MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

PRRALLA PER FEMIJE!

« Older   Newer »
  Share  
durrsake
view post Posted on 16/4/2011, 22:33 by: durrsake     +1   -1




KUKULLA E MOTRĖS
Kukullėn e motrės
Nė banjė e lau
Ndėrsa Besa e vogėl
Gjithė ditėn qau
I qenė prishur flokėt
Edhe nė fytyrė
Ia pat shtypur faqet
Nuk i mbet as ngjyrė
Nė mbrėmje babai
Benin e qortoi
Ndėrsa Besės sė vogėl
Kukull tjetėr i premtoi
8. 7. 99
12



QENI I VOGĖL SNUPI
Erdhi nė oborr
Njė qen me ngjyrė hiri
Beni shpejt e kapi
Dhe nė dhomė e mbylli
Kur erdhi babai
Nė mbrėmje nga puna
Babit i tha Beni
Nė oborr e nxura
U inatos babai
S`dua qen nė banesė
Ia lexoi medaljonin
Qė mbante adresė
Pastaj zonjės Tinė
Qenin ia dėrgoi
I tregoi ngjarjen
Tė falur i kėrkoi

ZOGU DHE BENI
I shqeu pantallonat
Pas zogut nė vrap
Hyri dhe nė ferra
Por s`mundi ta kapė
Zogu iku qiellit
Beni nė shtėpi
Sa u nevrikos
Mamaja e tij
U mbyll nė shtėpi
I mėrzitur fare
Zogu e nisi kėngėn
Nė tel mbi dritare

14



LIBRI I SHQYER
Beni nė bibliotekė erdhi
librin pėr ta kthyer
Nga pakujdesia
Kopertinėn e kish shqyer
I foli bibliotekistja
Kopertinėn duke shikuar
Pse kėshtu mor Ben
Librin e ke dėmtuar
Beni kokėn ulur
I turpėruar shkoi
Teta e bibliotekės
Babanė e lajmėroi

BENI DHE XHAXHAI
Njė ditė nė rrugė
Njė xhaxha kaloi
Mirėdita ēun
Benin e turpėroi
Beni uli kokėn
Iku me nxitim
Ia punoi xhaxhai
Pėr mosrespektim
Tė nesėrmen babai
E kishte dėgjuar
Me sjelljen e Benit
Sa ishte turpėruar



VONESA
Nė qytetin tonė
Mbahen karnavale
Edhe Beni i vogėl
Deshi tė hyjė nė valle
Ai u nda nga shokėt
Dhe shumė u vonua
Mamaja u mėrzit
Dhe shumė u dėshpėrua
Babai policinė
E ka alarmuar
Ndėrsa vetė me mėsuesin
Gjithkah ka kėrkuar
Nė mbrėmje shumė vonė
U kthye nė shtėpi
E solli xhaxhi polic
Me shokėt e tij

DUA ĒOKOLLATĖ
Nguli kėmbė Beni
Dua ēokollatė
Sa shumė e turpėroi
Babanė me inat
Kėtė herė nė shtėpi
Erdhi tezja Dritė
Po rastėsisht ēokollatė
Nuk pati atė ditė
Tezja Dritė inatin
Shumė shpejt ia zbuti
Me ēokollata xhepin
Benit ia mbushi



BENI DHE PESHKATARI
Peshkatarit afėr grepit
Peshku iu afrua
Beni e gjuajti gurin
Dhe ai u largua
U zemėrua peshkatari
Nisi t'i kėrcėnohej
Beni e mori ikėn
Nga liqeni tė largohej
U afrua babai
Falje i kėrkoi
Ndėrsa Benin rėndė
Ai e qortoi


BENI NĖ PISHINĖ
Beni bashkė me Lulin
Nė pishinė kanė shkuar
Pa lejen e babait
Atje pėr t'u freskuar
U hodh nė pishinė
Notin pa e mėsuar
Nė ujė u fundos
Shokėt e shpėtuan
Dhe babanė e Benit
Pėr kėtė e njoftuan
Shkuarjen nė pishinė
Vetėm ia ndaluan



