MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

PRRALLA PER FEMIJE!

« Older   Newer »
  Share  
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 19:42 by: lejla1     +1   +1   -1




Pėrralla e shqipes



Nji djalosh kishte dalė pėr gjah nė malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė maje tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.

Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qė po luente me gjarpnin e mbytun. Por gjarpni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bįni me pickue zogun. N'at ēast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoj mbi krye zhurmėn e krahėve tė shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?", thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpni qė ti nuk e kishe mbytė", pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krehėve tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu ia dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte bį burrė. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit.

Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja e printe dhe e drejtonte. I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai u quejt Shqiptar, qė do me thįnė "bir i shqipes" , dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipeve."





· Kėsulėkuqja



Nė njė fshat gazmor tė vendosur buzė njė pylli, jetonte njė vogėlushe e hirshme me nėnėn e vet. Ishte shumė e bukur. Kishte njė fytyrė tė trėndafiltė porsi njė mollė, sy tė kaltėr si qielli i pranverės dhe flokė kaēurrela e tė verdhė si gruri i pjekur.

Pėrtej pyllit banonte gjyshja e saj, njė plakė simpatike, qė e donte shumė tė mbesėn, sė cilės, kur mbushi shtatė vjeē, i kishte dhuruar njė mantel fort tė bukur me njė kapuē tė kuq. Sa herė qė dilte nga shtėpia, vogėlushes i pėlqente ta vishte atė, prandaj gjithė banorėt e fshatit ia ngjitėn emrin Kėsulkuqja. Sapo mbaronte punėt e shtėpisė, vajza vraponte nė pyll, ku jetonin kafshė tė vockėla, me tė cilat kishte miqėsi. Ēdo mėngjes herėt ajo i merrte me radhė pėr tė parė nėse kishin ushqim tė mjaftueshėm, nėse putra e ketrushit ishte shėruar dhe nėse lepurushėt kishin pushuar sė bezdisuri iriqin plak.

Nė njė mėngjez pranvere, njė lepurush i bardhė arriti duke gulquar te shtėpiza e Kėsulėkuqes dhe i tha:

- Mė dėrgoi gjyshja e jote. Ka zėnė krevatin, ka kollė dhe i janė mbaruar ushqimet. Duhet tė nxitosh pėr tek ajo!

Nėna pėrgatiti me kujdes njė sjportė tė vogėl plot me gjėra tė mira, nėtė cilėn vuri edhe njė shurup pėr kollėn. Kurse vogėlushja veshi mantelin e saj me kapuē tė kuq.

- Tė lutem, - i tha nėna, - ēoja tė gjitha kėto gjyshes dhe mos u ndalo rrugės sepse nuk do tė dėshiroja qė tė takohesh me njerėz tė kėqinj.

Vogėlushja u vu pėr rrugė e shoqėruar nga miku i saj i vogėl.

Kaluan pak ēaste dhe ajo nuk ishte mė e vetėm. Njė drenush i vogėl doli shpejt nga pylli dhe eci pėrkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi tė mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kėrcime tė vogla. Shoqėrinė e vogėlushes e plotėsuan edhe zogjėt, qė njėri pas tjetrit uleshin mbi shportėn e Kėsulėkuqes, duke ēukitur ndonjė thėrrimė nga ėmbėlsira, qė nėna kishte bėrė pėr gjyshen. Pas njė ore rrugė Kėsulėkuqja u tha;

- Tani kthehuni nėpėr shtėpitė tuaja pa bėrė naze, sepse nėnat mund tė jenė shqetėsuar.

Prisheqefas e disi buzėvarur kafshėt e vogla morėn rrugėn e kthimit por mė parė e kėshilluan;

- Ke kujdes Kėsulėkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrėmja del nėpėr pyll dhe, po takoi fėmijė, i hanė pėrnjėherė. Ec shpejt e mos u ndalo!

- Mos keni merak!...Do tė kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi tė ecte vetėm e me hap tė shpejtė.

Por nė pyll kishte shumė luleshtrydhe tė vogla e tė kuqe me aromė tė mirė dhe Kėsulėkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pėlqejnė edhe gjyshes! tani do tė mbledhė ca shpejt e shpejt e di t'ia ēoj...kam pėr tė humbur vetėm gjusėm minute." Por, luleshtrydhe nė kėtė anė e kėputė njė nė anėn tjetėr, kaloi kohė dhe vogėlushja s'po kujtohej.

Papritur dėgjoi njė kėrkėllimė tė lehtė qė vinte nga njė grumbull shkurresh. Ngriti kokėn, shikoi andej dhe

pa dy sy tė mėdhenjė.

Kėsulėkuqja u rrėnqeth dhe filloi tė dridhej edhe mė shumė kur e kuptoi se ata sy tė kėqinj ishin sytė e ujkut!

Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u pėrpjekur ta hollonte e ta ėmbėlsonte zėrin, i tha;

- Ku po shkon nė kėtė orė, vogėlushe e bukur?

- Po shkoj te gjyshja ime e sėmurė pėr t'i ēuar mjaltė, njė ėmbėlsirė dhe gjithė ato luleshtrydhe. - u pėrgjigj Kėsulėkuqja.

- E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.

- Pėrtej pyellit. - tha vajza e padjallėzuar.

Ujku dinak i uroi shėrim tė shpejtė pėr gjyshen dhe, pasi e pėrshėndeti Kėsulėkuqen, me katėr kėrcime tė shpejta u zhduk nėpėr gjethnajėn e pyellit. E habitur vogėlushja morri rrugėn pėrsėri, ndėrkohė qė ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur nė afėrsi tė shtėpisė sė gjyshes.

Qė tė mund tė hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi njė tufė tė madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresėn se do tė dukej si Kėsulėkuqja dhe se do tė bėnte ēmos qė gjyshja ta kuptonte sa mė vonė tė ish e mundur se kishte pėrballė saj ujkun. Iu afrua shtėpisė me hapa hajduti dhe trokiti tri herė nė portė.

- Kush ėshtė? - pyeti nga mbrenda njė zė i hollė.

Ujku plak u pėrpoq t'i pėrgjigjej me njė zė si fėmijė:

- Jam Kėsulėkuqja. Kam ardhur tė tė sjellė ca ushqim dhe ilaēet.

- Tėrhiqe spangon e shulit dhe dera do tė hapet. - u pėrgjigj gjyshja.

Ujku i prapė kėtė priste dhe hyri.

- Afrohu, vogėlushe! Hajde e mė jep njė tė puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun qė po i kanosej.

Ujku nuk priti ta lusnin mė. Ai bėri njė goxha kėrcim dhe e kullufiti menjėherė gjyshen e shkretė.

Pasi e kishte shijuar mirė e mirė ate qė hėngri, filloi tė rrėmonte nė dollap. Gjeti njė kėmishė nate dhe njė shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes nė pasqyrė pėr t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjė ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhėnė njė tė shtyrė me putėr, pastaj shkoi e u shtri nė krevatin e gjyshes, duke pritur Kėsulėkuqen, qė nuk vonoi tė vinte.

Pas pak minutash, nė portė u dėgjuan tri trokitje tė lehta.

- Kush ėshtė? - pyeti ujku, duke u pėrpjekur tė shkėrbente zėrin e gjyshes.

- Jam unė, Kėsulėkuqja, gjyshe! - tha vajza.

