MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Nėnat e besimtarėve

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/10/2011, 22:07     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Disa shkrimtarė ngrenė polemika tė ashpra mbi parimin e poligamisė, duke u pėrpjekur ta kufizojnė apo parandalojnė atė qė Islami e ka lejuar nė lidhje mė kėtė ēėshtje. Ndonjėherė ata thonė se Islami nuk ka dhėnė njė leje tė qartė dhe herė tė tjera thonė se nė ruajtjen e zhvillimit tė qytetėrimit dhe tė interesave tė njerėzimit, burri duhet tė ketė vetėm njė grua.

Pa dyshim kėto mendime u shfaqėn nė shoqėritė tona, si rezultat i faktorėve tė ndryshėm tė cilėt kishin nevojė pėr analiza tė detajuara, pėr t’u refuzuar krejtėsisht.Tashmė prej shumė vitesh kundėrshtarėt e poligamisė janė pėrpjekur pėr tė ndryshuar ligjin, duke ia pėrshtatur pikėpamjeve tė tyre. Megjithatė, pėrpjekjet e tyre ēaluan kur ngjallėn zemėrimin e ulama (dijetarėve) dhe atyre burimeve qė merren me ēėshtjet Islame. Nė atė kohė shkrova njė artikull rreth natyrės sė poligamisė, tė cilėn mendoj se ėshtė me vend ta pėrsėrisė edhe kėtu, para se tė merrem me temėn qė kemi pėrpara, pasi ekziston njė lidhje e qartė midis tė dyjave.

Jeta ka vendosur ligje kulturore dhe ekonomike, tė cilat pashmangshmėrisht vendosen mbi njerėzit, nė e ditshin apo jo ata, apo qofshin ata injorantė ndaj tyre apo qė dėshtojnė tė pėrgatisin vetet e tyre. Mes kėtyre ēėshtjeve qė ligjet shoqėrore pėrcaktojnė ėshtė edhe marrėdhėnia e njė burri me shumė gra, ku injoranca e trilluar mund tė konsiderohet si njė pėrpjekje e kotė nė realitetin kundėrshtues.

Kjo ndodh pasi pėrqindja e burrave ndaj grave mund tė jetė ose i barabartė ose nė favour tė njėrės palė. Nėse ato janė tė barabartė apo nėse gratė janė mė pak, atėherė automatikisht poligamia do tė zhduket dhe natyra do tė vendosi shpėrndarjen e drejtė sipas numrit, ku ēdo dėshirė e burrit, dashur padashur i duhet tė pranojė fatin e tij. Megjithatė nėse numri i grave ėshtė mė i madh se i burrave, atėherė ne jemi tė detyruar tė hasim njė prej kėtyre tre situatave tė mundshme:

1. Me detyrim disa gra duhet tė heqin dorė apo tė privohen prej patjes sė njė burri, deri nė vdekje.
2. T’u lejojmė burrave tė kenė dashnore dhe tė ligjėrojmė tradhėtinė bashkėshortore.
3. Tė lejojmė poligaminė

Mendojmė se vetė gratė, para burrave do tė kundėrshtonin njė jetė tė privuar, po ashtu nuk do tė pranonin njė jetė mėkatare dhe me shkelje.

Atėherė i vetmi burim, i lėnė i hapur pėr gruan ėshtė tė ndaj burrin e saj mė njė grua tjetėr, e cila duhet tė jetė nė mbrojtjen e tij tė drejtė, pasi ajo dhe fėmijėt e saj konsiderohen tė tijėt. Nė kėtė mėnyrė nuk ekziston asnjė mėnyrė pėr mos pranimin e parimit tė poligamisė qė Islami pranon.

Pėr mė tepėr, ekziston njė dallim i madh nė dėshirat seksuale tė burrave. Disa burra u ėshtė dhėnė shėndet i mirė, instikt i gjallė dhe jetė e rehatshme, e cila nuk u ėshtė dhėnė tė tjerėve. Eshtė anormale tė barazojmė njė burri me ndjenja tė ftohta me njė tjetėr qė posedon tė kundėrtėn. A nuk u lejojmė sasi mė tė madhe ushqimi, atyre qė kanė oreks tė madh, gjė tė cilėn nuk ia lejojmė tė varfėrve dhe tė dobtėve?

Ekziton edhe njė arsye tjetėr: gruaja mund tė jetė e dobėt fizikisht, e sėmurė, sterile apo e vjetėr dhe pėrse duhet tė flaket pėr kėto arsye? Duke u bazuar nė lidhjen e vjetėr ėshtė e drejtė qė ajo tė qėndrojė nėn mbrojtjen e burrit dhe qė atij t’i jepet e drejta e zgjedhjes sė njė gruaje tjetėr, i cili do tė mbaj drejtėsi tė plotė nė lidhjen martesore.

Pavarėsisht justifikimeve pėr poligami, Islami rreptėsisht refuzoi ta bėnte atė pėrhapje tė epsheve apo prirjeve tė burrave kah kėnaqėsia dhe fuqia e tepruar. Taksat shkojnė nė pėrputhje me pasuritė dhe ndėrsa sigurohen letėsira, ato ndiqen prej detyrave mė tė rėnda. Nė kėtė mėnyrė, nė rastin e poligamisė, dikush duhet tė sigurohet se mbizotėron drejtėsia absolute. Nėqoftėse njė burrė ka pėr qėllim lėndim e vetes, fėmijėve apo grave nė poligami, atėherė poligamia nuk ėshtė e lejuar pėr tė.

Nėse ligji konsideron pamundėsinė pėr sigurimin e shpenzimeve tė nevojshme si pengesė pėr t’u martuar, atėherė pėr mė shumė arsye kjo konsiderohet pengesė pėr t’u martuar mė shumė se njė herė. Sheriati i kėshillon tė rinjtė qė nuk kanė mundėsi tė martohen tė agjėrojnė dhe e urdhėron burrin qė nuk ka mundėsi tė gjej grua, tė qėndroj i pastėr. E ata qė nuk kanė mundėsi martese, le tė pėrmbahen derisa All-llahu t'i begatojė me tė mirat e veta. (Kur’an 24:33)

Atėherė cila ėshtė pozita e dikujt qė ėshtė i martuar me njė grua? Atij i duhet tė ushtroj mė shumė vetėpėrmbajtje dhe pastėrti.
Eshtė e zakonshme qė me gratė tė vijnė shumė fėmijė dhe Islami e bėn tė detyrueshme pėrkujdesjen me drejtėsi mes fėmijėve, nė lidhje me arsimimin, trajtimin me dashuri dhe sigurimin e jetesės, nuk ka rėndėsi nėse nėnat e tyre ndodh qė tė jenė tė ndryshme. Hadithi thotė: “Allahu e mallkon atė person qė e bėn fėmijėn e tij kokėfortė apo tė pabindur. Pasi babai poligamik duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr pasojat qė sjell mosbarazia e ndjenjės sė dashurisė apo dhembshurisė.

