MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Semundje ngjitese seksuale

« Older   Newer »
  Share  
icon1  view post Posted on 14/5/2010, 18:19     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Shum here maredhinet seksuale jane te lidhura me semundjet sekusale qe mund te mbaj parteneri qe keni lidhje me te, sa informacione kemi ne per to? Per ta ber me te qarte se nje mardhenie seksuale nuk mund te jet vetem kenaqsi por ne disa raste dhe rrezik lexoni me :

Ēka janė sėmundjet ngjitėse seksuale?

Sėmundjet ngjitėse seksuale janė sėmundje qė ngjiten nga kontakti trupor gjatė marrėdhėnieve seksuale. Kėto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Kėto poashtu njihen si Infektime ngjitėse seksuale apo me emrin e vjetėr Sėmundje veneriane. Ekzistojnė 25 lloje tė sėmundjeve ngjitėse seksuale. Kėto tė gjitha kanė tė pėrbashkėt ate qė tė gjitha ngjiten nga marrėdhėniet seksuale duke pėrfshirė seksin vagjinal, anal dhe oral. Sėmundjet e pėrmendura nė kėtė fletushkė nuk janė tė gjitha sėmundjet ngjitėse qė ekzistojnė mirėpo thjeshtė ato mė tė zakonshmet.
Si mund tė dini qė keni sėmundje ngjitėse seksuale?

Ēdonjeri qė ėshtė seksualisht aktiv mund tė jetė nė rrezik prej sėmundjeve ngjitėse seksuale. Disa prej sėmundjeve mund tė kenė simptome si shkarkesė nga organet gjenitale, dhėmbje kur urinojnė, ėnjtje dhe inflamim nė organe gjenitale. Shumė sėmundje ngjitėse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Pėr kėtė shkak rekomendohet tė bėni kontrollim pėr shėndet seksual, ti bėni analizat pėr sėmundje ngjitėse seksuale nėse mendoni se jeni nė rrezik. Ndonjherė mund tė kalojė kohė e gjatė deri me shfaqjen e simptomeve kėshtu qė ju mund infektoni dikend gjatė kėsaj kohe prandaj ėshtė e nevojshme ti bėni analizat dhe tė merrni tretman. Nėse jeni nė marrėdhėnie me partner dhe ėshtė vėrtetuar se keni sėmundje ngjitėse, kjo nuk do tė thotė se ai/ajo ka patur marrėdhėnie seksuale me dikend tjetėr. Simptomet e sėmundjeve ngjitėse seksuale mund tė shfaqen me muaj pasė infektimit.
Si mund ti parandaloni sėmundjet ngjitėse seksuale?

Ju mund tė evitoni rrezikun nga sėmundjet ngjitėse seksuale gjatė marrėdhėnieve seksuale tė pėrdorni kondom dhe ju dhe partneri-ėt tuaj tė i bėni analizat. Sa mė shumė partner qė keni aq mė shumė rrezik keni tė infektoheni me sėmundje ngjitėse seksuale. Mėnyrate e tjera qė mund ta redukoni ju mund tė pėrdorni mbrojtės pėr gojė dhe kondoma gjatė seksit oral, tė i pastroni lodrat seksuale pas pėrdorimit, pastroni duart pasė seksit dhe tė pastroni organet gjenitale rregullisht.
Pse ėshtė me rėndsi tė dini se ju keni sėmundje ngjitėse seksuale?

Shumė prej sėmundjeve ngjitėse seksuale janė ngjitėse dhe mund tė shkaktojnė dėmtime pėr njė kohė tė gjatė apo pėrherė, por edhe mund tė shkaktojnė dėme nė pjellshmėri nėse infektimi nuk trajtohet. Shumė prej sėmundjeve ngjitėse seksuale mund tė infektojnė partnerin tuaj gjatė seksit dhe disa nga sėmundjet mund tė barrten nga nėna nė foshnjen e palindur. Sėmundjet ngjitėse seksuale mund tė ndihmojnė barrtjen e HIV.
Udhėzues pėr sėmundjet ngjitėse seksuale?

