MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

PRRALLA PER FEMIJE!

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 13/12/2009, 15:50     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Njė herė e njė radhe
ne njė keshtjelle te bardhe
jetonte njė princeshe
me emrin Borebardhe.

Po si pėr ēudi
kjo princeshe me zemėr flori
nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte njė njerke si gjelat.

Njerka fare nuk e donte
dhe shumė shumė e mundonte
donte qe ajo te vdiste
se nga bukuria e saj xheloze ishte.

Por njerka me shum u terbua
kur Borebardha me njė Princ u dashurua
Kėshtu Njerka ushtarin e saj urdheroj
qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.

Po ja qe ushtari na kishte qenė zemėr bardhe
e la Borebardhen te lirė atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat xhuxhave e dėrgoje.

Ou po Njerka na kishte qenė edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kėshtu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur tė mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
njė shport me molle ne dorė e mbante
Borebardhes njė molle te kuqe i ofroj
dhe me njė herė atė e helmoj

Kur xhuxhat janė kthyer ne shtepi
O Zoti i madh q'te shinin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetė
janė pikelluar te shtatė xhuxhat krejt.

Tė mėrzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin q'te bėnin s'mund ta varrosnin
ne njė arkivol prej xhami atė e vendosin.

Por pa pritur ne njė kale te bardhe
Na vjen njė Princ si ne perralle
me ditė te tera Borebardhen kėrkonte
se atė shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin e dėgjoj
vendosi qe pėr herė te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur pėrgjithmonė
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar ma s'jeton.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 13/12/2009, 15:52     +1   -1




Na ishte njė herė
Njė vajzė bukuroshe
E sjellshme pa huqe
me emrin Kėsulkuqe

E si thoni ju
Ne fillim duhet me ju thėnė
Pse emrin Kėsulkuqe
Asaj ja kishin lėnė

Emri kaq i bukur
Asaj i kishte ngel
Nga shamija e kuqe
qe mbante ne kokė pėrherė

Njė ditė mami i saj
Ju lut qe te gjyshja te shkoje
Se ishte e sėmurė
Dhe ushqim duhet ti dėrgoje

Shtepija e gjyshes ishte ne pyll
Atje ishte shumė mirė
Mundeshe me kafshet te bisedoshe
E bashke me zogjet te kendojshe

U nis Kėsulkuqja e gezuar
aspak pa pertuar
se kur ėshtė puna pėr te gjyshja
Gati ishte edhe pėr te fluturuar

E kėshtu ajo vraponte
kerkun nuk ndalonte
Se donte sa me shpejt
Tė gjyshaj tė shkonte

Por ne njė lugine atje matan
ujku Kėsulkuqen na e kishte pare
I del para dhe e pyt ngadal ngadal
Se ku po shkonte me kaq nxitim valle

E Kėsulkuqja shum e sinqert
I tregon ujkut hallin e vet krejt
nuk e dinte se ujku ishte egersir
kujtonte se ishte si ajo shumė shumė i mirė.

Dhe ujku nga sinqeriteti i Kėsulkuqes perfitoj
E mendja e tij keq filloj ti punoj
Nisi te thur plane ne koken e tij
Si Kėsulkuqen e Gjyshen ti hante ai.

O Kėsulkuqe moj zemėr bardhe
tek ai bregu ca trendafila te kuq kam pare
mendo se sa shum gjyshen tanė do e gezoshe
sikur do lule asaj ti t'ja dėrgosh.

Dhe Kėsulkuqja pa u menduar as pak
Tek trandafilat ajo ka vrapuar me vrap
Kėshtu qe ujku kohe ka fituar
Dhe para Kėsulkuqes te shpija e gjyshes me shkuar

Tak Tak Tak troket ujku ne dere
Kush ėshtė? thėrret gjyshja e mjer
Jam Kėsulkuqja qe te do ty shumė
kam ardhė me te sjell ushqime e te kujdesem pėr ty unė

O Kėsulkuqe sa shum je tu me gezue
Unė nga krevati nuk mundem me u que
Dera ėshtė e hapur veē shtyje ngadal
edhe hajde me perqafo se pėr ty kam mall