Ujku u mbulua mirė me batanije, priti ca, pastaj bėrtiti:

- Tėrhiqe shulin dhe porta do tė hapet!

Kėsulėkuqja tėrhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportėn mbi tavolinė e iu afrua ghyshes.

- Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.

Ndėrkohė, ujku filloi tė bėnte ca lėvizje tė ngathėta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijė.

Ujku, qė mė nė fund ishte i ngopur, ra pėrsėri nė krevat i kėnaqur dhe fjeti. Kishte humbur nė njė gjumė kaq tė thellė sa qė, kur gėrrhiste, tundej e gjithė shtėpia sikur po binte tėrmet. Nė kėtė kohė kaloi atypari me pushkėn kraheqafė gjuetari Ubaldo, njė i njohur i ghyshes. Kur dėgjoi kėtė zhurmė, u afrua me vrap te shtėpia dhe mendoi: "Ē'farė mund t'i ketė ndodhur plakės sė mirė? "

Ē'ėshtė e vėrteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjė gjahtar i guximshėm dhe gjatė jetės kishte vrarė vetėm ca miza mbi hundėn e vet.

Nė vend qė tė hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga njė dritare gjysėm e mbyllur, qė binte nė dhomėn e gjyshes. Nė krevatin e saj pa ujkun tė shtrirė qetėsisht, qė po flinte pėr shtatė palė qejfe.

Atėherė Ubaldoja mbushi armėn, e futi tytėn e saj te dritarja dhe mori ēastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, qė plasi si njė tullumbace.

Nė kėtė pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap nė shtėpi. Para syve tė tijė u shfaqen Kėsulėkuqja dhe gjyshja shėndoshė e mirė pranė lėkurės sė ujkut, qė tashmė kishte ngelur top nė vend.

Ato tė ngratat e falėnderuan me gjithė zemėr Ubaldon, duke e puthur e pėrqafuar disa herė. Gjuetarit tė ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe qė po tregonin pėr tė, por ama kuptohej se i pėlqente qė, krejt papritur, po e vėshtronin si hero.

Nė pyll, kur e morren vesh qė Kėsulėkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpėtuar, ndėrsa ujku i egėr nuk do tė mund t'i bėnte mė dėm askujt, tė gjithė u gėzuan pa masė. Edhe nėna e fali Kėsulėkuqen. Kjo premtoi se, nė tė ardhmen, do tė tregohej mė e mėnēur dhe nuk do tė ndalej mė pėr tė biseduar nė rrugė me tė panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse mė tė rrezikshmit janė ata qė shtiren sikur janė tė mirė e tė sjellshėm.





· Mendja dhe fati



U kapėn mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".

Menja tha:

- S'un e man pa mue ti njerin.

- E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtė.

Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir pėrpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."

Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:

- Ha qit gurė e ēonja mretit pej meje.

E mueren tatart gurin dhe ja ēuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:

- Qa me i dhanė kti njeri qi ma ka ēue kit gurė qi s'gjinet nėpėr krajli?

- Kjo punė a e jote, i thanė mishlist, - po n'dash me a ba ēirak, qi ta paska ēue kit gurė t'mirė,bjere ktu, epja ēikėn e maje si djalė.

Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha ēikėn. Kur hini djali n'gjerdek tu ēika e mretit, nuk foli me ēikėn, po ra e fjet n'tokė e jo n'krevet ku ish e shoqja.

Ashtu bani edhe natėn e dytė e t'tretėn. Mas natės tretė e veti mreti ēikėn:

- Qysh po e ēo me kit nafakė?

- Kurrqysh, babė.

- Pse?

- Qe tri nat unė n'dyshek e aj n'tokė. Gojėn s'e ka ēelė me folė me mue.

E thirri mreti e i tha:

- Shka a kshtu? Une t'kam evlad e ēikėn ta kam dhanė, e ti mos me folė me ta, po me ra n'tokė?

Djali s'diti me thanė kurrgja. Mreti ja preu me e virė n'kanop. E ēoi n'hapsane e t'nersėmen kishin m'e virė. At'herė nafaka e pa qi s'munet me ba gja pėr ta e i tha menes:

- Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.

I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izė me dalė para mretit edhe 'i herė. Kur e ēuen para ti, i tha:

- A kam izė me folė?

- Fol! - i tha mreti.

- Kanka gutė ēika jote qi ka folė. Unė t'parėn natė ju kam lutė zotit qi ma bani nafakė me ardhė ktu e m'i marrė ēikėn e mretit pėr grue.T'dytėn natė jam lutė pėr shnetin e t'retėn natė kam ba duva pėr ty qi je ni padishah.

- N'koftė kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.

Shkoi aj djali e natėn e katėrte ra me t'shoqen.





· Tre vllaznit e shpėtojnė tė bijėn e mbretit



Ishin kanė tre vllazėn. Njani kish pas ble ni parė dylbi, i dyti ni saxhade qi shkojke hava e i treti ni gastare me ujė Buhajati.

Duelen ni ditė vllaznit maje ni bjeshke.Kqyri vllau i parė me dylbi e pa si diku larg ish dekė ēika e mretit. Po u kallxon ktyne dy qerve qi ish dekė ēika e mretit.

- Hipni n'saxhade t'shkojmė e ta shohim.

Hypen tė tre n'saxhade e u nisen. Ja mrrinė te sarajet e mretit e zunė ēikėn pa hī n'dhe. U avit aj qi e kishte gastaren me uj e ja qiti ujin Buhajat ēikės n'gojė. Ēika u ēue si ish kanė ma pėrpara mreti prej gzimit

tha:

- Masi ma pshtut ēikėn, jua paēa dhanė.

Tre vllaznit zunė me u ngatrrue nėrmjet veti e secili e dojke pėr veti ēikėn e mretit.

- Mos me pas pa unė me dylbi, - thojke i pari - nuk e kishim ditė si ā dekė.

- Mos me ju pas pru une me saxhade, - thojke i dyti - s'kishim mujtė ju me mrri ktu.

- Mos me ja pas dhanė une ujt, ju kurrgja s'kishit mujtė me qitė n'dritė - thojke i treti.

Masi s'mujtėn ma ja lidhė kryet kurrqysh k'saj pune, shkuen te tre te kadija. Kadija muer e ja kqyri t'parit dylbitė, gja naksan s'gjet n'to. Ja kqyri t'dytit sexhaden, gja naksa s'gjet as n'saxhade. Kur ja kqyri vllaut t'vogėl gastaren shprazet, ja la ēikėn k'ti t'mramit, se k'ti ju kish sosė ujt, e gastarja e shpraz't s'i hīke n'punė, e ata dy tjerėt kurrgja s'kishin hupė edhe i kishin hala, njani dylbitė e tjetri sexhaden.





· Skifteri e dhelpra



Skifteri e dhelpra lidhėn miqėsi dhe vendosėn tė banojnė afėr njėri-tjetrit, pėr ta pėrforcuar kėshtu edhe mė tepėr miqėsinė. Skifteri fluturoi nė njė dru tepėr tė lartė dhe ndėrtoi ēerdhen; ndėrsa dhelpra mbeti nė njė kaēubė nėn drurin dhe aty polli kėlyshėt.