Po ashtu Islami e bėn tė detyrueshme drejtėsinė midis grave. Megjithėse askush nuk mund tė jetė i aftė pėr tė kontrolluar prirjen e zemrės sė dikujt, ende gjenden veprime dhe rrethana tė tjera nė tė cilėn burri mund tė qėndrojė brenda kufijve tė sheriatit, duke mbajtur drejtėsi dhe patur frikė Allahun nė lidhje me njerėzit dhe pasurinė qė Ai ka vendosur nėn kujdesin e tij.
Profeti a.s ka thėnė: “Nė tė vėrtetė Allahu do tė pyesi secilin njeri rreth asaj qė Ai i ka lėnė nėn kujdes, nė qoftė se e ka ruajtur apo e ka shkatėrruar atė. Ai gjithashtu ka thėnė: “Eshtė gjynah i mjaftueshėm pėr njė njeri dėmi qė mund ti shkaktojė atyre qė i ka nė zotėrim”

Kėto janė kufijtė e drejtėsisė tė cilėn Allahu ka vendosur mbi poligaminė dhe ēdokush qė mund tė barti ngarkesa tė tilla mund tė martohet dy, tre apo katėr gra, nėse ai e dėshiron kėtė, nė tė kundėrt lejeni atė tė jetė i kėnaqur vetėm me njė. “Dhe nėse i frikėsoheni se nuk do tė jeni tė drejtė, atėherė kėnaquni me njė”

Kam lexuar se disa gazetarė i kundėrshtojnė parimet e poligamisė, ngase kėrkojnė tė dinė se pėrse burrave u lejohet tė kenė mė shumė se njė grua, ndėrsa grave nuk u lejohet tė kenė mė shumė se njė burrė? I kam parė tė gjithė kėta njerėz dhe kam zbuluar se shumica prej tyre janė ose tė pamoralshėm, tė shthurur ose rufjanė. U habita ngase ato jetonin nė njė botė tė mėkatshme dhe ajo qė urrenin mė shumė ishte qė familjet duhet tė ngriheshin mbi themelet e pastėrtisė.

Pėrgjigja pėr kėtė pyetje tė sėmurė ėshtė se qėllimi i parė i marrėdhėnies seksuale ėshtė krijimi i familjes dhe edukimi i fėmijėve nė njė atmosferė tė pastėr. Kjo nuk ėshtė e mundur nė shtėpinė e njė gruaje e cila frekuentohet nga njė numėr burrash dhe e cila nuk e di se cili ėshtė babai i fėmijėve tė saj. Pėr mė tepėr roli i gruas nė sferėn e marrėdhėnieve seksuale ėshtė i marrėsit, jo i dhėnėsit, i tė udhėhequrit, jo i udhėheqėsit. Gjithkush mund tė mendojmė njė motor qė tėrheq katėr vagona, por jo njė vagon qė tėrheq katėr motora. Eshtė pėrgėnjeshtrim i natyrės sė gjėrave, pėr tė debatuar se burrat nuk janė pėrgjegjės pėr gratė.

Me tė vėrtetė ėshtė e trishtueshme sesi shumica ka zgjedhur mos t’i marri parasysh kėto kufij, duke shkuar nė poligami pa qenė aspak i vetėdijshėm pėr kuptimin dhe zbatueshmėrinė e drejtėsisė sė pėrshkruar. Nė fakt, ata i janė pėrgjigjur thirrjes sė epshit edhe pse i ka ēuar ata drejt dhunimeve tė pėrsėritura dhe padrejtėsisė sė qartė. Pėr shembull, njė burrė i paaftė pėr tė mbajtur veten, ende lufton pėr t’u martuar, si edhe njė tjetėr i paaftė pėr tė mbajtur njė, ende shikon pėr njė tė dytė. Dikush dėshton nė pėrmbushjen e nevojave tė fėmijėve pėr arsimim, apo nė shpėrndarjen e pasurisė sipas kapriēove tė tij, ndėrsa akoma njė tjetėr martohet me njė grua tė dytė duke e braktisur tė parėn. Duhet parė nėse burri ėshtė i aftė pėr mbajtjen e katėr grave si edhe tė fėmijėve tė tyre, apo ende jeton nė varfėrinė seksuale dhe shijon kompaninė e grave tė pandershme. Cili ėshtė mjekimi i kėsaj rrėmuje? A e mbron poligamia e jashtėligjshme Ummetin prej kėtyre sėmundjeve? Sigurisht jo. Pėr tė kufizuar tė lejueshmen ėshtė provė e mungesės sė tė kuptuarit tė ligjit Islam.

Megjithatė nėse Islami qėndron nė heshtje mbi ēėshtjen e poligamisė atėherė ka qenė detyra jonė pėr tė dhėnė opinionin tonė dhe nė kėtė rast ne duhet tė jemi nė favor tė saj, nė interest tė mirėqėnies publike, tė cilėn e kemi shpjeguar nė fillim tė diskutimit. Megjithatė, caktimi i rregullit ėshtė diēka, ndėrsa keqzbatueshmėria e saj ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Kur legjislacioni duhet tė zbatohet pėr tė reformuar shoqėrinė tonė dhe pėr tė fuqizuar pėrkulshmėrinė nė lidhje mė kėtė, pastaj i lini ligjvėnėsit tė kthejnė energjitė e tyre kah garantimi, se drejtėsia ėshtė vendosur nė gjithė aspektet e saj. Ndėrkaq ėshtė humbje kohe dhe shfrytėzim i pavlerė debatimi mbi parimet e vetė poligamisė.

