MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

CAMT DHE CAMERIA, Brezi i ri Cam dhe mendimet e tyre.

« Older   Newer »
  Share  
b1984
icon12  view post Posted on 30/5/2009, 12:42     +1   -1




image Ne Camte nuk na lejohet te marim cka eshte e jona ashtu si e mori Kosove. Por nje gje eshte shume e sigurt qe ne nuk do te reshtim kurre te menduarit per ate qe eshte e jona.
Cameria ka mbetur pjese e Greqis pa deshiren tone kuptohet por cfar po kerkojm ne nga ky vend demokratik eshte qe te na ndihmojn ne lidhje me kete te fundit.
Me keq ardhje po e them por eshte e vertet shteti Shqiptar nuk ka bere asnjegje per ceshtjen Came dhe nuk mendoj se do te bejn pasi e kane vertetuar sa servila jane ndaj shtetin fqinj Greqis. Une mendoj qe Camt me kulturen e tyre dhe me traditat e tyre e kane vertetuar qe me zemer e me mendje jetojn akoma ne Cameri.
Une momentalisht po lexoj nje liber te ri ne lidhje me historin Came dhe brezat e saj, dhe po perjetoj emocjone te papershkrueshme qe do te thote edhte shkelur nje e drejte qe po vazhdojn ta shklin ende sot e kesaj dite.
Ardhja e Karamalis ne Shqiperi dhe perbuzja e kryeministrit tone (malosor) beri qe shteti Grek te mos e caj fare koken per mitingjet paqsore, letrat e shkruara dhe vajtja ne Bruksel e Camve pasi shteti jone ja ka lejuar nje gje te till Greqis sone fqinje.
Une deshiroj me gjithe shpirt qe brezi i ri dhe ai i ardhshem te mbajn kete ritem qe gjysherit dhe prinderit tane kan mbajtur deri ne ditet e sotme.
Cameria ka ende Came qe jetojne aty por jane shume te kushtesuar me jeten dhe traditen packa qe ata mundohen ti ruajn ato vlera e ti trazhgimojn.
Vendosa ta hape kete teme te re ne kete best web duke shpresuar qe te me kuptoni se ndjehem vertet keq nga e gjith kjo histori ndaj ju ftoj ne kete free forum (forum te hapur) te hidhni mendimet tuaja. Tani po ndjehem me mire kur shohe qe ketij webi te mbrekullueshem ju shtua edhe nje teme e re rreth Camve te Cameris (Shqiperis) Temat e Shqiperis Kosoves, Maqedonis ju bashkua edhe motra e tyre Cameria
 
Top
b1984
view post Posted on 13/6/2009, 12:46     +1   -1




Historia e Camerise

Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme. Vlen tė pėrmendet kėtu qė paralelizmi qė i ėshtė bėrė popullsisė Ēame me atė Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton tė hedhė poshtė tė drejtėn historike tė autoktonisė Ēame duke supozuar se janė tė ardhur nė Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatė periudhave tė ndryshme tė perandorisė Bizantine. Kjo gjė ėshtė e vėrtetė vetėm pėr Arvanitasit e jo pėr popullsinė Ēame, historia e tė cilės nė kėtė trevė shkon nė kufijtė e mitologjisė. Vetė historiani grek Tukididi, qė shkroi pėr Luftėn e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futėn nė gjirin e Ambrakisė takuan njė popullsi lokale qė nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (kėtu Epirote).


Mė 1913 u krye masakrapėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare.


Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci qė shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.


Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicė me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.


Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zėvendės Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontingjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.


Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".


Shpėrthimi i Luftės Italo-Greke1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".


Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari.


Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.


Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.


Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame".


Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurte, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislingė tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkurt tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe pak mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revan, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it.


Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.


Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri.


Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn : luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.


Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė.


Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.


Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.


Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare.


Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".


Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.


Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".


Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943).


Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe konjuktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj.


Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin mininė nė -3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame kėto kushte:


  1. Ēarmatimin e plotė
    <li>Mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e EDES-it si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri.

Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944 qė ka patur ato konsekuenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it.


Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.



[redakto] Ēamėrisė dhe ēamėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore


Por pėrpara masakrės sė korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer njė valė tjetėr masakrash nė qershor. Gjithashtu, pas verės pasoi njė fushatė tjetėr nė tetor tė vitit 1944 e cila bėri tė plotė spastrimin etnik tė Ēamėrisė.


Rezultatet e kėtij spastrimi kanė qenė me tė vėrtetė tragjike. Nga njė popullsi prej 35000 vetėsh qė ishte para luftės mbetėn vetėm disa dhjetėra familje. Vetėm nė tragjedinė e Filatit dhe tė Paramithisė qė u zhvillua nė qershor dhe tetor tė vitit 1944, rezultati ishte: 2000 tė vrarė, gra, fėmijė, pleq dhe burra tė paarmatosur, tė masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga bandat zerviste. Nė fshatrat e Paramithisė, Gardhitės, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitėn 4949000 okė drithė, 2217500 okė tėrshėrė dhe elb, 361500 okė djathtė, 457700 okė vaj ulliri, 12850 okė gjalpė, 27020 krerė bagėti tė imta, 18500 okė duhan, 26800 okė oriz, 37000 okė bajame, 2500-3000 shtėpi tė djegura dhe dėme tė tjera tė pronės qė arrinin nė 84700 frs.


Njė pjesė e mirė e historiografisė greke tė pasluftės dhe diplomacia greke gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė, por edhe sot, kanė mbrojtur tezėn absurde se populli ēam (an blok) ishte bashkėpunėtor i nazistėve dhe fashistėve dhe u largua me ta pėr nė Shqipėri nė fund tė luftės. Por si qėndron e vėrteta ? Ėshtė rasti tė (konfirmohet) pohohet se nė luftėn antifashiste popullsia shqiptare e Ēamėrisė inkuadroi nė formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftėtarė, pa llogaritur qindra tė tjerė qė punonin nė terren. Vetėm nė radhėt e ELAS-it dhanė jetėn 68 partizanė ēamė.


Ėshtė tashmė e provuar se masakrat dhe dėbimin e dhunshėm tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkėpunėtor i gjermanėve. Pikėrisht kėtu mendojmė se duhen rikujtuar disa dokumenta qė provojnė bashkėpunimin e tij me gjermanėt dhe kėshtu do tė mbetet absurd pretendimi grek se njė aleat i gjermanėve ka dėbuar nga trojet etnike njė popullsi tė tėrė pse ishte nė bashkėpunim me aleatėt e tij.


Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt ėshtė i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohės dhe i pasluftės, i cili ka dhėnė dhjetėra dėshmi nė kėtė drejtim. Nga arkivat sekrete tė Vermahtit gjerman pėr greqinė, zbulohet njė marrėveshje bashkėpunimi midis Zervės dhe pushtuesve gjermanė qė tė godiste grekėt e tjerė. Autori qė ka publikuar kėtė marrėveshje shprehet se "ekzistonte nė thellėsi njė miqėsi me ujkun". Nė dokumentin gjerman thuhet: "Gjatė natės sė 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandės sė Korparmatės XXII malore, me anėn e njė oficeri tė plotfuqishėm propzimin pėr bashkėpunim mbi bazat qė vijojnė: armėpushim, bashkėpunim nė luftėn kundėr ELAS-it ne azhornim tė vazhdueshėm mbi qėllimet e tij, mbi vetė pozitėn e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervės iu parashtrua dhe tė Plotfuqishmėve tė Posaēėm tė Rajhut pėr Evropėn Juglindore, ministrit Nojbaher(Neubacher?). Pėrgjigja ishte: tė vazhdojmė traktativat deri sa tė merret vendimi pėrfundimtar. Mė 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi pėr marrėveshje lokalisht tė pėrkufizuar... Kjo situatė vazhdoi deri nė fillim tė korrikut 1944. Forcat e Zervės nė mars 1944 ishin rreth 10000 luftėtarė.


Sipas marrėveshjes me autoritetet gjermane duhej tė mbetej e lirė nga ushtria e Zervės njė rrip bregdetar prej 10 km. Mirėpo mė 3 korrik 1944, trupat e Zervės e pushtuan zonėn bregdetare pranė Pargės. Po ashtu, gjatė natės 6-7 korrik filluan nė befasi veprimet luftarake tė trupave tė Zervės kundėr reparteve gjermane nė perėndim tė Artės dhe nė rrugėt Janinė-Artė dhe Janinė-Gumenicė. Siē shpjegohet nė dokument "ndryshimi i qėndrimit tė Zervės nga marrėveshja e arritur me gjermanėt ndodhi si rezultat i ndėrhyrjes sė oficerėve tė ndėrlidhjes aleate, tė cilėt morėn pėrsipėr vetė udhėheqjen e ushtrisė sė Zervės. Madje thuhet se edhe urdhrin pėr sulm kundėr gjermanėve e dhanė oficerėt ndėrlidhės tė aleatėve. Nisur nga ngjarje tė tilla as edhe gjermanėt nuk ishin tė qetė pėr marrėveshjen qė nėnshkruan. Lajmet e shėrbimeve sekrete gjermane konstatonin qė nė rast zbarkimi tė aleatėve, EDES-i do tė luftojė kundėr gjermanėve, duke iu referuar udhėheqėsit tė EDES-it papajoanu. Nė gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetė.


Nė vitin 1947, pavarėsisht nga dėshira e amerikanėve, qė qeveria greke tė mbėshtetej mbi njė koalicion sa mė tė gjerė, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakėnaqėsinė e tij ndaj kandidaturės sė Zervės si ministėr i Punėve Publike, duke e akuzuar atė hapur si bashkėpunėtor tė gjermanėve. Ky qėndrim parimor i Departamentit tė Shtetit ishte aq i vendosur saqė ai shkonte deri atje sa tė kėrcėnonte udhėheqėsit grekė se, nė rast tė kundėrt, do tė tėrhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan nė Athinė Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku nė SHBA nė shumicė ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste qė janė nė kundėrshtim me idealet e demokracisė sonė". Kėshtu, atij iu bė e qartė se nuk meritonte besimin si anėtar i ndonjė qeverie qė propozohej tė bashkėpunonte ngushtė me SHBA. Po kėshtu, njė personalitet tjetėr me peshė, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervėn, i deklaronte sekretarit tė tij tė njėjtėn gjė, se ekzistonte njė opinion i fortė publik, i cili ishte kundėr Zervės nė ShBA dhe nė vendet e tjera si Franca dhe Anglia, tė cilat ishin mike tė Greqisė dhe se ai e ndjente se pėr kėto arsye nė qoftė se Zerva do tė bėhej ministėr i Rendit Publik, kjo do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr Greqinė dhe mund tė pėrmbysė punėn qė po bėn Misioni Amerikan pėr tė". Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt, ishte dėshmuar edhe nė Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisė amerikane me origjinė greke Kouvras mė 31 mars 1947, duke e cilėsuar atė si njė kolaboracionist tė tipit tė Mihailloviēit tė Jugosllavisė. Kouvaras i paraqiti Senatit njė dokument shumė kompromentues, i cili provonte marrėveshjen qė ekzistonte midis forcave tė armatosura gjermane nė Epir dhe EDES-it tė Zervės. Ky dokument ishte njė memorandum i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Korpusit tė 22 tė Ushtrisė Gjermane.


Tezėn greke e hedhin poshtė edhe dokumentat diplomatike angleze tė kohės, tė cilat nuk mund tė dyshohen pėr ndonjė tendencė antigreke, por pėrkundrazi pėr tolerancė ndaj aleatėve tė tyre dhe nė radhė tė parė ndaj forcave tė sė djathtės, tė cilat ishin pikėmbėshtetja e tyre. Kėshtu, sipas dėshmive tė njėrit nga zyrtarėt e lartė tė misionit anglez nė Shqipėri, majorit Palmer, i cili kreu njė udhėtim eksplorues nė Greqinė e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte pėrcaktuar deri nė 2000 veta qė bashkėpunuan "me gjithė zemėr me gjermanėt", por ai nuk mohonte faktin qė pati edhe rreth 700 veta qė luftuan nė radhėt e ELLAS-it kundėr gjermanėve. Tėrheq vėmendjen njė fakt se shifra qė jep Palmeri, pėrkon me numrin e tė dėnuarve nga gjyqi famėkeq i Janinės, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistėve", i zhvilluar nė vitin 1945-1946, i cili dėnoi nė mungesė 1930 shqiptarė tė Ēamėrisė. Palmeri, i cili ėshtė mbėshtetur siē e thotė dhe vetė nė tė dhėnat e palės greke e konkretisht tė majorit Sarandis, i cili-thotė Palmeri- "pranoi pėrgjithėsisht veprimet e kryera prej grekėve kunėr minoritetit shqiptar" hedh paksa dritė edhe mbi njė ēėshtje tjetėr mjaft tė rėndėsishme, e cila ka tė bėjė me faktin se ē'vend patėn gjermanėt nė genocidin qė kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundėr popullsisė shqiptare, tė cilin Palmeri, pa u shqetėsuar pėr tragjedinė e dhimbshme tė kėsaj popullsie, me gjakftohtėsi e quan thjesht njė "situatė grindjesh". Ai pohon sidoqoftė, njė tė vėrtetė se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanėt". Genocidin zervist pėr spastrimin etnik nė Ēamėri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez nė Greqi, i cili thotė se "Zerva i ndoqi ēamėt nga shtėpitė e tyre nė 1944... Dėbimi u krye me gjakderdhje tė madhe. Qėllimi ishte dėbimi i popullsisė sė padėshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje kėtė gjenocid ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė e ka pohuar vetė N. Zerva. Nė letrėn dėrguar mė 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Tė marrė pėrsipėr detyrėn e sqarimit tė bashkėatdhetarėve (grekėve) se kush e pastroi Ēamėrinė nga shqiptarėt". Kėtė fakt e dėshmojnė edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar tė refugjatėve ēamė nė Shqipėri. Nė njė memorandum tė kėtij Komiteti dėrguar Ministrave tė Jashtėm nė Moskė i cili u publikua nė gazetėn "Bashkimi" dhe pastaj edhe nė "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit tė gjermanėve, monarkistėt grekė dhe fashistėt, bashkė me Gestapon, sulmuan popullsinė dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar nė territorin e Shqipėrisė. Ajtet e autoriteteve greke ishin nė kontradiktė tė qartė me Kartėn e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltės dhe tė Potsdamit". Pozitėn e gjermanėve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundėr popullsisė ēame e kompromenton mė tej njė dokument tjetėr qė vjen nga njė ditar i njėrit prej nacionalistėve ēamė, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe njė enigmė tjetėr, se si hyri Zerva nė Ēamėri, kur populli ēam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte tė hynte nė Ēamėri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinė ēame, e cila ishte e vendosur tė vetėmbrohej. Prandaj, ai ndėrhyri pranė autoriteteve gjermane tė pushtimit qė ata tė bėnin ēarmatimin e saj dhe ia arriti kėtij qėllimi. Ēarmatimi i popullsisė u krye nga gjermanėt me njė urdhėr direkt tė Hitlerit. Autori i lartpėrmendur pohon se gjermanėt nė kėtė rast nuk pėrfillėn as lutjet e nacionalistėve shqiptarė ēamė, qė kishin besim tek ata pėr tė realizuar aspiratat e tyre, pėr bashkimin kombėtar. Mė pas Zerva hyri nė Ēamėri dhe kreu krimet monstruoze qė tashmė dihen.