Njėherė dhelpra doli pėr tė gjuajtur, kurse skifteri qė kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtė tek kaēuba, ia rrėmbeu kėlyshėt dhelprės dhe i hėngri bashkė me skifterėt e vet tė vegjėl. Kur u kthye dhelpra pa se ēka i kishte ndodhur, nuk u pikėllua aq pėr zhdukjen e tė vegjėlve tė vet se sa pėr atė qė nuk mund tė hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bėnte gjė shpezės nė ajr. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojė armikun - ēka ėshtė e vetmja armė e tė dobėtve dhe e tė pafuqishmėve.

Megjithatė, skifteri qė e theu miqėsinė, e mori shpejt dėnimin. Njėherė, kur disa barinj piqnin mish nė prush, ra poshtė fluturimthi dhe rrėmbeu njė copė mish, nė tė cilin kishte mbetur njė gacė. Posa e ēoi mishin nė ēerdhe tė vet, ia nisi tė fryej njė erė e fortė, dhe prej gacės morėn flakė degėt e holla e tė thata e kėshtu shpėrtheu njė flakė e madhe.

Nga kjo, zogjtė e vegjėl tė skifterit, meqėnėse ishin pa krahė, ranė nė tokė gjysmė tė djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gėlltiti nė sy tė skifterit.



Porosia: Ata qė shkelin miqėsinė, edhe nėse i shpėtojnė hakmarrjes, prapėseprapė nuk do t'i shpėtojnė dėnimit tė merituar.





· Shqiponja dhe njeriu



Njė herė njė njeri zuri njė shqiponjė, ja preu menjėherė krahėt dhe e lėshoi ndėr pula. Ajo dukej e pikėlluar pėr gjendjen e saj tė mjerė. Njė njeri tjetėr e bleu kėtė shqiponjė dhe e la qė t'i rriten prapė krahėt. Atėherė shqiponja i hapi krahėt e fluturoi, zuri njė lepur dhe ia solli menjėherė mirėbėrėsit tė vet. Dhelpra e pa kėtė e i tha:

Mos ia dhuro kėtij, por atij tė parit, qė most ė zėrė prapė dhe mos t'i shkulė prapė krahėt.



Porosia: Mirėbėrėsit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej tė kėqinjve duhet ruajtur.





· Shqiponja , sorra dhe bariu



Njė shqiponjė ra fluturimthi mbi njė shkėmb tė lartė she rrėmbeu njė qengj. Kėtė e pa sorra dhe nga smira deshi tė ndjekė shembullin e saj. Prandaj u lėshua me njė krrokatje tė madhe dhe u hodh mbi njė dash. Por iu ngatėrruan kthetrat nė bashėn e leshit dhe nuk mundi tė fluturojė lart, kėshtu filloi tė pėrplasė krahėt. Bariu e pa se ēka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrėn. Mandej ia preu krahėt dhe, nė mbrėmje , ia ēoi fėmijėve tė vet. Kur e pyetėn fėmijėt se ēfarė zogu mund tė ishte ai, bariu tha:

Ma sa e di unė, sigurisht - sorrė, por siē kishte pėr tė dashur ajo vetė - shqiponjė.





· Bilbili dhe skifteri



Njė bilbil kishte qėndruar mbi njė lis tė lartė dhe, si rėndomė po kėndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqėnėse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrėmbeu bilbilin. Duke dashur tė shpėtojė, bilbili filloi tė lutet, duke i thėnė se ishte i vogėl e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet tė lapte ndonjė zog mė tė madh, nė qoftė se ėshtė i uritur. Skifteri ia preu fjalėn e i tha:

Do tė isha vėrtet i marrė sikur ta lija ushqimin e gatshėm qė e kam nė kthetra dhe tė shkoja tė ndjek qtė eė ende s'ėshtė askund.



Porosia: Ka grykės, qė, duke lakmuar sa mė tepėr, humbit edhe atė qė kanė.





· Maēorri dhe minjtė



Nė njė shtėpi kishte shumė minjė. Maēorri e mori vesh kėtė, shkoi atje dhe ndejti qė t'i gjuajė e t'i hajė tė gjithė njė nga njė. Mirėpo minjtė iknin nė vrima nga zhurma mė e vogėl. Pasi nuk mund t'i zinte mė, maēorri e ndau mendjen t'i joshė me dredhi. Prandaj hipi mbi njė kunj druri, u var dhe u bė si i ngordhur. Njė mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha:

I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur tė shndėrrohesh nė thes.



Porosia: Njerėzit e menēur, kur e provojnė poshtėrsinė e ndokujt, nuk mashtrohen mė me hipokrizinė e tij.





· Dhelpra e dhitė



Bariu i ēoi dhitė e veta pėr tė kullotur. Atje vuri re se dhitė e tij ishin pėrzier me dhi tė egra, dhe kur erdhi mbrėmja i shtiu tė gjitha nė shpellėn e vet. Tė nesėrmen, pasi u bė dimėr i fortė, nuk mund t'i nxjerrė nė kullotė tė rėndomtė, prandaj i la nė shpellė. Dhive tė veta u gjeti nga pak ushqim, sa tė mos i marrė uria, kurse dhive tė egra u gjeti mjaft ushqim pėr t'i bėrė krejtėsidht pėr vete. Dimri mbaroi she ai i nxori tė tØre dhitė nė kullosė. Dhitė e egra morėn malin e ikėn. Kur ai filloi t'i qortojė se janė jomirėnjohėse qė ikėn dhe e lanė, megjithse ai u kujdes shumė pėt to, ato u kthyen e i thanė:

Pikėrisht pėr kėtė ne frikėsohemi dhe ikėm prej teje. Gjersa ti neve, qė tė erdhėm dje, na ēmove e shikove mė tepėr se dhitė tua, ėshtė e qartė se edhe tė tjerat, qė do tė afrohen mė vonė, to t'i ēosh e shikosh mė tepėr se ne.



Porosia: Nuk duhet lakmuar miqėsia e atyre, tė cilėt si miq tė rinj, na ēmojnė mė tepėr se miqtė tanė tė vjetėr, duke pasur parasysh se ata met ė cilėt miqėsohemi mė vonė, do tė ēmohen mė tepėr se ne.





· Dhija e gomari



Njėherė njė njeri kishte njė dhi e njė gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit pėr ushqimin me bollėk qė i jepnin dhe thoshte se ai tani pėrpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrėn. Prandaj e kėshilloi qė tė shtirej se ėshtė ulok dhe tė gremistet nė ndonjė hendek, e me kėtė mėnyre t'i japin pushim. AI u besoi kėtyre fjalėve dhe pasi u rrėxua nė lėndinė, u lėndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut pėr ndihmė. Veterinari i tha tė marrė mushkėri dhie e t'ia japė gomarit si ilaē pėr t'u shėruar. Therre, pra, dhinė dhe shėroje gomarin.



Porosia: Kush ja bėn gropėn tjetėrit, bie vetė brenda.





· Dhija e bariu



Njė dhi ishte larguar njėherė prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejė te tė tjerat. Pasi me thirrje e me fishkėllima nuk mundi tė bėjė asgjė, mori njė gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet qė tė mos i kallėsojė pėr kėtė zotėrisė. Dhia iu pėrgjegj:

Je me tė vėrtet mė i marri ndėr tė gjithė barinjtė; nė qoftė se unė hesht, vetė briri ka pėr t'i treguar.



Porosia: Janė krejt tė marrė ata qė duan ta fshehin atė qė duket fare qartė.





· Gjelat



Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njėri e mundi tjetrin. I munduri u tėrhoq nė njė vend nė hije dhe atje u fsheh.

