MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kanceri i gjirit?

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 15/6/2009, 21:47     +1   -1




Tė prekurat nga kanceri i gjirit sa vjen e shtohen. Por kjo sėmundje mund tė ndalet sė qeni vdekjeprurėse. Nė rast se ekzaminohet e trajtohet nė kohė, kanceri i gjirit ėshtė i shėrueshėm. Shpėtoje jetėn tėnde. Duhet thjesht pak kujdes

Ėshtė i rėndėsishėm pėr njė femėr, ėshtė tėrėsisht femėror, ėshtė dhe aq simbolik, konkretisht kėto ditė ėshtė shqetėsimi ynė nė provat e rrobave tė banjės… por ka njė anė tė errėt, qė i bėn tė gjitha kėto tė duken vogėlsira: gjoksi ėshtė dhe njė pjesė e trupit tė femrės qė preket shpesh nga tumori. Tridhjetė pėr qind e sėmundjeve tumorale tė femrave nė Shqipėri janė pikėrisht tumor i gjirit dhe dhimbshėm pranohet qė vdekshmėria nga kjo sėmundje ėshtė ndėr mė tė lartat. Ndėrkohė, nė shtetet e zhvilluara perėndimore, kjo sėmundje ėshtė e pėrhapur shumė mė tepėr. Prandaj, prej kohėsh, pėrpjekjet pėr kurimin dhe trajtimin e saj janė vėnė nė qendėr tė punės sė specialistėve. Njė ndėr ta ėshtė kirurgu nga Kalifornia dhe studiuesi nė fushėn e kancerit tė gjirit, Ernie Bodai, i cili ndau pėrvojėn e tij nė njė takim tė organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Shoqata Kristiane e Gruas Shqiptare, ku ishte e pranishme dhe kirurgia senologe Adelina Mazreku.

Nė tė vėrtetė, pėrvojat e mjekut amerikan dhe doktoreshės shqiptare, me gjithė kontrastin numerik tė rasteve tė kėsaj sėmundjeje nė dy vendet pėrkatėse (nė SHBA kanceri i gjirit ėshtė njė sėmundje tmerrėsisht e pėrhapur), kryqėzoheshin nė njė pikė tė rėndėsishme, nė njė pikė ku mbėshtetet lufta kundėr kancerit: diagnostikimi dhe trajtimi nė kohė i saj. Mjekėsia sot ėshtė e bindur qė kjo sėmundje ėshtė e kurueshme po tė kapet nė kohė.

Vetė Mazreku, me pėrvojėn e saj shumėvjeēare nė kurimin e kėsaj sėmundjeje, shkėputi dy raste tė kundėrta: “Mė kujtohet si sot ajo mbrėmje e largėt kur unė, njė mjeke e re, dėgjova pėr njė lindje qė do bėnte njė grua e prekur nga kanceri i gjirit. Pak kohė pasi solli nė jetė fėmijėn, ajo u nda nga jeta. Ndėrsa rasti tjetėr ėshtė i kundėrt. Mė telefonon njė shoqja ime, qė e kishte ditėlindjen nė njė ditė me mua dhe ne shpesh e kishim festuar bashkė. Shqetėsimin e saj pėr diēka tė huaj nė gjoks e ndau me mua. Pas disa ekzaminimesh, u kuptua se ishte prekur nga kanceri i gjirit, por ishte nė fazėn e parė. Pas ndėrhyrjeve, ajo i shpėtoi ēdo rreziku. Sot ajo ėshtė njė gjyshe e lumtur dhe unė e uroj ēdo vit pėr ditėlindjen qė kemi bashkė”.

