MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

URIME, JU JENI SHTATĖZĖNĖ ! ! !..(VAZHDOJME SQARIMET INFORMACIONET..E METEJSHME..

« Older   Newer »
  Share  
vajztirane
view post Posted on 30/3/2012, 19:35     +1   -1




Shenja mė e hershme dhe mė e besueshme e shtatzėnisė pėr gratė tė cilat kanė cikėl tė rregullt mujor ėshtė mungesa e menstruacioneve. Ndonjėherė edhe gruaja shtatzėnė mund tė ketė gjakderdhje tė pakėt. Shenjat tjera tė shtatzėnisė janė:


o Ju vjen mundim, jo vetėm nė mėngjes, por nė ēfarėdo ore gjatė ditės. Nėse vazhdimisht ju vjen mundim dhe nuk ndjeheni mirė, duhet tė bisedoni me mjekun pėr kėtė gjė.
o Gjinjtė ju rriten dhe bėhen mė tė ndjeshėm. Venat nė gjinj bėhen mė tė dukshme dhe thimthat marrin ngjyrė mė tė errėt.
o Keni nevojė tė urinoni mė shpesh, bile keni nevojė qė tė zgjoheni edhe natėn pėr tė urinuar.
o Keni kapsllėk.
o Keni sekret tė shtuar nga vagina, por pa irritim.
o Ndjeheni e lodhur.
o Keni njė shije tė ēuditshme nė gojė – shumė gra kėtė shije e pėrshkruajnė si metalike.
o Ju “dalin prej qejfit” disa gjėra si ēaji ose kafeja, duhani ose ushqimet e yndyrshme.

Disa gra as qė kanė nevojė t’i kenė kėto shenja, ato thjesht “e dijnė” se janė shtatzėnė.


TESTET E SHTATZĖNISĖ

Kėto teste bėhen duke marrur urinėn qė nga dita e parė kur ju “vonohen” menstruacionet – qė do tė thotė, rreth dy javė pas koncepcionit. Mund ta merrni urinėn nė ēfarėdo kohe gjatė ditės dhe e qitni nė njė shishe tė pastėr, pa sapun dhe tė terur. Testin e shtatzėnisė mund ta merrni nė spital ose ta bleni nė barnatore. Ēmimi i tyre nuk ėshtė shumė i lartė dhe ju mund tė bėni kėtė test kur jeni vetėm nė shtėpi. Pėr tė pasur rezultatin e besueshėm, ndiqni me kujdes instruksionet.

Nėse testi ju del pozitiv, ky rezultat ėshtė shumė i sigurt. Testi negativ ėshtė mė pak i besueshėm. Mund tė prisni edhe njė javė dhe ta pėrsėrisni ose shkoni direkt tek mjeku.


VIZITA E PARĖ TE GJINEKOLOGU

Shumica e grave vizitėn e parė (dhe njėkohėsisht mė tė gjatė) e kanė midis javės 8 dhe 12 tė shtatzėnisė.
Sa mė herėt aq mė mirė. Pėrgatituni dhe ndani mjaft kohė pėr kėtė vizitė, sepse mjeku do t’ju merr anamnezėn nė hollėsi dhe do t’ju bėjė njė ekzaminim me ultrazė.Gjatė kėsaj vizite mjeku do t’ju bėjė pyetje rreth shėndetit tuaj, pėr sėmundjet ose operacionet qė keni pasur gjatė jetės, pėr shtatzėnitė ose abortet qė keni pasur. Mjeku do tė dijė nga ju nėse mjekoheni pėr ndonjė sėmundje kronike si pėr shembull sėmundja e sheqerit apo shtypja e lartė e gjakut.
Tregoni mjekut nėse keni pasur ndonjė komplikim nė shtatzėnitė e pėrparme si pėr shembull preeklampsia ose lindja e parakohshme.Mjeku do t’ju pyesė edhe pėr familjen tuaj dhe tė burrit tuaj (pėr shembull a ka nė familjen tuaj binjakė apo a ka dikush ndonjė sėmundje tė trashėgueshme). Mjeku duhet tė dijė nėse dikush nė familjen tuaj ka pasur fėmijė me anomali si pėr shembull spina bifida ose a keni nė familje sėmundje tė trashėgueshme si talasemia apo fibroza cistike.Mjeku do t’ju bėjė pyetje edhe pėr punėn qė bėni ju dhe burri juaj.
Do t’ju pyesė se ku banoni pėr tė marrė vesh se a ka ndonjė rrethanė qė mund tė ndikojė nė shtatzėni.Tė gjitha kėto informacione shfrytėzohen pėr tė pasur njė pasqyrė pėr ju dhe pėr shtatzėninė, ashtu qė nė rast se ka ndonjė rrezik tė veēantė tė sigurohet pėrhrahje nė kėtė drejtim.Mjeku do t’ju pyes pėr ditėn e parė tė menstruacioneve tė fundit, pėr tė kalkuluar terminin e lindjes.
Edhe ju keni mundėsi qė tė bėni shumė pyetje. Kjo vizitė ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė bėrė pyetje. Ėshtė mirė qė pyetjet t’i shkruani para se tė shkoni tek mjeku, sepse mund tė ndodhė qė tė harroni ndonjė gjė. Ėshtė mė rėndėsi tė merrni pėrgjigje pėr ato qė doni tė dini dhe t’i tregoni preferencat dhe emocionet e juaja.

PESHA TRUPORE

Qė nga ky moment, gjatė ēdo vizite mjeku do t’ju kontrollojė peshėn tuaj trupore.Shumica e grave gjatė shtatzėnisė shtojnė 10 deri 12.5 kilogramė dhe atė zakonisht pas javės sė 20. Lexoni edhe njė herėSHĖNDETI JUAJ GJATĖ SHTATZĖNISĖ pėr atė se ēfarė duhet tė hani dhe pėr ushtrimet e rregullta trupore. Shumica e peshės vjen nga bebja qė po rritet brenda jush, por edhe trupi juaj shton nė peshė pėr tė qenė i gatshėm pėr ushqyerjen me gji pas lindjes.

GJATĖSIA TRUPORE

Nė vizitėn e parė do tė matet gjatėsia juaj trupore, sepse nė kėtė mėnyrė merret njė informacion pėr gjerėsinė e pelvikut tuaj. Gratė me shtat tė shkurtėr kanė pelvik tė vogėl dhe ndonėse zakonisht lindin fėmijė tė vegjėl, ėshtė e nevojshme ta diskutojnė me mjekun mėnyrėn e lindjes.

EKZAMINIMI I PĖRGJITHSHĖM

Mjeku do tė kontrollojė zemrėn dhe mushkėritė pėr t’u vėrtetuar se shėndeti i pėrgjithshėm ėshtė i mirė.

ANALIZA E URINĖS

Nė ēdo vizitė, mjeku do tė kėrkojė nga ju qė tė bėni analizėn e urinės. Kjo bėhet pėr tė pėrcaktuar kėta parametra:

Sheqeri – gratė shtatzėna kohė pas kohe mund tė kenė sheqer nė urinė, por nėse sheqeri haset nė vazhdimėsi, ju do tė kontrolloheni se mos keni sėmundjen e sheqerit (diabetin). Disa gra gjatė shtatzėnisė zhvillojnė njė lloj tė diabetit qė quhet “diabet gestacional” i cili mund tė kontrollohet gjatė shtatzėnisė. Diabeti mund tė kontrollohet me dietė ose me insulinė. Zakonisht diabeti gestacional tėrhiqet pas lindjes sė bebes.