Fituesi fluturoi, hipi nė njė mur tė lartė dhe filloi tė kėndojė me zė tė lartė. Po nė atė ēast ia mbėrrini fluturimthi njė shqiponjė dhe e rrėmbeu. Ai qė ishte fshehur nė hije, iu afrua atėherė pulave pa frikė.



Porosia: Mendjemadhėsia dėnohet, kurse pėrvujtja shpėrblehet.





· Peshkatari dhe fyelli



Njė peshkatar, i cili dinte t'i binte shumė bukur fyellit, mori njė ditė fyellin dhe rrjetin e shkoi nė det pėr tė gjuajtur peshq. Aty u ul mbi njė shkėmb dhe filloi t'i bjerė fyellit, duke menduar se zėri i ėmbėl i fyellit do t'i joshje peshqit.

Megjithse u mundua pėr njė kohė tė gjatė, prapėseprapė nuk i doli asnjė peshq. I qiti prej rrjetit nė bregdet dhe kur i pa duke u pėrpėlitur, tha:

O krijesa tė mjera! Kur i rashė fyellit, nuk deshėt tė kėrceni, kurse tani qė e ndala, po kėrceni.



Porosia: Kjo vlenė pėr ata qė bėjnė diēka nė njė ēast jo tė volitshėm.





· Peshkatari dhe peshku i vogėl



Njė peshkatar hodhi njėherė nė ujė dhe zuri njė peshk tė vogėl. Peshku i vogėl filloi t'i lutet shumė qė ta lėshojė tani, pasi ėshtė i vogėl, kurse mė vonė, kur tė rritet, ka pėr tė qenė mė i dobishėm pėr tė. Atėherė peshkatari tha: Do tė isha vėrtet budalla sikur tė hiqja dorė nga fitimi i sigurtė dhe tė shkoja tė ndjek diēka jo tė sigurtė.



Porosia: Ėshtė mė mirė njė fitim i sigurtė, sado i vogėl qė tė jetė, se sa njė fitim i pasigurtė, qoftė ai edhe i madh.





· Dhelpra qė hėngri tepėr



Njė ditė njė dhelpėr e uritur pa nė pyll, nė zgavėr tė njė lisi, njė copė bukė dhe njė copė mish, qė i kishin lėnė arinjtė, prandaj hyri e i mori dhe i hėngri krejt. Por pasi u fry prej sė ngrėni tepėr, filloi tė gjėmojė e tė kuisė. Njė dhelpėr tjetėr, qä kalonte nė atė ēast aty pari, e dėgjoi gjėmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se ēka kishte. Kur mori vesh se ēka i kish ndodhur, i tha:

Tani duhet tė rrish aty, deri sa tė shfryhesh e tė bėhesh ashtu siē ke qenė kur ke hyrė. Vetėm atėherė ke pėr tė dalė lehtė.



Porosia: Vėshtirėsitė zhduken me kalimin e kohės.





· Dhelpra e kojrila



Dhelpra kishte derdhur njė qull tė yndyrshėm mbi njė gur tė rrafshtė dhe me shpoti e fyente kojrilėn. Pasi qulli ishte i lėngėt, kojrila nuk mundi ta marrė me sqepin e vet tė hollė. Kur erdhi rendi i kojrilės, ajo e ftoi dhelprėn pėr drekė dhe ia qiti gjellėn pėrpara nė njė enė me grykė tė ngushtė e tė gjatė. Kojrila e fuste sqepin e vet me lehtėsi nė atė enė dhe kėnaqej duke ngrėnė, kurse dhelpra kurrsesi nuk mund tė merrte ushqim nė tė. Kėshtu, pra, ia punoi edhe kojrila dhelprės.





· Dhelpra dhe druvari



Duke ikur prej gjuerarėve dhelpra pa nė pyell njė druvar dhe iu lut qė ta fshehė. Ai e kėshilloi qė tė hyjė e tė fshihet nė kasollėn e tij. Sė shpejti ia mbėrritėn gjuetarėt dhe e pyetėn druvarin se a mos e ka parė, por me dorė u tregoi se ku ishte fshehur. Gjuetarėt nuk vunė veshin se ēka se ēka u tregon ai me dorė, por u besuan fjalėve tė tij. Kur pa se u larguan gjuetarėr, dhelpra doli dhe nisi tė ikė pa folur fare. Kur druvari filloi ta qortojė se pse nuk i tha asnjė fjalė falėnderuese qė e shpėtoi, dhelpra i tha:

Unė do tė tė falėnderoja me tė vėrtet sikur puna e duarve tua tė pajtohet me fjalėt e tua.



Porosia: Kjo vlenė pėr ata njerėz, tė cilėt kėrkojnė qė tė tjerėt tė sillen mirė me ta, edhe pse vetė ata nuk janė tė ndershėm.





· Dhelpra e luani



Kur dhelpra pa njė luan tė zėnė nė kurth, iu afrua dhe filloi ta shajė ashpėr. Atėherė u kthye luani dhe iu pėrgjegj: Nuk je duke mė sharė ti, por fatkeqėsia qė mė gjeti.



Porosia: Tė dobtit nuk i ēmojnė shumė tė fortėt, kur kėta bien ngushtė.





· Dhelpra e majmuni



Njė ditė, duke udhėtuar sė bashku, dhelpra e majmuni, filluan tė grinden me fjalė mbi origjinėn e tyre fisnike. Pas njė grindjeje tė gjatė, arritėn nė njė vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dėnesė. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi pėrmendoret e varreve e tha:

Si mos tė qaj kur shikoj pėrmendoret e varreve tė liridashėsve dhe robėrve tė tė parėve tė mi. Ajo iu pėrgjigj: Vetėm gėnje, sepse askush prej kėtyre nuk do tė ēohet e ta mohojė atė.



Porosia: Gėnjeshtarėt mė sė shumti lavdėrohen kur nuk ndodhet kush pėr tė hedhur poshtė fjalėt e tyre.





· Dhelpra e cjapi



Njė dhelpėr ra njėherė nė pus dhe u detyrua tė presė, sepse nuk dinte si tė dalė. Kur njė cjap i shtyrė nga etja, erdhi nė atė pus dhe e pa dhelprėn brenda, e pyeti se a ishte uji i mirė. Duke fshehur fatkeqėsinė e saj, dhelpra filloi ta lavdojė duke i thėnė se uji ishte shumė i mirė. Cjapi zbriti poshtė, pasi e kishte marrė etja dhe kur e shoi etjen, filloi tė mendojė me dhelprėn se si mund tė dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diēka mirė pėr tė shpėtuar tė dy:

Ēoji kėmbėt e para nė murin e pusit dhe afroji brirėt. Kur tė ngjitem unė lart nėpėr kurrizin tėnd, kam pėr tė tėrhequr mandej edhe ty. Pas njė bisedimi tė gjatė, cjapi pranoi. Dhelpra kėceu nė shpatullat e tij, qėndroi nė brirė, doli prej pusit dhe filloi tė largohet.

Kur cjapi e qortoi qė nuk e mbajti fjalėn e dhėnė, dhelpra u kthye e i tha:

I dashuri cjap, sikur tė kisha aq mend sa ke qime nė mjekėr, ti as qė do tė zbritje nė pus para se tė mendoje se so kishe pėr tė dalė.



