LEONORADURRESI |
|
| Peme ngjyre gri te ngrira ne hapesirat e ftohta te Janarit .............. me kujtuan rrugen e ardhjes time ketu. Ditet ishin te njejta si ato te Prillit , me plot shi........... Heshtja kish futur krahet e saj thelle ngrohte e ngrohte brenda ne rrenjet e trishtimit qe do iki. iki tej prej ketu. Ndoshta tej nje ngjyre jete plot ylbere ose tej e fundosur ne nje ngjyre gri, me shume e shume pika shiu qe rrjedhin pa pushim......... E era vrapon me lajthitjet e saj per te gjetur strehe ne deget e shtremberuara te pemeve ngjyre gri. U perlesh pa ze neper netet e ftohta per ta degjuar thirrjen e ngjirur qe si jepte ze trishtimit te hapte gojen e madhe plot me lageshtire urrejtje..... Askush si degjoi lajthitjet e eres naten me hene plot, e pikerisht ne parvazin e dritares , su ula me......... Su ula me per te qare nen vezhgimin e qiellit me puhizen ledhatuese qe me mungon. E dhoma do te leshoje perreth format e cuditshme te mungeses time, qe ndoshta do te kete ngrire ndonje arome te lene ftohte. Dhe ajo eshte e vetmja gje qe kam lene. Kush do ti vinte kufi arratisjes qe te mos ikte? Te mos ikte ashtu e ftohte naten e erret pis pa njeri, ai brenge e lindur padashje ne fajet e askushit.............. E s'deshi te mbetej brenge e lene ashtu e perlotur pa krahe perte qene thjesht nje plage qe do te mbyllet shpejt. E eren s'do ta degjoj me tek me ofron te iki tej me trokitjet e saj ne xhamin e dritares plot mall. ndoshta ato nete s'do vine me, e nete te tjera do te mbeshtjellin nje tjeter njeri. E mua do te me harroje.......... Gjithcka do te zhytet ngadale ne vite qe do te vine, e do te me zere brenda me myshk harrimi. harrimi i shpirtit tim i lene aty aty ku je ti moj ere. Po valle a do me kujtosh ashtu sic isha dikur? Nje fletes e njome ne krahet e tu.... Pse ti s'dalldise e bashke me ty dhe une? Pse u harruan thirrjet e zerat e jetes si e cdo dite me pare? Pse s'u degjuan si gjithnje? U la cdo gje. E pikerisht te gjitha u thyen brenda meje kur erdha pikerisht .............ketu........ E veten e le menjane per tu lagur me shiun qe po bie jashte, e ndoshta veten do ta ndjeje atje , atje qe malli marrezisht me ka marre.
|
| |