MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
lejla1
view post Posted on 11/5/2011, 19:20     +1   -1




Po vija tek ti… Tė betohem se po vija tek ti, por rrugėn ma preu aroma e barit tė korrur! Sa kohė kisha mes trotuaresh tė pluhurta, nuk di tė ta them. Di vetėm se mallin pėr ty ma shoi aroma e barit, aroma e njė jete qė mė paska munguar. Dhe unė, qė mendoja se nė shoqėrinė tėnde nuk mė mungonte asgjė. Unė… qė isha i sigurtė se mes meje dhe teje nuk kishte vend as pėr ajrin. Unė… qė joshjes sė jetės i vura emrin tėnd dhe harrova tė jetoja. Tė betohem… vazhdoj ta ndjej mallin pėr ty edhe sot, kur ti s’pranon tė mė shohėsh, s’pranon tė mė flasėsh dhe nė thirrjet telefonike mė pėrgjigjet njė zė metalik qė aq shumė u ngjan trotuareve ku kam lėnė ditėt e mia, dėshirėn pėr tė qenė me ty. Kaq e vėshtirė qenka ta besosh se tė kam tradhtuar? Po, tė kam tradhtuar me natyrėn, me njė aromė qė mė paskėsh munduar, ndėrsa joshesha nga bukuria jote femėrore, nga zėri yt, qė paska qenė aq larg sė vėrtetės… Mė kot paskam menduar se mes nesh s’kishte vend as pėr njė tingull kitare. Mė kot i paskam thėnė vetes se ti je melodia e jetės sime, mė kot i kam kėrkuar Zotit ta ruajė si njė kristal dashurinė qė na bashkonte. Kam frikė se ai kristal u thye nga metali i akullt i zėrit tėnd, nga mosbesimi, nga njė dyshim i vagullt qė ma mohon shpirtin. Tė betohem… kisha nevojė pėr aromėn e barit, ashtu siē kam nevojė pėr dashurinė tėnde tė munguar. Tė betohem… kam nevojė pėr fjalėn tėnde, ashtu siē kisha nevojė pėr thirrjen e natyrės. Tė betohem… kam nevojė pėr njė jetė qė na e morėn, pėr njė qetėsi qė na e vranė, kam nevojė… pėr zėrin e dashurisė. Tė betohem se tė dua! Tė betohem!

Pėr MENAGJERĖN time



shumė ma mirė mos tė kisha njohur MENAGJERJA ime,se sot tė jam i vujtur me shpirt qe mungesa jote me vret ne thellsi shpirtror dhe gjdo her do ta kam kete vujtje deri ne frymarjen e fundit,se ti je fruti i jetes time MENAGJERJA ime,as qe kam mendu qe keshtu do te na vjen rasti mu shpreh pas shum momenteve te mira qe i perjetojm dje,sot dhe neser a do te jem me i lutmur une kur me mungon kur largesija po na shkatron je koraja ime dhe do te mbetesh gjdo her sa me zemer thyer e shkruaj kete leter per ty me e dashura MENAGJERJA ime,aq post te mrekullushem kam qe te jem gjdo minut afer teje pos nje endres asgje me shum se kjo,por kjo ishte vetem nje imagjinat e pa kapshem per postin qe e kam por eshte shtuar me shum se asnje her DASHURI ndaj teje pse keshtu ndodhi qe une te mendoj keto dhe te kuptoj qe me thu fjal thyse per me qen larg edhe me zemra po spo mundem te jem dhe se mendoj ndonje her pa ty kur spo mundem te largoj nga mendja me kalon nata me syt e hapur dhe ne mendime te thella vetem per ty dhe vetem per ty dhe kam krenari qe sot te kam nje me te aferet se qe ste kam pas kur gjdo dit jam pa ty gjdo dit me shtohet mungesat e shumta pas lendimit i shkruj keto fjal per ty MENAGJERJA ime me mall dhe me munges pas momenteve dhe fjala fundit qe ishte e prekshme shum me erdh pa pritmas aq qe edhe mbeta pa tekst flm