ANALIZAT E GJAKUT

Do t’ju bėhet analiza e gjakut. Kėto analiza bėhen pėr kėto arsye:

* Pėr ta caktuar grupin e gjakut;

* Pėr tė parė a e keni grupin e gjakut rhesus (Rh) pozitiv apo negativ – disa nėna janė Rh negative. Kjo gjė nuk paraqet problem nė shtatzėninė e parė. Nėse grupi i gjakut i bebes ėshtė Rh pozitiv, pas lindjes nėnės i jepet njė injeksion pėr tė mbrojtur fėmijėn e ardhshėm nga anemia. Nė disa raste nėnave Rh negative iu jepet ky injeksion (Rhogamm) nė javėn 28 deri 34 tė shtatzėnisė dhe prapė edhe njė herė pas lindjes – kjo siguron qė gjaku i fėmijės nė shtatzėninė e ardhshme tė mos preket nga sėmundja rhesus;

* Pėr tė parė a jeni anemike – nėse jeni anemike, mjeku do t’ju japė preparate tė hekurit dhe tableta acid folik. Nėse keni anemi ju do tė jeni e lodhur dhe do ta keni mė vėshtirė gjatė lindjes kur humbni gjak.

* Pėr tė parė a keni imunitet ndaj rubellės – nėse prekeni nė fillim tė shtatzėnisė nga rubella, kjo e rrezikon beben shumė seriozisht. Nėse nuk jeni imunizuar ndaj rubellės, analizat e gjakut tregojnė se a jeni infektuar. Nėse jeni e infektuar, mjeku do tė diskutojė me ju rreziqet e mundshme qė mund tė ketė bebja juaj dhe do t’ju propozojė qė tė ndėrpreni shtatzėninė.

* Sifilizi – ėshtė shumė e rėndėsishme qė sa mė herėt qė ėshtė e mundur tė zbulohet dhe tė trajtohet ēdo grua e cila ka kėtė sėmundje seksualisht tė transmetueshme.
* Hepatiti B – ky virus mund tė shkaktojė sėmundjen e mėlqisė. Mund ta infektojė beben nėse jeni bartėse e virusit ose nėse infektoheni gjatė shtatzėnisė. Beba mund tė imunizohet pas lindjes pėr tė parandaluar infeksionin, prandaj ju thuhet qė tė bėni analizėn pėr tė parė se mos jeni bartėse e virusit.

* HIV – ky virus shkakton AIDS-in. Nėse nėna ėshtė e infektuar, mund ta bart infeksionin tek bebja gjatė shtatzėnisė, gjatė lindjes ose pas lindjes pėrmes qumėshtit tė gjirit. Rekomandohet qė si pjesė e analizave rutinore tė bėhet edhe testi konfidencial pėr infeksionin me HIV.

DREPANOCITOZA DHE TALASEMIA

Drepanocitoza ėshtė sėmundje e gjakut e cila prek kryesisht njerėzit me origjinė nga Afrika dhe mė pak njerėzit me origjinė nga Mesdheu, India dhe Lindja e Mesme. Talasemia ėshtė njė sėmundje tjetėr e cila prek kryesisht njerėzit me origjinė nga Mesdheu dhe nga Azia. Nėse burri juaj ėshtė me origjinė nga kėto vende, mjeku do t’ju rekomandojė tė bėni njė test pėr tė parė a jeni apo jo bartėse. Ėshtė e mundshme qė ju ose partneri juaj tė jeni bartės, por pa e prekur beben. Por, nėse ju tė dy jeni bartės, ose nėse njėri prej jush vuan nga kjo sėmundje, kėtė gjė duhet ta diskutoni me mjekun tuaj.

EKZAMINIMI I BRENDSHĖM

Nė Raste Tė Caktuara Mjeku Mund Ta Konsiderojė Tė Nevojshme Qė Tė Bėjė Ekzaminim Tė Brendshėm. Diskutoni Me Mjekun Arsyet Se Pse Duhet Tė Bėhet Ky Ekzaminim. Ky Ekzaminim Kryhet Ashtu Qė Mjeku Fut Njė Ose Dy Gishta Brenda Nė Vaginė, Kurse Dorėn Tjetėr E Vendos Mbi Barkun Tuaj. Nė Kėtė Mėnyrė Mjeku Mund Ta Vlerėsojė Moshėn Gestative Tė Bebes Suaj. Shumica E Mjekėve Sot Preferojnė Qė Pėr Kėtė Qėllim Tė Pėrdorin Ultrazėrin.

PAPA Testi

Nėse Nė Tri Vitet E Fundit Nuk Keni Bėrė PAPA Test, Mjeku Do T’ju Rekomandojė Qė Ta Bėni Nė Kėtė Vizitė. Me Kėtė Test Zbulohen Ndryshimet E Hershme Nė Qafėn E Mitrės, Nga Tė Cilat Nėse Nuk Trajtohen Mund Tė Zhvillohet Kanceri. Mjeku Pėr Tė Parė Qafėn E Mitrės Fut Nė Vaginė Njė Instrument Qė Quhet Spekulum. Pastaj Merret Testi Nga Qafa E Mitrės Dhe Ekzaminohet Nėn Mikroskop. Gjatė Kėsaj Procedure Ju Mund Tė Keni Pas Diskomforitet, Por Nuk Do Tė Ndjeni Dhimbje. Gjatė Kėsaj Procedure Nuk Rrezikohet Bebja.

HERPESI

Nėse ju ose burri juaj keni pasur herpes gjenital ose nėse keni atakun e sėmundjes gjatė shtatzėnisė, duhet ta informoni mjekun pėr kėtė gjė. Kjo ėshtė shumė me rėndėsi sepse herpesi mund tė jetė i rrezikshėm pėr beben e posalindur dhe ai ose ajo duhet tė mjekohen.



SHĖNDETI GJATĖ SHTATZĖNISĖ

ĒFARĖ DUHET TĖ HANI?

Ushqimi i shėndetshėm ėshtė pjesė e mėnyrės sė shėndoshė sė tė jetuarit. Kjo vlen pėr krejt jetėn, por sidomos nėse planifikoni qė tė mbeteni shtatzėnė ose nėse tashmė jeni shtatzėnė. Nėse hani ushqim tė shėndetshėm gjatė shtatzėnisė, kjo i ndihmon bebes suaj qė tė rritet dhe tė zhvillohet. Nuk keni nevojė pėr dietė speciale pėr tė krijuar baraspeshėn me tė gjitha materiet ushqyese pėr tė cilat keni nevojė ju dhe bebja juaj. Krejt ēfarė duhet tė bėni ėshtė qė tė hani ushqim tė llojllojshėm dhe t’i eliminoni disa ushqime nga dieta.