Dhe me shpejtesi ujku brenda ka hy
e gjyshja ėshtė tmerru kur e ka pa me sy
edhe ai e ka hanger gjyshen
pa ba njė as dy merzitje

O ky ujku sa shumė grabitēar
fillon e mendon si Kėsulkuqen me marr
rrobat e gjyshes i ka vesh ai
Drejte e ne krevat ka shku ėshtė shtri

Nuk vonon shumė dhe Kėsulkuqja u duke ne dere
e gezuar dhe e qeshur si asnjėherė
nuk ishte nevoja qe te trokiste aspak
se e gjen deren hapur dhe hyn brenda me vrap

O gjyshe e dashur te lutem mė me tregu
pse deren hapur e ke lėnė kėshtu?
'O Kėsulkuqe moj zemėr bardhe
se do vish ti mendja ma ka marr'

O Gjyshe Gjyshe ēfar zanit tan i ka ndodh?
po me duket i eger kėtė herė
jo i ėmbėl si perher
ohh e dashura ime kam qenė shumė sėmurė
nga gripi e kam se kam edhe temperatur

Bo bo po me sytė ēfar te ka ndodh kėshtu?
te jan skuq e shum te jan zmadhu
mua po me duket se sjan sytė e tu
jo bija ime mos u tremb me mu
qe te shikoj ty mirė prandaj me jan zmadhu

Prit prit po me veshet cfar te ka gjet ty?
sjan veshet e tu si te bani vaki?
o zemra ime ti mos mė mu trishtu
se kam pas hall qe me jan rrit veshet mu
qe te dėgjoj ty me mirė prandaj me jan ba ashtu

Shife shihe goja sa e shemtume te ėshtė ba
ta bi njė pasqyrė vetin pėr me e pa
jo bija ime mos i qit vetit merzi
se bash te gjyshja ne bark tani ke me hy

O kjo goja e ujkut e madhe kishte qane
Kėsulkuqjen me gjith shport brenda e ka nxane
e kur barkun e mbushi mirė ai
shtrihet ne krevat te gjyshes te fleje pėr bukuri

Por gjahtari qe po kalonte aty pran
zhurma qe vinte nga shtėpia e gjyshes
Shumė shumė kurjoz atė e ban
cfar gripi i keq gjyshes i paska ran
Po gerhet gjyshja si te ishte luan

Ai kėshtu vendosi qe gjyshen ta takoj
mos ka ndonjė hall e duhet ta ndihmoj
A po tė baj muhabet me te merzin qe tja kaloj
Se ajo ka qan edhe semur kėtė nuk e harroj

Kur gjahtari ne shtepi te gjyshes ka hyrė
s'mund tju besonte gjall syve te ti
ujku ne krevat te gjyshes po flinte
dhe gerhiste si te ishte ne shtepin e ti

Oh thot gjahtari qe i vinte mendja verdall
gjyshes se shkret ēfar i paska ngjare
a thua ne bark te ujkut ka perfundu
ndoshta ėshtė hala gjall mundet edhe me shpetu

Dhe ndodhi tamam si ne perralle
gjahtari ujkun shpejt e ka vrar
dhe kur e hapi barkun e ti
Kėsulkuqja dhe Gjyshja ishin gjall
kjo ishte njė mrekulli

Dhe Kėsulkuqja ngjarjen e ka tregu
se si atė ujku e kishte mashtru
dhe me lot ne sy gjyshes falje i kerkoj
dhe gjahtarin shumė shumė e falenderoj buzeqeshje

Po gjyshja e mirė ashtu si perher
lot ne sytė e Kėsulkuqes sdonte te shikonte asnjeher
fillon Kėsulkuqen ta qetsoj ngadal
jo jo s'ėshtė faj i jot qe kjo botė kėshtu ėshtė ndertu
i miri e i keqi bashke me jetu

Po ti Kėsulkuqe nga jeta duhet tė mėsosh
askerkujt ma sduhet ti besosh
se kush ėshtė i mirė e kush ėshtė i keq
ėshtė shum shum veshtir ta kuptosh.
 
Top
view post Posted on 13/12/2009, 15:52     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Njė djalosh kishte dalė pėr gjah nė malet e Shqipėrisė. Njė shqiponjė fluturoi sipėr tij dhe u ndal nė majė tė njė shkrepi. Shqiponja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė kthetra njė gjarpėr. Pas pak shqiponja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.


Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqiponjės qe po luante me gjarpėnin e mbytur. Por gjarpėri nuk ishte vėrtetė i mbytur. Befas ai lėvizi, ngriti kokėn, nxori gjuhėn dhe u bė gati tė kafshojė zogun. Nė atė ēast djaloshi nxorri harkun dhe e vrau me shigjetė gjarpėrin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjės dhe u nis pėr nė shtėpi. Befas ai dėgjoi zhurmėn e krahėve tė shqiponjės.

“Pse ma grabite zogun?” thirri shqipja.
“Zogu ėshtė imi, sepse unė e shpėtova nga gjarpėri qė ti nuk e kishe mbytur” u pėrgjegj djaloshi.

“Ma jep zogun tim dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syve tė mi dhe fuqinė e krahėve tė mi. Ti do tė jesh i pamposhtur dhe do tė quhesh me emrin tim!”


I riu i dha shqiponjės zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi kokė djaloshit, qė tani ishte bėrė burrė. Me harkun e vet ai mbyti shumė bisha tė pyllit dhe me shpatėn e vet preu shumė armiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.


I ēuditur nga kėto gjėra, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai u quajt Shqiptar, qė do me thanė “Bir i Shqipes” dhe mbretėria e tij mori emrin Shqipėri, qė do tė thotė “Vendi i Shqipeve.”
 
Top
suela
view post Posted on 31/1/2010, 13:38     +1   -1





Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:

-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c’duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poēen me lule dhe do te shohesh.

-Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.

-Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.

I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s’a s’ishte degjuar kurre ndonjehere.

Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.

- Ē’nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.

Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.

- Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.

- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.

Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.

Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.

Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:

- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.

- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.

Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c’po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.

Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. “Sa vogelushe e bukur!” Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.

Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.

Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.

Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s’mund te shkeputej me.

Oh, ē’tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.

Pas pak erdhen t’i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:

- Ē’gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!

Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s’kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.

Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t’i rrembeje koken.

Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t’u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.

Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.

Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.

Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.

- Vogelushe e gjore! - iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.

Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:

- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.

Vajza e vogel pranoi dhe s’pati pse te ankohej.

- Do te kemi nje vizite, - i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.

Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve…

Ajo s’kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.

Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: “O brumbull fluturo e fluturo”! dhe “Moj unaza me trendafila”. Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.

Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.

Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t’u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:

- Nuk do te ciceroj me! Ē’fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s’ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Ēivit! Ēivit dhe dimrit vdes nga uria.

-Ju flisni tere mend! - u pergjigj miu plak. -Ēivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t’u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.

Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.

“Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere”, -mendoj ajo.

Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.

“Lamtumire! zog i bukur! - tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell”.

Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s’kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.

Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.

Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.

Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.

-Te faleminderit, vogelushe e bukur! - i tha zogu i semure, - ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.

- Sa keq! - u pergjigj Gishteza. - jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.

Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t’i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ē’i kishte ndodhur.

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t’i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t’i shkaktonte hidherim miut plak te arave.

-Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Ēivit! Ēivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.

Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.

-Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t’u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.

Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Ēdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Ēdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.

Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.

-Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.

Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.

-Ē’budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s’e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.

Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.

-Lamtumire, o diell i bukur! - tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.

-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.

Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.

-Lamtumire, lamtumire! - tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:

-Ēivit! Ēivit!

Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s’ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Ēivit! Ēivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.

-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.

-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.

Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.

Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra - ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.

-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s’jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ē’eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.

-Ē’lumturi! - thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.

Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope - cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.

Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.

Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.

Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.

-O Zot, sa i bukur qe eshte! - i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.

Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.

Ē’burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.

Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t’i sjell dhurata.

Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.

Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.

-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.

-Lamtumire, lamtumire! - tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.

Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.
 
