MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Tregime erotike, tregime dashurie, tregime sexy., Tregime te verteta Erotik Shqiptar

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 4/8/2010, 21:54 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete: "te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te. Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim.



E cuditeshme se si nje enderr, nje deshire , pasjon dashurie behet kaq reale, deri ne ate pike sa cdo pjese e trupit te kthehet ne nje petale luleje qe zbutet dhe trembet nga prekja e nje dore plot pasjon, e cuditeshme vertet se si ne largesin qe na ndan, pasjoni na rritet, deshira, frymet tona bashkohen ne nje pershtjellim te cmendur deshirash, klithma te heshtura deshire per tu perqafuar nen batanijen e shtratit te perbashket, nen yjet e neteve te ftohta dimire qe po perjetojme, ti ne krevatin e beqaris , te shtruar me aq kujdes nga nena jote cdo nate, duke pershperitur cdo nate para se te flesh ne tel "kur do behen enderrat e mija realitet zemer?", nje realitet kaq i larget, kaq i afert, kaq mekat, kaq shume dashuri.........kaq shume ne te dy, dhe une larg teje duke hedhur syte ne te vetmen gje qe na lidhe, zemrat, duke te pershperitur perseri "te puth syte zemer per te te takuar ne enderr".
E trishtushme deri diku fakti qe jetojme kaq larg, me friken se cdo fjale qe zemra mban kaq shume te fshehur, po te dal ne siperfaqe, te lirohet nga hekurat qe e mbajne te lidhur, duke bertitur aq fort sa te rimarr fryme se po mbytet, mund te shkaktoje nje bumerang ne jetet e atyre qe aq shume duhen, aq shume jane larg, aq shume vuajne, ne jetet tona zemer.
E lodhshem mendimi se ndoshta dike tjeter ke mes kraheve te tu, dhe sa here e puth thua me vete " me fal zemer," dhe mbylle syte ne cdo prekje buzesh me te, per te harruar qe ajo nuk eshte une, ndodhe??????
Kaq shume qetesues fakti qe ne jetojme ne zemrat e njeri-tjetrit, sido qe te ndodhe, sido qe te jete, ne prape kemi jetuar me njeri-tjetrin, ne nje menyre, ne menyren tone.
Kaq shume deshire ne prekjet e pakta tona , prekje mes buzeve qe shkarazi kerkojne njera-tjetren, trembje, dhe prape cmenduri per te te patur, per te qene me mua, dhe pastaj mos te ndodhe me, mjafton njeher per te mos harruar kurre aromen e trupave te tulatur nga lodhja e nje nate plot pasjon e nje shtrengimi plot afsh e nje perqafimi plot eksitim, e nje deshire per te prekur cdo pjese te trupit vetem me majen gjuhes te cmendur nga cdo intimitet i trupave tani .
D eshire e papercaktuar ndjenjash, prekjesh, mendimesh, klithmash qe ne netet e dimrit , nje dimri qe po na torturon behen me te zjarrta me te medha, me te embla, me te bukura, me eksituese.
Deshire qe cdo pjese e trupit tend te preket nga majat e gishtrinjeve te mi, ku thonjte e kuruar me kujdes te cjerrin lehte lekuren tende te rengjethur nga deshira nga prekja nga puthja e lehte mbi shpatulla qe te vershon pastaj lehte mbi qafe deri te buzet e tua te thara gjysem te hapura qe preken lehte me buzet e mija, qe pervelojne nga deshira per ty. Ti me merr ne krahet e tu, me shtrin para duarve te tua, me prek me majen e gjuhes trupin dhe ngadal dora jote shkon nen kemishen e mendafshte qe mbulon trupin tim.Peshperin lehte dicka te veshi im, qe nga perpelitja e trupave tani gati nuk degjohet, fjale qe te sjellin ne mendje mendimin e vetem, ty, dhe te fshijne nga kujtesa cdo ngjarje, cdo person , cdo moment qe eshte larg ne te dyve, larg momenteve qe ne te dy jetojme, qe ne perjetojme qe ne kaq shume duam. Kaq shume pershtjellime , perqafime, mall ne cdo hap qe ne bejme qe ne enderrojme. Kaq e cuditeshme sesa deshira bene te enderrosh, dhe vetmia te realizoj ne subkoshiencen e gjithe secilit prej nesh. Deshire per te qene ne krahet e tu pushim ndjenje, per te qene ne buzet e tua qetesi shpirti, ne zemren tende stuhi deti, ne trupin tend pervelim eksitimesh. Me pelqen shiki jot ne sy sa here je perballe meje, deshira qe ngjall cdo veprim , cdo levizje, cdo lajke dhe teke qe une kam, deshira qe reflektohet ne levizjet e duarve te tua, ne gishtrinjte qe bute me kapin te gjurin dhe lehte me peshpirt ne vesh " pse dreqin te deshiroj kaq shume?", dhe e tille mbetet pyetja jote, nje retorike qe ti dhe une e dime kaq mire pergjigjen, nje pergjigje qe lind ne thellesi te ndjenjes, asaj ndjenje qe ne te dy duam te fshehim ne skutat me te thelle te tzemres tone, dhe qe kurorezohet me eksitimin e trupave tane sa here na merr malli, sa here deshirojme sa here rrime prane njeri-tjetrit.
E cuditeshme vertet si nje deshire, nje enderr behet kaq reale sa te shkruash per te , si nje nate dashurie.
 
Top
118 replies since 22/4/2010, 21:02   937501 views
  Share