prishet.

Ku janė dy vetė, mos i ban i tretė.

Ku di derri, ē`ėshtė nderi.

Ku janė dy i treti ėshtė i tepėrt. T

Kush i vogėl e i qėrtuar, i madh e i lavdėruar.

Lumi shtratin e ndėron, po burrimin s`e ndalon.

Ndryshku vjetėr dhe zakoni i vjetėr, nuk hiqen kollaj.

Njerėzit e njė barku i bashkon gjaku, pijanecėt bardhaku.

Rakia marton edhe dhespotin.

Rakia ėshtė mė e mirė se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapė, kurse allahu , ta merr e s`ta jep mė.

Rakia s`din ē`ka ėshtė kadia.

Rakia nuk zihet mik kurrė, tė tradhėton ku s`ta pret mendja.

Rakia thotė "Tė parėn hidhe ti, tė tjerat i hedh vetė".

Ruaje fjalėn kur t'i vijė radha.

Rrahe sa tė jetė kėlysh, se kur tė bėhet qen ai tė ha.

Sa tė presin, mė mirė priti.

Shtėpia me dy tė kėqija, duhani dhe rakia.

Trim i rakisė ashtė ai qė s'e pi.

Zakoni i ka rrėnjėt e thella.


Vajza ashtė gardh i shkulė. KRUJĖ
Vajza e kthyer si qerrja e thyer. PĖRMET
Vajza pėr botė, e djali pėr shtėpi. VLORĖ
Xheneti i gruas ėshtė nėn kėmbė tė burrit. LABĖRI
Kunata, si nata, kunetėrit si lugetėrit. JUG
Kur bėhet gruaja e menēme, plaket burri. GUCI
Kur fjalosen dy gra, shajnė shoqen e tyre. VLORĖ
Kur plaket, s'i duhet as vedit, as tė tjerėve. TIRANĖ
Kur rriten fėmija, prishet shtėpija. JUG
Kur tė vjen pleqėria, nuk tė do as bir, as bija; edhe qeni kur tė sheh, ulet nė bisht e tė leh. SKRAPAR
Kush ka burrė punėtuar, mban stolira tė paēmuar. JUG
Kush ta ka nxjerrė synė? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrė kaq thellė. SKRAPAR
Kalit qė djerset, e gruas qė kjan, mos i xen besė. SHKODĖR
Kur s'punon fati, kot pėrpiqet drapni. KRUJĖ
Ajo qė s'arrihet, duket ma e ambėl. KOSOVĖ
Bukuria asht si lulja, nė tė ri lulėzon e nė pleqėri tė dėshpėron. KOSOVĖ
Bukuria e njeriut ėshtė sjellja nė shoqėri. VLORĖ
Bukuria tė habit, bukuria tė korit. VERI
Bukuria e gruas duket nė mėngjes. VLORĖ
Bukuria pa dituri, dru e thatė pa stoli. SARANDĖ
Duaje bukurinė, po mos e zbukuro kot. VLORĖ
Dheu i zi bėn bukėn e bardhė. PĖRMET
Gruaja e bukur e vera e ėmbėl, farmak pėr zemėr. JUG
Gjanė e mirė e duan gjithkush. KAVAJĖ
Ku din qeni t'u marrė erė luleve. JUG
Syri zgjedh tė bukurėn, goja tė ėmbėlėn, mendja tė mirėn. KORĒĖ
Ē'ja ban botės, ia ban kokės. ELBASAN
Ēfarė mbillet, korret. VERI
Ēfarė ti bėsh nėnės, ta bėn djali. KRUJĖ
Gjellėn si do ta gatuash, ashtu do ta hash. DARDHĖ
Kush mbjell erė, korr stuhi. VERI
Kush pėrtyp piper, nuk pėshtyn sheqer. VLORĖ
Njė farė qė mbillet, do tė mbijė. DEVOLL
Pushka e ēon gjakun te shpia. VERI
I ngopuri nuk beson tė urtin. PĖRMET
I varfėri di shumė, po nuk e pyet njeri. VLORĖ
I varfėri vjel rrushin, i pasuri e ha. JUG
I varfėri heq sikur ka zėnė perėndinė me gurė. KORĒĖ
I vogli shėrbėtor i tė madhit. LABĖRI
Jetė - kuletė, fukarallėk - maskarallėk. ĒAMĖRI
Ka ashtė fuqia, andej asht dhe drejtėsia. KOSOVĖ
 
Top
5 replies since 30/11/2008, 17:09   17538 views
  Share