MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS

Reply

Harta Fizike e Kosoves

« Older   Newer »
view post Posted on 18/3/2009, 00:40           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,552
Location:
DURRES

Status:


image


Vepėr madhore e gjuhėsisė shqiptare

Kėto ditė, pas njė periudhe tė gjatė qysh kur ishte mbaruar e dorėzuar nė shtyp, u botua nė Napoli Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe (ADGJSH), vepėr madhore e gjuhėsisė shqiptare, emėrtesė e Akademisė sė Shkencave, hartuar nga njė grup specialistėsh tė dialektologjisė, punonjės tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, fryt i njė pune tė mundimshme e shumėvjeēare, nė tė cilėn, pėr herė tė parė nė historinė e albanologjisė, dialektet e shqipes paraqiten sipas metodės sė gjeografisė gjuhėsore, nė dy vėllime me harta dialektologjike. Atlasi, vėllimi i parė i tė cilit sapo ka dalė nė qarkullim dhe sė afėrmi del edhe vėllimi i dytė, ėshtė realizuar nga emra tė njohur tė gjuhėsisė shqiptare, si: prof. dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof. dr.Bahri Beci, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr.Xheladin Gosturani, tė cilėt jo vetėm plotėsuan njė mangėsi tė dukshme tė Albanologjisė sonė, por edhe e rreshtuan shqipen nė radhėn e atyre gjuhėve qė prej kohėsh kishin hartuar vepra tė tilla.
Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe (shkurt: ADGJSH) shėnon kurorėzimin e punės e tė pėrpjekjeve shumėvjeēare nė terren, pėr tė mbledhur materialin sipas pyetėsorit pėrkatės, dhe nė zyrė e nė kartotekėn e dialekteve tė shqipes, pastaj edhe nė hartat pėr paraqitjen e dukurive tė dielekteve tė shqipes sipas metodės sė gjeografisė gjuhėsore ose me anėn e atlasit dialektologjik. Atlasi ėshtė, pa dyshim, njė nga veprat mė madhore tė gjuhėsisė shqiptare deri mė tani, qė radhitet pėr nga rėndėsia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikės sė gjuhės sė sotme shqipe". Kjo vepėr ėshtė kurorėzim i zbatimit pėr herė tė parė tė gjeografisė gjuhėsore nė studimin e dialekteve tė shqipes dhe paraqet nė mėnyrė tė plotė e mė tė saktė dukuritė dialektore tė gjuhės sonė me shtrirjen e tyre nė krejt truallin shqiptar e nė diasporėn historike mė tė vjetėr arbėreshe. Mbi kėtė bazė, sigurisht, do tė zgjerohen e do tė thellohen mė tej njohuritė pėr dialektet e shqipes dhe do tė bėhet e mundur tė nxirren pėrfundime mė tė pėrditėsuara pėr gjendjen e sotme tė dialekteve tona e pėr historinė e tyre, duke u bėrė mbėshtetje e gjithanshme pėr studime mė tė thelluara nė kėtė fushė.
Veprat e mėdha gjuhėsore, sidomos fjalorėt shpjegues, gramatikat akademike normative dhe atlaset kėrkojnė punė nė grup dhe kohė tė gjatė realizimi. Atlasi ynė, duke qenė se kėrkonte edhe shumė eksplorime nė teren, qė nga Vermoshi nė Konispol, brenda hapėsirave tė Republikės, po edhe nė trojet kompakte ballkanike tė shqipes e nė diasporat historike, ka zgjatur rreth njėzet vjet qysh nga ideimi e hartimi i parimeve teorike dhe i pyetėsorėve pėrkatės, duke u aktivizuar nė atė punė kryesisht katėrshja e bashkautorėve tė lartpėrmendur. (Pėr disa anketime dhe ndonjė proces tjetėr, por jo gjatė gjithė kohės, kanė bashkėpunuar edhe studiuesit prof. dr.Menella Totoni e prof. as.dr.Anastas Dodi).
Vepra ka pėrfunduar qysh nė vitin 1989, por u vonua nė shtyp pėr arsye se botimi i saj kėrkonte cilėsi tė lartė tipografike dhe kjo u pėrballua me ndihmėn bujare tė Universitetit Oriental tė Napolit e sidomos falė kujdesit tė prof. Italo Costante Fortino.