Tash kur jeni shtatzėnė nuk keni nevojė qė “tė hani pėr dy veta”. Rėndėsi ka cilėsia dhe jo sasia. Me disa pėrjashtime ju mund tė hani tė gjitha ushqimet qė ju pėlqejnė. Kur themi se duhet tė hani ushqim tė shėndetshėm nuk do tė thotė se duhet t’i evitoni ushqimet qė ju pėlqejnė. Shpesh mjafton qė vetėm tė ndryshoni sasinė e ushqimeve tė ndryshme qė i hani.


BARASPESHA E SHĖNDETIT TĖ MIRĖ

Hani shumė fruta dhe perime sepse kanė vitamina, minerale dhe fibra tė cilat e ndihmojnė tretjen dhe e parandalojnė kapsllėkun.

Buka, patatet, orizi, pastat dhe cerealet janė shumė tė rėndėsishme dhe bashkė me perimet duhet tė jenė pjesa kryesore e ēdo shujte.

Ēdo ditė duhet tė hani mish pa dhjam, peshk, mish pule, vezė dhe djath.

Qumėshti, djathi dhe jogurti pėrmbajnė kalcium dhe materie tjera ushqyese tė cilat janė tė domosdoshme pėr zhvillimin e bebes. Nėse keni mundėsi merrni kėto produkte me pėrqindje mė tė ulėt tė yndyrės.

Pėrpiquni tė hani sa mė pak ėmbėlsira dhe pije me sheqer (kola pėr shembull). Sheqeri ka kalori dhe nuk ka materie tjera ushqyese pėr tė cilat ka nevojė organizmi. Pėrveq kėsaj sheqeri dėmton dhėmbėt tuaj.

Mos hani ushqime tė yndyrshme. Shumė prej nesh hamė mė shumė yndyrna se ē’kemi nevojė. Yndyra ka shumė kalori, ju bėn tė shtoni nė peshė dhe rrit rrezikun pėr sėmundje tė zemrės.

Keni kujdes me pijet tė cilat kanė kafeinė si kafeja, ēaji dhe kola sepse ekziston rreziku qė sasia e tepėrt e kafeinės tė ndikojė nė peshėn e bebes. Kėto pije zėvendėsoni me kafe ose ēaj pa kafeinė. Pini lėngje frutash dhe ujė mineral.

ushqimi

Vitaminat dhe mineralet

Perimet e gjelbėrta, mishi pa dhjam, frutat e terura dhe arrat kanė hekur. Nėse keni mungesė tė hekurit ju e ndjeni veten lodhshėm.

Agrumet, domatet, brokoli dhe patatet janė burime tė mira tė vitaminės C. Vitamina C ndihmon nė pėrthithjen e hekurit.

Bylmeti, sardinat, buka, arrat dhe perimet e gjelbėrta janė tė pasura me kalcium qė ėshtė i domosdoshėm pėr ndėrtimin e eshtrave dhe dhėmbėve.

Peshku ka vitaminė D e cila ndikon nė eshtra. Burimi mė i mirė me vitaminė D ėshtė rrezitja nė diell, por duhet tė jeni e kujdesshme tė mos ju digjet lėkura. Nėse jeni brune ose rrini gjithmonė e mbuluar mund tė jeni nė rrezik pėr mungesė tė vitaminės D. Pyeteni mjekun se a keni nevojė pėr suplement tė vitaminės D.

Qė nga momenti kur pėrpiqeni tė mbeteni shtatzėnė e deri nė javėn 12 tė shtatzėnisė, ju duhet tė merrni acid folik. Acidi folik parandalon defektet e lindura tė gypit neural (si spina bifida). Acid folik kanė perimet e gjelbėrta, por gjatė zierjes shkatėrrohet. Prandaj nuk duhet tė bazoheni nė ushqimet qė kanė acid folik, por ēdo ditė merrni nga njė tabletė acid folik 400 mikrogramėshe (0.4 mg). Konsultohuni me mjekun pėr t’ju pėrshkruar kėtė vitaminė.

NDJENJAT GJATE SHTATEZENIS..

Kur jeni shtatzėnė keni pėrshtypjen se nuk duhet tė keni ndjenja tjera. Njerėzit presin qė ju tė jeni vazhdimisht e gėzuar, qė vazhdimisht “dielli tė shkėlqejė nė sytė tuaj”… edhe ju mendoni se duhet tė ndjeheni kėshtu. Por, ashtu si nė ēdo periudhė tė jetės, edhe gjatė shtatzėnisė keni momente kur nuk jeni nė qejf dhe kur jeni e padisponuar. Pėr mė tepėr shtatzėnia jep edhe arsye shtesė pėr tė qenė e padisponuar dhe e brengosur, ashtu siē jep edhe shumė arsye pėr tė qenė e lumtur. Ndryshimet hormonale nė trupin tuaj janė shkak i lodhjes dhe mundimit tė cilat i mundojnė disa shtatzėna gjatė muajve tė parė tė shtatzėnisė. Ju e vėreni se keni nevojė tė qani pėr gjėra shumė tė vogla, poashtu edhe shumė mė lehtė e humbni durimin dhe nervozoheni lehtė.ndjenjatNjėkohėsisht mund tė keni shumė arsye pėr tė qenė shumė mė tepėr se e brengosur. Pėr shembull mund tė keni probleme me paratė, probleme me punė ose probleme me banimin. Mund tė keni frikė se a mund tė ballafaqoheni si duhet me realitetin e ri si prind. Tė gjitha kėto duhet t’i diskutoni me burrin dhe me familjen.Kur folni pėr kėto gjėra me burrin ose me familjen, e ndjeni veten mė lehtė dhe kjo ju ndihmon qė tė mos brengoseni mė tepėr se ē’duhet pėr kėto probleme. Ėshtė e rėndėsishme qė ju tė fleni sa duhet. Natyrisht qė nėse jeni e lodhur dhe vraponi poshtė e lartė, domosdo qė do tė jeni e padisponuar edhe nėse nuk jeni shtatzėnė.

Mos lejoni qe shtatezania te ndryshoje ritmin e jetes suaj! Vazhdoni te beni gjerat te cilat i keni qejf dhe ju japin kenaqesi.
Ėshtė normale qė kohė pas kohe tė mos jeni nė qejf, por nėse pėr njė kohė mė tė gjatė ju vėreni se jeni nė depresion, atėherė kjo ėshtė pėr t’u shqetėsuar. Cilido qė tė jetė shkaku i mosdisponimit, ose edhe nėse fare nuk ekziston ndonjė shkak, por ju thjesht nuk jeni nė qejf, patjetėr bisedoni me mjekun tuaj pėr kėtė.

JU BRENGOSENI PĖR LINDJEN


Njė brengė qė e kanė shumė gra ėshtė lindja. Ato kanė frikė se a do tė jenė nė gjendje qė tė pėrballojnė dhimbjet e lindjes. Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė imagjinohen dhimbjet e lindjes… kėtė me fjalė s’mund t’ju tregojė askush, edhe pse shumica e grave qė kanė lindur tentojnė t’ju pėrshkruajnė ato dhimbje.

frika
Filloni tė lexoni bashkė me burrin tuaj pėr lindjen. Kėrkoni informacione shtesė nga mjeku juaj gjatė vizitave antenatale.