Konfidencialisht mund tė them se kjo ėshtė njė prej ndikimeve tė kryqėzatės moderne kundra vendeve Islame, pasi Krishtėrimi i vetmi nga gjithė fetė e tjera qysh prej kohės sė Nuhut a.s e ka ndaluar poligaminė. I kufizonte tė gjithė burrat vetėm me njė grua, pavarėsisht pozitės sė tyre, duke e lėnė shoqėrinė tė luftoj me problemet e tepėrisė sė grave dhe tėrbimin e instikteve bazė me ēdo lloj mjeti tjetėr qė mund tė grumbullohej. Tashmė pėr shumė grupe poligamia konsiderohet si ves, ndėrsa tradhėtia konsiderohet si argėtim i parėndėsishėm. Problemi qė tashmė ekziston ėshtė ai i besimit dhe moralit nė tėrėsinė e tyre dhe nėn kėto rrethana pėrpjekjet pėr tė ndaluar poligaminė ėshtė njė pėrpjekje e dallueshme pėr tė njollosur shoqėrinė nė kurriz tė Islamit dhe nė emėr tė ligjit.

Njė numėr i madh profetėsh dhe njerėzish tė drejtė janė martuar me njė apo me mė shumė gra, e cila nuk e pakėsoi devocionin e tyre aspak. Faqet e Dhjatės sė Vjetėr, tė cilat i kemi edhe sot janė dėshmi ndaj kėtij fakti. Islami nuk e konsideron pėrmbajtjen nga marrėdhėniet seksuale si njė formė adhurimi, ashtu si e konsiderojnė murgjit, si edhe nuk e konsideron mėkat martesėn me katėr gra, ashtu siē pėrshkruhet nė Krishtėrim. Mėkati lind, kur instikti seksual lihet tė bredhi lirishėm apo ndrydhet nė atė mėnyrė sa gjen rrugėdalje tė tjera, si ujėrat e nėndheshėm.

Ajo ēka transmetohet nė biografitė autentike tė Profetit a.s. ėshtė se ai u martua me Hadixhen nė moshėn 25 vjeē ndėrsa ajo ishte 40. Ai qėndroi i martuar me tė dhe me asnjė tjetėr, derisa zonja fisnike, e lartė ishte mbi 65 vjeē. Ajo vdiq kur ai ishte te tė 50-at. Asnjė prej armiqėve tė tij mė tė fortė nuk guxoi ta akuzonte pėr imoralitet apo paturpėsi, dhe nė kėtė perudhė tė jetės sė tij, nė kohėn mė aktive dhe mė tė mbingarkuar tė ēdo burri, ylli i ndershmėrisė dhe fisnikėrisė ndriēonte nė ballin e tij kudo qė ai shkonte.

Nėse ai do tė kishte dėshiruar pėr t’u martuar me ndonjė tjetėr, nuk ekzistonte as ligj as arsye apo zakon pėr ta ndaluar atė. Poligamia ishte traditė mes arabėve, e njohur si pjesė e besimit tė babait tė profetėve, Ibrahimit a.s. Megjithatė ai e kėnaqi veten me njė, nė tė cilėn ai gjeti ngushėllim, lehtėsim dhe rehati, pavarėsisht se ajo ishte nė moshė tė vjetėr kur ai ishte nė kulmin e burrėrisė. Ky qėndrim ėshtė me rėndėsi tė madhe.

Kur Hadixha ndėrroi jetė, profeti deshi tė rimartohej, ku bukuria nuk ishte prej kritereve tė tij nė zgjedhjen e patnereve tė jetės. Edhe po tė kishte vepruar nė kėtė mėnyrė, ai nuk do tė ishte kritikuar. Konsiderata kryesore e tij ishte fuqizimi i lidhjeve tė tij me burrat, tė cilėt i kishin dedikuar jetėt e tyre mesazhit dhe thirrjes sė tij. Ai zgjodhi Aishen, vajzėn e Ebu Bekrit, pavarėsisht moshės sė saj tė vogėl, zgjodhi Hafsėn, vajzėn e Umerit, pavarėsisht mungesės sė bukursė. Pastaj zgjodhi Ummu Selemen, vejushėn e komandantit tė tij, i cili ra dėshmor nė rrugėn e Allahut dhe bashkė mė tė gruaja e tij vuajti mjaft nė migrimin nė Abisini, dhe pastaj nga Abisinia nė Medine. Pėrpara asaj ishte Saudah, njė grua e cila kishte hequr dorė nga martesa pėr shkak tė moshės sė madhe. Jeta me kėto katėr gra nuk pritej tė ishte e mbushur me zbavitje dhe gėzim edhe nėse ishte, nuk ka pse tė fajsojmė Profetin a.s. pėr kėtė. Ēdo besimtar ka tė drejtėn e tij pėr tė shijuar shoqėrinė e grave tė tij, dhe nuk ka dyshim qė Profeti a.s. i ka trajtuar qė tė gjitha me barazi.

Mund tė thoni: Por Profeti a.s. kur ndėroi jetė la nėntė gra. Si ka mundėsi kjo, po ashtu si mundet tė ketė atė qė tė tjerėt nuk munden? A mos ėshtė kjo hapje e derės drejt epshit dhe pėrgjigjes ndaj thirrjes sė kėnaqėsisė? Nė pėrgjigje tė kėsaj ne themi: A gjendet ndonjė vend pėr kėnaqėsi nė jetėn e njė burri, i cili nuk qėndroi asnjė ditė tė vetme larg pėrpjekjes sė luftės sė vazhdueshme dhe xhihadit rraskapitės? Me siguri shumė personalitete tė rėndėsisė sė madhe janė kaq tė zenė me problemet e njerėzve qė mezi tė shijojnė njė orė pushim veēse kur duan tė rifitojnė pėrfundimin mundimeve tė pafund njė herė e mirė. Atėherė si ka qenė situata e profetėve tė mėdhenj, tė cilėt u pėrballėn me perceptimin e arabėve siē edhe u treguam?