FLETORJA E GJUHĖS
Fletoren e gjuhės
Beni e ka harxhuar
Vetura e biēikleta
Polic nė rrugė ka vizatuar
Papritur mėsuesi
Fletoren e hetoi
Benin pėr shkarravina
Atė ditė e qortoi
E shihni u tregon shokėve
Beni ē'ka ka vepruar
Nė fletoren e gjuhės
Ai ka vizatuar
Beni uli kokėn
I turpėruar ngeli
Me gabimin e tij
E tėrė klasa qeshi

KOMPJUTERI I BABAIT
Babai i thotė Benit
Me kompjuterin s'ka lojė
Me tė si veprohet
Unė ty tė mėsoj
Beni nga meraku
Aspak nuk duroi
E ndezi kompjuterin
Lojės ia filloi
I ka shtypur preklat
Pa pasur njohuri
E prish kompjuterin
E babait tė tij
Nė mbrėmje babai
Pakėz e qortoi
Pastaj kompjuterin
Nė servis e dėrgoi



LOJA ME BORĖ
Me topa bore Beni
Filloi tė luajė
Besės motrės vogėl
Filloi t'i gjuajė
Besa miturake
Filloi tė qajė
Babi qėlloi pranė
dėgjoi njė vaj
Babi mė s'duroi
Pak ėshtė nevrikosur
Pėr mbrapshtitė e Benit
Qė nuk kanė tė sosur

MURET E SHKOLLĖS
Beni mori shkumėsin
Di tė pikturojė
Nė murin e shkollės
Nisi tė vizatojė
Shokėt e qortuan
Po ai s'i dėgjoi
Shumė shpejt mėsuesit
Lajmi nė vesh i shkoi
E qortoi Benin
Nė sjellje e dėnoi
Babanė e tij
Nė shtėpi e lajmėroi



BUZĖ LIQENIT
Njė ditė vere Beni
Buzė liqenit u ul
Dhe nisi pulėbardhat
T'i gjuajė me gur
Xhaxhi kujdestar
Benin kur e pa
Mos u gjuaj pulėbardhave
Benit ai i tha
E sheh sa tė bukura
Dhe tė urta janė
Bukuri e liqenit
Shoqen nuk e kanė
Beni uli kokėn
I turpėruar shkoi
Xhaxhi kujdestar
Babait i tregoi

25

GRUSHTAT E BENIT
Rrinte nė njė skaj
Beni nė vetmi
Nuk dinte tė flasė
Me shokėt e tij
Njė djalė i afrohet
Dhe nis ta pėrqeshė
Beni i mbledh grushtet
Dhe do t'ia ngjeshė
Njė ditė nga pas shpine
Dikush e rrėzoi
Beni pa menduar
Me grushte e qėlloi
U alarmua mėsuesi
Deri nė drejtori
Tė nesėrmen nė shkollė
E thirrėn babin e tij
Babanė e Benit
Tė gjithė e informuan
Ndėrsa Benit vėrejtje
Nė ditar i shėnuan



BENI I SĖMURĖ
Beni dje nė borė
Ditėn ka rrėshqitur
Tėrė natėn e gjatė
Ai ka kollitur
Ka temperaturė
Shumė i digjet balli
Nė mėngjes te mjeku
E dėrgoi babai
E kėshilloi mjeku
Pėrjashta mos tė dalė
I dha kokrra e barna
Tė pijė edhe qaj

GJYSMĖVJETORI
Gjysmėvjetori
I vitit ka ikur
Me nota tė dobėta
Beni ka pėrsėritur
Babai i Benit
Sot nė shkollė ka shkuar
Suksesin e gjysmėvitit
Atje pėr ta dėgjuar
I nevrikosur babi
Shumė i turpėruar
Nga notat e Benit
Kur i pat dėgjuar