Filloni tė mendoni pėr mėnyrėn e lindjes. Kėtė gjė bisedoni me mjekun tuaj dhe sė bashku duhet ta pėrpiloni planin e lindjes. Sė bashku me ju do tė jetė patjetėr edhe burri, por mos harroni se edhe ai mund tė jetė anksioz. Tė dy sė bashku e keni mė tė lehtė, sesa po tė ishit vetėm.

]JU DHE BURRI JUAJ


Shtatzėnia bėn qė nė raportet qė keni me burrin tė ndryshojnė, sidomosnėse kjo ėshtė shtatzėnia e parė. Secili prej nesh dallon, prandaj disa i tejkalojnė lehtė kėto ndryshime, kurse pėr disa tė tjerė kjo ėshtė mė e vėshtirė.

Gjėja mė e rėndėsishme qė duhet ta keni parasysh gjatė shtatzėnisė ėshtė se do tė keni momente tė vėshtira, por edhe shumė arsye pėr tė qenė shumė afėr njėri tjetrit dhe pėr tė ofruar mė shumė dashuri pėr njėri tjetrin.

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nga ky moment tė keni pėrgjigje nė njė pyetje shumė praktike: a do tė jetė burri juaj i pranishėm nė lindje? Nė rrethanat tona kjo ėshtė e vėshtirė, por shumė maternitete e ofrojnė kėtė mundėsi. Shumė nga burrat kanė dėshirė qė tė jenė tė pranishėm nė lindje. Nė pjesėn LINDJA kam dhėnė disa sugjerime se si babai mund tė ofrojnė ndihmė lidhur me lindjes.


MARRĖDHĖNIET SEKSUALE GJATĖ SHTATZĖNISĖ

Shumė njerėz brengosen pėr faktin se a ėshtė rrezik qė tė kenė marrėdhėnie seksuale gjatė shtatzėnisė. Nuk ekziston asnjė arsye fiziologjike e cila pengon qė ju tė keni marrėdhėnie seksuale gjatė gjithė shtatzėnisė, natyrisht nėse shtatzėnia ėshtė pa komplikime dhe normale. Gjatė marrėdhėnieve seksuale bebja nuk rrezikohet, sepse penisi nuk depėrton mė thellė se vagina. Mitra ėshtė e mveshur plotėsisht nga muskujt e qafės sė mitrės dhe nga mukusi. sexz

Mė vonė gjatė shtatzėnisė, gjatė marrėdhėnieve seksuale mund tė stimulohen kontraksionet (tė cilat quhen kontraksionet e Braxton Hicks). Nė kėtė rast e ndjeni se mitra ju ėshtė forcuar. Nuk keni nevojė tė alarmoheni, sepse kjo ėshtė njė gjė normale. Nėse nuk ndjeheni rehat, shtrijuni dhe pushoni derisa tė kalojė kontraksioni.

Nėse mė parė keni pasur abort, duhet qė paraprakisht tė konsultoheni me mjekun. Ndoshta mjeku juaj, varėsisht nga gjendja juaj, mund t’ju kėshillojė qė tė mos keni marrėdhėnie seksuale, sidomos nėse keni gjakderdhje nga vagina dhe nėse ju ka shkuar ujori (sepse nė kėtė rast rritet rreziku pėr infeksionin e bebes).Edhe pse seksi pėr shumicėn e ēifteve ėshtė i parrezikshėm gjatė shtatzėnisė, mund tė mos jetė edhe shumė i lehtė.

Ju do tė duhet tė gjeni pozicione tė ndryshme. Nė kėtė periudhė ėshtė me rėndėsi qė sė bashku tė gjeni njė pozitė tė pėlqyer pėr tė dy. Disa ēifte ndjejnė njė kėnaqėsi akoma mė tė madhe kur kanė marrėdhėnie seksuale gjatė shtatzėnisė. Disa tė tjerė nuk kanė qejf qė tė kenė marrėdhėnie seksuale, por preferojnė mėnyra tjera pėr tė shfaqur dashuri njėri tjetrit. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ju dhe burri juaj tė flisni me njėri tjetrin pėr kėtė gjė.

DHIMBJA E SHPINĖS

Gjatė shtatzėnisė ligamentet zbuten dhe bėhen mė elastike pėr t’u pėrgatitur pėr lindjen. Pėr kėtė arsye ngarkohen nyjet nė pjesėn e poshtme tė shpinės dhe tė pelvikut dhe shkaktohet dhimbja e shpinės. Me rritjen e bebes rritet konkaviteti i shpinės dhe kjo favorizon edhe mė tepėr dhimbjen e shpinės.



Pėr ta evituar dhimbjen e shpinės:

* Mos ngritni pesha tė rėnda;
* Kur ngritni diēka nga toka mbani shpinėn drejt;



* Nėse duhet tė kapni diēka tė rėndė, mbani sa mė afėr trupit;
* Kur dėshironi tė ktheheni mbrapa, mos e rrotulloni shpinėn, por lėvizni me kėmbė gradualisht;
* Veshni kėpucė tė rrafshėta sepse nė kėtė mėnyrė pesha shpėrndahet nė mėnyrė tė njėtrajtshme;
* Kur punoni, tavolinėn duhet ta keni nė nivel tė duhur ashtu qė tė mos keni nevojė tė pėrkuleni;
* Nėse keni bėrė pazar dhe jeni duke bartur gjėrat deri nė shtėpi, pėrpiquni qė ta ndani pėrafėrsisht nė mėnyrė tė barabartė peshėn tė cilėn e bartni;
* Kur uleni mbani shpinėn drejt dhe tė mbėshtetur mirė.

Pėr ta parandaluar dhe pėr ta lehtėsuar dhimbjen ndihmon shtrati i fortė. Nėse shtratin e keni tė butė, mund ta futni nėn tė njė copė dėrrasė.

Ndihmon edhe masazha. Kujdesuni pėr veten dhe pushoni mjaftueshėm sidomos nė fund tė shtatzėnisė.
Nėse ju dhemb shumė shpina, kėrkoni nga mjeku juaj qė t’ju rekomandojė ndonjė fizioterapeut. Fizioterapeuti mund t’ju rekomandojė disa ushtrime tė cilat do t’ju ndihmojnė.





Nėse pas lindjes ndjeni dhimbje nė ije, nė kryqe, nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe nė pjesėn e brendshme tė kofshave si dhe nėse ecni me vėshtirėsi ose ngjiteni shkallėve me vėshtirėsi, patjetėr duhet ta informoni mjekun. Shkaku mund tė jetė te ērregullimi i nyjes sė simfizės. Kjo gjendje quhet symphysis pubic dysfunction (SPD). Kjo prek njė numėr tė vogėl tė grave, por kur diagnostikohet herėt dhe kur mjekohet si duhet, ju do ta evitoni dhimbjen dhe problemet tjera.

KAPSLLĖKU

Constipation treatments Eat fruits and veg
Pėr shkak tė ndryshimeve hormonale qė ndodhin nė trupin tuaj, ju qė nga fillimi i shtatzėnisė mund tė vuani nga kapsllėku. Ju ndihmon nėse:

* Merrni sasi tė mjaftueshme tė fibrave me ushqim duke ngrėnė: bukė misri, cereale, fruta dhe perime etj.
*
* Ushtroni vazhdimisht pėr tė mbajtur tonusin e muskujve nė nivel tė duhur;
* Pini mjaft lėngje;
* Nėse ju shkaktojnė kapsllėk, mos merrni tableta tė hekurit. Bisedoni me mjekun pėr problemin qė ju shkaktojnė kėto tableta. Nėse patjetėr duhet t’i merrni, atėherė duhet tė pranoni faktin se do tė keni kapsllėk.


