MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:04     +1   -1




E dashur

E dashur , erdha
E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po mė prisje pėrsėri,
mos u ēudit, unė jam njė zog.

Kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s’do, tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

Do bėsh sikur mė ke inat.
Ndodhi e vjetėr, unė e di!
S’jam buzėqumėsht, por esnaf,
pėr dashurinė di plot dredhi!
Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
dhe po ma mbylle derėn ti.

E dashur, erdha, nė prag ke dalė,
ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
mė mirė, eja, mė puth!

Kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s’do tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po mė prisje pėrsėri.
Mos u ēudit! Unė jam njė zog.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:04     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dashuri

Gjithēka si nė ankthin e Noes
Si nė rregullsinė pedante tė njė manastiri gjithēka;
Gjithēka e kristaltė, akull.
Gjithēka si krater vullkani
….rrėmujė
Kokėn e ndezur tė cigares shuaj nė njė gote ujė


Gratė e poetėve

Sytė e bukur mbyllin. Po gjumi
nuk e di ku ėshtė mėrguar, nuk e di.
Njėra pėrsėrit me vete njė varg. Tjetra
njė figure sjell ndėr mend...
Si njė lirikė dashurie
ledhaton pastaj jastėkun bosh nė krahėt e saj.

(...Vallė me ke u martuan burrat tanė,
me ne, apo me ty, poezi?...)

Njė fjale, njė rimė,
njė lumė dashurie dhe pak xhelozi,
Mesnata e krijimit ēapitet si plak i ngadalshėm.

Vonė. Sytė e bukur mbyllin.
dhe nė ėndrra shohin vjershat e librave
tė ardhshėm
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:05     +1   -1




Rekuiem pėr orėn 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahė tė hapur qė presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as nė 6 e njė minutė
nė 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unė isha me vetminė nė 6 e tre minuta
nė 6 e katėr bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtės si dy pika uji
6 e shtatė, 6 e tetė, 6 e nėntė, 6 e dhjetė
Ti s’po vjen
S’po vjen
S’vjen
nė 6 e pesėmbėdhjetė
hodha sytė si dy vetėtima nė fushėn e orės sė qytetit
akrepat u thyen si dy krahė tė njė zogu
qe s’ekziston

Unė mora pikėllimin pėr dore
dhe ika!
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:05     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Vajzė e bukur

Bora e bardhė, e bardhė pas xhamave,
nė kafe “Tirana” hyre,
ti e rralla si dėbora
qė nė Tirane bie.

Vajzė e bukur, si vajzė e dashuruar,
qofsh e dashuruar dhe prej meje,
prej syrit tėnd
lulėzojnė dhe sendet.

Ekspresi gjallėrohet
e gjithēka bėhet sy.

Nė tavolinėn e fundit
dy pleqve kafja po u ftohet.
Tė shikojnė ty.
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:05     +1   -1




Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s’dua tė jem me ty
Ky qiell gri... Nė shpirt- kaq akull
Kaq ftohtė nė shpirt. Si nė Siberi.

E megjithatė, unė tė dua
Dhe tė dua shumė, ēuditėrisht
Po qe se tė urresh ėshtė njėsoj si tė duash
Tė urrej dhe tė dua njėkohėsisht

Tė urrej pėr atė, qė mė prishe qetėsinė
Tė urrej, pse erdhe tek unė
Pėr ēdo gjė tė vėrtetė dhe ēdo gjė tė dyshimtė
Tė urrej dhe tė dua kaq shumė

Dhe nė shpirt kam dimėr, gjithnjė dimėr
Njė ftohtėsi pa fund dhe pa anė
Nė sa grade nėn zero paske lindur
Dashuria ime siberiane

Nė tė tėrė qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam dėshirė pėr ty, kam nevojė pėr ty
Dhe prapė s’dua tė jemi bashkė
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:05     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Shėn Valentini i fundshekullit

Ta kushtoj Ty
kėtė Natė tė Shėn Valentinit
Tė gjallėt,
prej ankthit tė vetmisė
ngėrthehen fort,
tek njeri-tjetri shpresat varin...
Kėtė natė tė fundit tė dashurisė,
nė fundin e mijėvjeēarit
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:06     +1   -1




Letrat

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thellim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhoma telefonė
Dhe nė ėndėrr s’kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė ēast.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:06     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kėtu s’do jem

Kėtu s’do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si tė tjerėt
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamerierėt

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatė
Mbi varrin tim do te rrijė i heshtur
Njė qipariz si murg i ngratė

Ti do trishtohesh atėherė
Se s’do mė kesh nė dhome tė gjallė
Dhe kur nė xham tė fryjė erė
Do qash me erėn dalėngadalė

Por kur tė jesh mėrzitur shumė
Nė raft tė librave kėrkomė
Aty do jem i fshehur unė
Nė ndonjė fjalė a ndonjė shkronjė

Mjafton qė librin pak ta heqėsh
Dhe un do tė zbres do t’vi pranė teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si njė blerim pas njė rrėkeje.
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:06     +1   -1




Kristal

Ka kohė qė s’shihemi dhe ndjej
si tė harroj unė dalėngadal
si vdes tek unė kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.

Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
njė strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s’tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.

Nė s’gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s’ish harrim
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:07     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.

Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:07     +1   -1




Ti ishe pėr mua

Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s’e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T’i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.

Vetėm nė ėndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:07     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kaq afėr jemi, por kaqė larg
Tė lutem mos mė prit-
Na ndajnė terre rreth e qark
Dhe yll pėr mua s’ndrit.

Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
Me njė pafat si unė,
Kur di se emri im u shėmb
Me dhunė e me pėrdhunė?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetės sė gėzuar.
Dhe mė harro kėtu, nė varr,
Tė vdekur pa mbuluar.

Se unė pres, pėrēas po pres
Njė udhė fort tė gjatė
Dhe njė tė martė, nė mėngjes,
Do hidhem nėpėr natė.

Nėpėr njė natė qė s’ka mbarim
Po qetėsi pėr jetė:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Nė prehjen e vėrtetė
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:07     +1   -1




Dėgjimi i Zemrės

Kur tė mė kujtosh,
Kur tė vish tė shkosh,
Kur tė shkosh kėtejza pranė
Qė tė ēmallėrosh

Ē’po dėgjon kur shkon?
Kur vjen e pėrgjon?
Ē’pėrgjon zemra nė kėt’anė
Fund nė kėtė hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot nė ē’mallėrime
Zemra qė s’fle dot

Seē tė ndjen kėtaj,
Seē tė ndjen pastaj,
Seē dėgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer qė mbaj
Qaj, moj zemėr, qaj.

Vrer e mall qė flas
Plas, moj zemėr, plas.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:07     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Migjeni

Dy buzė...

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma hikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn
nė buzė kur mu njitėn
andjet m’i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trurin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė gruaje stėrzane
njė pjsė zemre mė nxorne,
njė pranverė tė tanė mė morne
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lote tė mija
qenė shenja tė dhimbjes,
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:08     +1   -1




Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er’ e ftohtė,
s’ka ē’mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor’ e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24081 views
  Share