MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS

Reply

Perralla te Bukura

« Older   Newer »
view post Posted on 6/2/2009, 21:38           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


Mua me kujtohet kure isha e vogel me tregonin perralla.....kam deshire ti kujtoj edhe njeher ato dite te bukura femijrore!!

Pra une po filloj me nje perrall:Hirushen

Shume kohe perpara jetonte nje vajze e bukur e quajtur Hirushe. Hirushen e doni te gjithe sepse ajo ishte shume e sjellshme dhe e edukuar. Por babai, i vedov, i Hirrushes besonte se ajo kishte nevoje per mama. Keshtu qe ai u martua me nje grua tjeter e cila kishte edhe ajo dy vajza. Pas pak kohesh Babai i Hirushes vdiq dhe ajo kishte per te jetuar me njerken e me dy vajzat e saj zeloze, ne qilarin e shtepise se tyre. Oh e shkreta Hirushe, kishte per te bere gjithcka e vetme. Ajo duhet te gatuante e te pastronte tere shtepine. Ajo skishte me rroba te bukura per te veshur, por vetem rroba te vjetra e te grisura, ne nje kohe qe njerka dhe gocat e saj kishin rroba te bukura e jetonin ne luks. Por skishte rendesi se sa e keqe ishte njerka dhe gocat e njerkes, Hirushja ishte perhere e qeshur. Edhe kafshet e vogla donin te ishin prane saj. Ajo kishte shoqeri me miun, edhe me zogjte. Ajo u bente atyre rroba te vogla per te veshur, dhe kujdesej pe ta. Dy shoket e saj me te mire ishin Jaq dhe Gus. Hirushja dhe Jaq ishin perhere duke shpetuar Gus nga Luciferi nje mace e moshuar, qe i kishte vene syrin e donte te hante miun e vogel Nje dite vjen nje leter qe i fton qe te gjithe ne nje mbremje ne pallat.
Njerka tha: - Hirushja mund te shkoje, por vetem nese ajo mbaron punet e saj. Hirushja e lumtur lau, hekurrosi, e ferkoi dyshemete gjithe diten. nderkohe qe miqte e vegjel te Hirushes ja filluan punes per ti bere asaj nje fustan shume te bukur. Zogjte e miu qe e donin Hirushen deshironin qe ti benin asaj nje suprize. Dhe kur ajo e pa se cfare ata kishin bere, ajo ishte shume e lumtur. Ajo e veshi menjehere fustanin e saj te mbrekullueshem qe miqte e saj e kishin bere, edhe vrapoi lart shkalleve qe te bashkohej me motrat e saj. Zogjte dhe miu kishin perdorur shalla, mbulesa, varse dhe rroba qe u perkisnin motrave te Hirushes te benin fustanin. Fustani ishte i mbrekullueshem dhe ngjante shume bukur mbi Kesulkuqen. Por kur motrat e saj shikuan fustanin, ato e terhoqen dhe e shkelyen fustanin. Ajo eshte bluza im uleriti njera. E ato jane Rruazat e mia uleriti tjetra. Hirushja vrapoi tek kopshti me lote ne sy. -tani une smund te shkoj tek mbremja, filloi te qante ajo. Mos qaj moj vajze, - i tha nje ze i embel. Une jam engjelli jot i mire, dhe une kam ardhur te te ndihmoj. Pastaj engjelli rrutulloi shkopin e saj. Kater minj u kthyhen ne kater kuaj, dhe nje kungull i madh e i rrumbullaket u kthye ne karroce. Dhe serrish engjelli rrutulloi shkopin e saj dhe fustani i grisur i Hirushes u kthue ne nje fustan te ri e shume me te bukur se ai i pari.- Ju duhet te largoheni nga mbremja ne mesnate, i tha engjelli, sepse pas mesnates fuqia e magjise do te humbi. Gjate mbremies princi kerceu me Hirushen gjate gjithe kohes. Hirushja u ndiente sikur ajo ishte ne nje enderr! Mbreti dhe Duka i madh ishin te luntur te shikonin princin te binte ne dashuri. por kur ora vajti 12, Hirushja vrapoi dhe iku nga pallati. Ajo ishte ne aq shume shpejtesi saqe ajo la nje kepuce xhami nga prapa. Princi vrapoi pas asaj, por ishte shume vone. Diten e neserme princi dergoi duken e madh, dere me dere, te gjente vajzen e re, qe kishte humbur kepucen. Kur ata shkuan tek shtepia e Hirushes, te dyja motra e saj e provuan kepucen, por kembet e tyre ishin shume te medha. NJerka e Hirushes i tha Dukes qe ajo skishte vajza te tjera ne shtepi. Ajo e kishte mbyllur Hirushen ne dhomen e saj, siper me qellim. Por shoket e vegjel te Hirushes Gus dhe Juq vodhen celesin nga xhepi i njerkes, dhe hapen deren , dhe e lane Kesulkuqen te lire, tamam ne kohe. Kur Hirushja doli dhe pyeti nese mund ta provonte kepucen, Njerka u terbua fare. Ajo shtyhu personin qe po mbante kepucen ne jastik. Kepuca e xhamit ra pertoke dhe u thye, por Hirushja shkoi tek sitari siperm i komodines dhe nxorri kepucen tjeter te xhamit qe ishte e njejte. I bente tamam! Duka i madh ishte i lumtur dhe i lehtesuar qe ai kishte gjetur te zonjen e kepuces. Se fundi princi do te martohej, dhe endrat e Hirushes do te ktheheshin ne realitet
 