Po ashtu themi: Ēfarė vendi zė kėnaqėsia nė jetėn e njė njeriu, i cili e kundėrshtoi atė qė nė rininė e tij? A ka mundėsi ta zhyste veten e vet brenda saj, kur ishte burrė i moshuar? Me siguri kushtet qė i rrethonin pesė gratė e tjera e bėnė tė jetonte me to njė pjesė tė barrės qė Profetit i duhej tė barte nė fuksionin e tij si udhėheqės shteti, ku ishte pėrgjegjės pėr komunitetin dhe ēdo individ tė tij. Po ashtu ishte pjesė e pėrgjegjėsisė sė tij pėr tė ngritur tė mirėn dhe pėr tė ērrėnjosur tė keqen.

Merr pėr shembull martesėn e tij me Zejneb bint Jahsh: kjo martesė ishte njė provim i vėshtirė pėr Profetin a.s. Allahu e kishte urdhėruar tė hynte nė tė pėr tė shkatėrruar njė traditė e cila ishte mjaft e pėrhapur mes arabėve, ku priu tėrė siklet dhe vėshtirėsi. Zejneb ishte njėra prej kushėrirave tė tij, tė cilėn ai e kishte njohur qysh nė fėmijėri. Ishte ai qė deshi ta martonte me Zejd ibn Harithah. Megjithėse, asaj nuk i pėlqeu ideja, dhe vėllai i saj e kishte kundėrshtuar martesėn pėr shkak tė krenarisė tė pozitės sė familjes sė tij. Zejneb ishte prej kurejshėve, ndėrsa Zejd ishte njė skllav tė cilin Profeti a.s e kishte liruar dhe e kishte adoptuar si djalė dhe e thėrrisnin Zejd ibn Muhammed. Profeti a.s. kishte insistuar nė kėtė martesė sepse ai donte tė thyente krenarinė e arabėve nė prejardhjet e tyre, ajo nuk kishte asnjė zgjedhje veēse tė pranonte vendimin e Profetit a.s. mbi ēėshtjen, veēanėrisht pasi u shpall ajeti i mėposhtėm.

“Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.” (Kur’an 33:36)

Kėshtu ajo u martua me Zejdin, pavarėsisht ngurrimit nė zemrėn e saj. Shumė shpejt ai zbuloi se nuk mund tė jetonte me atė dhe shkoi e u ankua tek Profeti a.s., i cili ndėrhynte herė pas here pėr t’i vendosr gjėrat nė rregull, por pa rezultat. Nė kėto rethana Allahu i shpall Profetit a.s. se ai duhet ta lejoj Zejdin tė divorcohet prej saj dhe se ai duhet tė martohet me tė. Profeti a.s ishte nė shqetėsim tė madh me kėtė urdhėr tė ēuditshėm dhe ai e mbajti brenda vete, prej frikės se mos njerėzit do tė thoshin se ai po martohej me nusen e djalit tė tij, e cila nuk ishte e lejueshme. Megjithatė, ēka njerėzit do tė thoshin ishte ajo qė Allahu donte tė shkatėrronte; ishte e detyrueshme pėr Profetin a.s tė zbatonte kėtė urdhėr dhe duke shpresuar qė Allahu do ta shpėtonte prej kėsaj situate. Madje ai shkoi mė larg se kaq: kur Zejdi erdhi pėr t’u ankuar pėr gruan dhe i shpjegoi se ai kishte pėr qėllim tė divorcohej me tė, Profeti a.s i ka thėnė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga All-llahu!", (Kur’an 33:37)

Pas kėsaj zbriti shpallja qė e qortonte Profetin a.s. pėr hezitimin e tij, duke e detyruar atė tė zbatonte dėshirėn e Zejdit qė tė ndahej prej gruas, dhe duke e detyruar atė tė martohej me atė, edhe nėse njerėzit do tė ngrinin zėrat, duke thėnė se ai u martua me nusen e djalit tė divorcuar. Kjo ndodhi pasi adoptimi ishte njė formė mashtruese, tė cilėn arabėt e kishin traditė dhe pėr tė cilėn ata u detyruan ta braktisin. Leje veprėn e Profetit a.s. pėr tė dhe ata afėr tij tė jenė tė parėt qė do ta shkatėrrojnė xhahilijen e kėsaj tradite mjaft tė pėrhapur.

Kjo ėshtė historia siē fillon tė na e rrėfej Allahu:
“(Pėrkujto) Kur i the atij qė All-llahu e kishte shpėrblyer (me besim) e edhe ti i pate bėrė mirė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė t'i frikėsohesh All-llahut. E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam ty atė, e pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarve tė tyre, kur ata heqin dorė prej tyre. E vendimi i All-llahut ėshtė kryer.” (Kur’an 33:37)

Gjė e ēuditshme nė kėtė histori ėshtė ajo ēka mendjelehtėt trilluan njė dramė dashurie tė pavlerė me intriga plot epsh. Ata pretendojnė se Profeti a.s ra nė dashuri me Zejnebin dhe i mbajti tė fshehura ndjenjat. Megjithatė kjo doli nė dritė dhe ai u martua me tė pasi ajo u divorcua. Po ashtu ata pretendojnė se pjesa e parė e ajetit tė cituar mė sipėr erdhi si qortim pėr ndjenjėn e tij tė ndrydhur. Jemi mjaft tė habitur nga ky absurditet i llahtarshėm dhe i pėrpjekjes pėr tė fshehur tė vėrtetėn me pavėrtetėsi. Kush mund ta kishte ndaluar Muhammedin a.s. prej martesės me Zejnebin nėse ai e dėshironte? Ajo ishte kushurira e tij dhe ishte ai i cili i dha asaj pėr martesė njė burrė tė cilin ajo nuk e donte. Profeti a.s. insitoi vetė nė kėtė martesė dhe bėri mė tė mirėn pėr ta bindur atė. A do tė kishte ai ndonjė synim pėr tė, pasi t’ia kishte dhėnė dikujt tjetėr?