DISA LETRA DASHURIE TE BUKURA

me bere te vuaj,te cmendem,te qaj.ama dhimbjen e zemres me askend sdo ta ndaj.rastesisht nuk u pam,pse nuk me do nuk te ve faj.sa te desh aq mendova se me do.i tronditur nga fjalet qe me the se nuk e dija se si vella po me respekto.do te mbulohet zemra ime ndoshta me dhe e gur po ne gjunje para teje sdo te bije kurre.a me le te vuaj,tash me le te tretem,me ler te vdes se ne jeten time kthimin tend me nuk e pres.pas cdo pike mblidh shkronjat e para



per ju


Po ju tregoj per nje ngjarje cje eshte shum e vertet cje me ka ndodh mua ... ishte nje koh e gjate cje nje djal me luteshte cje te lidhemi bashk mirpo une nuk desha dhe nuk e pelqeja mirpo u bo shum koh e gjat cje at djali me thoehste dhe me dashuronte dhe me te filluam te flasim ne msn , une tallesha ne msn me te vetem kot flisja se me pelqente kur me fliste fjal te embla dhe ashtu folnim me ore te gjata aji me thoshte se me do e ndersa une i thosha te sheh nje tjeter se sesht per mua ai mirpo kalo nje kohe e gjat filloma te ndjej diqka per te mezi prisja cje ai te hyje ne msn te flasim edhe pse nuk e pranoja se e desha nuk e pranoja as veten nje dit biseduam gjat ne msn dhe ai me tregonte se sa me donte dhe me pyeste se pse nuk mund te jemi bashk ne te dy aj me pyete se mos kam tjeter une i thoja jo dhe kjo ishte e vertet patem bised te gjat dhe ne fund me tha me thuaj te vertetn cte ndosh me ne te dy .. une u pergjigja mos mu lut me se une sndjes asgje per ty shih nje tjeter edhe pse zembra me rihte fort per te kur ja htoja keto fjal dhe ai me tha epo mir dhe me tha tash duhet te iki aj dolin nga msn une u mberzita shum zembra me ruhte fort mendoja pse bre nuk dua te dashurohem me te ..dhe keshtu cje hyja ne msn vetem te flas prap me te te ndjehem me mir mirpo ai nuk me folte se gjithmon ai me fliste i pari e ndersa une jo mirpo kesaj here ai nuk me foli e ndersa une sdesha ta bi veten posht nuk i fola ashtu vazhdoi e njejta histori edhe disa dite te tjera dhe nje nat ndejta gjat ne msn cje te me flas ai mirpo ai nuk me foli keshtu qe e mendova ai ka tjeter nuk do te me thot mė mua zembra me rrihte shum dhe ndjeja diqka si nuk di se si ta shpjegoj ate nat filluan te me dalin lot si asnjerher qaja dhe fshihesha te mos m shikoj dikush u ndejva fajtore shum se si e humba vet ate dashuri dhe ndjehem sot e sot fajtore dhe at e dua shummmmmm edhe pse askush nuk e di askushhhhh as nje shoqe askush vetem une dhe zoti edhe ju cje po e lexoni tash po ta dini eshte nje dashuri madhe shum e madhe sa nuk mund ta kupton askush dhe shpresoj se djali cje e dua nuk ka tjeter besomni ac shum e dua saqe po te me thot serisht me sy mbyllur e pranoj se e dua shum shpresoj te kemi nje fund te lumtur





oje zemer.. nese me do pak mos me le kurr nga ti te iki nese ndahem prej teje une te vdes ne ate bote ndoshta do jeme e lir te pres oj zemer ti je gjeja me evlefshme per mua te dua te puthi te shtrengoj por kurr hiq nga mendja ngazemera ime ty zemer nuk te largoj edhe nese me lene ti mua te lutm ma separi mbytem tani shko veq te lutm mos harro se per ty jom ne gjendje me vdek se nuk mundem me je tu pa ty kuptom te lutm se nuk mundem me jetu pa ty vetm ty te kam nuk jet te dua zemer ime

AH DASHURIA



DASHURI MOJ DASHURI TI NUK QENKE PER NJERI,TI NUK QENKE NDOSHTA PER MU SE UN TJETRIN NUK MUJ TA DU.
PO JU LUS O JU TE RI MOS E DONI DIKEND PA KUFI,ZEMREN MOS JA FALNI KERKUJT SE TER JETEN KENI ME VUJT.