PM WWW  Top
view post Posted on 6/2/2009, 22:09           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


Mbreteresh Evangjelia

Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani.. Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel. Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien... Ajo ishte shume e bukur! Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie

Perralla e Shqipes

Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.

Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.

“Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte” pėrgjegji djaloshi.

“Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!”

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė “Bir i Shqipes”, dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė “Vendi i Shqipevet.”

Plaku me plaken


Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.

*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh

urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken…
ndihme…ndihme…po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme…ndihme…therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon…dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…..

Miq te larget


taniiii…perpara se te nisim perrallen u keqen xhaxhi, premtojni xhaxhit se do ta degjoni me vemendje ate, dhe jo si perrallen e kaluar qe bet zhureeeeem, mire kolopucat e xhaxhit

hajde i’a nisim tani:

na ishet sec na ishet…na ishte nje here nje arush gri qe e quanin Matia…Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte nje ketrush…

Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.

Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.

Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget…ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.

Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.

Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme…Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!

Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura…

Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.

Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme…
dhe ashtu ben…

u ngjiten lart e lart…deri te shtepia e madhe e ariut te murrme…

Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i’u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf….

ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter…

me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume shume e bukul…

Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate…

dhe keshtu ben…

Ne mbremje, Matia vendosi t’i bente nje surpiz te bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi dhe nje llampe…

Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur…

Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume shume…te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe kishte vendosur Matia…u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura…

Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi, Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte shoku i tij…mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli…

Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias…

Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per vizite….dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur…

-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.

-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis…dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur…
 
PM WWW  Top
djellza
view post Posted on 22/3/2009, 18:34           Quote





Mua deri tani sapo i lexova te gjitha tekste qkado qe jan perralla tregime etj. Te gjitha me kan pelqyer shum sepse un kam deshir te lexoj sa ma shum dhe te jem e ditur te di te flas gjuhen time pra gjuhen amtare gjuhen shqipe dhe keshtu me radh...Prandaj nuk kam qka t ethem porme kan perlqyer te gjitha shum shum.


Edited by durrsaku - 22/3/2009, 17:42
 
Top
view post Posted on 21/5/2009, 00:37           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


Lepuri ishte bere garip.
hynte ne klub dhe i thoshte ariut:me jep nje birre se te vrave. diten tjter i thot:me
jep nje birre se te vrava,Ariu i thot po me the
dhe nje here do te gul ne mur nga veshet
me gozhde.te nesermen vjen lepuri dhe i
thote:ke gozhde:jo thot Ariu:po cekan:jo
me jep nje birre se te vrava.
 