Tani le tė shohim nė ajetin pėr tė cilin ata pretendojnė se pėrfshin qortimin e Proftit a.s. Ata thonė se ēėshtja tė cilėn ai e mbajti tė fshehur brenda vetes dhe tė cilėn kishte frikė ta shfaqte tek njerėzit ishte dashuria e tij pėr Zejnebin. Me fjalė tė tjera, Allahu e qortoi atė, siē ata pretendojnė, pėr mos shfaqjen e dashurisė sė tij. A ėshtė prej standarteve morale qė pasi njė burrė dashuron njė grua, tė bredh duke reklamuar dashurinė e tij, veēanėrisht kur ndodh qė tė jetė i llojit tė prishur, ku ai do gruan e njė tjetre? A do ta qortonte Allahu njė burrė, pasi ai tė donte gruan e njė tjetri dhe duke e fshehur dashurinė nė zemrėn e tij? A do tė ishte lartėsuar pozita e tij nėse ai do tė bėnte poezi dashurie rreth saj? Kėto janė gjepura, pėr atė Zot! Dhe janė kėto gjepura me tė cilat disa budallenj dėshirojnė tė shpjegojnė Kur’anin.

Allahu nuk qorton askėnd pėr fshehjen e dashurisė sė pamend. Faktet e historisė janė siē i shpjegova. Ajo ēka fshehu Profeti nė zemrėn e tij ishte frika e tė kuptuarit e kėsaj martese tė obliguar, vonesa e tij nė zbatimin e urdhrit tė Allahut dhe frika e tij ndaj trazirės qė do tė bėnin njerėzit kur tė zbulonin se tradita e tyre e dashur e adoptimit do tė shkatėrrohej. Megjithatė, Allahu i shpjegoi Profetit tė Tij se ai nuk duhet tė lejoj asnjė imagjinatė kundėrshimi pėr tė ndaluar zbatimin e urdhrit tė Tij, se ai si gjithė Profetėt para tij, nuk kishte zgjedhje tjetėr por tė dėgjonte dhe tė bindej.

Nėse i kthehemi ajetit i cili flet rreth dashurisė, mund ta gjeni duke pėrfunduar me kėtė deklaratė: “Urdhri i Allahut duhet tė pėrmbushtet”. Pastaj u pasua nga dy ajetet, qė theksojnė kėtė tė kuptuar:

“Pejgamberit nuk i pėrket kurrnjė qortim pėr atė qė All-llahu e ngarkoi me tė. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndėr ata qė ishin mė parė, e urdhri i All-llahut ėshtė vendim i kryer. (ligj i All-llahut ndėr) Ata, tė cilėt i kumtojnė shpalljet e All-llahut, i frikėsohen vetėm All-llahut e askujt tjetėr pos Tij, e All-llahu ėshtė i mjaftė tė jetė llogaritės.” (Kur’an 33:38-39)

Kur dėshiron t’i qetėsosh njerėzit thuaju: “Kini frikė vetėm Allahut.” Mos ua thuaj kėtė kur janė duke kryer njė krim. Thuaju vetėm kur ndėrmarrin njė vepėr fisnike tė virtytit tė lartė, qė bie ndesh me traditat e trashėguara. Eshtė mjaft e qartė prej kėtyre ajeteve, se Allahu nuk po e shtynte Profetin e Tij, pėr tė rėnė kokė e kėmbė nė dashuri me njė grua, por duke e nxitur atė pėr t’i dhėnė zemėr nė ērrėnjosjen e njė praktike tė keqe e cila pėrkrahej fuqishėm, dhe se vetė ai i ishte nėnshtruar asaj. Kjo ėshtė arsyeja pėrse menjėherė pas kėsaj Allahu thotė:

“Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send. ” (Kur’an 33:40)

Pėr sa u pėrket zonjave tė tjera me tė cilat Profeti u martua, ato ishin nga familje fisnike dhe mund tė konsideroheshin vajza tė mbretėrve. Shumė rrethana i kanė vėnė nė rrezik, kur atyre iu desh tė pranonin Islamin, tė cilat prijėsi i thirrjes nuk mundi t’i mospėrfillte.

Ummu Habiba ishte e bija e Ebu Sufjanit, prijsi i kurejshėve dhe udhėheqėsi i saj nė luftėn e njėzetė me Islamin. Ajo e pranoi Islamin, duke e kundėrshtuar hapur babain dhe fisin e saj pėr hir tė Allahut. Ajo migroi nga Meka, ku sundonte babai i saj, pėr nė Abisini. A mendoni se Profeti do ta kishte lėnė kėtė zonjė, pas vdekjes sė burrit tė saj, nė peripecitė e kohės? Ai e morri atė pėr grua pėr nder tė vlerėsimit tė sakrificės sė saj nė rrugėn e Allahut.

Safijah ishte e bija e Hujajit, mbretit hebre. Babai, vėllai dhe burri i saj vdiqėn nė konfiktin mes Islamit dhe Judaizmit, ku ajo ra pėr pjesė njė ushtari i cili dinte vetėm se ajo ishte njė robėreshė lufte pėr t’u pėrdorur si ti shkonte atij pėr shtatė. Nėse Profeti a.s. u tregua i mėshirėshėm dhe i dha asaj lirinė, i lehtėsoi plagėt dhe e nderoi tė kaluarėn e saj duke u martuar me tė, a mund tė fajsohet ai pėr kėtė?

Xhuvajrijah ishte e bija e Al Harithit, prijėsi i Banu al Mustalikėve. Fisi i tij hasi disfatė nga duart e muslimanėve dhe qė tė gjithė u morrėn si robėr lufte. Profeti e ngushėlloi prijėsin e hidhėruar duke u martuar me vajzėn e tij, nė kėtė mėnyrė ai u mėsoi muslimanėve sesi tė sillen me fisnikėri dhe zemėrgjerėsi. Ajo ēka ai dėshironte prej kėsaj ndodhi, domethėnė rikthimin e lirisė nė fis, tė burrave dhe grave, pasi muslimanėt u ndienė tė shqetėsim qė kishin si robėr lufte krushqit e Profetit.