Nga hetimet e tij Palmeri pėrpiqet tė hedhė sadopak dritė mbi motivet e kėsaj masakre dhe ai jep njė shpjegim ineresant qė i afrohet tė vėrtetės ose mė saktė ėshtė njė pjesė e saj. Ai i raportonte eprorėve tė tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenė gjithnjė njė ndjenjė zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekėve pėr atė rreth ndaj ēamėve". Nė tė njėjtėn kohė Palmeri vė nė dukje se pretendimi absdurd pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut nga Greqia, tė cilėn shteti grek e kishte kultivuar nė maksimum pėr disa dekada, kishte prodhuar "njė urrejtje shumė tė fortė, e cila drejtohej jo vetėm kundėr ēamėve, por kundėr gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi".


Nė kėtė mėnyrė, Palmeri vė nė dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Ēamėrisė u krye pėr shkak tė bashkėpunimit tė kėsaj popullsie me gjermanėt, por si pjesė e strategjisė shoviniste tė Greqisė kundėr shqiptarėve.


Megjithatė, Palmeri e pranonte dhe mundėsinė hipotetike tė bashkėpunimit tė njė pjese tė minoritetit shqiptar me italianėt dhe si shkaqe tė kėtij bashkėpunimi tė mundshėm ai jepte ";dėshirėn pėr ta bashkuar Ēamėrinė me Shqipėrinė ose pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė paraqiste realiteti i krijuar pėr tė qėruar hesapet e vjetra me grekėt. Ai pohonte se nuk mund tė arrihej nė ndonjė konkluzion se kush nga tė dy palėt ishte pėrgjegjės pėr fillimin e armiqėsive. Nė tė vėrtetė, armiqėsitė dhe konflikti nacional nė Ēamėri, siē kemi theksuar mė lart, kishin filluar kėtu me aneksimin e kėsaj treve shqiptare nga greqia gjatė Luftėrave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenė politika sistematike antishqiptare dhe shkombėtarizuese e qeverisė greke dhe organizmave tė ndryshme tė saj. Kjo situatė e tendosur, sigurisht qė ka shkaktuar edhe konflikte tė veēanta midis tė dy palėve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilėsisht pasi ata ishin tė ushtruara, tė organizuara, tė drejtuara ose tė xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkėpunimin e elementėve tė veēantė shqiptarė me gjermanėt dhe italianėt, i cili e kishte burimin nė shtypjen e rėndė nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftės, madje dhe sot, u pėrpoqėn tė fryjnė dhe ta paraqisin si njė bashkėpunim total ndaj popullsisė ēame me gjermanėt. Qėllimi ka qenė i qartė, qė t'i vihej njė bazė justifikuese spastrimit etnik tė Ēamėrisė.


Por armiqėsitė dhe pėrplasjet sipas tė dhėnave tė mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe nė njė linjė tjetėr, nė kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as kėto ngjarje nuk pėrbėjnė argumente pėr tė pėrligjur spastrimin etnik tė Ēamėrisė.


Pėrpara se Palmeri tė kryente hetimet e tij nė Ēamėri, zbulimet britanike nė dhjetor tė vitit 1944 dhe nė janar tė vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpėrngulja e popullsisė ēame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian njė grup nacionalistėsh shqiptarė "kishte ndihmuar nė vitin 1940 Ushtrinė Italiane nė fushatėn e saj kundėr Greqisė dhe nė vitin 1944 ata i kishin dhėnė ndihmė afektive forcave gjermane tė pushtimit. Pas largimit pėrfundimtar tė gjermanėve nga Ēamėria trupat e Zervės u shpėrndanė nė shtėpitė e shqiptarėve. Nė njė lokalitet 40 ushtarė tė Zervės u zhdukėn dhe pastaj u gjendėn tė vdekur. Ky incident qė ndodhi rreth qershorit tė vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave tė Zervės, tė cilat ēuan nė dėbimin e tė gjithė shqiptarėve nga Greqia".


Pas raportit tė Palmerit, njė tjetėr informacion iu dėrgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike nė Greqi. Nė tė jepej vlerėsimi i pėrgjithshėm se veprimet kundėr ēamėve ishin tė kuptueshme, sado qė ishin tė qortueshme. Duke iu referuar Librit tė Bardhė grek ky raport i paraqiste ēamėt si "njė popullsi gjaknxehtė dhe violente ashtu si shumė komunitete tė tjera malore ballkanike". Ndėr tė tjera nė kėtė raport thuhej: "Dy herė minoriteti shqiptar ka qenė pėrfshirė nė shkatėrrimet e zonės ku ata jetojnė. Dhe bregdeti shqiptar qė shtrihet pėrballė Korfuzit ishte njė nxitje e pėrhershme pėr nacionalistėt e zjarrtė grekė. Gjatė lėvizjes sė rezistencės ēamėt i kishin shqetėsuar grekėt sėrish duke vepruar nė banda midis bregdetit dhe forcave tė gjeneralit Zerva. Ata ia prenė lidhjet atij (Zervės) ose tė paktėn penguan lidhjet e tij me kolegėt e vet nė Korfuz. Ēamėt pėrfaqėsonin pėr Aksin njė element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarėt. Kėta mė shumė mundėsi ka qė tė ishin ēamėt se sa ndonjė forcė nga Shqipėria. Nė kėto rrethana, veprimet kundėr ēamėve nga ana e grekėrve kanė qenė tė kuptueshme, megjithėse tė qortueshme".


Ēėshtja e Ēamėrisė, bashkė me atė tė Kosovės u pozuan nė opinionin publik nga Diaspora Shqiptare nė kushtet e vetėizolimit tė Shqipėrisė, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes pėr tė mbrojtur interesat kombėtare shqiptare, duke vėnė nė plan tė parė interesat e ngushta tė mbrojtjes sė pushtetit dhe parimet e bashkėpunimit nė linjėn e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet mė tė vendosura u bėnė nga Shoqata "Ēamėria" nė SHBA, e cila zhvilloi shumė aktivitete nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame. Nė njė letėr dėrguar Sekretarit tė Shtetit tė SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin qė dha Shqipėria nė luftėn kundėr fashizmit, shoqata kėrkonte qė parimet e Kartės sė Atlantikut tė zbatohen me konseguencė edhe nė ēėshtjen shqiptare. Nė mėnyrė tė posaēme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 tė kėsaj karte dhe kėrkonte qė populli shqiptar, qė kishte mbetur nė shtetet fqinje tė pėrcaktonte formėn e qeverimit nėn tė cilėn do tė jetojė, tė ushtrojė tė drejtat sovrane dhe tė restaurohej vetėqeverimi; tė drejta kėto qė u ishin rrėmbyer me forcė. Nė ktė mėnyrė, ata jo vetėm kėrkonin kthimin e popullsisė ēame nė trojet e veta, por qė edhe Ēamėria sė bashku me Kosovėn tė shpreheshin lirisht pėr tė ardhmen e tyre.


Forca kryesore qė u vu nė krye tė pėrpjekjeve pėr tė mbrojtur ēėshtjen ēame ishte Kėshilli Antifashist i Ēamėrisė qė zhvillonte aktivitetin e tij nė Shqipėri. Ai drejtoi masat e popullsisė ēame, pėrpjekjet e saj pėr t'u kthyer nė atdhe. Kjo organizatė zhvilloi njė aktivitet tė gjerė si nė aspektin diplomatik, ashtu edhe nė organizimin e refugjatėve ēamė, nė organizimin e propagandės dhe nė mbajtjen gjallė tė shpresave pėr t'u rikthyer nė atdhe. Kėshilli Antifashist i refugjatėve ēamė u dėrgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive tė Mėdha, Qeverisė Greke, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit dhe Komitetit panepirot tė EAM-it. Mė e hershmja ėshtė jė protestė dėrguar Fuqive tė Mėdha mė 17 tetor 1944 nė tė clėn kėrkohej qė tė largoheshin forcat e EDES-it nga Ēamėria pėr tė siguruar nderin, jetėn dhe pronėn e popullsisė si dhe sigurimin e tė gjitha tė drejtave tė barabarta tė bazuara nė Kartėn e Atlantikut dhe pjesėmarrjen e popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesit tė huaj si dhe lirimin sa mė shpejt qė tėishte e mundur tė 300 grave dhe fėmijėve tė cilėt mbaheshin nė kampet e pėrqėndrimit nė Filat dhe nė Paramithi.


Kėtė protestė e pasoi njė tjetėr votim proteste dėrguar kėtyre subjekteve nga Filati i Ēamėrisė mė 30 tetor 1944. Nė tė paraqitet nė pėrmasa reale tragjedia ēame, hidhet dritė mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet pėr njė sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet nė tė asnjė shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Pėrkundrazi, dokumenti shquhet pėr frymėn internationaliste, nė tė manifestohen qartė prirjet e toleranca dhe bashkėjetesa paqėsore me popullin grek pa pasnjė paragjykim. Nė kėrkesat e kėsaj proteste figurojnė kthimi i shpejtė i popullatės ēame nė vatrat e veta dhe sigurimi i jetesės sė qetė tė saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke nė Ēamėri pėr tė zbuluar dhe ndėshkuar shkaktarėt e krimeve, largimin sa mė parė tė forcave tė EDES-it nga Ēamėria si kusht pėr tė shpėtuar nderin dhe pasurinė e popullsisė ēame dhe barazimin real tė tė drejtave njerėzore kombėtare me popullsinė greke nė bazė tė parimeve tė Kartės sė Atlantikut dhe tė pjesėmarrjes sė popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesve tė huaj.


9 maj 1945 pėrfaqėsuesit e popullsisė ēame i dėrguan njė ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos nėpėrmjet Misioneve Aleate nė Tiranė. Dukje iu referuar Kartės sė Atlantikut dhe luftės qė popullsia ēame kishte zhvilluar kundėr fashizmit, kėrkohej ndėrmjetėsimi pėr kthimin e popullsisė ēame nė shtėpitė e veta. Ndėrsa lidhur me fajtorėt dhe ata qė kishin kryer krime, kėrkohej qė tė gjykoheshin nga njė gjykatė dypalėshe (shqiptaro-greke).


Pas kėsaj proteste, njė komision ēam shkoi nė Athinė pėr t'i paraqitur Qeverisė sė Papandreut kėrkesat e refugjatėve ēamė. Mirėpo ky nuk pranopi tė merrte takim me tė. Njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Greqisė qė mori kontakt me komisionin ēam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ē'tju thotė, pasi nė praktikė ėshtė Zerva dhe nė teori ėshtė Qeveria qė ju tė mos ktheheni nė Ēamėri". Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė greke, delegacioni ēam iu drejtua autoriteteve tė Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror tė EAM-it dhe Partisė Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetėm sa protestuan pranė misioneve aleate dhe Qeverisė Greke qė tė merreshin masa kundėr bandave kriminale tė Zervės dhe qė popullsia ēame tė kthehej nė trojet e veta. Ata nuk morėn asnjė masė ose nuk u bėnė asnjė premtim ose propozim pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e tyre tė drejtė.


Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Ēamėria u ēlirua, popullsia ēame qė gjendej afėr kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumė. Pas kapitullimit tė ELAS-it mė 13 shkurt 1945, ēeta tė frymėzuara nga qeveritarėt e Athinės me nė krye Plastirasin, ndoqėn shembullin e Zervės duke masakruar pėr tė dytėn herė popullsinė ēame. Sipas hetimeve qė kreu nė kėtė kohė Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhėheqėsit e kėsaj masakre kishin qenė leitnant Kristo Kaca, qė kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, qė kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė njė grupi banditėsh nga Korfuzi dhe tė disa banorėve grekė vendas, anėtarė tė forcave tė Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetė dhe mė 13 mars 1945 kishin shpėrthyer njė terror nė Filat si rezultat i tė cilit ishin vrarė 70 vetė. Sasia e emigrantėve qė u kthyen nė tokat dhe shtėpitė e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siē pohojnė dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekėve nuk u provokua nga shqiptarėt, por i ishte rezultat i "vazhdimit tė ndjenjave ekstreme antishqiptare tė grekėve nė kėtė rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave tė verės tė vitit 1944, dėshmonte jo pėr veprime thjesht hakmarrėse, por pėr njė politikė tė pėrcaktuar mirė tė Qeverisė Greke, e cila tani e kishte shtrirė plotėsisht autoritetin e vet nė tė gjithė vendin edhe nė kėtė rajon.


Kongresi i Minoritetit Shqiptar tė Greqisė qė u mbajt nė shtator tė vitit 1945 miratoi njė rezolutė tė cilėn ia dėrgoi Konferencės sė Ministrave tė jashtėm tė vendeve aleate, nė tė cilėn vihej nė dukje se "Nė kohėn e okupacionist nazist, ndėrsa luftėtarėt e minoritetit shqiptar nė Greqi, tė ikuraduar me forcat e rezistencės sė popullit grek po luftonin ashpėrsisht kundėr okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste tė Zervės tė komanduara prej vetė kėtij gjenerali gjakpirės, hynė pabesisht nėpėr qytetet dhe fshatrat e Ēamėrisė, duke pėrsėritur barbarizmat e 1912-ės pas Luftės sė Parė Ballkanike, ku u masakruan, u burgosėn dhe u torturuan me mijėra qytetarė dhe fshatarė ēamėr nga tė gjitha shtresat shoqėrore". Kongresi, duke iu referuar Kartės sė Atlantikut, kėrkoi jo vetėm kthimin e emigrantėve ēamė nė trojet e veta, por edhe "sigurimin e tė drejtave tė barabarta tė minoritetit shqiptar nė Greqi me pjesėn tjetėr tė popullit grek, ashtu siē e gėzonte minoriteti grek nė Shqipėri".