PM WWW  Top
view post Posted on 4/12/2009, 13:39           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


MOS U SHQETĖSO BABA


Njė djalė vrapon I gėzuar te babai I tij.

-Baba , a do tė mė blesh njė daulle?

-Do te bėsh zhurmė more bir!

-Mos u shqetso,baba,do t’I bie kur tė jesh nė gjum..



Patkoi (Nga Ardian Elezi)

Ca rob kishin bo i shpi t're ene, si e kon bo zanot kto koh't e funit,

dojshin me i varė i patku kali ke dera, po para se me bo kėt' punė, menun

me shku i herė ke hoxha e me pyt se a vi a s'vi ky muhabet.

-Ēare,mre? Doni me varė patku m'derė t'shpisė e? E pse?-i pyti hoxha.

-Po thonė se o sevap e t'hec mirė kur var i patku m'derė, o hoxhė.

-Sa budallej qi ini!-vazhdoi hoxha,-po kali ka katėr copė si ato ene ha

dajak pėr ditė, ju doni t'ju heci marė me nji.



Bandilli (Nga Ardian Elezi)

Njoni, tu hec m'rrugėt, pa njonėn qi kishte dalė m'dallapt' (= penxhere)

ene po ia bojte me sy e me lloj lloj isharetesh e nozesh. Burri huj hypi

nolt tu iu morė shpirti pri vrapit ene ajo e shtjeu mrena. Sa kishin myllė

derėn e u bonė hazėr pėr t'iu vu punvet, u nigju e ramja derės ene, si

pėrherė m'ksi rastesh, u nigju ene gruaja qi tha: "qyqa, burri!" Robi huj

s'dite ēere me bo e ka me hy, po gruaja, ksaj rradhe, nryshe ka herėt qera,

nuk e futi as m'dallap, as poshtė minerit, po u tregu mo e qut ene i tha:

"Kap shpejt at' hekėr e bo sikur po hekuros kto lėvere!" Ai nuk e zgjati,

po kapi hekrin e iu vu punės tu hekuros. Kur burri hyni mrena, pa rob'n e

huj ene pyti: "Kush o ky, mi gru?" "E kom mor una me m'hekuros lėveret,

se m'ra bretku e s'kom takatė me ia dalė punėve vetėm". E hongri Zavalli.

Nėrkohė robi huj, masi i boni lėveret palė, lo hekrin ene thyu xėverkun e

dul pėrjashta. Rrugės pėr shpi shef i shok'n e vet ene i kallxoi se ē'i kishte bo vaki. Shoku vet vu dorėn m'ballė e i tha: "Cere thu ti, mėr jahu! Po ti paske hekuros ato qi lava u' gje(=dje)!"



Fut Zeqir qit Sotir! (Nga Ardian Elezi)

Shkoi Zeqiri m'Greqi me punu ke Vasili me Vasiliqinė, qi ishin i ēift greknish ka ato qi nuk i rrjedh ēesmja (=nuk pjellin). Vasili i tha se pa u bo kaurr e pa nėrru emnin nuk kishte pėr ta morė m'punė. Kshuqi Zeqiri, gjithė siklet, shkoi ke qisha me u pagzu. E kapi prifti, e xhėveshi n'mes t'miletit ene e zhyti tre herė mei kazon me ujė "tė beku" tu i thonė pėr ēdo herė: "Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir!" Masi u bo Zeqiri Sotir, filloi punė ke Vasiliqija ne ke Vasili.