Vagjinosis bakterial nuk ėshtė saktėsisht sėmundje ngjitėse seksuale sepse nuk ngjitet gjatė marrėdhėnieve seksuale. Megjithatė mund tė keqėsohet nga seksi dhe mė shpesh shfaqet nė femrat tė cialt janė aktive seksualisht se ato qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale asnjėherė. Shkaktohet nga ēregullimi i bakterive normale tė shėndosha qė gjinden nė vaginė. Edhepse janė relativisht tė padėmshme dhe kalojnė pa u dalluar ndonjherė mund tė shkaktojnė erė tė keqe. Pėrderisa nuk ka spjegim tė qartė pse ky infektim ndodh sygjerohet se pėrmbajtja e spermės qė ėshtė alkaline mund tė jetė njėri nga shkaqet pėrshkak qė mund tė shkaktojė ngacmim me bakteriet e vaginės natyrale tė cilat janė acidike. Pėrdorja e spirales mund te jete shkakėtare gjithashtu. Femra nuk mund tė infektojė mashkullin me kėtė infektim mirėpo ėshtė me rėndsi qė infektimi tė trajtohet sepse ndonjėhere infektimi Vaginosis bakterial kalon nė tubat fallopiane dhe shkaktojė infektim mė serioz. Infektimi pėr vaginosis bakterial shėrohet me krem pėr vaginė apo antibiotik.

Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do tė thotė se ėshtė infeksion vetėvetiu. Saktėsisht nuk ėshtė sėmundje ngjitėse seksuale, ėshtė pasojė e aktivitetit seksual. Ndodh vetėm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim nė krye tė penisit dhe ndodh mė shpesh nė meshkujt qė nuk janė tė bėrė synet. Poashtu mund tė shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga pėrdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund tė preventohet duke mos pėrdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshėn e penisit. Mund tė shėrohet me krem pėr ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nėse ėshtė e nevojshme.



Klamidia ėshtė njėra nga infeksionet bakteriale ngjitėse seksuale mė tė zakonshme. Nėse nuk shėrohet mund tė shkaktojė probleme serioze. Klamidia e infekton qafėn e mitrės nė femra. Por infektimi i uretėrs, rektumit dhe syve mund tė shkaktohet nė femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund tė shfqen nė ēdo kohė. Shpesh ndodh qė simptomet tė shfaqen 1 deri nė 3 javė pasė infektimit. Por simptomet mund tė ndodh qė mos tė shfaqen pėr njė kohė tė gjatė.



Morrat pubike janė parasite tė vogla nė form tė gaforres qė jetojnė nė qime dhe pijnė gjakun. Kryesisht atė jetojnė nė qimet pubike, mund tė jetojnė nė flokė, por mund tė gjinden edhe nėn sqjetulla, nė trup, edhe nė qimet e fytyrės si vetulla. Ato mund tė jetojnė edhe jashtė trupit kėshtu qė mund tė gjinden nė rroba, nė shtrat dhe peshqir. Ju mund tė keni morra dhe mos tė jeni i vetėdishėm pėr kėtė, por pasė 2 ose 3 javėve ju mund tė pėrjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnė nė trup nga kontakti gjatė seksit me personin qė ėshtė i infektuar por edhe nėse i ndani rrobat me dikend, peshqirėt apo shtratin. Ende nuk ka mėnyrė efektive pėr ta ndaluar infektimin por nėse jeni tė infektuar atėherė ju mund tė preventoni tė tjerėt tė infektohen duke i larė rrobat dhe qaeshafat e shtratit me ujė tė nxehtė. Krema tė ndryshme mund tė blehen nė barnatore pėr ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do tė thotė qė i largon morrat.



Epididmitisi do tė thotė inflamacion i epididmitisit, tuba qė gjindet nė krye tė testiseve ku sperma qėndron. Epididmtisi nuk ėshtė gjithėmonė rezultat i sėmundjeve ngjitėse seksuale por zakonisht ėshtė nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janė ajėsim dhe dhimbje nė testiser dhe qeset e tyre. Mėnyra mė e mirė pėr tė preventuar infektimin ėshtė duke pėrdor kondom gjatė seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiės dhe gonoreas. Epididmitisi vetėvetiu nuk mund tė ju ngjitet personave tė tjerė mirėpo infeksionet e tjera qė kanė shkaktuar epididmitis mund tė ngjiten (Shikojeni pjesėn pėr infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani pėr kėtė infeksion bėhet me antibiotik.



Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund tė infekton gojėn, pjesėt gjenitale, lėkurėn pėrreth anusit dhe gishtat. Pasė fazės sė parė tė pėrhapjes sė herpesit, virusi vendoset nė fijėzat nervore ku qėndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjė simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnė prej ditės 1 deri nė 26 pasė infektimit dhe zgjasin 2-3 javė. Femrat dhe meshkujt mund tė kenė njė apo mė shumė simptome qė pėrfshinė kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpėrash nė pjesėt gjenitale apo pjesėt anale. Flluska tė mbushura me lėng mund tė pėlcasin dhe lėjnė lėndime tė vogla qė shkaktojnė shumė dhimbje. Personat me infektim mund poashtu tė kenė dhimbje gjatė urinimit nėse urina kalon nė pjesėt e lėndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnė nga gripi si dhimbje koke, temeraturė, dhimbje tė shpindės, gjendra tė ajura.[i]


-----------------------------------

Lythat gjenital janė rritje tė mishi tė cilat mund tė paraqiten ēdokund nė organet gjenitale tė femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi qė quhet virus njerėzor papilloma. Lythat mund tė rriten nė organet gjenitale apo nė pjesėt tjera tė trupit posaqėrisht nė duar. Pasė infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj qė lythat tė paraqiten nė organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund tė dallojnė gunga tė vogla tė bardha apo ngjyrė roze apo mė tė mėdhaja nė formė tė karfiollit. Lythat mund tė paraqiten nė vulvė, penis nė testise apo nė anus. Ato mund tė paraqiten nė formė individuale apo nė grup. Mund tė shkaktojnė kruamje por zakonisht nuk shkaktojnė dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnė simptome tė tjera dhe mund tė jetė vėshtirė tė dallohen. Nėse femrat kanė lytha nė qafė tė mitrės kjo mund tė shkaktojė gjakderdhje apo shumė rrallė shkakrkesė nga vagina me ngjyrė tė pazakonshem.



Gonorrea ėshtė infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojė qafėn e mitrės, uretėrn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund tė shfaqen nė mes 1 deri 4 ditė pasė ekspozimit. Por ndonjherė ėshtė e mundshme tė infektoheni dhe mos tė kenė simptome. Infektimi ėshtė mė e mundshme tė dallohet nė meshkuj se nė femra.


Infektimi i zorrės mund tė ngjitet gjatė seksit. Dy infeksionet mė tė zakonshme janė amoebisiasi dhe gjiardiasis. Kėto janė infeksione bakteriale dhe kur tė kalojnė nė zorrė mund tė shkaktojnė dhimbje nė bark dhe jashtėqitje tė shpeshtė. Infektimi i zorrės mund tė ngjitet gjatė seksit me dikend qė ėshtė i infektuar posaqėrisht gjatė aktiviteteve qė pėrfshinė kontaktin me feēe dhe seksi anal. Infeksioni mund tė preventohet duke pėrdor kondoma, mbrojtės pėr gojė dhe dorėza lateks. Lodrat qė pėrdoren gjatė seksit duhet tė pastrohen pas pėrdorimit dhe duart tė lahen pasė kontaktit me feēe. Ilaqet kurdėr jashtėqitjes ndonjherė mjaftojė pėt tretman tė infektimit por edhe antibiotikėt mund tė pėrdoren.



Hepatiti shkakton inflamimin e mėlqisė. Ka disa lloje tė hepatitit, mė tė zakonshmet janė hepatiti A,B dhe C. Kėto tri lloje tė virusit veprojnė ndryshe. Hepatiti mund tė shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje tė drogės por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral.



Molloskumi ėshtė sėmundje e lėkurės qė shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet nė formė tė gungave tė vogla nė lėkurė dhe mund tė zgjat prej dy javėve deri nė disa vite. Molloskumi shkakton gunga tė vogla nė formė tė perlave nė madhėsi tė qukave nė kofshė, prapanicė, organe gjenitale dhe ndonjherė nė fėtyrė. Ato ngjiten gjatė seksit dhe nga kontakti me lėkurė. Ngjitja mund tė preventohet duke pėrdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lėkurė dhe seksit me personin qė ėshtė i infektuar pėrderisa shėrohet. Nė shumė raste ky lloj infektimi nuk ka nevojė pėr ilaqe sepse zdhuket me kohė. Megjithatė tretmanet si ngrimja e gungave apo mund tė lyhen me njė lloj kemikali.