Une po dhe sedi nqs egziston ajodhe nqs egziston me mir mos ti besosh !!!
Para shume kohesh reth 1 ose dy vitesh vura internet ne shtepin time sedi si funksjononin chatet por perseri futesha aty qe gallat aty u futa ne debat me nej cun I cili mbahej si KAPOJA E CHATIT i ashtuquajturi ndryshe H.........I e mora shume inat Mallkoja ate dhe ckishte ne shtepi Mir po atit sic duket si ishin kunderven dot ne ekte menyr sikurse une dh eata qe ishin kunderven zakonisht pjesa me emadhe qen emeshkuj NDRYSHE NGA UNE dhe ajo te cilen e themi ne armiqesi u kthye ne miqesiShekmbyem nr e telefonit mbas nje bisede pereth afro 8 muaj bashk skisha si tja jepj a nr e cle me pare.Flisnim shume por em kalimin ekohes me bente te dyshoja shume Me thoshte se ose do me kishte ai ose asnje tjeter Kete gje si mund ta merja une si komliemnt dhe si fat nga zoti APO SI NJE LLOJ PARANDJENJE?Nisa te dyshoj Arita t enjof kushuririn e tij ai me kishte siguruar se H..........I qe kur me njojti mua kishte mbaruar se perdorurir gati dhe duhanin alkolin dhe shkuarjet ne orare te vone neper pube si mund ta besoja une ?Me fjal ndoshta me vepra sedi sisha aty ta verejaPrej H..........I u futa ne sherr me te shtepis me detyruan t ehedh posht nr e cel dhe ebera prej atyre diteve se doja me veten Per mua familja esht eprimare sedi...por ka bere shuem me shume familja ime per mua se sa dikush nepermjet msn qe rinte duke fol nga msn eme shuem duek kenaqur veten sesa kenaqesha uneE kishim lene te takoheshim por nuk erdhi ne shqipri I thash te fshinte cdo fotografi timen pasi sdoja ti kishte ai sme falte siguri kjo gje Nuk e beri madje me dr her pa shere fotografi t emait te cilat kishte aritur te mi vidhte nga msn mi bente si video ose me fotoshop i ndryshonte dhe i perpunonte Sme pelqente reagimi i ti aspak HERE HERE ME DUKEJ SI maniak e nga ta di une qe sqe ?Ziheshim shuem pajtohehsim po shpesh Me futi ne sherr me miqt emi te femijeris le t ethemi... shikonte qe flisj ane hi5 me ata dhe rinte duke i dr sms sharejje nga me te ndyrat Nje njeri sic duhet doe bente kete gje thoni ?Me thoshte se sduron dot faktin qe te dashures se tij ti thon puc puc Pasi i shpiegoja se un i kisha thjesht miq kushurinj asgje me shume Ai acarohej Po pse duhet ta duroja une kete gje?Kur as te fejua se kam pa le te ishim dhe cift tamam apo te martuar Mos vall duhet te ushtronte dh edhune mbi mua?Asnje here Familjen ekam te ngritur ne kuptimin jo nga ana e xhepit sesa nga ana e sasis Kam fis shumeeeeee te madh sidomos nga ana e babit dhe njerezit e mi i kam shumicen oficera dhe edi qe sikru larg qoft Te me ndodhte dicka ata sdo reshtnin as gurin se cuari pr te gjetur fajtorin apo mua Ky njeri H.....I fillonte duke me tmeruar dhe frikesuar Por persei sedi perse po me dukej sikur qe vertet i dahsuruarI dhashe fund disa hereNdenjem reth 6 muaj pa fol un su futa me ne net kafe as tek msn ime Pasi bera sher dh eme te shtepis dhe sdoja ti Zhegenjeja me A e keni iden se si eshte kur te tjert humbasin besbimin tek ty ?sIOMOS TE TUT sDO ME VETEN ASHTUU BERA DHE UNE per me teper perse?per dike qe sdonte t e vinte ne shqiperi te takoheshim perher nxirte dis ajustifikime .Para ca ditesh vendosa ti jepja fund edhe rifoljes sone q ebem mbas shume kohesh edi qe nuke priste Pasi qe mesuar me Vikin e vogel ...te vjeter.....qe e kisha falur dis ahere .POR JO ME KURR ME!i THASH QE ME SNESH SKA ME AS EDHE NJE GJE AS MARDHENIE SHOQERORE SIKURSE EKISHIM LENE TE PAKTEN UNE NGA ANA IME .A vashdoj duke mos me besuar dhe duke then llafet se .....keto jane fjale te cilat tregojn se ti zben dot pa mua dhe ti vdes per mua I shpiegova se sisha me ajo qe ai mendonte Por jo femer e vendousr ne ato momenteS i mund ta tleroja me ?Jeta eshte flori po keshtu dhe koha Edhe t endenjurit emi ns msn me ore te tera per diek qe me sillte teke fundit vetem stres NUK MENDOJ SE JA VLENTE .Po e mbyll kete leter duke shpresuar se nje dite ndoshta arine elexon edhe ai.....per te me kuptuar realisht dh ejo per te bere sic do ai perher Nuk jam mesuar qe mashkulli te ket nen kontroll femren DHE SE BESOJ T EMESOHEM NDONJE HERE .Jam e mendimit se mes 2 personave duht te ket mirkuptim dashuri dhe mirsjellje .Po e mbyll letren duke i uruar ata qe jan te DASHURUAR te vashdojn te jene te till dhe ata qe akoma skan patur fatin te dashurojn te kene parasysh se:"Duhet te dashuroni me mendje dhe jo me zemer nqs sdoni te vuani"
 