Erdh' kreshmja ene, simas adeteve t'kaurrve, Sotiri nuk duhet t'hajte mish. Po a mun rrite "Sotiri" pa mish?! Kshu qi, boni ē'boni e u nrejt notėn e poqi i pulė t'modhe. Mirpo erdh' era deri nolt ke Vasiliqija, qi u nre e fugoi pėr m'guzhinėt. E kapi "Sotirin" gjallė ene i tha: "Sotiiir! Po mėkaton, more i paudhė! C'ėshtė ajo pulė qė ke vėnė nė zjarr?!" "Po nuk o pulė, mi, se o pras!" Vasiliqija u shkėly sysh: "Uėėė, more mavri, po ē'thua, mo?" "Pras, mi, pras!" njulte komė "Sotiri". "Me kė tallesh, more malukat?! Si u bėka pula presh?" "Po bohet, mi zoje, bohet! E shtje tre herė n'ujė ene i thu: fut pulė, qit pras, fut pulė, qit pras, fut pulė, qit pras..."



Punėt e beut (Nga Ardian Elezi)

Ca gazetarė shkun ke beu me bo i anketim, ene e pysin: ēere osht seksi, qef apo punė? - Punė, - i dha xhevap beu. Masnej gazetarėt shkun ke argati ene e pytėn ene ate: ēere osht seksi, qef apo punė? - Qef mre qef! Tha argati. Po no beu na tha qi o punė. - Heee, - vazhdoi argati, - po t'kishte pas qenė punė ma jepte mu beu, nuk e bojte vetė.



Bileta (Nga Ardian Elezi)

Dy ēifutėn ishin ul m'tren pėrballė dy kaurrve. Kaurrit u shkėlyn sysh kur panė se ēifutnit kishin tė dy bashkė veē nji biletė ene i pytėn:

- Po ju, mre, ēere kini n'men me bo? Pse kini veē 'i biletė?

- Eeeeee, - ia kthynė ēifutnit, - puna jonė punė ēifuti! Nuk harxhojmė pare kot no.

- Po ēere kini n'men me bo, mėr lonetėn? -pytėn kaurrit.

- Nji, kini pėr ta pa - thanė ēifutnit tu u zgėrdhi me njoni-qetrin.



Mas iēike hyni faturino m'vagont. Ēifutnit ia mathėn vrapit e shkunė e hynė (me ner) m'hale. Erdh faturino, i mur biletat kaurrve, masnej shkoi e i ra derės hales. Dera hales u ēel iēikė fare ne dul veē 'i dorė me i biletė. Faturino mur biletėn ene hiku. Masnej dulėn ēifutnit pri halje ene i thonė kaurrve: "Ho, mre, a e patė zybėn si e hongri e?!"

"Qyqa! -thirrėn kaurrit,- A bofshit hajėr ju, mėr ēifutėn, ē'paskshit pas qenė! Ene no neserejt kshu kina pėr ta bo."



T'nesmen, simas llafes, vinė kaurrit tė dy me 'i biletė, kur ē'me pa! Po na vishin ēifutnit pa biletė hiē.

"Qyqe! Po sod, mre, si kini pėr t'ia bo?"

"Sod kina 'i stil ene mo t'mirė!" - i kthyn xhevap ēifutnit. Kaurrit fėrkun durėt pri qefit ene mezi po pritshin me msu stil'n e ri. Hala pa hy mirė m'derėt faturino, ia mathėn kaurrit vrapit e hynė m'hale. Mas atyne fugunė ene ēifutnit pėr mrapa, i ranė derės hales ene, sa u ēel dera e dul dora, ia murėn biletėn ene fugunė e hynė m'halet qetėr.

Skeda fituese

Njė grua shkon nė shtėpi plot varėse, byzylykė dhe unaza floriri:

- Mos u ēudit! - i thotė tė shoqit. Fitova nė njė llotari sportive.

Pas njė jave, ajo shkon nė shtėpi me njė peliēe shumė tė shtrenjtė veshur.

- Po kjo?- e paet i shoqi.

- Prap fituese e skedinės unė. Fitova dhe lloton e dytė, po e di ē'ke ti?, ēohu e mė bėj gati vasken, se do tė lahem.

- Jo! - bėrtiti i shoqi. -Mos do qė tė lagėsh skedėn fituese?!