Nė fund tė nėntorit 1945, pėrfaqėsuesit e emigrantėve ēamė i dėrguan njė letėr zėvendėssekretarit tė Jashtėm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinėn dhe kėrkuan qė ai tė ndėrhynte pranė Qeverisė Greke pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, por edhe si mė parė, atyre nuk iu dha ndonjė pėrgjigje. Kėtė herė, Komiteti Antifashist Ēam garatimin e tė drejtave tė minoritetit shqiptar si qytetarė tė lirė e mbėshteste jo vetėm nė Kartėn e Atlantikut, por edhe nė Konferencat e Teheranit, tė Jaltės dhe tė Potsdamit.



 
Top
b1984
view post Posted on 13/6/2009, 13:06     +1   -1




Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e shqiptarėve


Ligji i luftės me Shqipėrinė, i dekretuar nga ish-mbreti Kostandin dhe i mbajtur ende nė fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjėherė nismėn e shtetit shqiptar e tė politikės sė tij edhe gjatė kytyre 16 viteve tė fundit tė demokracisė pėr ta injoruar qoftė jo vetėm praktikisht, por edhe teorikisht kėtė ligj. Pėrkundrazi, ndėrkohė qė prej palės greke ėshtė konsideruar "ligj i drejtė dhe i motivuar", prej palės shqiptare ėshtė konsideruar "pa rėndėsi dhe mbetje inaktive e njė periudhe tė vdekur pėrgjithmonė". Nėse ligji i luftės do tė ishte njė "mbetje" e tillė, atėherė Greqia nuk duhej ta mbante prej 66 vjetėsh nė fuqi.

Qėndrimi absurd i shtetit shqiptar qėndron nė faktin se nga njėra anė shteti grek konsiderohet si "vend mik" dhe afrohet, pranohet e vepron si "partner strategjik", nga ana tjetėr vazhdon tė zbatojė me fanatizėm dhe egėrsi ēdo dispozitė tė ligjit tė saj tė luftės me Shqipėrinė. Natyrisht, nuk ėshtė aspak normale pėr Shqipėrinė, qė quhet edhe me kushtetutė si vend sovran, tė pranojė miqėsi me njė vend qė i ka vrarė, sakatuar, larguar me dhunė njė pjesė autoktone tė popullsisė dhe qė i ka grabitur pronat, pėr mė tepėr qė vazhdon tė mbajė nė fuqi ligjin e luftės nė kohė paqeje, kur Shqipėria nuk ka pėrbėrė dhe nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr ta. Ne duhet tė jemi tė bindur tashmė se prapaskenat e dukshme greke, nė lidhje me interesa tė tjera qė dalin sė fundmi nė skenė ndaj Shqipėrisė po ringjallen dhe veprojnė edhe pėr shkak tė njė qėndrimi tė "ngordhur" tė shtetit shqiptar gjatė gjithė kėtyre viteve.

Pesė vjet mė parė, kur ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Paskal Milo, u pyet nga deputeti i PS-sė, Petro Koēi, nė seancėn e datės 29 korrik 1997, nė lidhje me politikėn e fqinjėsisė aktive me Greqinė ndaj ēėshtjes ēame, ai u pėrgjigj: "Zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve shqiptaro-greke ėshtė objektiv parėsor i qeverisė dhe kjo pėrparėsi ėshtė edhe pėr ēamėt po kaq e dobishme dhe shpresėdhėnėse sa pėr tė gjithė shqiptarėt". Tani gjithkush mund tė kuptojė se nė ē?nivel ndodhet ēėshtja ēame pėr tė parė se sa e "dobishme e shpresėdhėnėse" ka qenė politika e "fqinjėsisė sė mirė" mė Greqinė, kur nė mes tė dy kufijve qėndron njė ligj lufte.

 
Top
view post Posted on 1/10/2011, 22:22     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


IDEALI I CAMEVE: " KU KESHEM DJEPET DUAM DHE VARRET "


Ceshtja Came lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913 e cila shkeputi treven shqiptare te Camerine dhe ia aneksoi ate Greqise.
Shteti grek qe ne fillim ndoqi nje politike sistematike per c`kombetarizimin treves se Camerise.
Ajo ndoqi politiken e asimilimit per camet orthodoks dhe politiken e pastrimit etnik per popullsine shqiptare muslimane te Camerise.
Per realizimin e kesaj politike u perdoren te gjitha mjetet dhe menyrat si: tatimet e renda, grabitjet e tokes, ndalimi i dhunshem i arsimimit gjuhen shqipe, vrasjet, burgimet deri ne masakren e pergjakshme c`njerezore te debimit me dhune te popullsise muslimane came nga trojet etnike ne vitin 1944-1945.

Ne vitin 1913 bandat e Deli Janaqit te organizuara dhe te perkrahura nga qeveria greke masakruan dhe vrane te Prroi i Selanit ne Paramithi 72 burra nga kreret e kesaj krahine.
Ky ka qene fillimi i shfarosjes se shqiptareve musliman te Camerise.
Ne perfundim te Luftes te Pare Boterore ne vitin 1918 u aplikua vetem ne krahinen e Camerise ligji i ashtuquajtur Reforme Agrare i cili u mori shqiptareve musliman te Camerise me mijera hektar toke bujqesore, kullota , mijera rrenje ullinj , siperfaqe te medha me agrume dhe vreshta, te cilat padrejtesisht u bene prone e grekeve .
U vendosen sanksione ekonomike shume te renda per te realizuar braktisjen e popullesise shqiptare muslimane te Camerise nga trojet e saj etnike duke imponuar me force dhe dhune c`njerezore emigrimin e jashte vullnetshem te kesaj popullsie ne Turqi , Shqiperi , Amerike etj.
Ne vitet 1914-1921 nen pretekstin e carmatimit te popullsise shqiptare te Camerise , nga qeveritaret grek u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj kesaj popullsie.
Ne 30 Janar te vitit 1923 u nenshkrua ne Lozan konventa Turko -Greke mbi shkembimin e popullsise , e cila perjashtonte c`do shkembim te popullsise shqiptare te Camerise dhe ndryshe nga konventa, qeveria greke deboi ne Turqi rreth 20.000 came musliman, duke i cilesuar si turq , ne kembim te grekeve te ardhur nga Azia e Vogel.
Ne fjalimin qe kryeministri grek Pangallos mbajti ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve me 8 Mars te vitit 1926 midis te tjerave tha :``Republika Greke njeh minoritetin shqiptar qe jeton ne territorin e saj dhe nuk i konsideron me shqipetaret si Turq ``.
Teza qe eshte mbrojtur deri me sot nga ne se orthodokset shqiptare jane greke eshte e gabuar dhe e shkelmuar nga te gjithe .( ``The Times `` 09/03/1926 )
Kryeministri grek Pangallos arriti deri aty sa shperndan edhe te gjitha organizatat ``Vorio-Epiriote``qe vepronin ne Greqi.
Ne kete kohe behet hapja e shkollave shqipe ne Cameri pas presionit te ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht kryeminister dhe me pas Mbret i Shqipetareve.
Ne vitin 1926 u be marreveshja midis Shqiperise dhe Greqise ku u mundesua hapja e shkollave per pakicat ne te dy anet e kufirit .
Mirepo shkelja e njeaneshme e kesaj marreveshje nga Greqia beri qe edhe Shqiperia ti mbylle per reciprocitet shkollat greke ne Shqiperi ne vitin 1927.
Veprimi i Kryeministrit grek Pangallos qe njohu qenien e pakices shqiptare ne Greqi, ngeli nje rast i vecante ne politiken greke .
Ne gusht te vitit 1936 Joan Metaksai vendosi diktaturen fashiste ne Greqi .
Greqia u be nje nder shtetet e para ne Ballkan ku triumfoi fashizmi .
Viktima e pare e fashizmit ne Greqi ishte popullata shqiptare came e besimit musliman. Fashistet Greke filluan goditjet sistematike per persekutimin e realizimin e detyrave te programuara per largimin dhe zhdukjen e cameve ne nje kohe sa me te pershtatshme per ta.

Qeveria e Metaksait ndaloi me force perdorimin e e gjuhes shqipe , perdori te gjitha mjetet dhe format qe te percante popullsine came duke u perpjekur te kunder veje te krishteret ndaj muslimaneve , duke shfrytezuar faktin qe popullesia e kesaj treve ishte lene qellimisht e pa arsimuar.
Kjo beri qe ndaj popullates muslimane shqiptare te Camerise te kryhen veprime te papara te dhunes dhe grabitje teresore te pasurive te cameve.
Shkrimtari grek I.Sarras ne vepren e tij e pasqyron situaten ne kete moment me keto fjale:`` .....te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin c`fare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve``
Ne kete kohe ligjin e benin kriminelet , kusaret , banditet qe ushtruan nje vale egersie te pashembullt duke mos u mjaftuar vetem me grabitjet dhe vjedhjet e gjithe pasurive te cameve , por ajo qe ishte me e renda dhe me mizorja njerezore masakruan dhe perdhunuan gra, vajza, pleq dhe
-1-

femije te pambrojtur duke bere hasha ,shkelur besen , miqesine , buken , kohen e bashkejeteses teper normale te dy komuniteteve fetare.
Keto nuk ndodhen rastesisht nga disa mendje te krisura. Veprimet c`njerezore dhe plackitjet beheshin ne mes te dites perpara syve te institucioneve dhe personaliteteve vendore ,por ishin te inskenuara dhe te ideuara prej tyre dhe ne pranine e tyre perdhunoheshin dhe thereshin grate , dhe vajzat came.

Qeveria fashiste e Metaksait per te zhdukur c`do gje qe evidenton identitetin shqipetar te treves se Camerise ndryshoi emrat shqipetar te fshatrave si : Spatar , Galbaqi , Picari ,Varfanji , Arpica , me emrat grek respektivisht: Trikoforo , Ella , Aetos , Parapotamos , Perdhika, duke bere njekohesisht dhe kolonizimine tyre me greke te ardhur nga pjeset malore te rrethinave te Janines me vlleh etj duke punuar per te ndryshuar perberjen demografike te popullsise.
Qeveria fashiste e Metaksait dy muaj perpara luftes Italo -Greke beri nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore.
Te gjithe meshkujt nga 15-70 vjec , mbi 5000 burra u burgosen dhe u derguan ne internim ne ishujt e larget te Egjeut.
Vendimi u mor ne Gumenice nga Dhespoti i Janines Spiridoni ,
Zv. Prefekti i Gumenices Jorgo Vasiloko, Komandanti i korofillaqise dhe perfaqesuesi i grekeve me banim ne Cameri.
Nga keta u masakruan 350 veta.











Nga torturat dhe uria ne internim vdiqen 400 veta.
``Ne kete menyre shkruan shkrimtari grek I.
Sarras qeveria e vendosi elementin shqipetar musliman haptazi ne kampin e armikut duke e paragjykuar popullesine came.``
Rekrutet cam, si shtetas Grek te mobilizuar ne vitin 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak me urdher te Korparmates se Janines , u vune te thyejne gure dhe te mirembajne rruge ne formen e punes se detyrueshme.





Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro me 2000 djem cam, u kerkonte mendim per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia Fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket , por per cudi ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te punuar ne prapavije per ndertim rrugesh.
Ky ishte nje qendrim mosbesimi i qeveritareve grek ndaj cameve dhe njekohesisht fyerje dhe poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetar por si rober lufte.
Ne veren e vitit 1941 camet u kthyen nga internimi.
Shume prej tyre gjeten grate dhe vajzat te perdhunuara nga greket, gjeten shtepite te shkaterruara dhe te plackitura , me nje fjale gjeten muret e shtepive.
Situata ishte shume e renduar, jashtezakonisht e renduar.
Dhimbja dhe tronditja shpirterore e mendore ishte teper e madhe, e papershkrueshme, teper tronditese dhe veshtiresite ishin shume te medha per nje rikuperim mendor,moral dhe material.
Me gjithe kete traume te rende dhe te papare qe pesuan camet, per cudine e te gjitheve dhe ne vecanti te autoreve dhe aktoreve te kesaj tragjedie duke shprehur mencurine e maturine dhe duke vleresuar me ndjenja te larta njerezore, camet musliman karshi grekeve, qe ne kete kohe ishin te pambrojtur nuk u hakmoren.

``Muslimanet me llogjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem,perkundrazi, fshataret musliman te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastrize te Gumenices per tu kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe plackat qe u kishin grabitur te krishteret.``(Historian Grek N. Zhongo,Anglikos.....qe ethniqi antistasi, 1940-1945, Vell.I.)

Popullata muslimane e Camerise e ruajti traditen e lashte me besnikeri duke mos bere hasha buken qe kishin ngrene te njeri -tjetri me te krishteret.

Ne Maj te vitit 1943 paria e krishtere e fshatit Kastrize, duke u nisur nga fakti qe individ te vecante musliman sulmuan ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve qe kishin bere gjemen ne fshatrat musliman, kerkuan ndihmen e parise se fshatrave musliman te Varfanjit, Salices,Grikohorit,Graves etj.per te perballuar rrezikun qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere.
Ne pergjigje te kerkeses se Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me siper me ne krye (Mulla Adilin) hoxhen e fshatit te Varfanjit.(I.Sarros "Historia tis periokis Ingoumenitis 1900-1950,Athine,1985,faq.648).

Te krishteret e Kastrizes gjeten tek muslimanet e fshatrave qe permendem me siper dhe kudo ne Cameri mbrojtjen, besen dhe mikpritjen bujare.
Camet u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkarisht gjendjen e renduar te krijuar nga pushtuesit e rinj Gjerman.
Ne situaten e renduar nga pushtimi fashist i vendit, per administrimin e vendit dhe per te parandaluar mosmarreveshjet dhe per te siguruar bashkepunimin dhe bashkejetesen e dy komuniteteve muslimane dhe te krishtere,u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar nga njerez me me ndikim ne krahine(nga paria e Camerise) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shume te tjere.
Ata punuan me perkushtim per te krijuar mirekuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare per te treguar maturi dhe permbajtje, per tā€™u distancuar nga rruget qe sillnin krim dhe kaos.