Top
lejla1
view post Posted on 11/5/2011, 21:43     +1   -1




jame e vetmuar sonte zemer pa ty e mbytur ne ne mall per ata dy sy vetem ne her tekisha afet te ndjej mbi trupin tim ate her dot ja kisha dhan zotit menj her shpirtin tim........nuk jom poete te shkruj pozi po fjalet jon per te dashrin tim qe dua shum edin ai se kush jom un puq
 
Top
suela
view post Posted on 12/6/2011, 21:54     +1   -1




-VESHTIRE TE SHKRUASH-

Eshte veshtire te shkruash
kur ty nuk te kam prane
Sa e veshtire eshte
te shkruash kur e di se jemi te ndare
Dikur te thurja poezi
vargjet me te bukura ti dhuroja ty
Por sot eshte ndryshe
jam krejtesisht e vetmuar
kam mbetur pa yllin me te ndriquar
Ah...sa veshtire te shkruaj sonte
me dore te dridhur lapsi rreshqet
mbi kete cope leter te bardhe
Te kujtohet kur te shikoja ne sy
dhe per syte e tu thurja aq fjale
qe nuk e di sa vete ku i gjeja
i nxjerrja nga thellesia e detit
ne fund te pusit i merrja
Nga gremina e pafund i gjeja
Sonte jo,eshte veshtire te shenoj
ndoshta edhe nuk ia vlene qe une per ty
aq shume te sakrifikoj
Harro gjithqka sepse e kam te veshtire
Eshte veshtire te shkruash
Kur nuk te kam prane
Oh...sa veshtire eshte
te shkruaj kur e di se jemi te ndare

-KUPTO SHIKIMIN TIM-

Kuptoje shikimin tim
se une shikimin tend e kuptoj
shikimi im vret rende
sepse aty barten mijera mallkime.
Shikimi yt eshte ...zhgenjyes
syte e tu tregojne se kush je ti
ke sy te bukur,shikim te zjarrte
por ndjenja te zbrazeta
Ah...shikimi yt ishte
qe me beri te dashuroj
syte e tu sme linin te qete
Kishe shikim qe te dehte
e une u deha pas teje
Kuptoje shikimin tim
se eshte shikim qe ka diqka ne vehte
kuptoje zemren time
se aty je ti.

 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 28/6/2011, 23:01     +1   -1




Kur... Askush nuk ka gjuh te flas per ty ashtu si gjuha imeee...dhe askush nuk do te dij te tregoj me syt e perlotur se heshtja esht aq kriminale kur zemra ndjen shum zjarr..shum fjal te pa thena..shum dashuri e ler pas vdekjes...ne syt e mi te perlotur un do te qeli gongjen e buzqeshjes tende...dhe nuk do te le trendafilin tend pa er...e nata me klithje e gjama ..e gropuar nje emer pa pergjigjje...nje emer qe e thrras vetem une...vetem zeri im i kallur...e un paskam dashur te ja fal vetes kengen qe nuk e paskam ditur...kur te shkoj te heshtja e fjales sime qe do te jet e larget sa shikimi im...une as at'her nuk deshiroj ta harroj eren e veres...sepse ajo esht deshmija me e madhja e syve te mi dhe e pershperitjeve te mija...sot jam ne pikllim e neser askush ska per te bindur ty se je kaq larg meje...bile kujtimin e ardhmeris te mallit dhe te dhimbjes qe kam..ti nuk do ta marresh me vete...nje pjes e zemres do te rrah bashk me zemren time...ne gjit e ngurt te vetmis sime...dhe kurrr ndoshta nuk do te harroj tyy...qe te takova duke kerkuar veten time...duart e mia..bredhjet...enderrimet ne ket tok ku lulja nuk do te qel me per ne...e dij se dhimbja...do te jet e madhe dhe do tme djeg shum dhe kurr sdo te harroj...ne netet e vetmuara une me mendjen time..endrroj te behem zog..te fluturoj...vend ne vend deri sa te gjej ty...mirpo keto mendime do tme mbesin vetem deshira...ty ndoshta nuk do te sho kurr...ne kujtes do tme mbeten vetem syt e tu...butqeshja yte tinzare dhe fjalet e tua...
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:28     +1   -1




Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syte e tu ...
Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. plaga do me sherohet atehere kure te vij dhe une ne parajs Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shterguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e ytja e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku..atje ne parajse.me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imaxhin tend dhe perseri do jemi se bashku dhe te lumtur.

 
Top
view post Posted on 20/7/2011, 20:30     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Per ty qe je arsyeja e jetes sime.

U bėnė ditė qė jam pa ty. Ditė qė mė ke larguar nga vetja jote.
Ndonjėherė, e lodhur nga kjo gjendje do tė doja tė kisha aftėsinė tėnde pėr t’i futur block delete ndjenjave tė mia, por s’mundem dhe s’dua. Ditėt mė duken bosh pa ty… gjithcka mė duket e pakuptimtė.
Ti i njeh ndjenjat e mia… e di sa tė dua. Vetė mė ke thėnė mos tė tė doja si e marrė… po vallė a kontrollohen ndjenjat? Unė s’e di ku e gjejnė njerėzit forcėn qė s’lėkunden nga fjala “tė dua”. Nga cili burim pinė qė asgjė s’ia prek zemrėn?Tė tjerėt mė quajnė tė marrė pse tė dua kaq shumė dhe pse vuaj pėr kėtė ndarje… por kush ka dashuruar ndonjėherė nė jetė e di shumė mirė se zemra nuk komandohet, ndjenjat nuk shuhen vetėm me njė fjalė, dashuria s’harrohet vetėm nė njė natė… as shekujt s’e kanė forcėn ta mposhtin dashurinė e vėrtetė.
Ndoshta s’po tregohem e drejtė me veten time qė vazhdoj tė tė mendoj, qė vazhdoj tė ėndėrroj sėrisht pėr ty… je dhurata mė e bukur qė Zoti vuri nė rrugėn e jetės sime dhe si njė fėmijė i lumtur dua ta mbaj thellė nė gji kujtimin tėnd, sepse mė pėrket vetėm mua… mė lumturon vetėm mua dhe do ta ruaj si gjėnė mė tė shtrenjtė.Nėse ti ke vendosur tė mė largosh nga jeta jote, po tė lė tė lirė… shko jeta ime, jeto… ji i lumtur dhe pėr mua. Tė jesh i sigurtė se gjithmonė do jetė dikush qė do tė tė dojė nė cdo cast, nė cdo sekondė. Si njė engjėll do tė tė shoqėroj me lutjet e mia dhe tė betohėm pėr Krisht e Shėn Mėri se cdo ditė do ia ofroj Zotit lumturinė time nė kėmbim tė lumturisė tėnde. Tė uroj tė jesh gjithmonė i lumtur nė jetė… kėtė ma ke borxh… Ji i lumtur pėr tė dy dhe mos e harro qė tė dua.
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:30     +1   -1




Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siē dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithēka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
 
Top
view post Posted on 20/7/2011, 20:31     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ishte nje dite si gjithe te tjerat..ishte nje vite qe ata te dy ishin bashke..
kete her ai e percolli deri tek porta e shtepis por pa pritur ajo u ndih keq..
ne shtepi erdhi doktorri i cili tha qe ajo kishte nevoje per nje operacjon te shpjet zemre..
Mbas 1 muaji ajo doli nga spitali..donte te takonte ate po ai nuk u bente i gjall..prinderit e atij i thonin qe kishte ikur larg..kaluan dite..jave..muaj..ai nuk po u kthente...ajo vuante shum...kur...nje dite e ema i jep nje leter ku ishte shkruajtur:
"Nuk mund te shoh te vdesesh..preferoj te vdes un duke menduar qe zemra ime do jetoj tek ty perjete dhe do me kesh gjithmon prane..."
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:31     +1   -1