Vonesa (nga Evis Mecolli)

Ishte njėhere njė burrė qė punonte ne nje kantier, mirepo cdo dite shkonte me vonese ne pune. Drejtori e shikon qe ky vjen perdite me vonese dhe vendos t'ja thote.

- Kam marre vesh qe perdite vjen me vonese ne pune. Po erdhe edhe njehere me vonese, do te te pushoj.

- Mire shef i thote ky,- por prape te nesermen vjen me vonese. Drejtori i del perpara edhe i thote: - Ik ne shtepi je i pushuar,

- Po aman o shef, te lutem se kam femije, kam grua, me se do t'i ushqej?

- S'ka c'me duhet, i thote ike.

Pas shume lutjesh nga ai, drejtori e pranon perseri ne pune, por me nje kusht qe ti tregonte perse vonoheshe kur vinte ne pune... dhe ai nisi t'ja tregoje:

- Po ja, i tha - krevati ku fle une me gruan eshte ngjitur me murin.

- Po,- i thote drejtori shume mire

- Edhe une fle nga ana e murit,

- Po shume mire, - i thote drejtori

- Po qe te ngrihem ne mengjes, vazhdon ai, duhet te zgjoj gruan...

- Po ti mos e zgjo,- i thote drejtori, kapercehe!

- Po aty vonohem une o shoku drejtor....



Kush e vodhi molekulen? (albstudent2000)

Ne Shqiperi del ligji qe te gjithe policat duhej te ishin me shkolle te mesme, mirepo nje polic nuk kishte shkolle te mesme, keshtu qe shefi vete edhe i thote ketij te fundit:

- duhet te besh nje shkolle te mesme,- i thote -se ndryshe do te pushojne.

- mire, - i thote ky polici,- do bej si do bej do ta bej te mesmen. Vazhdon shkollen e mesme polici, mirepo gjithe naten bente sherbimin dhe kur vinte ne shkolle vetem gjume flinte. Nje dite mesuesi i kimise po shpjegonte rreth shperberjes se molekulave edhe po shpjegonte se 3 molekula kaluan ne Nacl edhe 2 ne sulfir...

- Po dy te tjerat kush i mori?,- pyeti mesuesi me qellim qe nxenesit te gjenin problemin.

Polici e degjon, nxjerr shkopin edhe fillon t'i rrahe nje nga nje te gjithe.

- Nxirrni molekulen, kush e mori molekulen se e vrava! Kot jemi polica ne, mos kapim dot kush i mori dy molekulat?

Profesori i kimise vendos qe t'i thote shefit rreth asaj qe ndodhi:

- Ore po mire o ai polici tend le qe tere diten fle gjume ne klase po dje u ngrit edhe i rrahu te gjithe qe te gjente kush i kishte mare dy molekulat...

- oh lere se i ka vjedhur vete ai qe ben keshtu, - pergjigjet shefi...



Kangjellat (OT2K)

Nje dite, plaku me plaken kishin dale shetitje nga nje vend qe nuk kishin qene per nje kohe te gjate. Papritur, plaka i thote plakut:

- O plak, a i sheh ato kangjellat aty?"

- Po,- i thote plaku

- A e mban mend se ē'kemi bere ne aty?

- Jo,- ja kthen plaku

. - Aty, para 50 vjetesh kemi bere dashuri per here te pare,- i pergjigjet plaka.

- Epo, kohe e gjate e nuk mbaj mend,- ja kthen plaku.

- Mire, mire,- i thote plaka,- po hajt e bejme edhe nje here aty, te kujtojme kohet e para.

- Jo,- i thote plaku i habitur,- ku na ka lezet, se jemi edhe pleq pale.

- Jo, o,- i thote plaka,- do e bejme se s'ben.

Pa, ē'pa plaku, plaken para e duart te kangjellat e ja fillon punes me mire se nje 20-vjecar. Kur mbarojne, plaka e pyet:

- O plak, si eshte puna, edhe kur ishe i ri nuk e beje kaq mire si tani.