Uretirisi i pa specifikuar ėshtė inflamim i uretresė nė meshkuj. Ky inflamim mund tė shkaktohet nga disa lloje tė infekcioneve, por mė zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund tė pėrjetohet me muaj edhe nė disa raste me vite nė marrėdhėnie. Simptomet pėrfshijnė dhimbje dhe ndjenja tė djegjes gjatė urinimit. Lloj lėngu i bardhė i vrenjėtur mund tė shfaqet nė krye tė penisit posaqėrisht dallohet nė mėngjez. Ndjenja pėr tė urinuar shpesh poashtu ėshtė njėra nga simptomet. Shpesh mund tė jetė qė nuk keni asnjė simptom por kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė ia ngjitni infeksionin partnerit tuaj.



Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nėn lėkurė dhe shkakton kruamje. Morrat janė shumė tė vogla dhe nuk mund tė shihen dhe shumė njerėz nuk janė tė dijshėm qė janė tė infektuar. Infektimi mund tė shkaktojė kruamje dhe mund tė ia fillojė 2 deri nė 6 javė pasė infektimit. Shenjat e infektimit mund tė jenė si vija tė kuqe nėn lėkurė tė duarve, prapanicės dhe organeve gjenitale. Mėnyra mė e zakonshme e infektimit ėshtė gjatė kontaktit seksual mirėpo ėshtė e mundshme qė infektimi tė ndodh me kėmbimin e rrobave dhe peshqirėve me dikend qė ėshtė i infektuar. Por kjo mėnyrė nuk ėshtė shumė e zakonshme. Nuk ka mėnyrė efektive ta ndaloni infektimin por nėse jeni i infektuar mėnyra qė mos ta infektoni dikend tjetėr ėshtė duke i larė rrobat dhe qarshafat mė ujė tė nxehtė. Pėr ti mbytur kėto morra ėshtė duke e lyer trupin me krem qė mund ta bleni nė barnatore.



Sifilisi nuk ėshtė infektim i zakonshėm nė Britani tė Madhe por ėshtė mė shumė i zakonshėm nė shtete tė tjera. Ėshtė infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatė seksit por edhe mund tė ngjitet nė foshnje tė palindura nga nėnat shtatėzanė. Simptomet e sifilisit janė tė njejta nė meshkuj dhe femra. Janė vėshtirė tė dallohen dhe mund tė shfaqen 3 muaj pasė seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parė dhe e dytė janė mė infektuese.



Infeksioni mykotik ėshtė infeksion qė shumohet e cila jeton nė lėkurė dhe normalisht qėndron si baktrie jo dėmtuese. Por nėse shumohet mund tė shkaktojė kruamje, ajėsim, dhėmbje dhe shkarkesė nė femra dhe meshkuj. Femrat mund tė pėrjetojnė shkarkesė tė bardhė tė trashė dhe dhimbje gjatė urinimit. Meshkujt mund tė pėrjetojnė shkarkesė tė njejtė dhe kanė vėshtėrsi nė lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund tė ngjitet gjatė seksit me personin e infektuar por infektimi mund tė ndodh nėse veshni rroba tė ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund tė ndodh edhe nga disa lloje tė antibiotikėve. Ndonjherė infektimi ėshtė i paqartė mirėpo ngjitja mund tė preventohet duke pėrdor kondom gjatė seksit. Meshkujt duhet tė e pastrojnė nėn lafshin e penisit. Shėrimi i infeksionit mykotik bėhet duke pėrdor tretman kundėr kėrpudhor. Infektimi mykotik mund tė pėrsėritet, posaqėrisht nė femra.



Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitėt qė gjinden nė vaginė dhe uretrėn e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nėse simptomet janė prezent ato mund tė jenė dhimbje gjatė urinimit dhe shkarkesė nė meshkuj, dhimbje gjatė seksit dhe inflamim nė vulvė tė femrave. Ngjitja normalisht ndodh gjatė seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar. Shėrimi bėhet me antibiotik dhe infektimi nuk pėrsėritet.
KUJDES:

Kėto informata nuk jipen si zavendėsim pėr kėshilla profesionale mjekėsore. Ju lutem konsultohuni me mjekė nėse keni ndonjė brengė pėr shėndetin tuaj.
 
Top
0 replies since 14/5/2010, 18:18   432 views
  Share