Mund tė ndodh nė mendjet e atyre qė kanė pak njohuri rreth siras, se jeta e Profetit a.s. ishte e ngritur mbi tepri tė ushqimit, pijeve dhe kėnaqėsi tė tjera. Pamja qė shfaqet menjėherė pėr ta ėshtė e njė njeriu i cili kishte shumė gra, qė do tė thotė se ai ishte i zhytur nė epshe materiale, ku tavolina e tij ishte e tejmbushur me gjithė llojet e mishėrave, frutave dhe pijeve dehėse, ndėrsa shijonte shoqėrinė e grave joshėse dhe ēdo ditė ndihej nė njė gjendje tė shkujdesur. Kjo panoramė mund tė jetė shumė apo pak e asaj ēka ndodh nė pallatet e mbretėrve. Megjithatė, kini kujdes se mos bėheni budalla i vetes nga mendimi se njė copėz e atij luksi mund tė gjendej nė shtėpitė e Profetit a.s. Ktheheni mendjen menjėherė nė njė lloj tjetėr jete tė thjeshtė pėr tė parė nė tė njė burrė, shqetėsimi i tė cilit ishte vetėm pėr tė vėrtetėn, i cili luftoi pėr njohjen e saj dhe u pėrpoq nė maksimum pėr tė grumbulluar njerėzit rreth saj, kėnaqėsia e tė cilit gjendet nė hapat e tij, qė e sollėn afėr qėllimit tė tij dhe e larguan prej epsheve tokėsore.

Nėse gjylet e topave mbi sipėrfaqen e tokės do tė arrin yjet mė tė largėt, vetėm atėherė joshjet e kėsaj jete do ti afroheshin zemrės sė Muhamedit a.s. Ky ishte njeriu i zgjedhur dhe i pastruar nga providenca hyjnore, dhe kėshtu qėndroi nė pritje tė botės tjetėr. Ai ka thėnė: “Ēfarė duhet tė bėj me kėtė botė? Unė jam thjesht njė njeri qė qėndron nėn hijen e pemės pastaj ēohet dhe e len atė.” Aspiratat e tij ishin drejt idealeve tė larta dhe ndaj asaj qė do tė jetė fati i ēdokujt kur t’i kthehet Allahut: “Vendi ku bie njė kamzhik nė parajsė ėshtė mė e mirė se gjithė bota dhe ēka nė tė, ku njė ecje e njė mėngjesi apo njė mbrėmje nė rrugėn e Allahut, ėshtė mė e mirė se gjithė bota dhe ēka nė tė.

Jeta e tij me gratė ishte njė rrugicė e vėshtirė tė cilėn asnjėri nuk mund ta bart. Buhariu transmeton nė autoritetin e Enesit Ibn Malik: “Nuk di qė Profeti a.s tė ketė parė copė buke tė hollė para se tė ndėronte jetė, as nuk ka parė ndonjėherė Sumeyt me sytė e tij.”

Aishja transmeton: “Ne shihnim tek hėna e re- tre hėna nė dy muaj dhe asnjė zjarr(pėr ushqim) nuk ndizej nė shtėpitė e Profetit a.s.”

‘Uruah ibn al Zubajr e pyeti atė: “Cfarė ju dha ai pėr tė ngrėnė?”
Ajo u pėrgjigj: “Dy gjėra tė zeza: hurma dhe ujė.” A’ishja po ashtu transmeton: “I Dėrguari i Allahut a.s. vdiq dhe nė dollapin tim nuk kishte fare mish pėr tė ngrėnė. Nė njėrin prej rafteve gjendej vetėm njė copė buke elbi.”
Krevati qė pėrdorte pėr tė fjetur, ishte bėrė prej lėkurės me fibėr.

Ai do tė qetėsohej nė tė, dhe pa e ngrohur mirė atė, mė tė kėnduar njė gjel, ai do tė ngihet nė pėrgatitjen e faljes sė mėngjesit.
Nga ky pėrshkrim, nuk duam tė themi se Islami i urren gjėrat e mira tė jetės apo se Profeti a.s. vendosi njė shembull pėr njerėzit qė ti braktisin ato. Sheriati ėshtė i thjeshtė dhe i qartė mbi kėtė ēėshtje. Ne po paraqesim faktet e jetės sė njė burri qė nuk pati dėshira pėr gjėra qė njerėzit e tjerė vrisnin vetet pėr to. Njė burrė u jep fėmijėve tė tij tė vegjėl njė lodėr, qė tė gėzojnė dhe ata luftojnė njėri-tjetrin pėr tė, por natyra e tij burrėrore e mban atė larg lojės sė fėmijėve.

Disa shkencėtarė dhe mendimtarė harrojnė ushqimin qė ėshtė pėrgatitur pėr ta, jo si pėrbuzje e tij, por mendimet e tyre janė tėrėsisht tė zhytur nė shkencat e tyre. Mundem tė shoh tek Profeti a.s. sesi e pa shumicėn e njerėzve tė luftojnė mbi kėnaqėsitė e rrufeshme, duke tundur kokėn dhe duke u thėnė: “Nėse e di atė qė unė di, do tė qeshni pak dhe do tė qani shumė.” Pastaj do t’i lutej Allahut; “O Allah, siguroi familjes sė Muhammedit ushqim” Eshtė pėrbuzje pėr intelektin dhe padrejtėsi zhurmėmadhe pėr historinė, qė njė i jashtėm duhet tė shikoj apo tė dėgjoj se Muhammedi kishte shumė gra, duke u bazuar mbi kėtė tė pėrfundojė se kjo ėshtė provė e privilegjit pėr kėnaqėsi dhe pėrmbushjes sė epshit.

Nė anėn tjetėr, askush nuk duhet tė mendoj se kjo jetė e thjeshtė ishte sepse ai nuk kishte mundėsi tė jetonte mė mirė, se nėqoftėse Muhammedi do tė kishte patur mundėsi pėr njė jetesė plot luks, ai do ta kishte shijuar veten dhe do tė kishte grumbulluar pasuri dhe grave tė tij do t’u ishin plotėsuar kėrkesat dhe do tė kishin grumbulluar pasuri nė mėnyra tė ndryshme. Jo. Ai e kishte forcėn pėr tė mbajtur pėr vete pasuri, e cila kalonte si fillim prej duarve tė tij dhe nėn kontrollin e tij. Megjithatė, shpirtmadhi Muhammed qėndronte mbi dėshirėn e kėnaqėsive tė vogla pasi sytė e tij ishin tė fiksuar nė njė qėllim mė tė lartė. Nėse atij i ishte siguruar thesari i tėrė botės, mendimi i tij i parė do tė ishte tė kėnaqte nevojėn e njerėzve pėrpara ēdo gjėje tjetėr.