KRAMPET MUSKULARE


Krampet janė dhimbje tė pėrnjėhershme, therrėse zakonisht nė muskujt e kėrcirit ose tė shputės. Mė sė shpeshti paraqiten natėn. Nuk dihet arsyeja pse shfaqen. Ndihmon nėse i tėrhiqni gishtat e gėmbėve pėrpjetė ose nėse bėni masazh muskujve. Nėse bėni ushtrime tė rregullta gjatė shtatzėnisė, sidomos nė nivel tė nyjeve tė shputės dhe kėmbėve, kjo e pėrmirėson qarkullimin e gjakut dhe e parandalon paraqitjen e krampeve



RRJEDHJA NGA GJIRI

Rrjedha e gjirit gjatė shtatzėnisė ėshtė mjaft e shpeshtė dhe nuk keni nevojė tė brengoseni. Por, patjetėr paraqituni te mjeku nėse nga gjiri ju rrjedh gjak.

PLOGĖSHTIA

Shtatzėnat shpeshherė e ndjejnė veten tė plogėsht. Kjo ndodh kur truri nuk merr sasi tė mjaftueshme tė gjakut. Nėse vlera e oksigjenit zbret shumė, juve mund tė bie tė fikėt. Kjo ndodh mė shpesh gjatė shtatzėnisė pėr shkak tė ndryshimeve hormonale tė cilat ndodhin nė trupin tuaj. Mund t’ju errėsohet para syve sidomos nė rastet kur qėndroni nė kėmbė pėr njė kohė tė gjatė ose kur ngriteni shumė shpejt nga karriga (ose shtrati). Ndodh shpesh edhe kur jeni e shtrirė nė kurriz

* Kur doni tė ngriteni nga karriga ose shtrati, bėni kėtė gradualisht dhe ngadalė
* Nėse ju errėsohet para syve derisa jeni duke qėndruar nė kėmbė, gjeni shpejt njė karrige pėr t’u ulur dhe do t’ju kalojė shpejt. Nėse nuk ju kalon, shtrihuni nė krah.
* Nėse nuk ndjeheni mirė derisa jeni shtrirė nė kurriz, kthehuni nė krah. Nuk ėshtė mirė qė tė qėndroni shtrirė nė shpinė nė fund tė shtatzėnisė ose gjatė lindjes.


AFSHET E TĖ NXEHTIT GJATĖ SHTATZĖNISĖ

freskia

Gjatė shtatzėnisė do tė keni vapė. Kjo ndodhė pėr shkak tė ndryshimeve hormonale dhe pėr shkak tė rritjes sė furnizimit tė lėkurės me gjak. Poashtu do tė djersiteni mė shumė. Ja disa kėshilla:

* Veshni rroba tė shlira dhe nga materiali josintetik, pasi qė trupi ju ajroset mė shumė dhe materiali absorbon djersėn.
* Dhomėn mbani tė freskėt; mund tė mbani edhe njė freskuese nė dhomė.

Lani trupin vazhdimisht pėr qenė tė freskėt.


KOKĖDHIMBJA

Migraine Headache SymptomDisa gra gjatė shtatzėnisė kanė shumė kokėdhimbje. Nėse keni kokėdhimbje dilni dhe shetitni dhe mė pas shtrihuni pushoni dhe reloksohuni. Gjatė shtatzėnisė ėshtė mirė qė tė pėrdorni sa mė pak barna, por njė tabletė paracetamol konsiderohet e sigurt gjatė shtatzėnisė.
Nėse keni kokėdhimbje shpesh, atėherė patjetėr duhet tė kėshilloheni me mjekun. Kokėdhimbja e madhe mund tė jetė shenjė e shtypjes sė rritur tė gjakut

PENGESAT NĖ TRETJE DHE URTHI


Kėto shkaktohen pjesėrisht pėr shkak tė ndryshimeve hormonale dhe mė vonė edhe pėr shkak se mitra e rritur e shtyp lukthin. Nėse keni kėto ankesa:

* Hani mė shpesh dhe nė sasi mė tė vogla;
* Kur hani uluni me kurriz drejt, pasi qė nė kėtė mėnyrė e lironi lukthin nga presioni;
* Mos hani ushqimet tė cilat ju shkaktojnė kėto probleme si pėr shembull ushqimet e pjekura dhe pikante, por patjetėr kujdesuni qė tė hani mirė.

pengesat
Urthi ėshtė diēka mė shumė se pengesė nė tretje. Ėshtė dhimbje e fortė djegėse prapa dėrrasės sė gjoksit. Shkaktohet nga mosfunksionimi I valvulės qė gjendet midis lukthit dhe ezofagut, prandaj acidet kalojnė nė ezofag. Shpesh shfaqet kur qėndroni shtrirė. Pėr tė evituar urthin:

* Kur fleni futni nėn kokė njė jastėk mė tė madh;
* Pini njė gotė qumėsht; mbani njė gotė qumėsht te shtrati qė ta keni afėr nėse ju del gjumi nga urthi;
* Mos hani as mos pini disa orė pėrpara se tė flini;
* Kėrkoni kėshilla nga mjeku;
* Mos merrni tableta antacidike e asnjė bar tjetėr pa u kėshilluar me mjekun (mund tė jenė tė rrezikshėm pėr t’u pėrdorur gjatė shtatzėnisė).


KRUARJA


Ėshtė normale qė gjatė shtatzėnisė tė keni kruarje tė lehtė tė lėkurės. Kjo ėshtė pėr shkak se lėkura juaj gjatė shtatzėnisė furnizohet mė tepėr me gjak. Nė fund tė shtatzėnisė lėkura e barkut tendoset, prandaj mund tė keni kruarje. Ju ndihmon nėse veshni rroba tė shlira.

Por, kruarja mund tė jetė shenjė e njė problemi mė serioz qė quhet kolestaza obstetrike. Nėse kruarja bėhet e padurueshme ose nėse shihni se ju ėshtė zverdhur lėkura dhe sklerat e syve, patjetėr shkoni te mjeku.
[
]NAUZEA DHE MUNDI NĖ MĖNGJES

Nauzea ėshtė shumė e shpeshtė nė fillim tė shtatzėnisė. Disa grave ju vjen mundim nė mėngjes, disa grave tjera jo vetėm nė mėngjes, por gjatė gjithė ditės.

Nuk dihet me siguri se pse paraqiten kėto ankesa, por me sa duket shkaktohen nga ndryshimet e hovshme hormonale tė cilat ndodhin gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė.