Idetė dhe projektet e para pėr njė atlas gjuhėsor tė shqipes

Hartimi i njė vepre tė tillė madhore pėr njė gjuhė, si synim, pėr gjuhėsinė tonė, i takon kohės sė para Luftės sė Dytė Botėrore.
Pėr herė tė parė ēėshtjen e realizimit tė njė atlasi gjuhėsor tė shqipes e pat shtruar dijetari italian Mateo Bartoli, i cili, krahas punės sė vet pėr "Atlasin gjuhėsor italian", pati projektuar edhe hartimin e njė "Atlasi gjuhėsor shqiptar" pėr tė cilin ai jepte informime edhe nė "Bolletino dell` Atlante linguistico italiano", Udine, 1933. Sipas njė shkrimi tė Atė Benedikt Demės, kritik dhe linguist, asokohe, "Ministria e Arsimit e Italisė i dha ndihmat e para financiare Mateo Bartolit pėr tė filluar punėn pėr kėtė Atlas" dhe ai, mė 1943, hyri nė lidhje me studiuesin shqiptar Eqrem Ēabej, atėherė nė fillimet e karrierės sė tij si gjuhėtar, por me njė pėrgatitje tė mirė dhe premtuese si ish-nxėnės i Paul Kreēmerit (Kretshmer), tė cilin e caktoi si anketues e realizues tė veprės dhe i dha kėshillat e ideimin e nevojshėm si dhe mbėshtetjen e tij pėr fillimin e punėve pėrgatitore. E. Ēabej punoi pėr njė kohė tė gjatė nė Laboratorin e "Atlasit gjuhėsor italian" duke hartuar atje pyetėsorin e "Atlasit gjuhėsor shqiptar" bashkė me Ugo Pelisin. Gjithashtu, pėr kėtė vepėr, Ēabej u konsultua atėherė edhe me Sever Popin, dialektolog i shquar rumun, i cili shėnon se "i ofroi atij pėrvojėn e vet dhe ndikoi tė fuste nė pyetėsor njė numėr pyetjesh qė ekzistonin nė pyetėsorin e atlasit rumun", por qė nuk i kishte pyetėsori i ALI-sė.
Mjerisht, kjo nismė kaq interesante e dijetarit dhe gjuhėtarit mė tė madh shqiptar mbeti e parealizuar, sė pari, pėr shkak tė ndryshimeve politike nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e pas saj.

***
Hartat e ADGJSH-sė
I gjithė trualli i shqipes qė pėrfshin ADGJSH-ja paraqitet nė harta me shkallė 1: 1.600.000. Brenda kėsaj harte zėnė vend arealet e vijueshme tė tė folmeve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe ato tė trevave shqiptare nė Republikėn e Kosovės, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni e nė Serbinė Jugore (Peshteri, Presheva) dhe tė folmet e Ēamėrisė, nė Greqi, tė ndara me shenja tė kufijve shtetėrorė. Nė skajet e hartės janė vendosur hapėsirat e diasporės arbėreshe tė Greqisė e tė Italisė dhe tė Dalmacisė, sigurisht me njė shkallė tjetėr, mė tė madhe.
Nė fillim, ADGJSH-ja ka disa harta jogjuhėsore: harta fizike, harta administrative, harta historike, harta etnografike, harta me emrat e katundeve ose qyteteve ku janė bėrė anketimet dhe rreth 700 harta gjuhėsore.
Hartat e Atlasit janė dy llojesh: harta sqaruese dhe harta josqaruese dmth. harta ku shėnohet fjala pranė numrit tė pikės sė anketuar dhe harta ku nuk vihen fjalėt a format, por simbole tė llojeve tė ndryshme.
Pas hartave analitike ka edhe harta pėrgjithėsuese.
Nė shumė harta leksikore dhe nė disa harta morfologjike dallimet gramatikore dhe dallimet fonetike qė nuk janė objekt i tyre, pasqyrohen nė njė tregues nė shpinėn e hartės paraprirėse. Nė tregues, sipas njė renditjeje tė shkallėzuar, pasqyrohen variantet e ndryshme gramatikore, fjalėformuese e fonetike pėr hartėn leksikore dhe variantet fonetike pėr hartėn morfologjike. Sigurisht, kėta tregues bėhen vetėm kur shihet e domosdoshme. Po kėshtu, kur ėshtė e nevojshme, edhe komentari jepet brenda hartės pėrkatėse.
Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe ėshtė, pa dyshim, njė nga veprat mė madhore tė gjuhėsisė shqiptare, qė radhitet pėr nga rėndėsia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikės sė gjuhės sė sotme shqipe". Kjo vepėr ėshtė kurorėzim i zbatimit pėr herė tė parė tė gjeografisė gjuhėsore nė studimin e dialekteve tė shqipes dhe paraqet nė mėnyrė tė plotė e mė tė saktė dukuritė dialektore tė gjuhės sonė me shtrirjen e tyre nė krejt truallin shqiptar e nė diasporėn historike mė tė vjetėr arbėreshe. Mbi kėtė bazė, sigurisht, do tė zgjerohen e do tė thellohen mė tej njohuritė pėr dialektet e shqipes dhe do tė bėhet e mundur tė nxirren pėrfundime mė tė pėrditėsuara pėr gjendjen e sotme tė dialekteve tona e pėr historinė e tyre.Nė konkursin e organizuar nga Qendra Albanologjike e vendit, Atlasi u pėrzgjodh ndėr veprat mė tė mira tė kohės dhe konkuroi me mjaft dinjitet shkencor, si vepėr kolektive me rėndėsi kombėtare.


Edited by durrsaku - 13/4/2010, 18:13
 
PM WWW  Top
0 replies since 18/3/2009, 00:40
 
Reply