MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Shqiptaret shume dobet ne mardheniet seksuale

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 9/10/2014, 18:46     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Duket e brishte performanca seksuale e shqiptareve. Ne kesi rastesh eshte e veshtire te kesh te dhena te sakta. Ndodh qe femrat fshihen pas petkut “kam pasur vetem nje te dashur”, ndersa meshkujt shtojne listen edhe atehere kur nuk e kane kaluar kufi-rin e nje perqafimi.

Keto komplekse, ne vendet e tjera jane tejkaluar me kohe. Gjithsesi, per t’u hyre analizave me te thella duhet pa diskutim vleresimi i seksologeve e psikologeve. Por ajo çka na deshmojne shifrat, duket se bie disi ne kontradikte me realitetin qe shohim perdite. Statistikat tregojne potenciale jo per t’u pasur zili, sa i perket aktivitetit seksual te shqiptareve.

Studimi i fundit demografik shendetesor ku jane anketuar me shume se 10.000 meshkuj dhe femra shqiptare te moshes 15-49 vjeç ka nje kapitull te veçante per aktivitetin seksual. Ne te jepen te dhenat per heren e fundit qe kane kryer marredhenie seksuale. Rreth 25% e femrave dhe 24% e meshkujve pohojne se nuk kane bere kurre seks. Nderkaq 6% e femrave dhe 4% e meshkujve thone se nga hera e fundit qe kane kryer marredhenie ka kaluar me shume se nje vit. Po keshtu 9% e femrave dhe 11% e meshkujve tregojne se vitin e fundit kane kryer marredhenie seksuale, por ka kaluar me shume se -



nje muaj deri ne momentin qe eshte bere anketimi. Nderkaq, 59% e femrave dhe 62% meshkujve pranojne se kane pasur aktivitet seksual muajin e fundit.

Studimi ben nje ndarje mes te martuarve dhe te pamartuarve, grupmoshave por edhe zonave ku jetojne te anketuarit. Meshkujt dhe femrat qe jetojne ne qytete kane aktivitet me te shpeshte seksual se ata qe jetojne ne zonat rurale. Performancen me te larte e kane grupmoshat 35-39 vjeç dhe 45-49 vjeç. Sipas te dhenave, rreth 85% e tyre pranojne se kane kryer marredhenie ne 4 javet e fundit. Studimi nuk jep te dhena sa here ne jave bejne seks keta persona.
Seksi, “detyre shtepie”

Shumekush mendon se me shume seks bejne te rinjte dhe beqaret. Por te pakten nga shifrat e studimit nuk qenka aspak keshtu. Te martuarit kane aktivitet seksual me te shpeshte. Sigurisht ne martesat e lumtura per efekt dashurie, ndersa ne ato qe mbahen me paterica kthehet ne zakon, apo “detyre shtepie”. Specialistet madje kane bere edhe nje kategorizim sipas viteve te marteses. Kush ka pasur nje martese qe ka zgjatur 0-4 vjet raporton me pak aktivitet seksual se martesat e gjata. Nga te dhenat rezulton se 22% e femrave dhe 9.5% e meshkujve te perfshire ne martesa 4- vjeçare nuk kane pasur fare marredhenie seksuale vitin e fundit. Perkunder kesaj, çiftet qe kane nga 10-14 vjet martuar raportojne performance te mire. Plot 89% e femrave dhe 91.8% e meshkujve rezulton se kane kryer marredhenie seksuale muajin e fundit. Edhe pse nuk kane fort deshire te flasin çiftet e “vjetra”, qe kane me shume se 20 vjet martuar pranojne se bejne seks, jo me pak se te rinjte. Sakaq, megjithese nuk ka ndonje hendek te madh, vihet re se personat qe kane nivel edukimi me te larte, kane nje performance me te mire seksuale se ata me pak te arsimuar.

Nje ne dhjete meshkuj impotent
Nje ne dhjete meshkuj shqiptare vuan nga impotenca. Jane mjeket uruloge qe kane publikuar disa muaj me pare te dhenat. Te ndodhur perballe kesaj situate, mjeket u bejne apel meshkujve t’i drejtohen andrologut qe ne shenjat e para, pasi ekzistojne medikamente qe permiresojne gjendjen shendetesore, duke ndikuar keshtu edhe zgjidhjen e nje sere problemesh ne çift, qe vijne si pasoje e impotences. Problemet impotences mund te shfaqen qe heret te ndikuara nga nje sere faktoresh, si te brendshem dhe te jashtem, si stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit, ashtu edhe probleme te tjera shendetesore qe lidhen me to. Sipas tyre, mund te kete edhe probleme te tjera, siç eshte hipertensioni, apo diabeti te cilat ndikojne jo pak.

Prezervativ, vetem gjysma e meshkujve
Vetem 50% e meshkujve te anketuar pranojne se kane perdorur prezervativ gjate aktit te pare seksual. Keto shifra jane me te uleta te femrat. Vetem 19% e tyre thone se partneret kane perdorur kondom ne momentin qe ato kane kryer marredhenien e pare seksuale. Femrat ne zonat urbane jane shume me te prirura te perdorin prezervativ gjate aktit te pare seksual se ato ne zonat rurale. Perkatesisht jane 37% ne qytete, kundrejt 6% ne zonat rurale. Mjeket kane ngritur disa here alarmin per rritje te numrit te personave qe vuajne nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Sipas studimit demografik, 11% e meshkujve dhe 5% e femrave raportojne se kane pasur nje semundje seksualisht te transmetueshme vitin e shkuar. Problem mbetet trajtimi mjekesor. Studimi tregon se 49% e femrave dhe 88% e meshkujve qe kane pasur shenja te nje infeksioni seksual, nuk kane marre asnje trajtim dhe nuk kane kryer asnje vizite te mjeku. Infeksionet seksualisht te transmetueshme jane semundje qe shkaktohen nga baktere, te cilat transmetohen permes kontaktit seksual. Keto semundje jane nder infeksionet me te perhapura ne bote. Shqiptaret jane te painformuar per rrezikun e semundjeve seksualisht te transmetueshme, por edhe kur i njohin, nuk dine si te trajtohen. Me te rrezikuarit jane te rinjte, te cilet kryejne marredhenie te pambrojtura me disa partnere. Alarmi eshte ngritur disa here nga specialistet e ISHP-se, te cilet kane bere apel per me shume sensibilizim dhe perdorim te kontraceptiveve nga popullata.
 
Top
0 replies since 9/10/2014, 18:46   128 views
  Share