Zakonisht nauzea nuk paraqitet mė pas javės 12 ose 14 tė shtatzėnisė. Ajo mund tė jetė problem shumė serioz nė fillim tė shtatzėnisė. Edhe diēka ėshtė me rėndėsi: nauzea paraqitet tamam nė periudhėn e shtatzėnisė kur ndjeheni e lodhur dhe e ngarkuar emocionalisht, kurse njerėzit pėrreth jush nuk e dinė qė ju jeni shtatzėnė dhe presin nga ju qė tė kryeni tė gjitha punėt normalisht siē i keni bėrė gjithmonė.

* Nėse ndjeni mundim nė mėngjes, mos u ngritni menjėherė nga krevati, por jepni kohė vetes. Nėse mundeni hani diēka para se tė ngriteni nga krevati (ndonjė tost ose biskota). Burri juaj mund t’ju sjellė nė krevat njė ēaj tė nxehtė.
* Pushoni shumė dhe flini sa herė qė keni mundėsi. Nėse jeni e lodhur, kjo e rėndon problemin qė keni.
* Hani shpesh dhe nė sasi tė vogla, e jo shumė dhe nė tri racionet kryesore siē mund tė keni bėrė pėrpara; por vazhdoni tė hani mirė.
* Pini shumė lėngje.
* Kėrkoni ndihmė nga personat qė keni pėrreth.
* Mos e mbani mendjen te nauzea. Shpeshherė ajo pėrkeqėsohet sa mė shumė qė ju mendoni pėr tė.
* Evitoni ushqimet dhe aromat tė cilat ju bėjnė tė keni mundim. Ndihmon nėse dikusht tjetėr gatuan pėr ju. Nėse nuk mund tė gatuan dikush tjetėr atėherė hani ushqime qė pėrgatiten lehtė si patate tė ziera, pasta dhe puding me qumėsht.
* Veshni rroba tė rehatshme. Rrobat e ngushta ju bėjnė tė ndjeheni keq.

Nėse nuk e ndjeni veten mė mirė, kėshillohuni me mjekun.

GJAKRRJEDHJA NGA HUNDA


Pėr shkak tė ndryshimeve hormonale, shpeshherė ndodhė qė gratė shtatzėna tė kenė gjakrrjedhje nga hunda. Kjo zakonisht zgjatė shkurt, por ndonjėherė mund tė jetė shumė e shprehur.

hunda

Pėr ta ndalur gjakrrjedhjen nga hunda, shtrėngoni me gishtin e madh dhe tregues hundėn nėn pjesėn e fortė ku janė kockat e hundės dhe mbani tė shtrėnguar pėr 10 minuta. Nėse gjakrrjedhja nuk ndalet, mbani tė shtrėnguar edhe pėr 10 minuta tjera.

Derisa nuk humbni shumė gjak, nuk keni arsye pėr t’u alarmuar. Mund tė jetė e vėshtirė, por mundohuni qė tė mos teshtisni nė mėnyrė eksplozive. Gjatė shtatzėnisė mund tė vėreni se shpesh i keni hundėt e zėna.

URINIMI I SHPESHTĖ

Urinimi i shpeshtė ėshtė shenjė e hershme e shtatzėnisė. Ndonjėherė vazhdon gjatė gjithė shtatzėnisė. Nė fund tė shtatzėnisė shkak i urinimit tė shpeshtė ėshtė shtypja qė ushtron koka e bebes nė fshikėzėn urinare.

urin

Nėse zgjoheni shpesh gjatė natės pėr tė urinuar, provoni tė mos pini shumė lėngje disa orė para gjumit, por patjetėr qė duhet tė keni kujdes qė gjatė ditės tė pini mjaft lėngje. Nė fund tė shtatzėnisė, disa grave ju ndihmonė kur lėvizin pėrpara dhe prapa derisa janė nė toalet.

Nė kėtė mėnyrė fshikėza urinare lirohet nga presioni ashtu qė mitra e rritur mund tė zbrazet mė lehtė. Nė kėtė mėnyrė nuk do tė keni nevojė qė tė shkoni shumė shpesh nė toalet.

Nėse gjatė urinimit ndjeni dhimbje ose keni gjakrrjedhje, mund tė keni infeksion urinar i cili duhet tė mjekohet. Pini shumė lėngje pėr ta holluar urinėn dhe pėr ta zvogėluar iritimin e fshikėzės. Brenda 24 orėve duhet patjetėr qė ta kontaktoni mjekun.

Shpesh shtatzėnave ju ndodhė qė t’iu rrjedhė pak urinė kur kolliten, teshtiten, kur qeshin, ose kur ngriten shpejt nga karrika. Kjo ndodhė sepse muskujt e dyshemesė sė pelvikut janė relaksuar pėr t’u pėrgatitur qė tė kalojė bebja gjatė lindjes.

Bebja e cila rritet vazhdimisht, e rrit shtypjen nė fshikėzėn urinare. Nėse kjo paraqet problem pėr ju, provoni tė bėni ushtrimet trupore pėr tė forcuar tonusin e muskujve tė dyshemesė sė pelvikut (lexo Ushtrimet e dyshemesė sė pelvikut). Kėrko ndihmė nga mjeku.


ENJTJA E KĖMBĖVE DHE E GISHTĖRINJVE

Pasi qė gjatė shtatzėnisė mblidhet mė shumė ujė nė organizėm, vie deri te enjtja e kėmbėve dhe e gishtave. Nė mbrėmje, sidomos nėse koha ėshtė e nxehtė ose nėse keni qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė, uji mblidhet nė pjesėt e poshtme tė kėmbėve. enjtja

Ju duhet qė tė:

* Evitoni tė qėndroni nė kėmbė pėr njė periudhė tė gjatė;
* Veshni kėpucė tė rehatshme;
* Mbani kėmbėt lartė; pėrpiquni qė tė pushoni njė orė nė ditė me kėmbėt e ngritura mė lartė se niveli i zemrės;


Bėni ushtrimet e kėmbėve – kjo ju ndihmon

DHĖMBĖT DHE MISHI I DHĖMBĖVE


Mishi i dhėmbėve gjakrrjedhė pėr shkak tė baktereve tė cilat gjenden nė dhėmbė. Gjatė shtatzėnisė pėr shkak tė ndryshimeve hormonale, pėr shkak tė baktereve, mishi i dhėmbėve inflamohet edhe mė tepėr. Mishi i dhėmbėve enjtet dhe gjakrrjedhė mė me lehtėsi. Pėr tė mbajtur tė shėndoshė dhėmbėt dhe mishin e dhėmbėve:

* Pastroni dhėmbėt me rregull.
* Mos pini as mos hani shumė shpesh pije e ushqime qė kanė sheqer.
* Tregoni denstistit se jeni shtatzėnė dhe diskutoni me tė se a duhet t’I mjekoni dhėmbėt tash apo ta shtyeni deri pas lindjes.

SEKRETI VAGINAL

Shumė gra kanė sekret tė shtuar gjatė shtatzėnisė. Sekreti normalisht duhet tė jetė i pastėr e i bardhė dhe nuk duhet tė ketė erė tė rėndė. Nėse sekreti ka ngjyrė ose ka erė tė rėndė dhe nėse ju keni kruarje, ju mund tė keni infeksion tė vaginės. Duhet tė paraqiteni te mjeku. Infeksioni mė i shpeshtė ėshtė kandidiaza tė cilėn mjeku e mjekon me lehtėsi.