Ditet e mia pa TY



Ditet e mia pa ty,...nje bashkebisedim i vazhdueshem me vetveten,..nje tundim mendimesh,ndjenjash,fjalesh,...nje cmenduri e bukur mbrenda meje,..nje dhimbje pa fjale ...shume fjale njekohesisht,...Ditet e mia pa TY....nje dhimbje pa fund....e jo nje fund pa dhimbje....
Per te gjithe ata qe te pakten njehere ne jete u ka ndodhur te ndahen me nje dashuri,te vuajne,te kerkojne DASHURINE me cdo kusht edhe kur smund te jete...Pas ndarjes kush kane qene ditet tuaja pa ATE...dhimbje,brenga,lote,fjale ..qe ai si ka ditur kurre?
...Kjo mund te jete per ju nje leter per ATE..por nje leter e panisur kurre....kjo leter do te qendroje ketu midis nesh....FALEMINDERIT
 
Top
view post Posted on 20/7/2011, 20:31     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Do te doja,dhe duhet t'a besh kete per mua......Te me vish ne varrimin tim,dhe ne arkivol te me shikosh......por te jesh i betuar ne Zot se lot per mua nuk do te kesh........
Me vete m'a sjell nje trendafil,qe te mos kete fleta me shum se fjala"te dua"..........e pasi te me mbuloj dheu i zi.....trendafilin vendosma mbi varr,e aty m'a kujto puthjen e pare........
......Rri prane meje deri sa te te shterojne lotet.....por dije se une po te shoh,dhe po qaje bashke me ty........
Atehere largohu pa thene asnje fjale qe lutja ime te jete pranuar:
Ty te te shfaqem ne enderr qdo nate.....e mallin te t'a shuaj.......
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:32     +1   -1




Sa mall kam sot per ty... ?

Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
shoh ty...
Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
Sa mall kam sot per ty...
Ashtu si shiu qe bie jashte dritares time, i perzier me deboren,
ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
perbindesh qe po shkaterron universin tim...
Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
nuk dua te jetoj, as e gjallė e as e vdekur,
sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!
 
Top
view post Posted on 20/7/2011, 20:33     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Fol...

Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..
Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille djellin tend dhe nditen e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me i mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..i merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t'i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase ste interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjeher nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qeofte edhe..Lamtumire
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:33     +1   -1




Sa veshtire eshte te shofesh se si lulzon natyra, si lindin dashuri te reja, perderisa dashurija jone eshte fikur, as lotet e derdhura e as fjalet e sinqerta plot ndjenja nuk sollen realizimin e dashrise sone.
Ne ty derdha peshen e dashurise,peshen e varferis se fatit e cila na ndau dhe shtoi mallin e syve qe te kerkojn cdoher te perlotur, por ti je e strehuar ne zemren time nga e cila nuk do te dalesh kurre.
Dashurija per ty shtrihet ne pafundesi. Ti ike, toka per ty u zhduk, mirpo edhe lumturija ime mbeti vetem hija e dashurise. C'te bej tash kur jam mesuar ne pranin tende, qe perher me behet sikur te mos jetoj fare Engjulli ime.
Te prita si lulet qe presin diellin pranveror, te prita dhe po pres me rjedhjen e kohes mbytese,ende notoj ne detin e dhimbjeve, por nuk e di pse nuk fundosem dot.
Armen me te forte qe e kisha dikur "DASHURIN" e kam ende dhe do ta ruaj gjithmone, por te lutem mos e kerko kthimin tim. Engjell, nuk kam fuqi qe ta hap rrugen e veshtire deri te pushkatimi im, ngase jam i malisur nga malli, pikellimi, vetmija, e vuajtjet qe do te varosin triumfin e dashurise tone qe tash eshte vetem fantazi, enderr e re e kendshme por pa e shijuar.
 