Shqipetaret myslimane te Camerise nuk mund te akuzohen si vrases, grabites dhe kriminele.
Greket qe kane bashkejetuar me shqipetaret myslimane te Camerise nuk bejne dhe nuk pranojne akuza te tilla dhe kete e pasqyron me se miri historiani grek Zhongo i cili ne nje nga veprat e tij deklaron :"Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases dhe kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshatrat te krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave myslimane (Zhongo,Anglikos qe ethniqiantistosi... vell I-fq.146)
Pavaresisht se popullsia shqipetare myslimane came gjate rregjimit te Metaksait kishte trajtim diskriminues dhe kishte vuajtur shume, dhe me gjithe perpjekjet e pushtuesit per t`i terhequr shqiptaret myslimane cam ne anen e tij ,ata jo vetem qe nuk mbeshteten pushtuesin fashist, por u inkuadruan ne formacionet qe luftuan fashizmin.

Keshtu ne mars te vitit 1943 u krijua ceta e pare mikse.
Biografet e Zerves si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve mysliman ne rradhet e rezistences antifashiste greke ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it qe jep te dhena se Camet nxorren mbi 1000 luftetare.
Ne Shkurt te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone Batalioni "Cameria"
I cili zhvilloi ne shtator te vitit 1943 betejen e famshme te Konispolit kunder Gjermaneve.
Ne Mars te vitit 1943 u krijua formacioni i pare miks Shqipetaro -Grek.
Ai luftoi me trimeri kunder Gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun , ne Revani , ne Theojefira , ne Pleshavice , ne malin Kacidhjare e gjetke.
Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem cam.
Ky batalion hyri ne perberje e regjimentit XV te Ushtrise Nacionale Greke (EAM).
Misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e ka mohuar pjesemarrjen e cameve ne rradhet e EAM-it.
Popullsia came gjendej perball veprimtarise se ethshme anti-shqiptare EDES-it te Zerves.
Zerva u perpoq te perdorte popullsine came si force kunder ELLAS-it.
Kjo manover djallezore synonte se pari ta fuste popullsine shqiptare te Camerise ne kurthin e luftes midis forcave politike ne Greqi, se majtes ekstreme dhe se djathtes ekstreme me synimin qe cilido te ishte rezultati i konfrontimit politik ne Greqi, te krijohej preteksti dhe konjuktura e pershtatshme politike per shfarosjen dhe debimin e popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga trojet e saj etnike.
Se dyti : te shtonte forcat per te goditur EAM-in kundershtar , pra te perdorte popullsine shqipetare te camerise si mish per top.
Ata menduan te shfrytezonin kete moment , qe sipas tyre ishte me i pershtatshmi per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise.
Popullesia shqiptare musliman e Camerise nuk pranoi te futet ne lufte midis forcave rivale ne greqi dhe si ndeshkim Napolon Zerva , gjenerali famekeq filloi ndaj popullates shqipetare muslimane te camerise sulmin e pergjithshem te 8 Korrikut 1944 , por perpara kesaj ne 27 Qershor 1944 u be masakra e madhe e papare dhe e padegjuar ndonjehere ne Paramithi duke realizuae spastrimin e plote etnik te camerise , duke debuar ne menyren me cnjerezore , masakruar gra , femije , pleq ,burra te paarmatosur , duke shkaterruar shtepi ,fshatra dhe qytete te tera , bagetine gjene e gjalle , prodhimet bujqesore dhe blegtorale me nje dem te perllogaritur deri ne 2.5 miliard U.S dollar, duke realizuar debimin nga trojet e veta etnike me dhune dhe masakra cnjerezore te 30000 shqipetareve te besimit musliman te camerise ne Shqiperi.
Masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqipetare muslimane te camerise eshte mese e dokumentuar dhe e provuar qe e berigjenerali fame keq Napolon Zerva duke zbatuar detyrat e programuara nga qeveria Greke.
Te gjitha qeverite greke , diplomacia greke dje dhe sot , edhe qeveria e Pasok-ut e kryeministrit Simitis kane mbrojtur dhe mbrojne tezen absurde se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II Boterore.
Dokumentat dhe faktet provojne plotesisht dhe ne menyre te pakontestueshme se bashkepunetore te nazisteve kane qene elemente dhe ushtarake greke te rangjve te ndryeshme duke filluar nga ato me te ulta deri ne ato me te larta (gjeneral).
Kane qene ata greke qe krijuan batalionet e sigurimit dhe moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences anti-fashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise qe komandoheshin nga gjeneralet kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj duke masakruar popullsine e pafajshme helene te atyre zonave.
Dokumentat provojne bashkepunimin e Napolon Zerves me gjermanet dhe ketu mbetet absurd pretendimi se nje aleat i gjermaneve ka debuar nga trojet etnike nje popullsi te tere pse ishte bashkepuntor me aleatin e tij.
Bashkepunimi i Zerves me gjermanet eshte i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi i kohes grek si dhe ai i pas luftes, i cili ka dhene dhjetra deshmi ne kete drejtim.
Nga arshivat sekrete te Vermahtit gjerman per Greqine zbulohet nje marreveshje bashkepunimi midis Zerves dhe pushtuesve gjermane qe te godiste grekerit e tjere. Autori qe ka publikuar kete marreveshje shprehet se :"ekziston ne thellesi nje miqesi me ujkun".
Zerva i parashtroi Komandes se Korparmates XXII malore gjermane propozimin per bashkepunim ne luften kunder ELAS-it.
Propozimi i Zerves iu parashtrua dhe te Plotefuqishmeve te Posacem te Rajhut per Europen Jug-lindore, ministrit Nojbaher.






Ne vitin 1947 Departamenti i Shtetit Amerikan shfaqi hapur pakenaqsine e tij ndaj kanditatures se Zerves per Minister te Puneve Publike , duke e akuzuar ate hapur si bashkepunetor te gjermaneve .
Ky qendrim parimor I Departamentit te shtetit ishte aq i vendosur saqe ai shkonte deri atje sa te kercenonte udheheqesit greke se ne rast te kundert do te terhiqte misionin ushtarak.
Ambasadori amerikan ne Athine MaCveagh i deklaroi hapur N.Zerves sesi shtypi dhe politika ne SH.B.A ne shumice ka opinion se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste te cilat jane ne kundershtim me idealet e demokracise tone.
Keshtu atij iu be e qarte se nuk merte besimin si antar i ndonje qeverie qe propozohej te bashkepunohej ngushte me SH.B.A .
Ekzistonte nje opinion i forte publik kunder Zerves jo vetem ne SH:B.A, por edhe ne vendet e tjera si Franca dhe Anglia te cilat ishin mike te Greqise dhe se ai e ndiente se per kete arsye n.q.s Zerva do te behej Minister i Puneve Publike kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Greqine dhe mund te permbyste punen qe po ben misioni amerikan per te "Bashkepunimi i Zerves me gjermanet ishte deshmuar edhe ne Senatin amerikan nga oficeri i ushtrise amerikane me origjine greke Kouvaras ne 31 Mars 1947, duke e cilesuar ate si nje kolaboracionist i tipit te Mihalovicit te Jugosllavise , Kouvaras i paraqiti Senatit nje deklarate shume kompromentuese e cila provonte mareveshjen qe ekzistonte midis forcave te armatosura gjermane ne Epir dhe EDES-it te Zerves.

Ky document ishte nje memorandum i Shtabit te pergjithshem te Korpusit te XXII te Ushtrise gjermane.
Tezen greke e hedhin poshte edhe dokumenta diplomatike angleze te kohes, te cilat nuk mund te dyshohen per ndonje tendece anti-greke por perkundrazi per tolerace ndaj aleateve te tyre dhe ne radhe te pare ndaj forcave te se djathtes te cilat ishin pike mbeshtetese e tyre.
Genocidin zervist per spastrimin etnik ne Cameri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish Kryetar I misionit anglez ne Greqi i cili thote se:"Zerva i ndoqi camet nga shtepite e tyre ne 1944.
Debimi u be me gjakderdhje te medha.
Qellimi ishte debimi I popullsise se padeshirueshme shqiptare nga vendi i vete" .

Mesiper evidentuam disa nga provat e shumta dokumentare te kohes dhe pas luftes se II Boterore qe jane te arshivuara ne Athine , Gjermani, Angli, France, Sh.B.A. materiale burimore te pergatitura nga historianem, ushtarake, politikane, shkrimtare dhe gazetare greke, ushtarake madhore te shtabeve te nazisteve gjermane dhe te forcave aleate te Sh.B.A , Angli , france , ambasadore dhe kryetare te misioneve ushtarake te tyre qe hedhin poshte tezen absurde greke se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II-te Boterore.

Camet nuk u larguan me deshiren e tyre nga Cameria dhe bashkerisht me gjermanet sic pretendojne greket me tezen e tyre absurde , por Camet u debuan me dhune te pergjakshme , gje qe konfirmohet me se miri nga dokumentacionet e mesiperme dhe ne menyre te vecante nga konfirmimi qe i beri koloneli Monague ish kryetari i i misionit Anglez ne Greqi sic eshte dhene me siper.
Te gjitha keto veprime persekutimi te bera nga qeverite greke ne intervalin kohor 1912 -1941 ndaj popullesise shqipetare muslimane te camerise , ne nje kohe qe Greqia nuk ka qene ne lufte dhe nuk eshte pushtuar nga ndonje ushtri e huaj fashiste , megjithate camet jane persekutuar ne menyre sistematike.

Pra persekutimi i cameve nuk filloi dhe nuk ka lidhje me pushtimin e Greqise nga nazistat dhe fashistat gjerman dhe italian, por ata jane persekutuar duke filluar qe nga viti 1913 kohe ne te cilen Cameria iu aneksua Greqise ne baze te vendimit te Konferences te Londres.
Te gjitha keto jane bere dhe behen per realizimin e programit shovinist me emrin "Megalidea".
Kjo ka qene dhe mbetet platforma e qeverive shoviniste greke.
Ne 10 Nentor te vitit 1940 u miratua nga Parlamenti Grek ligji Nr.2636/1940 ose ndryshe "Ligji i Luftes" ndermjet Greqise dhe Shqiperise.
Ne 10 Shkurt 1947 Greqia nenshkroi Traktatin e Paqes me Italine.
Ne kete traktat , Italia angazhohej te respektonte pavarsine dhe sovranitetin e shtetit shqiptar si dhe te shpallte te pavlefshme te gjitha aktet e marrveshjet e rregulluara midis Italise dhe autoriteteve te saj te vendosura ne Shqiperi gjate viteve 1939-1943. ne 7 Qershor dhe 9 Korrik 1947 ne vijim te dekretit 2634/1940 kane dale dy dispozita Nr.14882/3574 "Mbi perjashtimin e zbatimit te dispozitave te ligjit 2636/1940 mbisekuestrimin konservativ persa u perket atyre qe kane kombesi greke dhe shtetesi shqiptare"

. Nga keto dispozita perfitojne nje numer i paperfillshem personashme origjine greke dhe shtetesi shqiptare si dhe ata me besim ortodoks qe nga grekerit konsiderohen me origjine greke kurse popullsia shqiptare e besimit mysliman te Camerise me kombesi shqiptare dhe shtetesi greke perjashtohet nga efekti veprues i ketyre dispozitave, pra nuk u njihet e drejta per pronat.
Ne vitin 1948 eshte miratuar dekret-ligji nr.1138 i cili ka ndryshuar nenin 21 pika 2 te ligjit 2636/1940.
Ne kete dekret ligji vendoset: "Marrja fund e ketij ligji behet me vendim te perbashket te kryetarit te qeverise, si dhe ministrave te jashtem, te financave dhe te drejtesise"
. Ne vitin 1965 eshte dekretuar ligji nr.4506/1965 i cili shprehet..."mbi ndalimin pa leje speciale te kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te atyre personave me origjine greke me banim ne Shqiperi"
. Ne 6 Maj 1971 u vendosen mardheniet diplomatike ne nivele ambasadoresh

Megjithate ligji i luftes midis Shqiperise dhe Greqise nuk u hoq por mbeti ne fuqi. Ne viti 1987 qeveria e
Papandreut e heq ligjin e luftes. Qeveria e Papandreut ka mashtruar duke e quajtur te hequr ligjin e luftes edhe pasi parlamenti dhe presidenti grek nuk kane bere abrogimin e tij.
Ne kete kohe Papandreu shprehet :"Eshte e papranueshme se abrogimi i gjendjes se luftes do te kete pasoja vepruese per camet myslimane dhe per te gjithe ata qe synojne rivendosje te mundeshme ne Greqi.
Qeveria jone nuk ka aspak predispozicion te beje terheqjen me te vogel per kete ceshtje".
Papandreu jo vetem mashtron per heqjen e ligjit te luftes por ajo qe eshte me kryesorja pronon kurthin grek pra dhe me abrogimin e ligjit te luftes Greqia zyrtarisht pengon dhe do te pengoje kthimin e te drejtave legjitime, kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike, kthimin e pronave dhe te demshperblimeve perkatese te shqiptareve. Ne mars te vitit 1996 ndermjet 2 vendeve nenshkruhet Traktati i mirekuptimit, i fqinjsise se mire, bashkepunimit dhe sigurise.