Top
view post Posted on 1/3/2010, 19:45     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Flokarta dhe tre arinjtė



Na ishte njėherė njė vajzė, qė kishte njė emėr tė bukur, Flokartė. Njė ditė, megjithėse nėna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtėpia dhe shkoi nė pyll pėr tė mbledhur lule tė egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq tė diellit qė fundosej pak nga pak pėrtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errėsoi pyllin. Pėr njė kohė tė gjatė Flokarta u end pyllit, duke qarė me dėnesė sepse nuk po gjente rrugėn pėr nė shtėpi. Meqė u lodh, ajo u ul rrėzė njė lisi. Po nė atė kohė u duk sė largu njė dritė qė shkėlqente: atėherė Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Mė nė fund mbėrriti para njė shtėpie tė vogėl, tė cilėn s’e kishte parė kurrė ndonjėherė dhe mu aty mendoi tė kėrkonte strehim.

Por Flokarta nuk e dinte qė kjo shtėpi banohej nga njė familje prej tre arinjsh: baba ariu, nėna arushė dhe arushi i vogėl, bebė. Nė kuzhinė ndodhej njė tryezė dhe pranė saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta mė e vockėl.

Tė tre arinjtė kishin shkuar pėr tė bredhur dhe, para se tė iknin, nėnė arusha kishte bėrė gati supėn dhe e kishte hedhur nė tre ēanakė. Ēanaku i parė ishte i madh, i dyti me madhėsi mesatare dhe i treti fare i vogėl dhe i bukur. Flokarta vėshtroi nga dritarja dhe, meqė kishte shumė uri, ushqimi qė ishte hedhur nėpėr ēanakė iu duk joshės: ajo shtyu derėn dhe hyri brenda.

- Sa mirė qenka! - tha ajo.

Dhe u ul nė karrigėn e madhe, por kjo ishte tepėr e madhe pėr tė. Provoi karrigėn mesatare, por ajo nuk arrinte gjer nė tryezė. Atėherė Flokarta u ul nė karrigėn e vogėl, qė i rrinte pėr bukuri. Mori ēanakun dhe e pėrlau shpejt e shpejt supėn e arushės sė vogėl. Kur e mbaroi, e ndjeu veten tė lodhur. Dhe mendoi se do tė ishte mirė tė shtrihej. Hipi, pra, nė shkallė dhe u fut nė dhomėn qė kishte tre shtretėr. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti njė shtrat i bukur, fare i vogėl. Ajo provoi nė fillim tė madhin, por ky ishte tepėr i madh. U ngrit e provoi tė dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepėr i madh. Atėherė u shtri nė shtratin e vogėl dhe fjeti me grushtet shtrėnguar pranė fytyrės.

Arinjtė u kthyen shpejt. Meqė tė bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjėherė pėr tė ngrėnė nė tryezė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti baba ariu, me zėrin e vet kumbues e tė trashė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti nėnė arusha, me trupin mesatar dhe zėrin jo tė fortė.

- Dikush ėshtė ulur nė karrigėn time! - bėrtiti arusha e vogėl me zė tė hollė.

Pastaj ata hodhėn sytė nė ēanakun e tyre.

- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti baba ariu.

- Dikush e ka provuar supėn time! - bėrtiti nėnė arusha.

- Dikush e ka provuar supėn time dhe e ka ngrėnė atė! - bėrtiti me tė madhe edhe arushi i vogėl me zėrin e hollė.

- Cili mund tė ketė qenė vallė? - bėrtitėn njėherėsh tė tre arinjtė.

Baba ariu vrapoi pėr te shtrati i vet.

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - briti pėrsėri ai.

Nėnė arusha vrapoi te shtrati mesatar.

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! - u dėgjua edhe zėri i saj jo fort i trashė.

Ndėrkohė edhe arushi i vogėl bėrtiti me sa fuqi qė kishte:

- Dikush ėshtė shtrirė nė shtratin tim! Ah, ja tek ėshtė!

Po nė atė kohė Flokarta u zgjua dhe i pa tė tre arinjtė, qė po e vėshtronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumė sa kėrceu nga shtrati, zbriti shkallėt me shpejtėsi sa nuk ia kishte marrė kurrė mendja dha shpėtoi, duke u futur nė pyll. Tė nesėrmen Flokarta u takua me njė druvar, i cili me sopatėn nė krah shkonte pėr tė bėrė dru dhe i tregoi atij ē’i kishte ndodhur. Meqė ai e njihte pyllin si nė pėllėmbė tė dorės, e pėrcolli vajzėn gjer nė fshat. Prindėrit e pretėn Flokartėn me lotė gėzimi. Pas kėsaj, vajza me flokė tė artė u bė fėmijė i bindur dhe nuk u largua kurrė mė vetėm nga shtėpia.