ENJTJA E KĖMBĖVE DHE E GISHTĖRINJVE


Pasi qė gjatė shtatzėnisė mblidhet mė shumė ujė nė organizėm, vie deri te enjtja e kėmbėve dhe e gishtave. Nė mbrėmje, sidomos nėse koha ėshtė e nxehtė ose nėse keni qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė, uji mblidhet nė pjesėt e poshtme tė kėmbėve. enjtja

Ju duhet qė tė:

* Evitoni tė qėndroni nė kėmbė pėr njė periudhė tė gjatė;
* Veshni kėpucė tė rehatshme;
* Mbani kėmbėt lartė; pėrpiquni qė tė pushoni njė orė nė ditė me kėmbėt e ngritura mė lartė se niveli i zemrės;


Bėni ushtrimet e kėmbėve – kjo ju ndihmon



NDRYSHIMET NĖ LĖKURĖ DHE NĖ FLOKĖ

pagjumesia

Pėr shkak tė ndryshimeve hormonale thimthi i gjirit dhe zona pėrreth do tė ketė ngjyrė mė tė errėt. Edhe lėkura do tė merr ngjyrė mė tė errėt. Bengat dhe vėrragėt e mėhershme marrin ngjyrė mė tė errėt.

Te disa gra paraqitet njė vijė me ngjyrė tė errėt nė midis tė barkut. Kėto ndryshime do tė tėrhiqen pas lindjes, ndonėse edhe pėr njė kohė thimthat do ta mbajnė ngjyrėn e errėt.


Nėse rreziteni gjatė shtatzėnisė, do tė vėreni se do tė nxiheni mė shpejt. Mbroni lėkurėn me krem pėr rrezitje me faktor tė lartė mbrojtės. Mos qėndroni nė diell pėr njė kohė tė gjatė.
Gjatė shtatzėnisė qimet rriten mė shpejt. Flokėt mund tė bėhen mė tė yndryrshėm. Pas lindjes do t’ju bijnė flokėt. Nė fakt, janė ato qime tė cilat ishin rritur mė tepėr gjatė shtatzėnisė.


disa probleme me serioze qe munde te ndodhin gjate shtatezzenise..


* Beba e cila rritet mė ngadalė

Mjeku do ta pėrcjellė rritjen e bebes suaj sidomos nėse mė parė keni lindur fėmijė me peshė tė ulėt ose nėse jeni duhanpirėse e apasionuar. Edhe shtypja e lartė e gjakut shkakton kėtė problem. Nėse mjeku e sheh tė arsyeshme, ai mund tė bėjė teste tė tjera pėr ta pėrcjellur rritjen e bebes.

Gjatė javėve tė fundit tė shtatzėnisė, mjeku duhet t’ju thotė qė tė shėnoni numrin e lėvizjeve qė bėn beba. Ju duhet ta kontaktoni mjekun menjėherė nėse ju duket se lėvizjet e bebes janė mė tė rralla ose nėse ndalen krejt.

Nėse me ekzaminime tregohet se bebja juaj nuk po rritet mirė brenda nė mitėr, rekomandohet qė tė indukohet lindja ose qė lindja tė kryhet me prerje cezariane.

* Shtypja e lartė e gjakut dhe
pre-eklampsia

Mjeku do t’ju kontrollojė shtypjen e gjakut dhe do t’ju analizėn e urinės gjatė ēdo vizite antenatale, sepse shtypja e lartė e gjakut mund tė jetė shenja e parė e njė gjendjeje qė quhet pre-eklampsia e cila prek 10% tė shtatzėnive. Pre-eklampsia quhet edhe hipertensioni i indukuar nga shtatzėnia (Pregnancy Induced Hypertension, PIH Syndrome).

Edhe nėse keni pre-eklampsi ju do ta ndjeni veten shumė mirė. Disa gra kanė kokėdhimbje, ērregullime tė tė pamurit, enjtje dhe dhimbje barku. Edhe nėse nuk ka fare simptome, pre-eklampsia mund tė jetė e rėndė. Ndonėse nė shumicėn e rasteve kjo sėmundje ėshtė e lehtė deri mesatare dhe nuk shkakton probleme, ajo nė disa raste mund tė jetė shumė serioze si pėr nėnėn ashtu edhe pėr beben. Nėse nuk mjekohet mund tė pėrparojė nė eklampsi qė shoqėrohet me konvulzione tė nėnės. Prandaj vizitat antenatale janė shumė tė rėndėsishme!

Zakonisht pre-eklampsia paraqitet kah fundi i shtatzėnisė, ndonėse problemet mund tė paraqiten edhe mė herėt. Rrallėherė ndodhė qė tė paraqitet pas lindjes. Sa mė herėt qė shfaqet aq mė e rėndė do tė jetė ajo. Nėse gjėrat fillojnė qė tė mos shkojnė mirė, mjeku do t’ju mjekojė. Trajtimi mund tė jetė qė nga pushimi nė shtėpi ose nė spital deri edhe dhėnia e barnave pėr ta ulur shtypjen e gjakut. Nė disa raste mund tė indikohet edhe lindja e parakohshme e bebes.

* Gjakrrjedhja nga vagina

Gjakrrjedhja nga vagina ėshtė shenjė e rrezikut nė cilėndo periudhė tė shtatzėnisė qė tė paraqitet. Gjakrrjedhja nė fillim tė shtatzėnisė mund tė jetė shenjė e shtatzėnisė jashtė mitrės ose shenjė e abortit, edhepse shumė gra tė cilat kanė gjakrrjedhje nė kėtė periudhė do tė kenė rrjedhė normale tė shtatzėnisė. Nėse keni gjakrrjedhje dhe dhimbje paraqituni te mjeku menjėherė!

Nėse keni gjakrrjedhje nė muajin e pestė tė shtatzėnisė kjo mund tė jetė pėr shkak tė ngjitjes sė placentės nė pjesėn e poshtme tė mitrės (placenta praevia) ose qė placenta ka filluar tė shkolitet nga mitra (abruptio placentae). Tė dy kėto gjendje janė tė rrezikshme pėr ju dhe pėr beben tuaj, prandaj paraqituni urgjentisht te mjeku!

Qelizat nė sipėrfaqe tė qafės sė mitrės zakonisht ndryshojnė gjatė shtatzėnisė dhe pėr kėtė arsye shpeshherė paraqitet gjakrrjedhja sidomos pas marrėdhėnieve seksuale. Edhe infeksionet vaginale mund tė shkaktojnė gjakrrjedhje nė sasi tė pakėt.

Disa shkaqe tė gjakrrjedhjes janė mė serioze se disa tė tjera, prandaj duhet patjetėr qė tė zbulohet shkaku i gjakrrjedhjes. Gjakrrjedhja mė sė shpeshti ndodhė nė fund tė shtatzėnisė, kur rrjedh njė sasi e vogėl e gjakut e pėrzier me mukus. Kjo ėshtė shenjė e pėrgatitjes sė qafės sė mitrės pėr lindjes e cila pritet tė ndodhė shpejt, zakonisht disa ditė para se tė fillojnė kontraksionet. Kur keni kėtė gjakrrjedhje duhet ta njohtoni menjėherė mjekun!