Ne nenin 15 te tij thuhet : "secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne teritorin e pales tjeter"
. Ne nje kohe qe ndermjet Shqiperise dhe Greqise eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940 eshte absurditet berja e nje traktati te tille.
Detyrimisht duhet te abrogohet ligji i luftes pastaj te mendohet dhe te punohet per te bere traktatin.
Ne kete traktat nuk trajtohet problemi kombetar ne pergjithesi dhe ne vecanti zgjidhja e ceshtjes came si pjese perberese e kombit shqiptar.
Ne e denoncojme kete traktat si nje traktat jo kombetar , jo real qe nuk i pergjigjet zgjidhjes se ceshtjes came, kthimit te cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri, kthimin e pronave, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar te pasurive te popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga qeveria greke, per njohjen dhe denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj kesaj popullsie.
Neni 15 i ketij traktati qe ne formulim eshte praktikisht i pazbatueshem, me terminologji te tilla..." duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave" ...
Z.President, Z.Parlamentar dhe qeveritar nuk e dini ju qe eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940?
Nuk e dini ju qe ligji i luftes perjashton cdo mundesi reale per zgjidhjen e ceshtjes kombetare , ceshtjes came dhe problemin e kthimit te te pronave te shqiptareve qe kane 58 vjet qe shfrytezohen nga Greqia?
Me siguri e dini shume mire qe ligji luftes nuk eshte hequr, i dini shume mire pasojat e qenies te ketij ligji, e dini shume mire qe pa heqjen e ketij ligji teluftes nuk mund te kete Traktat Miqesie dhe bashkepunimi Shqiptaro-Grek, nuk mund te kete mardhenie bilaterale " te shkelqyera" nuk mund te flitet per mardhenie te mira dhe reciprokisht te respektuara nga te dy palet, por mund te thuhet se te gjitha keto behen nen diktatin e qeverise greke.
Ne vitin 1998 Greqia botoi ligjin mbi rregjistrimin e pasurive te patundshme sipas te cilit deri ne date 15 Tetor 1999duhej bere rregjistrimi i te gjitha pasurive te paluajtshme.
Ato prona qe nuk do te regjistrohen brenda ketij afati do te konsiderohen prona publike dhe pronaret pretendues duhet qe brenda 5 vjetesh tu drejtohen gjykatave per tā€™u njohur e drejta e pronave.
Viti 2003 eshte viti i skadimit te tij.
Perzgjedhjen e regjistrimit te pasurive te patundshme prone e shqipetareve ne greqi qeveria shqipetare,ministria e puneve te jashtme, ambasada shqipetare ne Athine nuk kane marre asnje veprim konkret (te pakten deri tani nuk eshte dhene asnje informacion )afatet po kalojne dhe perseri nuk ka veprime konkrete per zgjidhjen e ketij problemi .
Qeveria shqipetare e ka per detyre te merret seriozisht dhe me pergjegjesi per zgjidhjen e problemit te rregjistrimit te pronave te pronareve shqipetare ne greqine nje kohe sa me te shpejte pasi eshte shume e vonuar.
Ambasada shqipetare ne Athine me 28 Qershor te vitit 1999 merr nje prononcim zyrtar lidhur me nje kerkese nr.(237/269) drejtuar Ministrise se jashtme te Greqise per Ligjin e Luftes .
Kjo ministri njoftonte se "ligjet greke nr.2636/1940 dhe 4506/1965 jane ende ne fuqi." Pra Shqiperia mbetet vend armik
. Megjithese ka kaluar nje kohe shume e gjate qe nga viti 1940 deri me sot ne 2003 greqia vazhdon te mbaje Ligjin e Luftes nr. 2636/1940 te mbaje te njejtin qendrim ku asnje shtetas shqipetar me kombesi shqipetare , ne vecanti cam nuk mund te marre pronat e tij ne greqi edhe tani prej 63 vjetesh te miratimit te ligjit te luftes.
Qeverise greke i duhet mbajtja e ligjit te luftes 2639/1940 per te justifikuar per te mos njohur ceshtjen came , per te mos u kthyer pronat shqipetareve muslimane te camerise dhe shqipetareve qe kane prona ne Greqi, per mos riatdhesimin e cameve ne trojet e veta etnike, per te mbuluar dhe harruar genocidin ndaj cameve.
Me 10 Janar te vitit 2002 Kryetari i Keshillit Kombetar Shqipetaro " Amerikan Ricard Lukaj , bankieri i ri shqipetar me origjine nga Muriqani i Shkodres , i kishte derguar Presidentit Bush nje leter per te terhequr vemendjen mbi faktin paradoksal te mbajtjes ne fuqi nga Greqia te ligjit mbi gjendjen e luftes midis Greqise dhe Shqiperise edhe 57 vjet pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore.
Ne kete leter behej edhe per mosnjohjen nga Greqia te minoriteteve etnike qe jetojne ne teritorin e saj , per terrorizmin ne Greqi etj.



Z. Lukaj i njohur me se miri me kete ceshtje shtron problemin :
Si ka mundesi qe midis nje vendi antare e NATO-s dhe nje vendi tjeter fqinj , miq te SH.B.A-se , egziston gjendja e luftes.
Ne pergjigje te letres nga presidenti Bush ne Shkurt te vitit 2002 midis te tjerave theksohet se :"...me Simitisin eshte diskutuar per mundesine e tolerances se metejshme ne rajonin e Mesdheut Lindor dhe se SH.B.A. do te inkurajoje Greqine te permiresoje maredheniet me gjithe fqinjet."?

Ne komisionin e Senatit Amerikan per te Drejtat e Njeriut u debatua per "Ceshtjen Came"
. Ne Senatin Amerikan kishte shkuar Kryetari i Komisionit Grek te Helsinkit , Panajot Dimitras per te dhene sqarime lidhur me shqetesimet e senatoreve amerikane per shkeljen e te drejtave te popullsise came te debuar me dhune nga vatrat e saj ne cameri (Greqi)ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore(1944-1945).
Ai theksoi seGreqia e mbante ne fuqi Ligjin e Luftes 2636/1940me Shqiperine qe te pengonte kete per te ngritur ceshtjen came.
Pra , vete greket deshmuan ne Senatin Amerikan se Ligji i Luftes nuk ishte relike historike.
Vete greket hodhen poshte mendimet e Kryeministrit shqipetar Z.Fatos Nano te paraqitura ne programin e qeverise se tij te re ne parlamentin shqipetar ne vitin 2002 ku :"Ligjin e Luftes 2636/1940 midis Greqise dhe Shqiperise e vleresoi si nje gje te vdekur, qe ka mbetur nga e kaluara dhe qe nuk paska te beje fare me atmosferen e tanishme te hershme e miqesore ne maredheniet Shqipetaro - Greke".

Qeveria shqipetare jo vetem qe nuk ka marre mundimin per te trajtuar ne menyre diplomatike ceshtjen came qe ka te beje direkt me zgjidhjen e problemit kombetar shqipetar, por ajo qe eshte me e keqja edhe kur prononcohet ne menyre te imponuar japin pergjigje dhe formulime qe i sherbejne vetem politikes Greke .
Si mund te shpjegohet fakti qe qeveria dhe diplomacia shqipetare nuk e ka trajtuar zyrtarisht, nuk i eshte drejtuar Kongresit Amerikan , B.E , Gjykates se Strasburgut , Gjykates se Hages dhe institucioneve te tjera nderkombetare si dhe Qeverise dhe Parlamentit Grek per te zgjidhur problemet si : abrogimin e ligjit te luftes 2636/1940, ceshtjen came, kthimin e cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri (Greqi), kthimin e pronave.

Si ka mundesi qe problemi per zgjidhjen e ceshtjes came kalohet ne Senatin Amerikan dhe nuk diskutohet dhe trajtohet ceshtja came ne Parlamentin Shqipetar?
Kryetari i Komisionit grek te Helsinkit , Panajot Dimitras genjeu kur tha se jane qeveritaret shqiptare qe e ngaterojne kete pune.
Ai eshte treguar genjeshtar para Senatit Amerikan ,sepse ai e di me se miri se qeveritaret shqiptare nuk kane guxuar ta permendin jo vetem problemin e zgjidhjes se ceshtjes came por e kane patur dhe e kane shume te veshtire per te zene ne goje emrin Cameri dhe cam.
Ka patur politikan dhe ministra sic eshte rasti i ish ministrit te jashtem Z.Paskal Milo ne qeverine e 1997-2002 qe ka bere tere kohen lojen e Greqise per ceshtjen came duke mashtruar shqiptaret se per kete ceshtje nuk te degjon kush ne bote.
Por fakti eshte ndryshe ne Senatin Amerikan u trajtua ceshtja came qe eshte nje nje veprim i madh drejtesie.Panajot Dimitras genjen perpara Senatoreve amerikan edhe kur pretendoi se se ceshtja came nuk ishte paraqitur asnjehere nga ndonje organizate joqeveritare.
Komiteti antifashist cam i krijuar nga camet e ardhur me force si refugjate ne shqiperi ishte organizimi kryesor ne vitet 1944-1947, qe zhvilloi nje aktivitette gjere diplomatik duke u derguar disa memorandume dhe protesta Fuqive te Medha, QeveriseGreke dhe Shtabit te Pergjithshem te Mesdheut dhe Guvernatorit te Epirit.
Ne te gjitha keto protesta dhe memorandume mbi te gjitha kerkohej kthimi i popullesise muslimane te Camerise ne trojet e veta etnike Cameri (Greqi), keto jane te dokumentuara dhe gjenden ne arshivat ne Shqiperi, Greqi etj.
Ne kohen kur qeveria komuniste e Tiranes per 50 vjet e kishte mbyllur ne kasafrte ceshtjen came per te mos e nxjerre asnjehere per zgjidhje, ne SH.B.A. ishte krijuar dhe punonte per te ngjallur interesimin dhe terhequr vemendjen e bashkeatdhetareve dhe te botes drejt Camerise "Lidhja Came".

Ne Cikago (SH.B.A.) ne vitin 1974 Bilal Xhaferi, publicist dhe politikan, desident dhe demokrat themeloi revisten "Krahu i Shqiponjes"organ i "Lidhjes Came".
Me 10 Janar te vitit 1991 ne Shqiperi eshte krijuar Shoqeria Politike Atdhetare Cameria qe ka zhvilluar nje veprimtari te madhe brenda shqiperise dhe ne arenen nderkombetare. Kjo i ka bere kerkesa qeverise Greke, Bashkimit Europian, Kongresit Amerikan, Qeverise shqipetare dhe shume institucioneve nderkombetare per te zgjidhur ceshtjn came dhe mbi te gjitha kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike ne Cameri.
Funksionon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dega e SH.P.A.Cameria, e cila ka patur nje aktivitet te gjere dhe ka dhene kontributin e saj per njohjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came, ka bere takime me kongresmenin amerikan Ben Gilman dhe ish Sekretarin e Shtetit per Punet e Jashteme Dr.Henry Kissinger.
I eshte drejtuar ne vitin 2000 thirrja e Konferences se Shqipetaro - Amerikaneve Came Presidentit te SH.B.A Z. Bill Klinton, Sekretarit te pergjithshem te OKB-se Kofi Anan, Parlamentit Shqipetar, Parlamentit Grek dhe shume institucioneve te tjera nderkombetare
 
Top
matildamoj
view post Posted on 7/1/2014, 20:07     +1   -1




Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme. Vlen tė pėrmendet kėtu qė paralelizmi qė i ėshtė bėrė popullsisė Ēame me atė Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton tė hedhė poshtė tė drejtėn historike tė autoktonisė Ēame duke supozuar se janė tė ardhur nė Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatė periudhave tė ndryshme tė perandorisė Bizantine. Kjo gjė ėshtė e vėrtetė vetėm pėr Arvanitasit e jo pėr popullsinė Ēame, historia e tė cilės nė kėtė trevė shkon nė kufijtė e mitologjisė. Vetė historiani grek Tukididi, qė shkroi pėr Luftėn e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futėn nė gjirin e Ambrakisė takuan njė popullsi lokale qė nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (kėtu Epirote).

Mė 1913 u krye masakra nė pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare.

Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci qė shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.

Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicė me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.

Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zėvendės Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontingjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.

Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".

Shpėrthimi i Luftės Italo-Greke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".

Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari.

Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.

Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.

Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame".

Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurte, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislingė tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkurt tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe pak mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revan, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944 nė Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it.

Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.

Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri.

Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn : luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.

Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė.

Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.

Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.

Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare.

Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".

Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".

Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe konjuktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj.

Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin mininė nė -3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame kėto kushte:
1.Ēarmatimin e plotė
2.Mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e EDES-it si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri.

Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944 qė ka patur ato konsekuenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it.

Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.

Ēamėrisė dhe ēamėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore[redakto]

Por pėrpara masakrės sė korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer njė valė tjetėr masakrash nė qershor. Gjithashtu, pas verės pasoi njė fushatė tjetėr nė tetor tė vitit 1944 e cila bėri tė plotė spastrimin etnik tė Ēamėrisė.

Rezultatet e kėtij spastrimi kanė qenė me tė vėrtetė tragjike. Nga njė popullsi prej 35000 vetėsh qė ishte para luftės mbetėn vetėm disa dhjetėra familje. Vetėm nė tragjedinė e Filatit dhe tė Paramithisė qė u zhvillua nė qershor dhe tetor tė vitit 1944, rezultati ishte: 2000 tė vrarė, gra, fėmijė, pleq dhe burra tė paarmatosur, tė masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga bandat zerviste. Nė fshatrat e Paramithisė, Gardhitės, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitėn 4949000 okė drithė, 2217500 okė tėrshėrė dhe elb, 361500 okė djathtė, 457700 okė vaj ulliri, 12850 okė gjalpė, 27020 krerė bagėti tė imta, 18500 okė duhan, 26800 okė oriz, 37000 okė bajame, 2500-3000 shtėpi tė djegura dhe dėme tė tjera tė pronės qė arrinin nė 84700 frs.

Njė pjesė e mirė e historiografisė greke tė pasluftės dhe diplomacia greke gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė, por edhe sot, kanė mbrojtur tezėn absurde se populli ēam (an blok) ishte bashkėpunėtor i nazistėve dhe fashistėve dhe u largua me ta pėr nė Shqipėri nė fund tė luftės. Por si qėndron e vėrteta ? Ėshtė rasti tė (konfirmohet) pohohet se nė luftėn antifashiste popullsia shqiptare e Ēamėrisė inkuadroi nė formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftėtarė, pa llogaritur qindra tė tjerė qė punonin nė terren. Vetėm nė radhėt e ELAS-it dhanė jetėn 68 partizanė ēamė.

Ėshtė tashmė e provuar se masakrat dhe dėbimin e dhunshėm tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkėpunėtor i gjermanėve. Pikėrisht kėtu mendojmė se duhen rikujtuar disa dokumenta qė provojnė bashkėpunimin e tij me gjermanėt dhe kėshtu do tė mbetet absurd pretendimi grek se njė aleat i gjermanėve ka dėbuar nga trojet etnike njė popullsi tė tėrė pse ishte nė bashkėpunim me aleatėt e tij.

Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt ėshtė i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohės dhe i pasluftės, i cili ka dhėnė dhjetėra dėshmi nė kėtė drejtim. Nga arkivat sekrete tė Vermahtit gjerman pėr greqinė, zbulohet njė marrėveshje bashkėpunimi midis Zervės dhe pushtuesve gjermanė qė tė godiste grekėt e tjerė. Autori qė ka publikuar kėtė marrėveshje shprehet se "ekzistonte nė thellėsi njė miqėsi me ujkun". Nė dokumentin gjerman thuhet: "Gjatė natės sė 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandės sė Korparmatės XXII malore, me anėn e njė oficeri tė plotfuqishėm propzimin pėr bashkėpunim mbi bazat qė vijojnė: armėpushim, bashkėpunim nė luftėn kundėr ELAS-it ne azhornim tė vazhdueshėm mbi qėllimet e tij, mbi vetė pozitėn e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervės iu parashtrua dhe tė Plotfuqishmėve tė Posaēėm tė Rajhut pėr Evropėn Juglindore, ministrit Nojbaher(Neubacher?). Pėrgjigja ishte: tė vazhdojmė traktativat deri sa tė merret vendimi pėrfundimtar. Mė 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi pėr marrėveshje lokalisht tė pėrkufizuar... Kjo situatė vazhdoi deri nė fillim tė korrikut 1944. Forcat e Zervės nė mars 1944 ishin rreth 10000 luftėtarė.

Sipas marrėveshjes me autoritetet gjermane duhej tė mbetej e lirė nga ushtria e Zervės njė rrip bregdetar prej 10 km. Mirėpo mė 3 korrik 1944, trupat e Zervės e pushtuan zonėn bregdetare pranė Pargės. Po ashtu, gjatė natės 6-7 korrik filluan nė befasi veprimet luftarake tė trupave tė Zervės kundėr reparteve gjermane nė perėndim tė Artės dhe nė rrugėt Janinė-Artė dhe Janinė-Gumenicė. Siē shpjegohet nė dokument "ndryshimi i qėndrimit tė Zervės nga marrėveshja e arritur me gjermanėt ndodhi si rezultat i ndėrhyrjes sė oficerėve tė ndėrlidhjes aleate, tė cilėt morėn pėrsipėr vetė udhėheqjen e ushtrisė sė Zervės. Madje thuhet se edhe urdhrin pėr sulm kundėr gjermanėve e dhanė oficerėt ndėrlidhės tė aleatėve. Nisur nga ngjarje tė tilla as edhe gjermanėt nuk ishin tė qetė pėr marrėveshjen qė nėnshkruan. Lajmet e shėrbimeve sekrete gjermane konstatonin qė nė rast zbarkimi tė aleatėve, EDES-i do tė luftojė kundėr gjermanėve, duke iu referuar udhėheqėsit tė EDES-it papajoanu. Nė gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetė.

Nė vitin 1947, pavarėsisht nga dėshira e amerikanėve, qė qeveria greke tė mbėshtetej mbi njė koalicion sa mė tė gjerė, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakėnaqėsinė e tij ndaj kandidaturės sė Zervės si ministėr i Punėve Publike, duke e akuzuar atė hapur si bashkėpunėtor tė gjermanėve. Ky qėndrim parimor i Departamentit tė Shtetit ishte aq i vendosur saqė ai shkonte deri atje sa tė kėrcėnonte udhėheqėsit grekė se, nė rast tė kundėrt, do tė tėrhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan nė Athinė Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku nė SHBA nė shumicė ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste qė janė nė kundėrshtim me idealet e demokracisė sonė". Kėshtu, atij iu bė e qartė se nuk meritonte besimin si anėtar i ndonjė qeverie qė propozohej tė bashkėpunonte ngushtė me SHBA. Po kėshtu, njė personalitet tjetėr me peshė, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervėn, i deklaronte sekretarit tė tij tė njėjtėn gjė, se ekzistonte njė opinion i fortė publik, i cili ishte kundėr Zervės nė ShBA dhe nė vendet e tjera si Franca dhe Anglia, tė cilat ishin mike tė Greqisė dhe se ai e ndjente se pėr kėto arsye nė qoftė se Zerva do tė bėhej ministėr i Rendit Publik, kjo do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr Greqinė dhe mund tė pėrmbysė punėn qė po bėn Misioni Amerikan pėr tė". Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt, ishte dėshmuar edhe nė Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisė amerikane me origjinė greke Kouvras mė 31 mars 1947, duke e cilėsuar atė si njė kolaboracionist tė tipit tė Mihailloviēit tė Jugosllavisė. Kouvaras i paraqiti Senatit njė dokument shumė kompromentues, i cili provonte marrėveshjen qė ekzistonte midis forcave tė armatosura gjermane nė Epir dhe EDES-it tė Zervės. Ky dokument ishte njė memorandum i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Korpusit tė 22 tė Ushtrisė Gjermane.

Tezėn greke e hedhin poshtė edhe dokumentat diplomatike angleze tė kohės, tė cilat nuk mund tė dyshohen pėr ndonjė tendencė antigreke, por pėrkundrazi pėr tolerancė ndaj aleatėve tė tyre dhe nė radhė tė parė ndaj forcave tė sė djathtės, tė cilat ishin pikėmbėshtetja e tyre. Kėshtu, sipas dėshmive tė njėrit nga zyrtarėt e lartė tė misionit anglez nė Shqipėri, majorit Palmer, i cili kreu njė udhėtim eksplorues nė Greqinė e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte pėrcaktuar deri nė 2000 veta qė bashkėpunuan "me gjithė zemėr me gjermanėt", por ai nuk mohonte faktin qė pati edhe rreth 700 veta qė luftuan nė radhėt e ELLAS-it kundėr gjermanėve. Tėrheq vėmendjen njė fakt se shifra qė jep Palmeri, pėrkon me numrin e tė dėnuarve nga gjyqi famėkeq i Janinės, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistėve", i zhvilluar nė vitin 1945-1946, i cili dėnoi nė mungesė 1930 shqiptarė tė Ēamėrisė. Palmeri, i cili ėshtė mbėshtetur siē e thotė dhe vetė nė tė dhėnat e palės greke e konkretisht tė majorit Sarandis, i cili-thotė Palmeri- "pranoi pėrgjithėsisht veprimet e kryera prej grekėve kunėr minoritetit shqiptar" hedh paksa dritė edhe mbi njė ēėshtje tjetėr mjaft tė rėndėsishme, e cila ka tė bėjė me faktin se ē'vend patėn gjermanėt nė genocidin qė kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundėr popullsisė shqiptare, tė cilin Palmeri, pa u shqetėsuar pėr tragjedinė e dhimbshme tė kėsaj popullsie, me gjakftohtėsi e quan thjesht njė "situatė grindjesh". Ai pohon sidoqoftė, njė tė vėrtetė se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanėt". Genocidin zervist pėr spastrimin etnik nė Ēamėri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez nė Greqi, i cili thotė se "Zerva i ndoqi ēamėt nga shtėpitė e tyre nė 1944... Dėbimi u krye me gjakderdhje tė madhe. Qėllimi ishte dėbimi i popullsisė sė padėshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje kėtė gjenocid ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė e ka pohuar vetė N. Zerva. Nė letrėn dėrguar mė 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Tė marrė pėrsipėr detyrėn e sqarimit tė bashkėatdhetarėve (grekėve) se kush e pastroi Ēamėrinė nga shqiptarėt". Kėtė fakt e dėshmojnė edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar tė refugjatėve ēamė nė Shqipėri. Nė njė memorandum tė kėtij Komiteti dėrguar Ministrave tė Jashtėm nė Moskė i cili u publikua nė gazetėn "Bashkimi" dhe pastaj edhe nė "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit tė gjermanėve, monarkistėt grekė dhe fashistėt, bashkė me Gestapon, sulmuan popullsinė dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar nė territorin e Shqipėrisė. Ajtet e autoriteteve greke ishin nė kontradiktė tė qartė me Kartėn e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltės dhe tė Potsdamit". Pozitėn e gjermanėve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundėr popullsisė ēame e kompromenton mė tej njė dokument tjetėr qė vjen nga njė ditar i njėrit prej nacionalistėve ēamė, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe njė enigmė tjetėr, se si hyri Zerva nė Ēamėri, kur populli ēam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte tė hynte nė Ēamėri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinė ēame, e cila ishte e vendosur tė vetėmbrohej. Prandaj, ai ndėrhyri pranė autoriteteve gjermane tė pushtimit qė ata tė bėnin ēarmatimin e saj dhe ia arriti kėtij qėllimi. Ēarmatimi i popullsisė u krye nga gjermanėt me njė urdhėr direkt tė Hitlerit. Autori i lartpėrmendur pohon se gjermanėt nė kėtė rast nuk pėrfillėn as lutjet e nacionalistėve shqiptarė ēamė, qė kishin besim tek ata pėr tė realizuar aspiratat e tyre, pėr bashkimin kombėtar. Mė pas Zerva hyri nė Ēamėri dhe kreu krimet monstruoze qė tashmė dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri pėrpiqet tė hedhė sadopak dritė mbi motivet e kėsaj masakre dhe ai jep njė shpjegim ineresant qė i afrohet tė vėrtetės ose mė saktė ėshtė njė pjesė e saj. Ai i raportonte eprorėve tė tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenė gjithnjė njė ndjenjė zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekėve pėr atė rreth ndaj ēamėve". Nė tė njėjtėn kohė Palmeri vė nė dukje se pretendimi absdurd pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut nga Greqia, tė cilėn shteti grek e kishte kultivuar nė maksimum pėr disa dekada, kishte prodhuar "njė urrejtje shumė tė fortė, e cila drejtohej jo vetėm kundėr ēamėve, por kundėr gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi".

Nė kėtė mėnyrė, Palmeri vė nė dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Ēamėrisė u krye pėr shkak tė bashkėpunimit tė kėsaj popullsie me gjermanėt, por si pjesė e strategjisė shoviniste tė Greqisė kundėr shqiptarėve.

Megjithatė, Palmeri e pranonte dhe mundėsinė hipotetike tė bashkėpunimit tė njė pjese tė minoritetit shqiptar me italianėt dhe si shkaqe tė kėtij bashkėpunimi tė mundshėm ai jepte ";dėshirėn pėr ta bashkuar Ēamėrinė me Shqipėrinė ose pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė paraqiste realiteti i krijuar pėr tė qėruar hesapet e vjetra me grekėt. Ai pohonte se nuk mund tė arrihej nė ndonjė konkluzion se kush nga tė dy palėt ishte pėrgjegjės pėr fillimin e armiqėsive. Nė tė vėrtetė, armiqėsitė dhe konflikti nacional nė Ēamėri, siē kemi theksuar mė lart, kishin filluar kėtu me aneksimin e kėsaj treve shqiptare nga greqia gjatė Luftėrave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenė politika sistematike antishqiptare dhe shkombėtarizuese e qeverisė greke dhe organizmave tė ndryshme tė saj. Kjo situatė e tendosur, sigurisht qė ka shkaktuar edhe konflikte tė veēanta midis tė dy palėve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilėsisht pasi ata ishin tė ushtruara, tė organizuara, tė drejtuara ose tė xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkėpunimin e elementėve tė veēantė shqiptarė me gjermanėt dhe italianėt, i cili e kishte burimin nė shtypjen e rėndė nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftės, madje dhe sot, u pėrpoqėn tė fryjnė dhe ta paraqisin si njė bashkėpunim total ndaj popullsisė ēame me gjermanėt. Qėllimi ka qenė i qartė, qė t'i vihej njė bazė justifikuese spastrimit etnik tė Ēamėrisė.

Por armiqėsitė dhe pėrplasjet sipas tė dhėnave tė mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe nė njė linjė tjetėr, nė kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as kėto ngjarje nuk pėrbėjnė argumente pėr tė pėrligjur spastrimin etnik tė Ēamėrisė.

Pėrpara se Palmeri tė kryente hetimet e tij nė Ēamėri, zbulimet britanike nė dhjetor tė vitit 1944 dhe nė janar tė vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpėrngulja e popullsisė ēame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian njė grup nacionalistėsh shqiptarė "kishte ndihmuar nė vitin 1940 Ushtrinė Italiane nė fushatėn e saj kundėr Greqisė dhe nė vitin 1944 ata i kishin dhėnė ndihmė afektive forcave gjermane tė pushtimit. Pas largimit pėrfundimtar tė gjermanėve nga Ēamėria trupat e Zervės u shpėrndanė nė shtėpitė e shqiptarėve. Nė njė lokalitet 40 ushtarė tė Zervės u zhdukėn dhe pastaj u gjendėn tė vdekur. Ky incident qė ndodhi rreth qershorit tė vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave tė Zervės, tė cilat ēuan nė dėbimin e tė gjithė shqiptarėve nga Greqia".

Pas raportit tė Palmerit, njė tjetėr informacion iu dėrgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike nė Greqi. Nė tė jepej vlerėsimi i pėrgjithshėm se veprimet kundėr ēamėve ishin tė kuptueshme, sado qė ishin tė qortueshme. Duke iu referuar Librit tė Bardhė grek ky raport i paraqiste ēamėt si "njė popullsi gjaknxehtė dhe violente ashtu si shumė komunitete tė tjera malore ballkanike". Ndėr tė tjera nė kėtė raport thuhej: "Dy herė minoriteti shqiptar ka qenė pėrfshirė nė shkatėrrimet e zonės ku ata jetojnė. Dhe bregdeti shqiptar qė shtrihet pėrballė Korfuzit ishte njė nxitje e pėrhershme pėr nacionalistėt e zjarrtė grekė. Gjatė lėvizjes sė rezistencės ēamėt i kishin shqetėsuar grekėt sėrish duke vepruar nė banda midis bregdetit dhe forcave tė gjeneralit Zerva. Ata ia prenė lidhjet atij (Zervės) ose tė paktėn penguan lidhjet e tij me kolegėt e vet nė Korfuz. Ēamėt pėrfaqėsonin pėr Aksin njė element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarėt. Kėta mė shumė mundėsi ka qė tė ishin ēamėt se sa ndonjė forcė nga Shqipėria. Nė kėto rrethana, veprimet kundėr ēamėve nga ana e grekėrve kanė qenė tė kuptueshme, megjithėse tė qortueshme".