Porosia: Njerėzit e menēur sė pari duhet ta mendojnė mbarimin e punėve, e mandej tė fillojnė tė zbatojnė mendimet e veta.





· Qymyrxhiu dhe zhguntari



Ku njė qymyrxhi, i cili ishte duke kryer ndėrtimin e shtėpisė sė vet, veneroi se prenė tij ishte vendosur njė zhguntar, erdhi te ai dhe e thirri qė tė banojnė bashkė, duke i thėnė se do tė bėheshin miq tė mirė dhe do tė shpenzonin mė pak tė dy nØenjė banesė. Zhguntari ia peru fjalėn e i tha:

Por mua mė duket se kjo fare e pamundur, sepse ke pėr ta nxirė atė qė unė e zbardh.



Porosia: Gjėrat e kundėrta nuk mund tė shoqėrohen.





· Njeriu qė numėron dallgėt



Ezopi kallėzon se njė njeri qė ishte ulur nė bregdet e tė cilin e rrihnin dallgėt, numėronte valėt, e kur gabonte, hidhėrohej e pikėllohej, Kėshtu vazhdoi deri sa ia afrua njė dhelpėr e i tha:

Pse i dashur, po pikėllohesh pėr ato qė kaluan? Tash e pas duhet tė fillosh e tė numėrosh, duke mos ēarė kryet pėr ato qė kanė kaluar.





· Njeriu e dhelpra



Njė njeri zuri njė dhelpėr, me tė cilėn kishte qenė nė armiqėsi, sepse i kishte bėrė dėm. Kishte kohė qė donte tė hakmirrej, prandaj i lidhi nė bisht shtupa tė lagura me vaj ulliri she u vuri flakėn. Dhelpra, si t'i kishte treguar dreqi rrugėn, u nis pėr nė arėn e armikut tė vet. Dhe ishte tamam koha e tė korrave. Ai vrapoi pas saj duke qarė, sepse ende nuk e kishte korrur arėn.



Porosia: Kjo na mėson se duhet tė jemi tė butė e jo tė zemėrohemi, sepse shpesh mu pėr arsye tė zemėrimit shkaktohet dėm i madh.





· Lavėrtari dhe ujku



Lavėrtari ua hoqi zgjedhėn qeve dhe i ēoi tė pinė ujė. Kur ujku i uritur, qė kėrkonte ushqim, hasi nė parmendė, mė parė filloi tė lėpijė kapistrat e qeve, e dalėngadalė, pa vėnė re, futi qafėn nė zgjedhė e nuk mundi ta nxjerrė mė, por filloi ta tėrheqė parmendėn nėpėr arė. Kur lavruesi e pa, tha:

He budalla, ku ta marrim tė heqėsh ti dorė nga plaēkitja dhe padrejtėsia e tė lavrosh tokėn.

Bretkosat

Dy bretkosa jetonin nė njė kėnetė. Kur thahej kėneta nė verė, ato largoheshin dhe shkonin pėr tė gjetur kėnetė tjetėr.

Rrugės hasėn nė njė pus tė thellė dhe kur e panė, njėra prej tyre tha:

- Tė zbresim, e dashur, sė bashku nė kėtė pus. Tjetra iu pėrgjegj:

- Si do tė dalim, nėse uji i kėtij pusi shterret?





· Bretkocat kėrkojnė mbret



Tė brengosura nga rrėmuja qė mbretėronte ndėrmjet tyre, bretkosat i dėrguan Zeusit njė pėrfaqsues tė tyre, duke iu lutur qėt'u japė njė mbret. Megjithse Zeusi pa se kjo punė ishte budallallėk, prapėseprapė ua hodhi nė kėnetė njė cung. Nė fillim, bretkosat, tė frikėsuara nga krisma e madhe, u tėrhoq nė thellėsi, por mė vonė, pasi druri (cungu) ishte i palėvizshėm, dolėn nė sipėrfaqe tė ujit dhe aq nuk e pėrfillėn, saqė u ngjitėn dhe u ulėn mbi tė. Tė zemėruara qė kishin njė mbret tė tillė, shkuan pėr tė dytėn herė te Zeusi dhe iu lutėn qė t'ua ndėrronte sundimtarin, pasi ky qė u kish dėrguar ishte shumė i butė. Zeusi u zemėrua me to dhe u dėrgoi njė gjarpėr uji, i cili i kapte dhe i gėlltitėte.





· Qetė dhe rrotat



Qetė tėrhiqnin qerren. Pasi rrotat kėrcėllonin, qetė kthyen kryet e thanė:

Ēka po bėrtitni kaq shumė, mikesha, deri sa ne po e bartim tėrė barrėn?



Kėshtu edhe disa njerėz shtiren sa mundohen shumė, megjithėse nė tė vėrtet tė tjerėt e mbajnė tėrė barrėn.





· Lopari



Ndėrsa lopėt ishin duke kullotur, lopari humbi viēin. Pasi e kėrkoi gjithkund e nuk e gjeti, i premtoi Zeusit se do t'i bėjė fli njė kec nė qoftė se ia gjen hajdutin. Kur lopari erdhi nė pyll, pa njė luan duke gėlltitur viēin. U tmerrua dhe duke ēuar duart nga qielli tha:

Zeus, zoti ynė, pak mė parė tė premtova se do tė bėja fli njė kec poqese e gjej hajdutin. Kurse tash do tė bėj fli njė ka nė qoftė se shpėtoj nga kthetrat e tij.



Porosia: Kjo mund t'u pėrshtatet disa njerėzve fatzinj, tė cilėt, kur bien ngushtė luten pėr diēka, por kur e fitojnė atė qė kėrkojnė, bien nė mjerim mė tė madh.





· Plaku dhe vdekja



Njėherė njė plak preu njė dru nė pyll dhe, i ngarkuar, u nis nė njė rrugė tė gjatė. I lodhur nga rruga, e lėshoi barrėn dhe filloi tė thėrrasė vdekjen. Kur ia mbėrrijti vdekja dhe e pyeti se pse e kishte thirrue, plaku iu pėrgjegj:

Pėr tė mė ndihmuar qė tė ēoj barrėn.



Porosia: Kjo na tregon se ēdo njeri don tė jetojė, edhe sikur tė mos jetė i lumtur.





· Fshatari dhe gjarpėri



Njė gjarpėr qė jetonte nė pragun e shtėpisė sė njė fshatari, doli njė ditė dhe e kafshoi pėr vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhėrua sė tepėrmi, rrėmbeu sėpatėn, erdhi te bira dhe e priti aty qė t'i binte menjėherė posa tė dilte. Kur gjarpėri nxori kryet, ai iu vėrsul me sėpatė. Por i shkoi kot dhe ēau gurin qė ishte pranė birės sė tij. Mė vonė e thirri gjarpėrin me tė butė pėt t'u pajtuar. Mirėpo gjarpėri iu pėrgjegj:

As unė nuk mund tė besoj ty deri sa shoh gurin e ēarė, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tėnd.



Porosia: Kjo na tregon se armiqėsia e madhe nuk harrohet lehtė.





· Gjarpėri dhe shqiponja



Ranė njė herė nė grindje gjarpėri dhe shqiponja dhe ia nisėn luftės kundėr njėri-tjetrit. Gjarpėri iu mbėshtoll shqiponjės rreth trupit dhe e shtrėngoi. Njė fshatar e pa kėtė, e zgjidhi dhe e liroi shqiponjėn prej gjarpėrit. Gjarpėri u zemėrua dhe lėshoi helm nė pijen e shpėtimtarit tė shqiponjės. Kur fshatari deshi tė pijė, fluturoi shqiponja dhe ia rrėxoi fshatarit gotėn prej dore.



