MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te Bukura

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 6/2/2009, 21:09 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Mbreteresh Evangjelia

Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani.. Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel. Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien... Ajo ishte shume e bukur! Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie

Perralla e Shqipes

Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen.

Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.

“Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte” përgjegji djaloshi.

“Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!”

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë “Bir i Shqipes”, dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë “Vendi i Shqipevet.”

Plaku me plaken


Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.

*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh

urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hëu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hëu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken…
ndihme…ndihme…po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme…ndihme…therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon…dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…..

Miq te larget


taniiii…perpara se te nisim perrallen u keqen xhaxhi, premtojni xhaxhit se do ta degjoni me vemendje ate, dhe jo si perrallen e kaluar qe bet zhureeeeem, mire kolopucat e xhaxhit

hajde i’a nisim tani:

na ishet sec na ishet…na ishte nje here nje arush gri qe e quanin Matia…Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte nje ketrush…

Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.

Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.

Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget…ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.

Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.

Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme…Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!

Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura…

Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.

Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme…
dhe ashtu ben…

u ngjiten lart e lart…deri te shtepia e madhe e ariut te murrme…

Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i’u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf….

ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter…

me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume shume e bukul…

Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate…

dhe keshtu ben…

Ne mbremje, Matia vendosi t’i bente nje surpiz te bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi dhe nje llampe…

Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur…

Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume shume…te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe kishte vendosur Matia…u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura…

Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi, Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte shoku i tij…mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli…

Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias…

Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per vizite….dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur…

-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.

-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis…dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur…
 
Top
18 replies since 6/2/2009, 20:38   24617 views
  Share