- Ehhh,- i pergjigjet plaku,- kur isha une i ri nuk kishte korent te kangjellat.



Grimca Humoristike (Zotnia421)

Ne avion

Zoterinj, komandanti i aeroplanit ju paralajmeron,se avioni po rrezohet, dhe i lutet zoterinjve pasagjere qe ti mbajne pasaportat me dhembe, duke evituar kaosin e zakonshem qe ndodh per njohjen e kufomave.

Ato nuk ndizen

Dua te le duhanin, por nuk di si ti t'ja bej.

E ke provuar me karamele?

Po por ato nuk ndizen!...

Djali i vogel

Xhoni erdhi nga shkolla me nje sy te nxire dhe me buze te prera.

Nena bertiti dhe i tha:

-Oh, Xhoni, prape je zene?

-Po nene, une po mbaja nje djale te vogel, qe te mos e rrihte nje i madh.

-Po cili ishte ai djali i vogel?

-Une.

Arma

Roni 9 vjecar u kthye ne shtepi me hunde te pergjakur, me nje sy te nxire dhe me rroba te grisura. Ishte e qarte se ai ishte zene me dike, dhe kishte humbur. Ndersa babai po e mjekonte e pyeti se c'kishte ndodhur.

- Eh babi tha ai, ftova lanin ne duel, dhe i lashe atij qe te zgjidhte arme.

- Po ai?

- Ai zgjodhi si arme motren e tij......

Burri

- Im shoq s'me kupton me.

- Ē'fare do ndonje grua tjeter?!

- Jo, jo eshte shurdhuar.



Grimca Humoristike 2

Humbas pensionin

- Do te te jap nje ilaē qe do te te rinoje 20 vjet, megjithese je 65 vjeēar.

- Mos se humbas pensionin...



Dy here me shume

- Tani vjershat e mija i lexojne dy here me shume njerez.

- Urime, nuk e dija qe je martuar...



Aspirinat

U zgjova kete mengjes dhe u ndjeva shume keq, i thote nje tip nje shoku dhe vendosa te vras veten duke marre 1000 aspirina.

- Po pastaj?

- Pasi piva 2 dhe e ndjeva veten me mire.



E shkelqyeshme

- Si t'u duk dreka e dashur?

- E shkelqyeshme, me qe ra fjala, ēfare kishim per dreke?



Mamaja

Nje fshatar po kthehej ne shtepi nga pazari, por kishte ndjesine sikur kishte harruar diēka , por nuk po e kujtonte se ēfare.

Ndersa po i afrohej shtepise, kjo bindje ju be kaq e forte saqe ai ndali kuajt dy a tre here., krruajti koken i turbulluar dhe perpiqej te rikujtonte ēfare kishte harruar, por me kot. Me ne fund arriti ne shtepi, takoi te bijen, e cila duke e pare me ēudi thirri: "Baba, ku e le mamin?!"...



Muratori

- Kush jane 21 mjetet e nje muratori?

- 20 shishe birre dhe nje gazete e vjeter.



Fjalekryqi

Brixhida po mbush nje fjalekryq:

- Ē eshte fundi i jetes? Me shtate shkronja!

- Martesa -pergjigjet babai.







WC-ja e pyllit (nga Albstudent)

U mblodhen te gjithe kafshet e pyllit edhe vendosen qe te bejne nje WC te perbashket ku te gjithe mund te kryenin nevojat personale ne menyre qe te mos ndotnin pyllin edhe u tha u be. Ēdo muaj te gjitha kafshet mblidheshin edhe diskutonin nese kishte ndonje verejtje per WC, a e pastronin WC apo jo edhe plot gjera te tjera. Si kryetar ishte Luani. Luani ngrihet me kembe edhe pyet nese ndokush ka ndonje shqetesim rreth kesaj WC te re. Lepuri si i friksuar ngre doren edhe thote:

- Me... me.... leje

- Po, i thote Luani, -fol o Lepur.