Porosia: Mirėbėrėsit i pret mirėnjohja.





· Udhėtari dhe gjarpėri helmues



Njė udhėtar, duke udhėtuar dimrit, pa rrugės njė gjarpėr tė ngrirė. I erdhi keq pėr tė, prandaj e mori, e futi nė gji dhe u pėrpoq ta nxejė. Deri sa ishte i trulluar nga tė ftohtit, gjarpėri heshte, por kur u nxe dhe u ngjall, e kafshoi nė bark. Kur fshatari e pa veten se do tė vdiste, tha:

Mirė ma bėri. Pse e shpėtova gjarpėrin qė ishte duke ngordhur dhe qė duhet ta mbysja tė gjallė?



Porosia: Kjo na tregon se tė kėqinjtė nuk e kthejnė mirėbėrėsinė, por edhe mirėbėrėsve u bėjnė keq.





· Fshatari dhe djemtė e tij



Kur njė fshatar, ishte duke vdekur, dėshiroi qė djemtė e tij tė mėsohen qė tė punojnė tokėn. Prandaj i thirri e u tha:

Fėmijėt e mi, unė tanimė po shkoj prej kėsaj bote, e ju do tė jeni tė lumtur e tė pasur nė qoftė se gjeni atė qė ėshtė e fshehur nė vreshtėn tonė.

Fėmijėt e tij menduan se diku atje nė arė do tė jetė futur thesari. Prandaj, pas vdekjes sė tė atit, rrėmihėn tėrė tokėn rreth trungjve tė hardhive, por thesarin nuk e gjetėn. Mirėpo vreshta e punuar mirė, u solli atė vit fryt tė mirė e tė bollshėm.



Porosia: Kjo na tregon se puna pėr njerėzit ėshtė thesari mė i ēmueshėm.





· Fshatari, fėmija dhe stėrqokat



Ishte koha e tė mbjellurave. Njė fshatar mbolli grurė dhe e ruante duke ndejtur nė kėmbė. Ndėrkohė mbėrritėn fluturimthi tufa tė panumėrta stėrqokash tė zeza kėrkėllihėse, e sė bashku me to edhe garguj qė hanin farėt. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobė tė zbrazėt. Gargujt, sipas zakonit. Pėrgjonin dhe nė qoftė se fshatari nė atė ēast kėrkonte hobenė, iknin para se ta merrte. Mirėpo fshatari mendoi qė t'i mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mėsojė fėmijėn duke i thėne:

Djali im, duhet ta mashtrojmė me mjeshtėri tufėn e zogjve. Pra, kur tė mbėrrinė zogjėt, unė do tė kėrkoj bukė, por ti mos mė jep bukė, por hobenė.

Ia mbėrritėn gargujt dhe e mbuluan tokėn. Fshatari kėkroi bukė sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtė nuk ikėn, kurse fėmija nė vend tė bukės i dha hobenė plot me gurė.

Plaku shtiu njėherė dhe qėlloi njė gargull nė krye, tjetrin nė kėmbė, kurse tė tretin nė krah; atėherė ata filluan tė ikin. Nė ndėrkohė u erdhėn nė ndihmė kojrilat dhe i pyetėn se ēka u ndoshi. Ata u thanė:

Ikni prej fisit tė prishur njerėzor, i cili ka mėsuar qė tjetėr gjė tė llomotitė e tjetėr tė veprojė.

I tmerrshėm ėshtė fisi i atyre qė pėrdorin mashtrimin.





· Djemtė e fshatit



Djemtė e njė fshatari nuk shkonin mirė me njėri-tjetrin. Meqenėse i ati, edhe pas shumė vėrejtjesh qė u bėri, nuk mundi t'ua mbushė mendjen qė tė shkojnė mirė, i ra nė mend dhe u dha urdhėr rė t'i bijnė njė tubė thuprash. Kur ata e ēuan nė vdne urdhėrin e tė atit, ua dha tė tėrėve me radhė tubėn e u tha qė ta thyejnė. Pasi ata nuk mundėn ta thyejnė megjithėse pėrdorėn tėrė fuqinė e tyre, i ati e zgjidhi tubėn e ua dha t'i thyenin thuprat njė ng anjė. Meqenėse tani i thyen fare ehtė, ai u tha:

Kėshtu edhe ju, fėmijėt e mi, do tė jeni tė pamposhtur pėr armiqtė, nė qoftė se jeni tė bashkuar pėr gjithmonė. Nė qoftė se ngrindeni, do tė mposhteni lehtė prej armikut.



Porosia: Kjo na tregon se njerėzit, tė bashkuar, janė tė fortė, kurse tė ndarė, mposhten lehtė.





· Gjuetari i shpezėve



Njė gjuetar shpezėsh ngrehu kurthin pėr kojrila dhe e shikonte prej sė largu se a do tė zėrė gjė. Kur nė kurth, bashkė me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkė me to. Kur lejleku filloi t'i lutet qė tė mos e vrasė, kude i thėnė se jo vetėm qė nuk ėshtė i dėmshėm pėr njerėzit, por pėrkundrazi ėshtė edhe i dobishėm pėr ta, sepse kap e zhduk gjarpėrinjtė dhe rrėshqitėsit e tjerė, gjuetari i tha:

Megjithėse nuk je i dėmshėm pėr ne njerėzit, prapėseprapė e meriton dėnimin, sepse je shoqėruar me tė kėqinjtė.



Prandaj, edhe ne njerėzit duhet t'i shmangemi shoqėrimit me tė kėqinjtė, qė tė mos duket se marrim pjesė nė punėt e tyre tė kėqia.





· Dreri dhe luani



Njė dre i etshėm erdhi tek njė burim. Ndėrsa ishte duke pirė ujė, vuri re nė ujė hijen e vet e filloi tė mburret pėr brirėt e vet, duke parė madhėsinė e bukurinė e tyre, kurse pėr kėmbėt e veta u hidhėrua qė i kish aq tė holla e tė hajthme. Derisa ende ishte duke menduar pėr kėtė gjė, ia bėhu luani e filloi ta ndjekė. Dreri ia dha kėmbėve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushė pa drunj, dreri vrapoi mirė e i shpėtoi rreziku, por kur mbėrrini nė pyll, nė njė vend me drunj tė dendur, brirėt iu ngatėrruan nėpėr degėt e drunjve. Dhe pasi pėr kėtė nuk mundi tė vrapojė, luani e kapi. Para se tė mbaronte dreri nė gojėn e luanit, tha me vete:

I shkreti unė! Kėmbėt mė shpėtuan, megjithse mendova se ato do tė mė lėnė nė baltė, kurse e gjeta belanė prej brirėve, nė tė cilėt kisha plot besim.



Shpeshherė miqtė, te cilėt kemi dyshim, na shpėtojnė prej rrezikut, kurse na tradhėtojnė ata, te tė cilėt kemi besim tė madh.





· Vogėlushja prej dėbore



Nė njė natė dimri, nė krahinėn e Provansės, plot me diell e ku bie rrallė dėborė, njė stuhi e fortė bėri dėme tė mėdha. Njė fshatari me tė shoqen iu mbulua e tėrė shtėpiza me dėborė. Ky ishte njė ēift i moshuar, pa fėmijė, qė kalonte njė jetė mjaft tė trishtuar.