 
Top
suela
view post Posted on 1/3/2010, 19:48     +1   -1




Si e humbi lepuri bishtin?



Dikur lepujt kishin bisht tė gjatė.

Njė ditė njė lepur po bridhte rrugės, ku u takua me dhelprėn, e cila kishte nė gojė njė tufė me peshq.

- Si arrite t’i kapėsh gjithė kėta peshq? - e pyeti lepuroshi.

- Zbrit te rrėkéja, zhyte bishtin nė ujė dhe prit atje tėrė natėn. Nė mėngjes, nė tė gjitha qimet e bishtit tėnd do tė kesh sasira tė mėdha me peshq. Nuk do tė tė mbetet tjetėr veēse tė zgjedhėsh mė tė mirėt. Atė natė lepuroshi shkoi tė peshkonte te rrėkéja. Fryente erė, bėnte ftohtė. Lepuroshi dridhej; nganjėherė fėrkonte putrat e vogla njėrėn pas tjetrės. Nisi dėbora, flokėt e saj tė bardhė binin mbi turirin e lepuroshit tė gjorė.

Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrėkéja. Atėherė mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tėrhoqi bishtin pėr tė kapur peshqit, por rrėkéja ishte ngrirė gjatė natės; akulli e mbėrtheu fort bishtin e lepurit tė gjorė, ndaj nuk mundi tė ikėn dot. Atėherė e tėrhoqi aq fort bishtin e vet tė gjatė sa iu kėput nė rrėkénė e ngrirė.

Qė prej asaj dite lepuroshėt e kanė bishtin kaq tė shkurtėr.
 
Top
view post Posted on 1/3/2010, 19:48     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dielli, hėna dhe gjeli



Shumė e shumė kohė mė parė nė qiell jetonin tre vėllezėr: Dielli, Hėna dhe Gjeli. Njė ditė Dielli shkoi tė punonte dhe Hėna e Gjeli mbetėn nė shtėpi. Afėr mbrėmjes Hėna e urdhėroi Gjelin tė sillte kopenė e bagėtive nga fusha. Por Gjeli, i lodhur nga njė ditė e gjatė pune, nuk u bind. Dhe Hėna, duke mos u pėrmbajtur dot nga inati, e kapi vėllanė nga lafsha (qafa ?) dhe e flaku nga qielli nė tokė. Kur nė darkė Dielli u kthye nė shtėpi dhe nuk e pa Gjelin, e pyeti Hėnėn pėr tė. Mė nė fund kjo i rrėfeu se ē’kishte ndodhur. Dielli u dėshprua shumė dhe tha:

- Hėna ime, meqė ti nuk rri dot e qetė me askėnd edhe unė nuk do tė jetoj me ty! Qysh sot e tutje nata do tė jetė jotja dhe dita imja. Vėllai ynė Gjeli, qė ti e dėbove, nuk ka pėr tė tė dashur kurrė mė. Por mua nuk ka pėr tė mė harruar asnjėherė. Kur tė ēohem unė nga gjumi, ai do tė tregojė tėrė gėzimin e vet; kur do tė ēohesh ti, ai do tė ikė dhe do tė shkojė tė flerė.

Dhe qysh atėherė vėrtet kėshtu ka ndodhur: porsa del Dielli, Gjeli gėzohet qė e sheh dhe e thėrret:

- Kikirikiii! Kikirikiii!

Nė gjuhėn e gjelave kjo do tė thotė: ,,Edhe unė jam kėtu! Edhe unė jam kėtu!’’

Dhe pastaj Gjeli kėndon e dėgjohet qė nga mėngjesi e tėrė ditėn, ndėrsa porsa perėndon Dielli e del Hėna, Gjeli vrapon pėr nė shtėpi dhe fshihet qė tė mos e shohė tė motrėn.