- Shoko, i thote lepuri, - Xhaxhi Ariu jo vetem qe nuk e ben ne vrime po na perdor edhe si lecke per te fshire by*en...



Era e gjakut

2 partizane,Loni e Shabani po luftonin me gjermonet. E kishin keq fare se ishin vetem kunder nja 30-40 gjermoneve. Degjoheshin vetem krisma dhe plumbat vershellenin mbi kokat e 2 trimave tane.

- O Loni....,OOO Loni.

- He mor dreq ēar do!

-Ēar ere mban gjaku or taj!

- Ku e di un mor burr, era m*t!

- Mooooooooos,qenkam palgos un or taj!!!!
 
PM WWW  Top
FLUTURA
view post Posted on 10/12/2009, 20:08           Quote




Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…

Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…

Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…

Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,

Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?

Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.

Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!

Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…

Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.

Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…

-Neno do dal pak shetitje!…

Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…

E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,

Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.

Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…

-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.

Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.

Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.

Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…

Kenga kishte nisur dhe daullet binin.

E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…

Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…

Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…

Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:

Nga po na vjen o Baba Dervish?

E Bukura e Dheut i thot…

-Rruges tende imzot!

Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!

Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.

Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…

Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.

Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…

Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.

Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…

Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…
 
Top
view post Posted on 30/1/2010, 22:43           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ

Na ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq ...
 
PM WWW  Top
view post Posted on 1/2/2010, 09:42           Quote
Avatar

Advanced Member

Group:
MODERATORE
Posts:
1,242

Status:



Poezi e Matematikanit


Ty po tė drejtohem,vajzė moj syzeze
me do a sme do,kjo ėshtė hipoteze

Pamja jote e ėmbėl,posi teoreme
kur te shoh pėrpara,sikur zgjidh probleme

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon

Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni


hunda si segment,posi reze drite
veshet simetrike balli si orbite

Buzet si elips,mjekra si kupole
sytė si dy vatra,vetull parabole

Cmi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale

reze rezatojne syt e tu te qeta
njeri reze alfa,tjetri reze beta

pėr ty psheretimat qe dalin rethore
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore

unė e ti njė thyese lidhur ne njė bosht
ti numerusi sipėr,unė emerusi poshte

po s'tė bėra jetėn diell si pranvera
cvite me janė taksur mi shumezofte zerua

dashurisė pėr ty mos ti shuhet vapa
ēdo fjale qe tė thuash do ta fus ne kllapa

dhe oh si do ritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike

bukuria jote bukuri limit
mi perndau mende gjer ne infinit.

me tretė formule,me shkrive te gjallė
si njė copez akull ne plus njeqind shkalle

folme shpirti im,shpirt ne maximum'
se pa ty skam gjume as ne minimum
 
PM Mail WWW  Top
view post Posted on 25/3/2010, 22:27           Quote
Avatar

Advanced Member

Group:
MODERATORE
Posts:
1,242

Status:


Ishte nje bjonde me bmw x5 dhe e ndalon polici dhe i thot bjondes: ju lutem dokomuntat dhe bjondja ja ben:por skam dokumenta me veti. Dhe ja kthen policit prit se te jap dicka tjeter dhe bjondja fillon tuj ulur pantallonat dhe polici ja ben:-leje krejt pash zotin se nuk me bejne pantallonat tuaja.

 
PM Mail WWW  Top
view post Posted on 12/7/2010, 21:26           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


Martohet nje cift dhe hyjne ne shtepine e re. Shtepia e re ishte me probleme. Diten e pare kur vjen burri nga puna, gruaja i thote:
- Burre ka rene suvaja dhe po na pikon tavani.
- Po pastaj, mos jam gje murator une?
Diten e dyte.
- Burre na eshte prishur berryli i lavamanit dhe po pikon uje.
- Po pastaj, mos jam gje hidraulik une?
Diten e trete.
- Burre na eshte prishur kemba e tavolines.
- Po pastaj, mos jam gje marangoz une?
Diten e katert, kur burri vjen ne shtepi, cdo gje ishte e rregulluar. Ai pyet gruan:
- Kush i rregulloi keto?
- Ah, erdhi komshiu dhe i rregulloi te gjitha.
- Po mire, nuk kerkoi asgje?
Gruaja i thote - Ai donte ose te beja dashuri me te, ose ti beja nje torte me molle.
Burri - Po mire, ti me siguri qe i ke bere torten?
Gruaja - Pse mos jam gje pasticiere une?
 