- Po bėj njė vogėlushe prej dėbore, - tha gruaja. Por pėr habinė e saj tė madhe, papritmas vajza e vogėl prej dėbore, iu vu nga pas dhe i foli:

- Nėnė, mos bėni zjarr tė madh kėtu brenda, sepse nuk e duroj dot tė nxehtit. Fshatarėt erdhėn nga ana e anės pėr tė parė vogėlushen prej dėbore. Dukej e sjellshme; kalamajtė e donin dhe luanin me tė. Dimrit ajo ishte shend e verė, por nė pranverė bėhej mjaft e trishtuar. Vajza e vogėl nuk e donte diellin dhe e kishte zakon tė ikte dhe tė fshihej nė hijen e pyllit kur ai ngjitej lart dhe ngrohte tokėn me rreze tė forta. Pėr mė tepėr, nėna e saj mėrzitej se ajo vazhdimisht qante.

Njė mbrėmje vere kalamajtė e fshatit bėnė njė zjarr pėr t’u zbavitur e zunė tė kėrcenin rrotull tij. Meqenėse vogėlushja nuk dukej gjėkundi, shkuan ta kėrkonin. Nė fillim vajza e vogėl prej dėbore sillej rreth e rrotull zjarrit me po aq gėzim sa edhe kalamajtė e tjerė. Por kur deshi tė kėrcente pėrmbi zjarr, ajo u zhduk menjėherė. Dhe nė duart e dy djemve tė vegjėl, tė cilėt e kishin mbajtur pėr dore, nuk mbeti veēse njė pikė uji.





· Dielli, hėna dhe gjeli



Shumė e shumė kohė mė parė nė qiell jetonin tre vėllezėr: Dielli, Hėna dhe Gjeli. Njė ditė Dielli shkoi tė punonte dhe Hėna e Gjeli mbetėn nė shtėpi. Afėr mbrėmjes Hėna e urdhėroi Gjelin tė sillte kopenė e bagėtive nga fusha. Por Gjeli, i lodhur nga njė ditė e gjatė pune, nuk u bind. Dhe Hėna, duke mos u pėrmbajtur dot nga inati, e kapi vėllanė nga lafsha (qafa ?) dhe e flaku nga qielli nė tokė. Kur nė darkė Dielli u kthye nė shtėpi dhe nuk e pa Gjelin, e pyeti Hėnėn pėr tė. Mė nė fund kjo i rrėfeu se ē’kishte ndodhur. Dielli u dėshprua shumė dhe tha:

- Hėna ime, meqė ti nuk rri dot e qetė me askėnd edhe unė nuk do tė jetoj me ty! Qysh sot e tutje nata do tė jetė jotja dhe dita imja. Vėllai ynė Gjeli, qė ti e dėbove, nuk ka pėr tė tė dashur kurrė mė. Por mua nuk ka pėr tė mė harruar asnjėherė. Kur tė ēohem unė nga gjumi, ai do tė tregojė tėrė gėzimin e vet; kur do tė ēohesh ti, ai do tė ikė dhe do tė shkojė tė flerė.

Dhe qysh atėherė vėrtet kėshtu ka ndodhur: porsa del Dielli, Gjeli gėzohet qė e sheh dhe e thėrret:

- Kikirikiii! Kikirikiii!

Nė gjuhėn e gjelave kjo do tė thotė: ,,Edhe unė jam kėtu! Edhe unė jam kėtu!’’

Dhe pastaj Gjeli kėndon e dėgjohet qė nga mėngjesi e tėrė ditėn, ndėrsa porsa perėndon Dielli e del Hėna, Gjeli vrapon pėr nė shtėpi dhe fshihet qė tė mos e shohė tė motrėn.





Si e humbi lepuri bishtin?



Dikur lepujt kishin bisht tė gjatė.

Njė ditė njė lepur po bridhte rrugės, ku u takua me dhelprėn, e cila kishte nė gojė njė tufė me peshq.

- Si arrite t’i kapėsh gjithė kėta peshq? - e pyeti lepuroshi.

- Zbrit te rrėkéja, zhyte bishtin nė ujė dhe prit atje tėrė natėn. Nė mėngjes, nė tė gjitha qimet e bishtit tėnd do tė kesh sasira tė mėdha me peshq. Nuk do tė tė mbetet tjetėr veēse tė zgjedhėsh mė tė mirėt. Atė natė lepuroshi shkoi tė peshkonte te rrėkéja. Fryente erė, bėnte ftohtė. Lepuroshi dridhej; nganjėherė fėrkonte putrat e vogla njėrėn pas tjetrės. Nisi dėbora, flokėt e saj tė bardhė binin mbi turirin e lepuroshit tė gjorė.

Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrėkéja. Atėherė mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tėrhoqi bishtin pėr tė kapur peshqit, por rrėkéja ishte ngrirė gjatė natės; akulli e mbėrtheu fort bishtin e lepurit tė gjorė, ndaj nuk mundi tė ikėn dot. Atėherė e tėrhoqi aq fort bishtin e vet tė gjatė sa iu kėput nė rrėkénė e ngrirė.

Qė prej asaj dite lepuroshėt e kanė bishtin kaq tė shkurtėr.





· Flokarta dhe tre arinjtė



Na ishte njėherė njė vajzė, qė kishte njė emėr tė bukur, Flokartė. Njė ditė, megjithėse nėna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtėpia dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur lule tė egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq tė diellit qė fundosej pak nga pak pėrtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errėsoi pyllin. Pėr njė kohė tė gjatė Flokarta u end pyllit, duke qarė me dėnesė sepse nuk po gjente rrugėn pėr nė shtėpi. Meqė u lodh, ajo u ul rrėzė njė lisi. Po nė atė kohė u duk sė largu njė dritė qė shkėlqente: atėherė Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Mė nė fund mbėrriti para njė shtėpie tė vogėl, tė cilėn s’e kishte parė kurrė ndonjėherė dhe mu aty mendoi tė kėrkonte strehim.

Por Flokarta nuk e dinte qė kjo shtėpi banohej nga njė familje prej tre arinjsh: baba ariu, nėna arushė dhe arushi i vogėl, bebė. Nė kuzhinė ndodhej njė tryezė dhe pranė saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta mė e vockėl.

Tė tre arinjtė kishin shkuar pėr tė bredhur dhe, para se tė iknin, nėnė arusha kishte bėrė gati supėn dhe e kishte hedhur nė tre ēanakė. Ēanaku i parė ishte i madh, i dyti me madhėsi mesatare dhe i treti fare i vogėl dhe i bukur. Flokarta vėshtroi nga dritarja dhe, meqė kishte shumė uri, ushqimi qė ishte hedhur nėpėr ēanakė iu duk joshės: ajo shtyu derėn dhe hyri brenda.

- Sa mirė qenka! - tha ajo.