Shumė gra, nė fakt, e kanė mundur sėmundjen e kancerit tė gjirit me anė tė trajtimeve qė mundėson mjekėsia dhe madje sot operacioni zhvillohet pa u hequr gjoksi. Por gjithmonė varet nga koha kur gruaja vetėdiagnostikohet e pastaj trajtohet dhe nga besimi e bashkėpunimi i kėtyre femrave. Nė kontakt me trupin e saj, por dhe me ekzaminime tė vazhdueshme (shqiptarėt e kanė tė vėshtirė nė fakt tė edukohen me kėtė), njė femėr mund ta ndalė sėmundjen para se tė jetė vonė. “Njė grua mbi tė dyzetat duhet tė bėjė dy mamografi nė vit. Kanė njė kosto jo fare tė ulėt, por qė njė gruaje do t’i kushtonte nė muaj aq sa i duhen pėr njė 8 Mars”, kėshillon doktoreshė Mazreku. Dhe ky kujdes ėshtė ai me tė cilin, sipas mjekėve, duhet tė edukohet mbarė shoqėria, sepse ėshtė njė formė e rėndėsishme pėr tė ndaluar rrezikun qė vjen nga kanceri i gjirit, njė sėmundje qė priret tė pėrhapet mė shumė. Kjo edhe pėr shkak tė modernizimit tė jetės (edhe kolorantėt e flokėve apo kimikatet e trajtimeve kozmetike konsiderohen si faktorė favorizues). “Periodat e ardhura nė moshė sa mė tė rritur dhe lindja para moshės 20 vjeē i ul shumė shanset qė njė grua nė tė ardhmen tė preket nga kanceri i gjirit. Por sot femrat lindjen e parė e bėjnė nė moshė mė tė madhe dhe pėr shkak tė ekspozimit nė diell (nuk ka familje qė mos t’i ēojė fėmijėt disa ditė nė vit nė plazh) dhe dietės hiperkalorike, vajzave iu nis cikli edhe para moshės 11 vjeē. Kjo ēon nė rrezik mė tė lartė pėr kancerin e gjirit”, shprehet Mazreku. Por ama ajo kėmbėngul me njė fakt: qė kanceri i gjirit ėshtė njė sėmundje si gjithė tė tjerat, qė ka tė gjitha mundėsitė pėr t’u kuruar dhe nuk duhet parė si fundi i botės. Kjo nuk ėshtė marrje me tė mirė, ėshtė njė fakt qė e tregojnė dhe ato gra qė e kanė mundur sėmundjen e kancerit. “9 vjet mė parė, duke bėrė banjė, preka njė masė tė fortė qė nuk ishte e imja. Tė nesėrmen shkova tė vizitohesha. Kur mėsova se isha me kancer, m’u duk se mė ra qielli pėrsipėr. Por pastaj nisa tė kisha besim se do shėrohesha. Pėrballova operacionin dhe kapėrceva edhe atė krizėn e rėnies sė flokėve nga trajtimi. Sot vazhdoj punėn dhe e pėrballoj normalisht”, tregon Hajria, nėna e dy fėmijėve.

Dhe jeta vėrtet mund tė vazhdohet: njė jetė femėrore, njė jetė ku ato janė shumė tė rėndėsishme pėr familjet, njė jetė me ditė tė ftohta e ditė plazhi, pėr tė cilat duhet tė gjejnė rrobat e duhura tė banjės, njė jetė qė vlen aq shumė.


Si ta ulėsh rrezikun e kancerit tė gjirit (nga dr. Ernie Bodai):

1. Shmang disa kimikate duke u bėrė mė selektive nė produktet e kozmetikės, deodorantet dhe ushqimet qė blini. Shumė e rėndėsishme ėshtė tė shmangni ushqimet shumė tė pėrpunuara apo ato me konservues pėr tė pėrdorur sa mė shumė tė jetė e mundur versionin e tyre natyror.
2. Merruni rregullisht me ushtrime pėr 20-30 minuta tri herė nė ditė, sepse:

1. Ushtrimet ulin yndyrnat nė trup, duke pakėsuar dhe grumbullimin e estrogjenit dhe 2. Vetė ushtrimet ulin nivelin e tij.

1. Mos pi shumė alkool. Dhe pse disa studiues mendojnė se dhe sasi tė vogla mund ta rrisin rrezikun pėr probleme nė gjoks, Dr. Bodai thekson se vera e kuqe ka veti antioksidante tė fuqishme, pėr shkak tė polifenoleve qė nxjerrin jashtė trupit tonė radikalet e lira. Dhe mjedrat janė njė ushqim antioksidant.
2. Ju qė po mendoni ta shtyni shtatzėninė pėr shkak tė karrierės, nuk duhet tė abuzoni shumė. Shtatzėnitė e hershme kanė njė efekt pozitiv, sepse ndėrpresin rregullsinė ciklike mujore dhe mund tė ndihmojė pėr tė frenuar grumbullimin e estrogjenit.
 
Top
0 replies since 15/6/2009, 21:47   110 views
  Share