MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Shkaktarėt e dhimbjes sė kokės qė nuk i keni ditur

« Older   Newer »
  Share  
vajztirane
view post Posted on 30/3/2012, 19:36     +1   -1




Shkaktarėt e dhimbjes sė kokės qė nuk i keni ditur

Tė gjithė e dimė se njė gotė verė me tepėr ose stresi i akumuluar mund tė shkaktojė dhimbje koke. Megjithatė, ekspertėt zbulojnė mė shumė shkaktarė tė dhimbjes sė kokės, tė cilėt sigurisht qė do t’ju befasojnė.

Aktivitetet e pėrditshme: ushqimi tė cilin e hamė, mėnyra me tė cilėn ushtrojmė ose zbukurohemi a rregullohemi, mund tė jenė shkaktar i dhimbjes sė kokės.

Kollitja

Kolla dhe lloje tė ngjashme tė angazhimit, tė tilla si teshtitja ose fryrja e hundės mund tė shkaktojnė dhimbje koke. Pėrafėrsisht njė pėr qind e dhimbjes sė kokės i shkakton kollitja, e mė tė rrezikuar pėr kėtė janė meshkujt. Dhimbja ėshtė e rreptė, therėse, nė zonėn e qafės dhe zakonisht zgjat nga disa sekonda nė disa minuta. Dhimbja e kokės e shkaktuar nga kollitja shpesh tregon pėr ērregullime tė tjera siē ėshtė sindroma Arnold-Chiari.

Frizura

Derisa floktarėt lajnė flokėt tuaja koka duhet tė jetė e shtrirė prapa. Kjo pozitė mund tė shkaktojė dhimbje nė kokė madje edhe pėr disa ditė pas shkuarjes te floktari. Efekt tė ngjashėm ka mbajtja e receptorit tė telefonit me krah, ose ulja nė njė karrige pa mbėshtetėse. Pėrveē kėsaj, flokėt e lidhura shtrėngueshėm, gėrshetat dhe kapelat e ngushta mund po ashtu tė shkaktojnė dhimbje koke.

Vrapimi nė shirit lėvizės

Vrapimi nė shiritin lėvizės dhe tendosjet e ngjashme fizike shkaktojnė tė ėnjtura nė enėt e gjakut nė qafė, kokė, qė ēon nė krijimin e shtypjes nė tru. Dhimbja e fortė fillon pėr disa sekonda, ndėrsa dhimbjet e tilla tė kokės zakonisht paraqiten te njerėzit me migrenė. Ndryshimi i llojit tė ushtrimeve mund tė ndihmojė. Pėr shembull, nė vend tė vrapimit bėni not.

Ankthi

Njerėzit me vetėbesim tė ulėt dhe personalitet ankthioz kanė probabilitet tė lartė tė vuajnė nga migrena, shkruan “Daily Mail”. Kėta njerėz janė tė nėnshtruar ndaj stresit, i cili zvogėlon nivelin e serotoninės nė tru. Niveli i ulėt i kėtij kemikali nė tru, mund tė shkaktojė dhimbjen.

Sandviēi me proshutė

Ekzistojnė ushqime tė shumta, tė cilat mund tė shkaktojnė dhimbje koke, mirėpo proshuta ėshtė mė e suksesshmja nė kėtė. Ajo pėrmban konservansin tiranin, i cili rrit qarkullimin e gjakut nė tru dhe shkakton dhimbje koke. Dhimbja e kokės e shkaktuar nga aditivėt nė ushqim zakonisht ndihet nė tė dy anėt e kokės. Pėrveē proshutės, tiranini gjendet edhe nė ushqimet e tjera tė tymosura, tė marinuara (tė cilave u hidhet kripė pėr t’i ruajtur), ose nė ushqimet e thartuara, nė djathėra, ēokollata, prodhime tė mishit, ananas dhe banane.

Seksi

Edhe pse dhimbja e kokės ėshtė arsyetim i zakonshėm pėr ta shmangur seksin, nganjėherė ai vėrtet edhe mund ta shkaktojė atė. Kjo dhimbje koke paraqitet kryesisht gjatė kohės sė orgazmės ose pas saj, e nga kjo vuajnė 1.3 pėr qind e njerėzve, mė sė shumti meshkujt. Manifestohet si njė dhimbje e vazhdueshme nė pjesėn e pasme tė kokės, e rrallė mund tė ēojė edhe deri te njė sulm hemorragjik nė kokė.

Dushi i nxehtė

Ndryshimi i temperaturės shkakton ndryshim tė qarkullimit tė gjakut, i cili mund tė ēojė nė dhimbje tė rrufeshme therėse nė zonėn ballore. Kjo dhimbje koke rrallė zgjat mė shumė se pesė minuta, e pėrveē dushit tė nxehtė mund ta shkaktojė edhe noti nė ujė shumė tė ftohtė.

Pirja e duhanit

Ndoshta pėr momentin lehtėson nervozizmin, mirėpo nė tė njėjtėn kohe shkakton dhembje koke. Nikotina shkakton zvogėlimin e enėve tė gjakut, qė mund tė shkaktojė dhimbje nė kokė.

Mungesa e gjumit

Irritimi, pamundėsia pėr tė funksionuar si duhet dhe kujtesa e dobėt janė pasojat mė tė dukshme tė mungesės sė gjumit. Megjithatė, shkencėtarėt kanė vėrtetuar edhe se fjetja e pamjaftueshme po ashtu shkakton dhimbje koke, tė cilat mund tė zgjasin njė orė ose edhe njė ditė.

Koha e nxehtė

Numri i njerėzve tė cilėt paraqiten te mjeku pėr shkak tė dhimbjes sė kokės rritet me ngritjen e temperaturave, pa marrė parasysh se a ėshtė stina e verės apo e dimrit, pohojnė ekspertėt.
 
Top
0 replies since 30/3/2012, 19:36   69 views
  Share