Dhe u ul nė karrigėn e madhe, por kjo ishte tepėr e madhe pėr tė. Provoi karrigėn mesatare, por ajo nuk arrinte gjer nė tryezė. Atėherė Flokarta u ul nė karrigėn e vogėl, qė i rrinte pėr bukuri. Mori ēanakun dhe e pėrlau shpejt e shpejt supėn e arushės sė vogėl. Kur e mbaroi, e ndjeu veten tė lodhur. Dhe mendoi se do tė ishte mirė tė shtrihej. Hipi, pra, nė shkallė dhe u fut nė dhomėn qė kishte tre shtretėr. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti njė shtrat i bukur, fare i vogėl. Ajo provoi nė fillim tė madhin, por ky ishte tepėr i madh. U ngrit e provoi tė dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepėr i madh. Atėherė u shtri nė shtratin e vogėl dhe fjeti me grushtet shtrėnguar pranė fytyrės.

Arinjtė u kthyen shpejt. Meqė tė bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjėherė pėr tė ngrėnė nė tryezė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti baba ariu, me zėrin e vet kumbues e tė trashė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti nėnė arusha, me trupin mesatar dhe zėrin jo tė fortė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti arusha e vogėl me zė tė hollė.

Pastaj ata hodhėn sytė nė ēanakun e tyre.

- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti baba ariu.

- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti nėnė arusha.

- Dikush e ka provuar supėn time dhe e ka ngrėnė atė! - bėrtiti me tė madhe edhe arushi i vogėl me zėrin e hollė.

- Cili mund tė ketė qenė vallė? - bėrtitėn njėherėsh tė tre arinjtė.

Baba ariu vrapoi pėr te shtrati i vet.

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - briti pėrsėri ai.

Nėnė arusha vrapoi te shtrati mesatar.

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - u dėgjua edhe zėri i saj jo fort i trashė.

Ndėrkohė edhe arushi i vogėl bėrtiti me sa fuqi qė kishte:

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! Ah, ja tek ėshtė!

Po nė atė kohė Flokarta u zgjua dhe i pa tė tre arinjtė, qė po e vėshtronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumė sa kėrceu nga shtrati, zbriti shkallėt me shpejtėsi sa nuk ia kishte marrė kurrė mendja dha shpėtoi, duke u futur nė pyll. Tė nesėrmen Flokarta u takua me njė druvar, i cili me sopatėn nė krah shkonte pėr tė bėrė dru dhe i tregoi atij ē’i kishte ndodhur. Meqė ai e njihte pyllin si nė pėllėmbė tė dorės, e pėrcolli vajzėn gjer nė fshat. Prindėrit e pretėn Flokartėn me lotė gėzimi. Pas kėsaj, vajza me flokė tė artė u bė fėmijė i bindur dhe nuk u largua kurrė mė vetėm nga shtėpia.





Bukuroshja Kler Bela dhe peshkatari plak



Kler - Bela ka njė mik tė dashur. Ai ėshtė plaku Olaf peshkatari.

Miqėsia e tyre ka nisur kėshtu: njė ditė Kler-Bela hodhi njė grep nė lumė pėr tė zėnė njė peshk. Shumė shpejt zuri dy peshq tė vegjėl. Ishte tepėr e lumtur dhe e ėma e lavdėroi. Nė mbrėmje ajo hodhi tre grepa. Por nė mėngjes nuk gjeti asnjė peshk.

Tė nesėrmen u ngrit dhe shkoi te lumi. U afrua buzė lumit dhe pa njė njeri qė ia vidhte peshqit. Kler-Bela nuk kishte frikė aspak. Ajo vrapoi pas vjedhėsit dhe i tha:

- Ju mė kini marrė peshkun tim!

Burri ngriti kokėn dhe kur Kler-Belapa fytyrėn e tij vuri re se ai ishte peshkatari qė banonte nė njė shtėpi aty pranė.

- E di fare mirė qė janė grepat tuaj, - i tha ai.

- Po pėrse, pra, m’i vidhni peshqit?

Burri e vėshtroi dhe i tha pėrsėri:

- Ti peshkon pėr t’u zbavitur dhe familja ime po vdes urie. Gruaja plakė dhe fėmijėt e mi janė tė sėmurė dhe unė nuk kam tė holla pėr tė blerė grepa.

Vajza e vogėl u skuq dhe nuk iu pėrgjigj. Tė nesėrmen ajo shkoi te lumi. Nė ēdo grep gjeti nga njė peshk. Ajo i vuri peshqit nė bohēe dhe nuk shkoi pėr nė shtėpinė e saj; shkoi te peshkatari.

- Ja peshqit, - thėrriti ajo. - Ah! - ia bėri peshkatari plak. - Bukuri!

Ajo iu afrua burrit dhe e zbrazi bohēen para tij.

- Mbani ato qė janė tuajat, - i tha ai. -Nuk dua tė marr peshqit tuaj.

Por Kler-Belės nuk i bėhej pėr tė ikur. Ajo i tha:

- Unė do tė vij tė tė kėrkoj ēdo mėngjes; do tė shkojmė bashkė pėr peshkim dhe kurdoherė do t’i ndajmė sė bashku peshqit qė do t’i zėmė.

Atėherė plaku buzėqeshi, ktheu sytė nga ajo dhe i tha:

- Mirė pra. Do tė shkojmė sė bashku pėr peshkim.

Qysh atėherė, peshkatari plak dhe ēupa Kler-Bela, janė bėrė miqė tė ngushtė.





Pėrrallat e Nasradini nė poezi



· Kushti



Nasradini grues i kish thanė:

- Shko qiti magarit sanė!

- Ajo ėshtė punė pėr ty, shko qiti ti!

Nasradini fort u idhnue

por nuk mujti gruen me e detyrue

qė magarit sanė me i que

- Do tė lidhim kusht moj grue

kush ka te magari me shkue:

Aj qė fol i pari,

do tė qoj sanė te magari!

Burrė e grue rishin karshi

as nuk folshin as su kshyrshin me sy

Gruja u mėrzit dhe doli n'kojshi

me gruen e kojshis me ba mahi

Ni hajn i hyni Nasradit n'shpi

ja murr kejt rraket qė pa me sy

Nasradini hiq s'reagonte

gjakftoht hajnin e shikonte.

Kur u kthy gruja prej kojshis vaj medet

e pa odėn gja s'kish metė.

Nasradinit i tha:

- Ēka na gjetė kjo hata-a-a-a-a?

pse s'kallxon shka u ba?.

Nasradini ban hahahahhahaha

humbe kushtin qysh kem thanė(kush fol i pari)

shko qiti magarit sanė.



· Pėrktheje ti



Te Nasradini kishte shkue nje njeri.

Tia lexoj njė letėr, qė i kish ardhė tė mjerit.

Letra arabisht ishte shrue aty

duhet turqisht pėr ta pėrkthy

Nasradini tha: - Une arabisht nuk di

letrėn turqisht me ta pėrkthy.

Njeriu i tha: - Turp, bre Nasradin pėr ty

qysh s'po munesh me e pėrkthy

e kaq shallin e mall e mban nė kry?

- Nasradini (a e di shka bani?) e hoqi shallin e ja vuni atij nė kry:

- Qe shalli tha, pėrktheje ti!



· Amaneti



Nasradini njė herė ishte smu

shkojshin gjinja me vizitu

shėrim tė shpejt me i uru

edhe nga pak me ngacmu

Njani nga ta bėri shaka

Nasradinit kėshtu i tha:

- A ke naj amanet me na lan?

- Po, tha Nasradini tue u que n'kamė

- Hapni vesht mirė edhe ngoni,

te i smuti shumė mos qėndroni.
 
Top
27 replies since 13/12/2009, 15:50   19786 views
  Share