VONESA E BENIT
Rrugės pėr nė shkollė
Beni kur kalon
Vitrinave tė dyqaneve
Ndalet dhe shikon
I ndodhi njė ditė
Diēka u hutua
Iu shfaq harresa
Nė mėsim u vonua
E qortoi mėsuesi
Nė mėsime pse vonoi
Por mė shumė babai
Problemin kur e kuptoi

TELEFONATAT E BENIT
Pa lejen e babit
Ēdo ditė telefonon
Asnjėherė nė mbrėmje
Atij s'i tregon
Bisedon me shokė
Nuk do tė mendojė
Vallė nė fund tė muajit
Sa do tė kushtojė
Ėshtė fundi i muajit
Shumė ka kushtuar
Ėshtė sherri Benit
Babi ka kuptuar
E uli afėr vetit
Dhe shumė e qortoi
Aparatin telefonik
Atij ia ndaloi



BETIMI I BENIT
Babai nga Beni
Deshi tė kėrkojė
Sjelljet jo tė mira
Ai t'i harrojė
Si urdhėro tha Beni
Tė jap fjalėn time
Qė nga dita e sodit
S'do tė bėj gabime
Nga ajo ditė Beni
Mė kurrė nuk gabon
Sillet mirė me shokė
Dhe nė shkollė mėson

NĖ DITĖLINDJEN E BENIT
Beni pėr ditėlindje
Mua mė ka ftuar
I mbushi tė dhjetat
Ndjehet i gėzuar
Dhe xhaxhi Sokol
Bashkė me ne feston
Nganjėherė pėr Benin
Ai na tregon
Pasi hėngrėn tortėn
Ai ėshtė betuar
Do tė jem i sjellshėm tha
S`kamė pėr tė gabuar
Dhe pėr aventura
Unė s`do tė tregoj
Pėr notat e mira
Benin do ta lavdėroj



BENI NĖ TURNIR
Pėr ditėn e mėsuesit
Ka turnir nė shkollė
Beni me shokėt e klasės
Nė stadium luan futboll
Ai nė kėtė ndeshje
Luajti pėr mrekulli
Turnirin e shkollės
E fitoi klasa e tij
U gėzua mėsuesi
Mėmė edhe atė
Tash mė gjithnjė Beni
Ėshtė ēdoherė me fat

BENI SHUMĖ I MIRĖ
Thonė pėr ēudi
Beni ka ndryshuar
Dhe notat nė ditar
I ka pėrmirėsuar
Sillet mirė me motrėn
Dhe me shokė tė tij
Shumė i sjellshėm ėshtė
Oh sa mrekulli
Biēikletė tė re
Babai i ka blerė
Shumė e do mamaja
E pėrqafon pėrherė
Pėr fjalėn qė dha
E mbajti dhe s'tradhtoi
Oh sa lumturi
Tė gjithė i gėzoi



BRENGOSJA E BENIT
Nė njė ditė vjeshte
Sa shumė binte shi
Beni shumė brengosej
Pėr babanė e tij
Ulur te dritarja
Edhe po shikonte
Pėrse po brengosej
Mamasė po i tregonte
Kthimi i babait
Sa shumė e gėzoi
Iu hodh nė faqe
Dhe e pėrqafoi

DĖSHIRA E BENIT
Beni dorė pėr dore
Shėtit me babanė
Dikush akullore
Shet nė trotuar
Shumė i lakmon Benit
Po s'e thotė dot fare
Pėr tė kėrkuar akullore
Atij i vjen marre
Po babi i Benit
Ėndjen ia kuptoi
Nė vend se njė akullore
Dy ia pagoi
Beni i gėzuar
Shprehu falėnderim
Babit i dhuroi
Puthje e pėrqafim

 
Top
27 replies since 13/12/2009, 15:50   19786 views
  Share