 
Top
suela
view post Posted on 1/3/2010, 19:49     +1   -1




Vogėlushja prej dėbore



Nė njė natė dimri, nė krahinėn e Provansės, plot me diell e ku bie rrallė dėborė, njė stuhi e fortė bėri dėme tė mėdha. Njė fshatari me tė shoqen iu mbulua e tėrė shtėpiza me dėborė. Ky ishte njė ēift i moshuar, pa fėmijė, qė kalonte njė jetė mjaft tė trishtuar.

- Po bėj njė vogėlushe prej dėbore, - tha gruaja. Por pėr habinė e saj tė madhe, papritmas vajza e vogėl prej dėbore, iu vu nga pas dhe i foli:

- Nėnė, mos bėni zjarr tė madh kėtu brenda, sepse nuk e duroj dot tė nxehtit. Fshatarėt erdhėn nga ana e anės pėr tė parė vogėlushen prej dėbore. Dukej e sjellshme; kalamajtė e donin dhe luanin me tė. Dimrit ajo ishte shend e verė, por nė pranverė bėhej mjaft e trishtuar. Vajza e vogėl nuk e donte diellin dhe e kishte zakon tė ikte dhe tė fshihej nė hijen e pyllit kur ai ngjitej lart dhe ngrohte tokėn me rreze tė forta. Pėr mė tepėr, nėna e saj mėrzitej se ajo vazhdimisht qante.

Njė mbrėmje vere kalamajtė e fshatit bėnė njė zjarr pėr t’u zbavitur e zunė tė kėrcenin rrotull tij. Meqenėse vogėlushja nuk dukej gjėkundi, shkuan ta kėrkonin. Nė fillim vajza e vogėl prej dėbore sillej rreth e rrotull zjarrit me po aq gėzim sa edhe kalamajtė e tjerė. Por kur deshi tė kėrcente pėrmbi zjarr, ajo u zhduk menjėherė. Dhe nė duart e dy djemve tė vegjėl, tė cilėt e kishin mbajtur pėr dore, nuk mbeti veēse njė pikė uji.



 
Top
view post Posted on 1/3/2010, 20:16     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gjuetari i shpezėve



Njė gjuetar shpezėsh ngrehu kurthin pėr kojrila dhe e shikonte prej sė largu se a do tė zėrė gjė. Kur nė kurth, bashkė me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkė me to. Kur lejleku filloi t'i lutet qė tė mos e vrasė, kude i thėnė se jo vetėm qė nuk ėshtė i dėmshėm pėr njerėzit, por pėrkundrazi ėshtė edhe i dobishėm pėr ta, sepse kap e zhduk gjarpėrinjtė dhe rrėshqitėsit e tjerė, gjuetari i tha:

Megjithėse nuk je i dėmshėm pėr ne njerėzit, prapėseprapė e meriton dėnimin, sepse je shoqėruar me tė kėqinjtė.



 
Top
view post Posted on 23/9/2010, 19:31     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Bjen n'ujė e nuk laget,
Bjen n'gur e nuk thyhet,
Bjen n'therrė e nuk therret.
Kah tė shkosh, tė ndjek pas.
"Hija"
 
Top
leonn
view post Posted on 23/9/2010, 19:32     +1   -1




1.
Kur e lyp, s'vjen;
Kur vjen, s'tė lėshon,
"Gjumi"

2.
As nuk hahet as nuk pihet ,
Por pa tė nuk rrihet.
"Gjumi"
 
Top
view post Posted on 23/9/2010, 19:32     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Nė fillim mė bėjnė top,
pastaj mė shtypin me njė shkop,
dhe pastaj si pėr cudi,
e shoh vehten nė tepsi.
(byreku)
 
Top
leonn
view post Posted on 23/9/2010, 19:32     +1   -1




Rrumbullak, strumbullak,
kur e prek tė bėn me gjak.
 
Top
view post Posted on 23/9/2010, 19:33     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pa zė heshtur numėron,
askush punėn s'ia mohon.
(ora)
 
Top
leonn
view post Posted on 23/9/2010, 19:33     +1   +1   -1




Mendje s'ka, por tė mėson,
Gojė s'ka, por me ty flet,
Ti pėrditė me tė jeton,
Mik tė ngushtė e ke pėr jetė.

(Libri)
 
Top
27 replies since 13/12/2009, 15:50   19785 views
  Share