Ebu Hurejra ka tėnė:
“Po ecja me Profetin a.s. nė fushėn e llavės afėr Medinės. U drejtuam nga Uhudi dhe ai tha: “Ebu Dharr”
Unė iu pėrgjigja dhe ai vazhdoi “Nuk do tė kisha dashur tė kisha flori sa mali i Uhudit dhe pas tre ditėsh tė kisha ende njė dinar prej pasurisė time pėrveē njė borxhi tė vogėl pėr tė shlyer.” Duhet t’ia fal robėrve tė Allahut si filanit dhe filanit.” Ai tregoi kah tė djathtės dhe tė majtės sė tij si edhe mbrapa tij. Ai eci pėr pak dhe pastaj tha: “Ata me mė shumė do tė jenė prej tė paktėve nė Ditėn e Gjykimit pėrveē atyre qė bėjnė kėtė dhe kėtė, ai tregoi nė tė djathtėn, nė tė majtėn dhe mbrapa tij, dhe me tė vėrtetė ata janė pak.”

Ushqimi mė i shijshėm nė gojėn e njė njeriu tė ngopur nuk jep asnjė kėnaqėsi. Profeti ishte i ngopur nė zemėr dhe shkėlqimi i botės ndaj tė cilės tė tjerėt do tė nguteshin nuk do tė lėvizte asnjė fije floku prej kokės sė tij. Nuk ėshtė habi, qė ai e shpėrndante pėr tė nevojshėmit dhe shpresuesit ēfarėdo qė i arrinte, pasi pasurinė ai e kishte nė zemėr. Pėr kėtė qėndrim flet Allahu nė Kur’an:

“Dhe mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t'i sprovuar me tė, sepse shpėrbimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm.Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet. (Kur’an 20: 131-132)

Ajo qė Profeti a.s dėshironte mė shumė ishte tė mbrohej prej peripecive tė botės dhe padrejtėsisė sė njeriut, dhe qė ai dhe familja e tij mos tė poshtėrohej nga varfėria. Ai jetoi me parimin: “Cka ėshtė e pakėt dhe e mjaftueshme ėshtė mė e mirė se ēka ėshtė e shumtė dhe munduese.” Brenda kufijve tė sė paktės dhe tė mjaftueshmes ai donte tė ishte i lirė prej kthetrave tė njerėzve, kėshtu qė ai i lutej Allahut: “O Allah, kėrkoj strehim tek Ty prej varfėrisė, urisė dhe turpit, prej bėrjes keq (ndaj tė tjerėve) apo prej tė qenurit i bėrė keq dhe prej sjelljes padituri apo qė tė tjerėt tė sillen padituri ndaj meje.” Ai ka thėnė: “O Allah, kėrkoj nga Ty udhėzim, devocion, shėndet dhe vetmjaftueshmėri.” Kjo formė e ashpėr jetese i detyroi gratė e tij tė duronin vėshtirėsitė qė nuk i kishin njohur mė parė. Shumica e tyre vinin prej shtėpive luksoze dhe ishin mėsuar nė kohėn mė pėrpara tė jetėve tė tyre me ushqime tė mira dhe bollėk, si nga baballarėt apo nga burrat e tyre tė mėparshėm. Si rrjedhim nuk ishte aspak habi, qė ato tė shqetėsoheshin pėr kėtė jetė tė re dhe tė kėrkonin qetėsi, lehtėsim dhe rehati. Ato u mblodhėn sė bashku, pavarėsisht dallimeve tė vogla qė ato kishin, pėr t’i kėrkuar Profetit a.s. rritje tė kuotės financiare. Ata ishin nė shtėpinė e njeriut mė tė lartė mes arabėve, dhe si rrjedhim mėnyra e jetesės duhet tė ishte me vlerė nominale me pozitėn e tyre. Rolin udhėheqės tė kėtyre kėrkesave e morrėn Aishja dhe Hafsah, ndėrsa tė tjerat i shoqėronin ato.

Profeti u mėrzit shumė nga ky manifestim. Ai ishte i pari musliman nė sipėrfaqen e tokės, ku gjithė sytė e besimtarėve, burra dhe gra, ishin pėrqėndruar mbi atė, nga ēdo drejtimi pasi ai ishte nė rrjedhėn e ndėrtimit tė njė kombi, pėr tė cilin duhej luftuar nė rrugėn e tij pėrmes hordhive armike tė vendosura nė pritje. Nėse familja e tij nuk jetonte jetėn e njė luftėtari, i cili ishte i rrethuar, atėherė si mundte ai tė mbante luftėn dhe t’i autorizonte apo t’i ngarkonte burrat dhe gratė e Ummetit pėr tė hequr dorė nga ēdogjė, me qėllim vazhdimin me kėtė fe deri sa tė arrinte pikėn e sigurisė? Pėr kėtė arsye, Profeti a.s. refuzoi t’u pėrgjigjej kėrkesave tė grave tė tyre pėr rritje tė kuotės financiare. Nė mosmiratimin e njė kėrkese tė tillė, ai vendosi ti bojkotonte ato, dhe u pėrhapėn fjalė se Profeti a.s. i kishte ndarė gratė e tij.

Ebu Bekri dhe Umeri u alarmuan nga kėto fjalė, pasi ata ishin baballarėt e nuseve tė Profetit. Ata shkuan dhe kėrkuan njė pjesėmarrje me atė pėr tė verifikuar faktet. Me tė hyrė ata e gjetėn atė tė heshtur dhe gratė e tij tė brengosura rreth tij. Umeri e pyeti nėse ishte e vėrtetė qė ai ishte ndarė prej grave tė tij dhe ai i tha jo.

Pavarėsisht atmosferės sė vakėt qė vazhdonte rėndshėm nė shtėpi, Umari vendosi tė fliste me Profetin a.s. dhe ta bėnte atė tė qeshte. Ai i ka thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, po tė kishe parė tė bijėn e Zejdit (gruan e tij) kur mė kėrkoi pak mė pėrpara pėr njė rritje tė kuotės financiare dhe unė ia kėputa kokėn.”

Profeti a.s. qeshi aq sa iu dukėn dhėmbėt dhė pastaj ka shtuar: “Ato mė kėrkuan njė rritje tė koutės financiare.”
Pas kėsaj Ebu Bekri shkoi tek Aishja dhe e qortoi atė, po ashtu edhe Umari shkoi tek vajza e tij Hafsah. Qė tė dy u thanė: “A i kėrkuar Profetit a.s. atė ēka ai nuk e ka?”