* Kruarja e rėndė dhe kolestaza obstetrike

Edhepse kruarja e lėkurės paraqitet shpesh gjatė shtatzėnisė, nėse kjo ėshtė shumė e shprehur, ėshtė e gjeneralizuar nė krejt trupin dhe paraqitet sidomos nė katėr muajt e fundit tė shtatzėnisė, ėshtė shenja e vetme e njė gjendje tė rrallė qė quhet kolestaza obstetrike. Ky ėshtė njė ērregullim i rrezikshėm. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ju tė paraqiteni te mjeku nėse keni kruarje tė shprehur, sepse kolestaza obstetrike mund tė shkaktojė lindje tė parakohshme, vdekje tė bebes brenda nė mitėr, mund tė shkaktojė probleme serioze obstetrike dhe bart rrezik tė shtuar pėr ju pėr gjakrrjedhje pas lindjes.

Gjinekologėt i llogarisin javėt e shtatzėnisė bazuar nė ditėn e parė tė menstruacionevve tė fundit dhe jo nga dita e koncepcionit. Prandaj, kur ju thuhet se jeni nė javėn e katėrt tė shtatzėnisė, kjo do tė thotė se keni kaluar dy javė nga koncepcioni. Normalisht shtatzėnia zgjatė 37 deri 42 javė duke filluar nga dita e parė e menstruacioneve tė fundit; mesatarisht rreth 40 javė. Nėse nuk jeni e sigurt pėr datėn e menstruacioneve tė fundit, duhet tė bėni njė ekzaminim ultrasonografik i cili ėshtė njė tregues i mirė pėr moshėn gestative tė bebes, sidomos nė fillim tė shtatzėnisė.



Pėrgatitja pEr lindje


Gjatė shtatzėnisė duhet ta pėrgatitni njė ēantė me gjėra tė ndryshme tė cilat do t’ju duhen kur tė shkoni nė spital. Nė kėtė ēantė duhet tė keni:

* Letrat e ekzaminimeve dhe tė analizave tė cilat i keni bėrė nė vizitat antenatale
* Shllafurk dhe papuqe
* Dy ose tre jeleka
* Njė paketim me binde superabsorbuese
* Pesė ose gjashtė palė brekė jo tė reja
* Neseserin me brushėn e dhėmbėve, pastėn e dhėmbėve, krehėrin etj
* Dy peshqira
* Letra freskuese
* Kartė telefoni
* Ndonjė libėr, revistė, MP3 player ose iPod me muzikėn tuaj tė preferuar nė mėnyrė qė ta kaloni kohėn dhe tė relaksoheni
* Dy bluza tė gjera me mėngė tė shkurtėra
* Njė deodorans
* Teshat dhe pelenat pėr beben
* Termometėr pėr beben


Ju duhet tė shkoni nė spital nėse keni kėto shenja:

* Kontraksione tė rregullta.

Gjatė gjithė shtatzėnisė ju mund tė keni shtrėngime nė bark – kėto janė kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjė se lindja ka filluar ėshtė kur kontraksionet paraqiten ēdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bėhen gjithnjė e mė tė forta. Gradualisht kontraksionet do tė zgjasin mė tepėr, do tė jenė mė tė forta dhe mė tė shpeshta.

* Gjakrrjedhja nga vagina.
Pak para lindjes del nga vagina njė copė mukusi i pėrzier me sasi tė pakėt gjaku. Nėse humbni mė tepėr gjak kjo ėshtė shenjė rreziku dhe menjėherė duhet tė shkoni nė spital.

* Pėlcitja e ujorit
Bebja juaj brenda nė mitėr noton nė ujė. Nė momentin kur pėlcasin cipat e ujorit duhet tė shkoni nė spital.

Shpeshherė gratė shtatzėna kanė frikė kur shkojnė nė spital pėr tė lindur. Kanė frikė nga vetė dhimbjet e lindjes, nuk e dinė se a do tė bėjnė tamam atė qė duhet gjatė lindjes, kanė frikė pėr shėndetin e vet dhe pėr shėndetin e bebes etj. Duhet ta dini se gati tė gjitha gratė shtatzėna kanė kėtė frikė – kjo duhet t’ju bėjė qė tė ndjeheni mė lehtė!Mos harroni qė nė spital tė merrni tė gjitha letrat e ekzaminimeve dhe tė analizave tė cilat i keni bėrė nė vizitat antenatale. Sapo tė mbėrrini nė spital do tė shkoni nė dhomėn e pranimit. Aty mjeku do t’ju ekzaminojė qė nėnkupton:

* Do t’ju kontrollon pulsin, do t’ju matė temperaturėn, do t’ju kontrollojė shtypjen e gjakut dhe do t’ju kontrollojė urinėn
* Do t’ju palpojė (prekė) barkun pėr tė parė pozicionin e bebes dhe do tė dėgjojė tė rrahurat e zemrės sė bebes
* Do tė bėjė ekzaminimin e brendshėm pėr tė kontrolluar sa ėshtė zgjeruar qafa e mitrės.

Kėto ekzaminime mund tė pėrsėriten edhe disa herė tjera gjatė lindjes. Gjithmonė bėni pyetje pėr ēdo gjė qė ju intereson!

Lindja i ka katėr faza. Nė fazėn e parė zgjerohet (dilatohet) qafa e mitrės. Nė fazėn e dytė bebja del kah vagina jashtė. Nė fazėn e tretė del placenta. Faza e katėrt quhet faza pasplacentare.

LINDJA ME VAKUUM

Ndonjėherė nxjerrja e bebes duhet tė ndihmohet me vakuum ose me forceps pėr shkak se kontraksionet janė tė dobėta ose sepse ju jeni lodhur dhe nuk keni fuqi ta shtyeni beben teposhtė. Fillimisht zbrazet fshikėza urinare dhe ju bėhet epiziotomia. Mė pas nė kokėn e bebes vendoset njė kupė metali ose gome dhe midis kėsaj kupe dhe kokės sė bebes me ndihmėne aparatit krijohet vakuum. Mjeku tėrheq beben teposhte dhe ju nė tė njėjtėn kohė e shtyni beben. Nė kokėn e bebes pas lindjes do tė formohet njė e ngritur e cila hiqet shumė shpejt.



LINDJA ME OPERACIONli


Janė disa situata kur mėnyra mė e sigurt pėr t’u kryer lindja ėshtė operacioni. Beba nxirret kah barku i nėnės qė zakonisht prehet horizontalisht nėn vijėn e brekėve (quhet prerja bikini). Anestezioni mund tė jetė i pėrgjithshėm ose spinal. Nė anestezioni tė pėrgjithshėm ju nuk do tė dėgjoni asgjė dhe do tė zgjoheni pasi qė tė kryhet operacioni.

Nėse anestezioni do tė jetė spinal, para operacionit do t’ju bėjnė njė injeksion nė shpinė dhe ju ndonėse do tė dėgjoni dhe do tė mund tė komunikoni, nuk do tė ndjeni aspak dhimbje. Sot, nga mjekėt preferohet mė shumė anestezioni spinal, sepse gjatė anestezionit tė pėrgjithshėm, anestetiku mund tė kalojė edhe te beba.

 
Top
0 replies since 30/3/2012, 19:35   5412 views
  Share