MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 11/12/2009, 20:12 by: leonn     +1   -1




Per ty qe je arsyeja e jetes sime.

U bėnė ditė qė jam pa ty. Ditė qė mė ke larguar nga vetja jote.
Ndonjėherė, e lodhur nga kjo gjendje do tė doja tė kisha aftėsinė tėnde pėr t’i futur block delete ndjenjave tė mia, por s’mundem dhe s’dua.
Ditėt mė duken bosh pa ty… gjithcka mė duket e pakuptimtė.
Ti i njeh ndjenjat e mia… e di sa tė dua. Vetė mė ke thėnė mos tė tė doja si e marrė… po vallė a kontrollohen ndjenjat? Unė s’e di ku e gjejnė njerėzit forcėn qė s’lėkunden nga fjala “tė dua”. Nga cili burim pinė qė asgjė s’ia prek zemrėn?
Tė tjerėt mė quajnė tė marrė pse tė dua kaq shumė dhe pse vuaj pėr kėtė ndarje… por kush ka dashuruar ndonjėherė nė jetė e di shumė mirė se zemra nuk komandohet, ndjenjat nuk shuhen vetėm me njė fjalė, dashuria s’harrohet vetėm nė njė natė… as shekujt s’e kanė forcėn ta mposhtin dashurinė e vėrtetė.
Ndoshta s’po tregohem e drejtė me veten time qė vazhdoj tė tė mendoj, qė vazhdoj tė ėndėrroj sėrisht pėr ty… je dhurata mė e bukur qė Zoti vuri nė rrugėn e jetės sime dhe si njė fėmijė i lumtur dua ta mbaj thellė nė gji kujtimin tėnd, sepse mė pėrket vetėm mua… mė lumturon vetėm mua dhe do ta ruaj si gjėnė mė tė shtrenjtė.
Nėse ti ke vendosur tė mė largosh nga jeta jote, po tė lė tė lirė… shko jeta ime, jeto… ji i lumtur dhe pėr mua. Tė jesh i sigurtė se gjithmonė do jetė dikush qė do tė tė dojė nė cdo cast, nė cdo sekondė. Si njė engjėll do tė tė shoqėroj me lutjet e mia dhe tė betohėm pėr Krisht e Shėn Mėri se cdo ditė do ia ofroj Zotit lumturinė time nė kėmbim tė lumturisė tėnde.
Tė uroj tė jesh gjithmonė i lumtur nė jetė… kėtė ma ke borxh… Ji i lumtur pėr tė dy dhe mos e harro qė tė dua.
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535267 views
  Share