Top
view post Posted on 20/7/2011, 20:33     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Te Dua



Te dua se je ti,te dua se e ke emrin luan,e si luan ma ke mar zemren,te dua se je shpresa ime,te dua se je gjithcka qe kam,isha e vetmuar,kur ne at caste erdhe ti.Te dua se me ke marr zemren vetem me buzqeshjen tende dhe dashurin tate je njeriu qe kam prit ne kete jet dhe ja ku jemi te dy.Te dy si pellumba qe pershkojn boten te lumtur dhe te dashuruar,dhe dashuria jon nuk do ket asnje her fund se ne te dy duhem shum
 
Top
leonn
view post Posted on 20/7/2011, 20:34     +1   -1




Po e nis Kete Leter me fjalet Te Dua,jam i lumtur jam me ty jemi te lumtur te dy o shpirt.
TE DUA po te them prap sepse me te vertet te dua shum,si gjithomon, me duket sikur jetoj ne qiellin e kalter ku gjithkund shkruhet emri jot, gjithandej pasqyrohet bukuria jote,Se ke iden sa me mungon sa me mer malli dua te flas me ty cdo caste cdo sekonte dua te jem me ty sepse pa ty kjo jet me duket shum e kot,dua te te mar ne krahet e mi me puthje te te tregoj sa shum te dua, shkrihem ,tretem ,terbohem per ledhatimet e tua per nje fjal te embel per buzeqeshjen tende .dua te haroj gjithcka te'te mbuloj me lekuren e dashuris time qe ketu e tutje ti te jesh lumturia ime,
bashke te shohim parajsen e pafund te dashuris ti te jesh gjithmon e lumtur syt e tua te jen te mbushur me gezim buzeqeshja jote te mbaj pergjithmon emrin tim,
un ta gatuaj jeten tende me gezim dhe ta mbush gjirin tend me ngrohtesi ti fal zemres tende ate dashuri qe i ka munguar deri me sot jetes tende bukuroshe
Sa shume mall, sa deshperim, sa vuajtje, sa shume dashuri ndjej per ty sonte, ne kete nate e dashur. Sonte enderrat dhe kujtimet kur flisnim bashk pa pushim edhe ne supermarket kur shkoje me mua ne TEL flisje,me kujtohen te gjiiiiitha i kam ketu grumbulluar ne shpirtin tim ne zemren time te perlotur.
Me beso ndihem i vetem ne kete bote te madhe i humbur si nje i huaj, ku ne erresiren i harruar dhe i hidhur ne nje qoshe pa skaj.
Mes endrrash qe ti mi ke ofruar per pak ngrotesi e per shume dashuri, tani ne zemren time mbreteron vetm ndjenja per syt e tu te bukur bukuroshe, Sonte shoh nje dore qe s'me bindet, shoh dy sy qe te kerkojn ty e shpirt dhe ndjej nje zemer qe ndoshta s'me perket mua, ndjej dashuri qe me perpin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe cdo qelize te qenies time.
Ti ndoshta imagjinon cdo te thot te duash dikend ne heshtje, ne kete largesi te mallkuar, te mendosh dhe te kalosh ditet me ty ne mendje.
Te jetosh cdo cast kur nje pjese e qenies tende jeton larg. E c'rendesi ka per mua, vec ekzistences tende.
Sa shum dua te jetoj me ty, Eh, sa e sa ore e dite jav muaj me ikin duke te menduar ty, neteve perpelitem dhe ndjej shterngimin ne zemer lotet me rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, ateher lotet teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon cdo gje ne shpirtin tim, me ngacmon fantazine. Ngado qe po i hedhi syt me duket se te shoh fytyren tende,ngado qe te shkoj me duket se degjoj fjalet e tua dhe pershperitjete
TE DUA........ Ngado qe e hedh doren te perfytyroj se te prek. e prek ate trup te bukur mendoj se jam i ulur mbi preherin tend dhe ngadale me perkedhel dhe ti. C'ti bej tani shpirtit qe te do prane dhe s'te ka.
C'ti bej zemres qe brenda saj qendron vetem ti? Ti qe je e vetmja rrenje e mbijeteses se saj!
C'ti bej syve qe ndjejne mall e duan t;te shohin dhe derdhin vetem lot pa u ndalur !
C'ti bej vetes sime qe eshte dashuruar marrezist pas teje o jete? me beso, jam une qe te therras me ze te shurdher dhe vuaj brenda vetes kete dashuri.
TE DUA me gjith ndjenjat e qenjes time shpirt.
I dashuruar si sot do te mbetem pas teje pergjithmone
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535191 views
  Share