| MAMA DHE BIJTE
Gjithmone e me ralle te shoh, gjithmone e me teper cuditem si dola nga barku yt dhe ti je ime bije. Sepse je e vogel, mama, e pafajshme dhe lotet i ke te brishte e te rinj.
Ti qe u plake dhe qan si foshnje kur duhet te gezohesh e qe pikellimi te ndjek si urith pikerisht kur liria hap nje shteg. Po ti je e vogel, mama, e pafajshme...
O zot, c'deshi nje njeri si ti ne kete bote te sprovuar... Ti akoma s'ke mesuar te genjesh, e shtrenjte dhe duart i ke si dy bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta nga lotet e tu.
Mireserdhe mama! Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja ime te serviret me kujdes, sofostike eshte, megjithate ne mode...
Coje koken, perse qan? Bijte e tu jane rritur tashme- bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku; ty te duan misheredhimbsur, mama, nuk te harrojne, me mire vdesin, Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare, nje oval gezimi, drite e shprese, sepse te tute ishin naivet, si kuaj lufte, me syte e medhenj ushqyer me ujera kroi.
I deshe fort, mama, sic dite i deshe, i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove, me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi gur...
Dikur...e mban mend, mama? Ne shtepi kendoje, ishe e re, e bukur tani e kuptoj. perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge, dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge, dhe jeta ishte oganike, mama: luanin kalamajte, naivett qe ti i rite me delir horizonti...
Ja ku i ke perballe, te rrahur me jete e me sprove, felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk ua ka sterpikur.
Jane te virgjer, mama, te perdalet e tu, jane te virgjer, lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar me dhembe.
Mos i shaj, mama, se ben faj. Mos i truaj. Te kane dashur, mama, te kane dashur. I duaj. (Kurre prindi nuk mund te mberrije dashurine efemijes.)
Kthehu, ece ne vete, mama, mos qaj me. Jane te fundit vjete te tute, ne kete femijeri te dyte mund te ngrohe pak dielli, po t'i teresh syte. Fshiji lotet, mama, jemi dermuar, te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.
O femija im i deshperuar, mekati me i madh i perendise mbi dhe.
|