Profeti a.s. i paralajmėroi tė dy baballarėt tė mos u bėnin asgjė bijave tė tyre. Gratė e tij janė penduar. Ato thanė: “Pėr Zotin, ne nuk do ti kėrkojmė tė Dėrguarit tė Allahut a.s. pas kėtij tubimi, atė qė ai nuk e ka.”

Megjithatė Profeti a.s. qėndroi larg tyre pėr njė muaj deri sa ato u penduan. Pastaj Allahu shpalli ajetet e sures Ahzab, e cila u kėrkoi atyre ose tė kėrkonin botėn tjerėr me Profet a.s. mėnyra e jetesės sė tij ishte e kėtillė, ose tė ktheheshin tek familjet e tyre ku do tė gjenin veshje tė fisme dhe ushqim tė shijshėm.

Ky mėsim ishte i mjaftueshėm pėr tė fshirė nga mendjet e tyre hapat e tyre tė dėshirės, e cila u desh tė kapėrcente fazat e diskutimit tė zjarrtė. Ato tė gjitha zgodhėn tė qėndronin me Profetin a.s. sipas parimit tė tij tė vjetėr “ēka ėshtė e pakėt dhe e mjaftueshme ėshtė mė e mirė se ajo ēka ėshtė me bollėk dhe munduese.” Pas kėsaj ato jetuan me atė nė rrugėn e Xhihaditt dhe Tahaxhudit, sakrificės dhe dashamirėsisė, thjeshtėsisė dhe shėrbimit.

“O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Nė qoftė se lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani: unė po ju jap furnizimin (pėr lėshim) dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nė qoftė se e doni All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se All-llahu ka pėrgatiur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira.” (Kur’an 33:28-29) Ato zgjodhėn Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe strehimin e botės tjetėr, ato jetuan me Profetin si ndihmėse tė sė vėrtetės dhe tė shpėrblimit tė dėshiruar.

Me kėtė vetėmohim nė shėrbim tė profetėsisė dhe shpėrfilljes apo mos marrjes parasysh tė dėshirave egoiste, Allahu ua lartėsoi pozitėn dhe ato u bėnė jo thjesht gratė e njė burri qė kėrkonte kėnaqėsi por partnere pėr njė jetė tė ēmuar, tė virtytshme, dhe ato fituan titullin qė Allahu u dhuroi atyre kur u tha:

“Pejgamberi ėshtė mė i ndieshėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre, ndėrsa gratė e tij janė nė vend tė nėnave tė tyre. E ata (tė afėrmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave tė All-llahut, kanė mė tepėr pėrparėsi ndaj njėri-tjetrit se sa besimtarėt e tjerė dhe se sa muhaxhirėt (tė mėrguarit), pėrveē nėse dashamirėve tuaj doni t'u bėni ndonjė tė mirė (u lini testament ose diē tjetėr). Kjo ėshtė e regjistruar nė librin e shquar (Levhi Mahfudh, Kur'an).” ( Kur’an 33:6)

Pėr tė theksuar kėtė amėsi shpirtėrore, nėnave tė besimtarėve iu kėrkua tė veshin hixhab tė plotė dhe nuk i lejohej asnjė tė huaji t’i takonte ato edhe i shoqėruar nga njė mahram. Cdo pyetje e bėrė pėr to rreth ēėshtjeve tė Islamit apo ēėshtje tė kėsaj bote duhet tė bėheshin pas njė perdeje dhe ishte e ndaluar pėr ndokėnd tė martohej me to pas vdekjes sė Profeti a.s. Ky ligj vendimtar vendosi njė ndalesė ndaj atyre njerėzve kureshtarė dhe tė papėlqyeshėm, qė frekuentonin shtėpitė e udhėhėqėsve, vetėm pėr tė vendosur njė ndalesė ndaj atyre qė shpresonin pėr lavdi duke u martuar mė kėto zonja. Nuk shohim asgjė tė ēuditshme nė kėtė ligj, pasi disa burra ishin kaq tė guximshėm, sa njėri prej tyre tha se : “Kur profeti a.s. tė ketė vdekur, unė do tė martohem me Aishen!” Ishte e drejta e Profetit qė ndjenja e tij tė mbrohej, ku ai dhe familja e tij tė ishte e ruajtur prej beduinėve tė tillė tė trashė.

Profeti a.s. nuk pati asnjė djalė nga gratė e tij. Vajzat qė pati nga Hadixhja tė gjitha i vdiqėn qė kur ai ishte gjallė, me pėrjashtim tė Fatimes. Ajo jetoi pak muaj pas vdekjes sė tij dhe ishte e para e familjes sė tij qė e ndoqi nė varr. Ai pati njė djalė me Marian, tė cilėn ia solli si dhuratė Patriarku i Aleksandrisė dhe ajo pranoi Islamin. Ai e quajti djalin Ibrahim, pas stėrgjyshit tė tij, babai i Profetėve. Megjithatė, ai nuk jetoi gjatė dhe vdiq nė fėmijėri.

Enesi ka thėnė: “E pashė atė duke dhėnė shpirt pėrpara Profetit a.s. Sytė e Profetit a.s. u lagėn nga lotėt dhe ai tha: “Sytė qajnė dhe zemra ndihet e hidhėruar, por gojėt tona nuk thonė asgjė pėrveē asaj qė e kėnaq Zotin tonė, dhe ne jemi tė hidhėruar pėr ty o Ibrahim.”

Nė tė njėtėn ditė ndodhi njė eklips diellor, dhe njerėzit thanė se ishte pėr shkak tė vdekjes sė djalit tė Profetit a.s. Pėr kėtė Profeti a.s. qėndroi nė mes tė njerėzve dhe u tha: “O njerėz, dielli dhe hėna janė shenja tė Allahut dhe ata nuk errėsohen me vdekjen e ndonjė njeriu. Saherė tė shihni qė ndodh eklipsi, kryeni falje derisa eklipsi tė ketė mbaruar.

Muhamed Gazali
 
Top
0 replies since 12/10/2011, 22:07   1857 views
  Share