Ēėshtja e Ēamėrisė, bashkė me atė tė Kosovės u pozuan nė opinionin publik nga Diaspora Shqiptare nė kushtet e vetėizolimit tė Shqipėrisė, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes pėr tė mbrojtur interesat kombėtare shqiptare, duke vėnė nė plan tė parė interesat e ngushta tė mbrojtjes sė pushtetit dhe parimet e bashkėpunimit nė linjėn e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet mė tė vendosura u bėnė nga Shoqata "Ēamėria" nė SHBA, e cila zhvilloi shumė aktivitete nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame. Nė njė letėr dėrguar Sekretarit tė Shtetit tė SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin qė dha Shqipėria nė luftėn kundėr fashizmit, shoqata kėrkonte qė parimet e Kartės sė Atlantikut tė zbatohen me konseguencė edhe nė ēėshtjen shqiptare. Nė mėnyrė tė posaēme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 tė kėsaj karte dhe kėrkonte qė populli shqiptar, qė kishte mbetur nė shtetet fqinje tė pėrcaktonte formėn e qeverimit nėn tė cilėn do tė jetojė, tė ushtrojė tė drejtat sovrane dhe tė restaurohej vetėqeverimi; tė drejta kėto qė u ishin rrėmbyer me forcė. Nė ktė mėnyrė, ata jo vetėm kėrkonin kthimin e popullsisė ēame nė trojet e veta, por qė edhe Ēamėria sė bashku me Kosovėn tė shpreheshin lirisht pėr tė ardhmen e tyre.

Forca kryesore qė u vu nė krye tė pėrpjekjeve pėr tė mbrojtur ēėshtjen ēame ishte Kėshilli Antifashist i Ēamėrisė qė zhvillonte aktivitetin e tij nė Shqipėri. Ai drejtoi masat e popullsisė ēame, pėrpjekjet e saj pėr t'u kthyer nė atdhe. Kjo organizatė zhvilloi njė aktivitet tė gjerė si nė aspektin diplomatik, ashtu edhe nė organizimin e refugjatėve ēamė, nė organizimin e propagandės dhe nė mbajtjen gjallė tė shpresave pėr t'u rikthyer nė atdhe. Kėshilli Antifashist i refugjatėve ēamė u dėrgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive tė Mėdha, Qeverisė Greke, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit dhe Komitetit panepirot tė EAM-it. Mė e hershmja ėshtė jė protestė dėrguar Fuqive tė Mėdha mė 17 tetor 1944 nė tė clėn kėrkohej qė tė largoheshin forcat e EDES-it nga Ēamėria pėr tė siguruar nderin, jetėn dhe pronėn e popullsisė si dhe sigurimin e tė gjitha tė drejtave tė barabarta tė bazuara nė Kartėn e Atlantikut dhe pjesėmarrjen e popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesit tė huaj si dhe lirimin sa mė shpejt qė tėishte e mundur tė 300 grave dhe fėmijėve tė cilėt mbaheshin nė kampet e pėrqėndrimit nė Filat dhe nė Paramithi.

Kėtė protestė e pasoi njė tjetėr votim proteste dėrguar kėtyre subjekteve nga Filati i Ēamėrisė mė 30 tetor 1944. Nė tė paraqitet nė pėrmasa reale tragjedia ēame, hidhet dritė mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet pėr njė sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet nė tė asnjė shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Pėrkundrazi, dokumenti shquhet pėr frymėn internationaliste, nė tė manifestohen qartė prirjet e toleranca dhe bashkėjetesa paqėsore me popullin grek pa pasnjė paragjykim. Nė kėrkesat e kėsaj proteste figurojnė kthimi i shpejtė i popullatės ēame nė vatrat e veta dhe sigurimi i jetesės sė qetė tė saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke nė Ēamėri pėr tė zbuluar dhe ndėshkuar shkaktarėt e krimeve, largimin sa mė parė tė forcave tė EDES-it nga Ēamėria si kusht pėr tė shpėtuar nderin dhe pasurinė e popullsisė ēame dhe barazimin real tė tė drejtave njerėzore kombėtare me popullsinė greke nė bazė tė parimeve tė Kartės sė Atlantikut dhe tė pjesėmarrjes sė popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesve tė huaj.

Mė 9 maj 1945 pėrfaqėsuesit e popullsisė ēame i dėrguan njė ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos nėpėrmjet Misioneve Aleate nė Tiranė. Dukje iu referuar Kartės sė Atlantikut dhe luftės qė popullsia ēame kishte zhvilluar kundėr fashizmit, kėrkohej ndėrmjetėsimi pėr kthimin e popullsisė ēame nė shtėpitė e veta. Ndėrsa lidhur me fajtorėt dhe ata qė kishin kryer krime, kėrkohej qė tė gjykoheshin nga njė gjykatė dypalėshe (shqiptaro-greke).

Pas kėsaj proteste, njė komision ēam shkoi nė Athinė pėr t'i paraqitur Qeverisė sė Papandreut kėrkesat e refugjatėve ēamė. Mirėpo ky nuk pranopi tė merrte takim me tė. Njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Greqisė qė mori kontakt me komisionin ēam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ē'tju thotė, pasi nė praktikė ėshtė Zerva dhe nė teori ėshtė Qeveria qė ju tė mos ktheheni nė Ēamėri". Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė greke, delegacioni ēam iu drejtua autoriteteve tė Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror tė EAM-it dhe Partisė Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetėm sa protestuan pranė misioneve aleate dhe Qeverisė Greke qė tė merreshin masa kundėr bandave kriminale tė Zervės dhe qė popullsia ēame tė kthehej nė trojet e veta. Ata nuk morėn asnjė masė ose nuk u bėnė asnjė premtim ose propozim pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e tyre tė drejtė.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Ēamėria u ēlirua, popullsia ēame qė gjendej afėr kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumė. Pas kapitullimit tė ELAS-it mė 13 shkurt 1945, ēeta tė frymėzuara nga qeveritarėt e Athinės me nė krye Plastirasin, ndoqėn shembullin e Zervės duke masakruar pėr tė dytėn herė popullsinė ēame. Sipas hetimeve qė kreu nė kėtė kohė Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhėheqėsit e kėsaj masakre kishin qenė leitnant Kristo Kaca, qė kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, qė kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė njė grupi banditėsh nga Korfuzi dhe tė disa banorėve grekė vendas, anėtarė tė forcave tė Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetė dhe mė 13 mars 1945 kishin shpėrthyer njė terror nė Filat si rezultat i tė cilit ishin vrarė 70 vetė. Sasia e emigrantėve qė u kthyen nė tokat dhe shtėpitė e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siē pohojnė dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekėve nuk u provokua nga shqiptarėt, por i ishte rezultat i "vazhdimit tė ndjenjave ekstreme antishqiptare tė grekėve nė kėtė rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave tė verės tė vitit 1944, dėshmonte jo pėr veprime thjesht hakmarrėse, por pėr njė politikė tė pėrcaktuar mirė tė Qeverisė Greke, e cila tani e kishte shtrirė plotėsisht autoritetin e vet nė tė gjithė vendin edhe nė kėtė rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar tė Greqisė qė u mbajt nė shtator tė vitit 1945 miratoi njė rezolutė tė cilėn ia dėrgoi Konferencės sė Ministrave tė jashtėm tė vendeve aleate, nė tė cilėn vihej nė dukje se "Nė kohėn e okupacionist nazist, ndėrsa luftėtarėt e minoritetit shqiptar nė Greqi, tė ikuraduar me forcat e rezistencės sė popullit grek po luftonin ashpėrsisht kundėr okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste tė Zervės tė komanduara prej vetė kėtij gjenerali gjakpirės, hynė pabesisht nėpėr qytetet dhe fshatrat e Ēamėrisė, duke pėrsėritur barbarizmat e 1912-ės pas Luftės sė Parė Ballkanike, ku u masakruan, u burgosėn dhe u torturuan me mijėra qytetarė dhe fshatarė ēamėr nga tė gjitha shtresat shoqėrore". Kongresi, duke iu referuar Kartės sė Atlantikut, kėrkoi jo vetėm kthimin e emigrantėve ēamė nė trojet e veta, por edhe "sigurimin e tė drejtave tė barabarta tė minoritetit shqiptar nė Greqi me pjesėn tjetėr tė popullit grek, ashtu siē e gėzonte minoriteti grek nė Shqipėri".

Nė fund tė nėntorit 1945, pėrfaqėsuesit e emigrantėve ēamė i dėrguan njė letėr zėvendėssekretarit tė Jashtėm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinėn dhe kėrkuan qė ai tė ndėrhynte pranė Qeverisė Greke pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, por edhe si mė parė, atyre nuk iu dha ndonjė pėrgjigje. Kėtė herė, Komiteti Antifashist Ēam garatimin e tė drejtave tė minoritetit shqiptar si qytetarė tė lirė e mbėshteste jo vetėm nė Kartėn e Atlantikut, por edhe nė Konferencat e Teheranit, tė Jaltės dhe tė Potsdamit.

MEMORANDUM I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ U.N.O. RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI


Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, n’emėr tė emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor tė drejtat tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė pėr tė shfarosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė: Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetėve me radhe duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor dhe duke mos pėrfillur as pak traktet Ndėrkombėtare kanė pėrdorur kundėr minoritetit Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri mė 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet e vendit masakroi pa mė tė voglėn arsye 72 burra tė krahinės Paramithisė nė pruan e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt popullatės sonė. Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaēkitjet dhe grabitjet nė pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni mė 1921 i Gjeneral Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė realitetin e mjerrimeve nė tė cilat u vu popullata e jonė nė kohėn e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi, Arpica, Grykohori, etj, janė njė pjesė e fshatrave qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror. Mė 1922-1923, qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė zbatonin shpėrnguljen e elementit mosleman tė Ēamėrisė (duke i gjykuar si turq) nė shkėmbim me grekėrit e Azisė sė vogėl (duke i gjykuar sipas fesė). Ky akt i turpshėm i qeveritarėve te Athinės u has nė rezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare tė popullatės sonė hodhi poshtė vendimin e qeverisė Grek. Por megjithė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė angazhimeve solemne tė marra nga qeveria Greke nė Lozanė mė 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės vazhduan politikėn e tyre tė ēfarrosjes. Ata pėrdorėn ēdo mjet pėr tė vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė elementit Shqiptar, ēpronsuan qindra familje nė 6000 ha tokė pa mė tė voglin shpėrblim si nė Dushk, Gumenicė, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinės vendosi emigrantėt e Azisė sė Vogėl nė Ēamėri me qėllim qė ta popullojė me grekėr dhe tė krijojė mundėsin e emigrimit tė popullatės autoktone Shqiptare. Familje tė tėra detyroheshin tė braktisin vatanin pėr nė Turqi, Shqipėri, Amerikė e gjetkė dhe fshatra si Petrovci, Shėndėllinja u braktisėn krejt nga banorėt Shqipėtarė. Nė kėto rrethana ne nuk gėzuam asnji tė drejtė nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; nė vend tė zhvillimit tė kulturės kombetare dhe tė pėrparimit, pėrkrahet fa natizmi dhe injoranca, nė vėnd tė shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare nė gjuhėn arabe, nderkohe qe 95 % tė popullatės sonė qėndrojnė akoma analfabet. Krahina e Ēamėrisė, njė vend i pasur dhe i begatshėm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe nė duart e fajdexhinjėve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., qė varfėruan dhe skllavėrruan gjithė vendin. Nė luftėn kundėr fashizmit dhe tamam nė pėrfundim tė saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste tė Llakės sė Sulit tė krijuara nga reaksioni dhe nė shėrbim te pushtuesit, nėn Komandėn e Gjeneral Napoleon Zervės, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorėt Shqiptarė moslemanė tė Ēamėrisė. Nė kėtė kohė kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin nė luftime kundėr Gjermanėve, komanda e EOEA nė kompromis me Gjermanėt operonte pėr tė fituar pozita pėr luftėn vllavrasėse; dhe kur forcat tonat besnike tė frymės dhe tė vendimeve tė marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė ndjekje tė Gjermanėve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave tė rezistencės ne Epir (ELAS - EOEA), urdhėronte njikohėsisht operacionet dhe masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė Ēamėrisė. Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante e parimeve njerėzore dhe nje mospėrfillje e turpėshme e parimeve dhe e karakterit tė luftės antifashiste. Masakrat nė Ēamėri u kryen nė saje tė bashkpunimit dhe marrėveshjeve me Gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u lanė vendin forcave Zerviste. Ja njė fakt konkret i bashkėpunimit ndėrmjet forcave Zerviste dhe tė atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave tė krahinės sė Filatit, nje ditė para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht mė 22 shtator 1944 nė katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane nė tėrheqje. Mbas kėtij takimi shohim qė ende pa u larguar mirė forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynė nė Filat. Kėshtu njė bashkpunim i tillė u siguroj forcave Zerviste krahėt duke u dhėnė mundėsi pėr tė filluar terrorin dhe masakrat nė njė stil tė gjėrė nė tė gjitha krahinat e Ēamėrisė. Forcat e divizionit X te EOEA nėn komandėn e Kolonel Vasil Kamarės dhe pikėrisht ato tė regjimentit XIV tė kėtij Divizjoni tė udhėhequr nga Kranja, me ndihmėsa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelėt me damkė Pantazejt, etj., mė 27 Qershor 1944 hynė nė qytetin e Paramithisė. Nė kundėrshtim me premtimet e dhėna dhe marrėveshjes sė bėrė midis Myftiut Hasan Abdullaj nga njė anė dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisė nga ana tjetėr si agjenta tė Zervės, filluan masakrat mė tė poshtra. Burra, gra dhe fėmijė tė pa mbrojtur qenė objektivi i Monarko-Fashistėve Grekė. Numri i tė masakruarve nė Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinė nė 600 veta. Mė 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nėn Komandėn e Agores hynė nė Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fėmijė. Forcat e EOEA nėn komandėn e Theodhor Vitos, Ilia Kaēos, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaēos, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit mė 23 Shtator 1944, ditėn e Shtunė nė mėngjes, hynė nė qytet. Po nė kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn tė gjitha familjet dhe gjithė ē’ka gjetėn. Nė mbrėmjen e natės 23 duke u gdhirė 24 Shtator 1944, hynė dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė; me arritjen e kėtyre forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe fėmijė u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit nė Spatar, ku njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet tė tjera. Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve tė Zervės. Pak ditė mė vonė monarko-fashistat grumbulluan tė gjithė burrat qė kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė tė Filiatit janė mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika dhe 45 tė tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo Metos. Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr, fėmijė dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me qindra deklarata tė atyre qė shpėtuan pėrshkruajnė vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu prenė sisėt dhe iu nxerrėn sytė. Ymer Muratin e vranė dhe e bėnė copa-copa nė Paramithi. Nė shtėpinė e Sulo Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili Popova nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh hyri brenda, muarrėn gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe filluan t’i ēnderonin nė njė dhomė tjetėr. Ulurima e vajzave e tė grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi vazhdoi gjithė natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i kėtyre poshtėrsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosėn para familjes sė tij, e lanė dhe ikėn. Familja pėr ta siguruar e streho n tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė lajmėron ta marrin dhe e ēojnė tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumė familje. Andartėt informohen, e marin, mė parė i nxjerrin dhėmbėt e floririt me darė dhe mbasandej e vranė. Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr vjetėsh vritet me sopatė para sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Nė Spatar Abdul Nurēe merret e ēohet nė Filat zbathur, zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund vritet para shtėpisė sė Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as edhe njė. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenė kokėn me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenė gishtrat, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt dhe kur kėta ulurinin nga dhėmbjet e mėdha, andartėt Zervist kėndonin kėngėt e komandantit tė tyre dhe gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre. Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve. Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon pėr masakrat nė Paramithi: Tė martė mė 27 Qeshor 1944 n’ora 7 tė mėngjesit hyjnė nė Paramithi monarko-fashistat grekė tė komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Ēenos, etj. Porsa hyjnė nė qytet u dha urdhėri qė kėrkush tė mos lėvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do tė prekeshin n’asnjė mėnyrė. Nė mbas dreke filluan menjėherė arrestimet ndėr gra, burra dhe ēiliminj, kurse nga ana tjetėr fillon vjedhja. Tė gjithė burrat deri tė nesėrmen u vranė. Pasi mė mbajtėn 4 ditė nė burg mė lanė tė lirė pėr tė varrosur tė vrarėt. Nė vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda tė njoh 5 nga personat e vrarė, tė tjerėt ishin bėrė tė panjohur pėr shkak tė torturave tė pėsuara. Tė pesė viktimat e njohura prej meje janė: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditėsh mė shpien pas “Galatajt” nė afėrsi tė shtėpisė sė Dhimitėr Nikollės, ku ishin vrarė 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bėrė copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerėzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pėsoi tortura tė frikshme e dogjėn tė gjallė me benzinė. Kjo tragjedi pati vėnd tė mėrkurėn dhe tė premtėn nė mėngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar nė njė batanije nga e ėma e saj e dy bashkėqytetarėt tė cilėt e vendosėn nė njė qilar me urdhėr tė monarko-fashistave qė s’linin asnjė ta shikonin. Atje kjo grua e mjerė vdiq pas pesė ditėsh dhe kufoma e sajė ishte plot me krymba. Gjithēka deklaroj i kam parė me syte e mij. Nė fillim u msheha pėr pesė ditė rresht nė njė tavan kur monarko-fashistat mė arrestuan dhe mė prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve tė shkurtėra urdhėroi burgimin tim. Nė burg gjeta 380 persona ndėr tė cilėt gra dhe fėmijė. 120 nga kėta vdiqėn ur ije. 4 persona dhe unė qėndruam 15 ditė nė burg dhe m’! andej na pėrrcuallėn pėr nė Prevezė prej kah shkuam nė Janinė ku qėndruam 40 ditė. Atje pėsuam tortura tė papėrshkruara. Pastaj me ardhjen nė kėtė qytet tė trupave t’EAM-it ne u liruam. Dėrvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i pėrshkruan nė kėtė mėnyrė nė Spatar: Nė mėngjezin e njė tė Shtune tė Shtatorit 1944 gjithė popullata u grumbullua pėrpara xhamisė sė fshatit Spatar. Ushtarėt filluan grabitjet dhe ēnderimet ndėr gra, vajza e deri nė plaka. Paēe Ēulani 50 vjeēare uēnderua, u grabit, iu prenė flokėt mandej veshėt dhe mė nė fund u vra nė bahēen e saj n’afėrsi tė grurit tė Miēos. Nė shtėpinė t’onė ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetė vetash, gra, burra dhe fėmijė. Pasi u ēnderuan gratė tė cilave iu shpuan gjirėt me thika, tė gjithė u masakruan. Nė shtėpi tė Damin Muhametit u vranė 5 gra dhe 3 fėmijė. Nė shtėpi tė Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u ēnderua Hane Isufi sė bashku me njė grua tjetėr. Nė shtėpinė e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeēar Sulejman Dhrimicės dhe sė shoqes sė tijė. Nė shtėpine e Mete Brahos u dogjėn tė gjallė 20 per sona, gra, fėmijė dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeēare u therr me thikė. Nė vreshtin e Zulės dhe nė kopshtin e Avdyl Nurēes pashė 30 persona tė masakruar. Nė shtėpinė e Haxhi Latifit u ēnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse nė banesėn e Mejdi Metės u ēnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua. Viktimat dhe humbjet simbas statistikave tė deritanishme gjatė masakrave tė 1944 dhe 1945 nė kurriz tė Shqiptareve nė Greqi arrin numrin 2877, tė ndarė si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mėrgėlliēi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithė atyre qė nuk mundėn tė largohen nga Ēamėrija me pėrjashtim tė disa pak grave qė janė sot dėshmitare tė gjalla tė kėsaj masakre ngjethėse nė Paramithi nė Prag, Spatar dhe Filat. Pėrmes gojės sė tyre del qartė dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek nė Ēamėri. Kjo kasaphėne qė u frymėzua prej ndjenjave mė tė ulta tė urrejtjes shovene dhe fetare pėrfundoi me shpėrnguljen me forcė tė afro 28000 Ēamėve qė erdhėn dhe u strehuan nė Shqipėri me kondidat mė tė vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtėpi u grabitėn, u shkatėrruan dhe u dogjėn. Nga llogaritja e dėmeve rezulton tė kenė mbetur nė � �amėri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste tė Zervės 17000 kokė bagėti tė holla, 1200 tė trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 qė arrin nė 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatė emigracionit 110000 kokė bagėti e hollė dhe 2400 bagėti e trashė ngordhėn dhe humbėn. Nga gjithė kjo del e qartė katastrofa e madhe ekonomike qė pėsoj popullata jonė duke mbetur nėpėr rrugėt e emigracionit vetėm me rrobat e trupit. Ēamėria nė luftėn e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Ēamėrisė u hodh pa rezerva nė njė luftė totale kundėr pushtuesit dhe formoi batalionin IV tė regjimentit XV-tė tė ELAS-it .Nga popullsia e vogėl e Ēamėrisė dolėn mė tepėr se 500 luftėtarė qė luftuan vendosmėrisht kundėr pushtuesve nazifashistė dhe tradhėtarėve zervistė. Gjaku i dėshmorėve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., qė u derdh sė bashku me atė tė partizanėve grekė nė Qafat e Qeramicės, dėshmojnė konkretisht kėtė fakt. Nė pėrfundim tė luftės dhe nė ēlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin nė krahinat dhe fshatrat tona jo si ēlirimtarė, por si xhelate dhe armiq tė betuar tė elementit Shqiptar nė Ēamėri. Nė marrėveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencės viheshin nė fronte tė pėrbashkėta kundėr ushtrise naziste, nėn njė komandė tė pėrbashkėt dhe nė zona tė caktuara operative. Kjo marrėveshje u shkel nė Ēamėri. Trupat Zerviste ranė nė kompromis me Gjermanėt dhe duke qėlluar forcat tona penguan veprimtarinė e Batalionit IV-tė Regj. XV-tė nė zonėn e caktuar tė Filatit. Operacionet dhe masakrat nė krahinėn e Filatit lidhen direkt me kėtė situatė dha janė nė kundėrshtim tė hapėt me besimin dhe frymėn e bashkėpunimit tė vendosura nė Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Ēamėrisė, Koska, njė nga baza e organizimit tė forcave tė rezistencės sė Frontit Nacional Ēlirimtar nė Ēamėri, u shkatėrrua dhe u doq si pėrfundim i aktit pėr shkatėrrimin e Ēamėrisė. Njė komision i Kėshillit Antifashist Ēam u dėrgua mė 30-X-1944 n’Athinė pranė qeverisė greke tė z. Papandreu me njė votim proteste kundėr masakrave nė Ēamėri duke kėrkuar njėkohėsisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi tė mirrte asnjė masė dhe angazhim pėr sa iu parashtrua. Mbas operacioneve tė Dhjetorit 1944, me ēlirimin e Ēamėrisė nga pushtuesi zervist, njė pjesė e popullatės sonė u riatdhesua pėrsėri dhe u vendos nė krahinėn e Filatit. Mė 12 Mars 19445 forcat qeveritare tė garnizonit tė Korfuzit duke e shkelur marrėveshjen e Varkizės ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shėmtuara tė Vanrės (Filatit), tė cilat nxorrėn nė shesh edhe njė herė lakuriq qėndrimin dhe politikėn e autoriteteve pėrgjegjės tė qeverisė greke nė lidhje me ēfarosjen e popullatės Shqiptare tė Ēamėrisė. Nė mbėshtetje tė kėsaj situate tė konstatuar, Misioni UNRRA-s nė Shqipėri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit pėr akordinim nė favor tė emigrantėve 1450000 dollarė si ndihmė e menjehershme ndaj gjėndjes sonė tė vėshtirė. Edhe nė kėto kondita emigrantėt Ēamėr vazhduan tė kontribuojnė gjithnjė mė tepėr pėr Frontin. Nė konferencėn e Shalėsit (Konispol) mbajtur nė fund tė Shtato rit 1944 zėri i Ēamėve n’emigrim u ngrit mė i fortė pėr bashkėpunim kundėr pushtuesit dhe padrejtėsive tė monarkofashistėve Grekė. Mė 23 Shtator 1945 nė Kongresin e Vlorės delegatėt Ēamėr qė pėrfaqėsonin tė gjitha grupet e emigrantėve Ēam nė Shqipėri u shprehėn kundėr masakrave tė monarko-fashistėve grekė tė kryera mbi ta dhe kėrkuan me anė memorandumesh drejtuar Konferencės sė Londrės shqyrtimin e problemit tė tyre dhe dėnimin e shkaktarėve tė gjakderdhjes sė kotė nė Ēamėri dhe tė vuajtjeve tė pakufi. Kongresi pėrfundoi me njė rrezolutė ku pėrmblidhen tė gjithė punimet e tij. Gjatė emigracionit pėr shumė herė ne i jemi drejtuar botės pėr tė drejtat t’ona tė mohuara dhe kemi kėrkuar riatdhesimin. Mė 30 Tetor 1944 Kėshilli Antifashist Ēam i dėrgonte njė votim proteste Qeverisė sė Bashkimit Kombėtar Grek, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet pėr barbarizmat e fashistėve Grek nė Ēamėri. Mė 9 Maj 1945 Kėshilli Antifashist Ēam iu dėrgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit tė Konferencės San Franciskos mbi tė drejtat e Ēamėve nė bazė tė kartės s’Atlantikut. Mė 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave nė Ēamėri jane drejtuar nga Kėshilli Antifashist Ēam Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Ēekosllovake, Legatės Jugosllave, Shqiptarėve t’Amerikės, Italisė dhe Bullgarisė. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesė Madhe ė 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise sė Pėrgjithshme tė UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Ēam (25-9-1945) ku kėrkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis sė Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm Aleat nė Londėr nga Delegatet e Kongresit Ēam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuar nė Londėr prej Komitetit Antifashist Ēam mė 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kėrkohen tė drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė New-York nga Komiteti Antifashist Ēam mė 25 Tetor 1946, etj. Ne jemi viktimė e rregjimit monarkist qė sot sundon nė Greqi. Sė bashku me popullin vėlla grek ne vuajmė pasojat e terrorit tė zi tė shpėrthyer prej tyre nė gjith Greqinė. Pė dy vjet e gjysmė ne po vėrvitemi Shqipėris nė mizerje larg Atdheut ndėrsa vendet tona tė pasura shfrytzohen pa tė drejte nga agjentėt e Monarko-Fashistave nė Ēamėri. Vuajtjet tona gjatė emigracionit kanė qenė dhe janė pa kufi. Me mijra kanė vdekur nga kjo situatė e krijuar. Megjithatė protestat e bėra dhe tė drejta qė na pėrkasin ne vazhdojmė tė qėndrojmė akoma n’emigracion ndėrsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos nė Ēamėrinė t’onė pa asnjė tė drejtė banorė tė huaj pėr tė penguar kthimin tonė. N’emėr tė popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė kryer me q� �llim ēfarosje tė popullatės sonė. Ne theksojmė nevojėn e pėrfundimit tė shpejt tė problemit Ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje kėrkesat tona qė janė: 1. Marrja e masave i imediate pėr pengimin e vendosjes sė elementeve tė hua nė vatrat tona. 2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėve. 3. Kthimin e pasurise, shpėrblimin e dėmeve tona shkaktuar nė pasuri tė lujtėshme dhe tė palujtėshme. 4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe vendosjen tonė. 5. Sigurimin dhe garancin qė rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal. 6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjith pėrgjegjėsave tė krimeve tė kryera. Duke ju shprehur konsideracjone tona mė tė shquara, Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Ēami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti. Tiranė 1947

Pėrgatitur nga Isuf B. Bajrami
 
Top
view post Posted on 7/1/2014, 20:12     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kam degjuar se gati gjysma e popullsise ne greqi jane me origjine shqiptare.Ne momentin qe ata nuk do kene frike ta shprehin identitetin e tyre ceshtja came do kete zgjidhje.Kjo varet shume dhe nga fakti se si do jete shqiperia nje shqiperi e forte dhe me kryeqytet prishtinen do ishte nje plus i madh per shqiptaret kudo qe ndodhen.Te gjitha do rregullohen.Lum kush te rroje ta shohe zonje
 
Top
5 replies since 30/5/2009, 12:42   2767 views
  Share