PM WWW  Top
view post Posted on 13/7/2010, 19:31           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


Martesa

Zihen burri me gruan
- Do tė kisha kaluar mė mirė sikur tė martohesha me vetė djallin, thotė gruaja.
- Martesa nė mes tė familjarėve ėshtė e ndaluar me ligj, ia kthen burri.
As i pari...

Pas dy netėsh martese:
- E dashur, gjykuar sipas aftėsive tuaja, pėrfundoj se nuk kam qenė i pari...
- E more i dashur, gjykuar sipas tuajave, nuk je as i fundit...

Gruaja nė qiell

Kthehet burri nga varrimi i gruas sė tij. Papritmas, nga kulmi i njė shtėpie afėr sė cilės po kalonte, para kėmbėsh i bie njė tjegull. Ai shikon nė qiell the thotė:
- Euu, po shpejt paske shkuar lart bre.
 
PM WWW  Top
view post Posted on 30/7/2010, 21:06           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


U kon ni her Hasa edhe Hysa tashti keta e kan pas banes en katin e 100.Tashti ni nat dolen keta pakes me shetit edhe kur u kthyn ne banes ia nisen te hipin baneses edhe kur shkuan ne katin e 99 Hasa i thot Hyses:a te kthehem se u lodhem.
 
PM WWW  Top
arbenita
view post Posted on 18/9/2010, 20:30           Quote




mua me kujtohet nje perrall qe kur kam qen e vogel ma ka tregur gjyshja dhe un po filloj me perrallen plaku dhe plaka na ishte nje her nje plak dhe nje plok plaka kishte qitur fasule per dark dhe plaka i kishte harruar fasulet ne shporet duke u zier dhe pa pritmas fasulet u derdhen plaku erdh dhe i bertiti plakes dhe te nesermen plaku i tha plakes mere kete kov dhe nxjerr uj prej bunarit dhe plaka e mor koven dhe duke e mbushur ujin kova ju thy dhe plaku i bertiti pas pak plakuja dha plakes nje xhamper per ta qepur me gjilper dhe plaku i tha ne qoft se nuk do ta qepesh kete xhamper do te rrish ter dimrin ketu jasht e nuk do te lejoj te hysh prenda deri sa te bjen bora deri te gjuni dhe plaka u frikesu dhe e mor xhamperin per ta qepur dhe duke e qep ju thy gjilpera plaku e kapi plaken dhe e qiti jasht . Ra bora deri te gjuri dhe plaku nuk e lejoj plaken te hyj brenda dhe plaka e pa se nuk do ta lejoj plaku brenda dhe u nis qe te shkoj rruges e vetmuar dhe e merdhier ajo aty pari pa nje kasolle aty jetonin disa dhi dhe ajo shkoi tek ajo kasoll dhe trokiti ne der nje dhi e hapi deren dhe i tha qfar deshironi zonj dhe plaka i tha ju lutem me lini brenda se nuk kam ku te shkoj dhe dhija shkoi per ti pytur dhijat tjera dhe dhijat than jo dhija erdh dhe i tha plakes se jo dhe plaka i tha te lutem me lini do tjau pastroi shtepin don te behem sherbetore e juve vetem me lini dhe dhija tha sherbetore dhe dhija u gezu dhe shkoj te dhijat tjera i tregoj se qfar tha plaka dhe dhijat than jo dhe keshtu qe nuk e lejuan plaken te huj brenda dhe plaka mbeti ne rrug e vetmuar.
 
Top
view post Posted on 20/9/2010, 19:42           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!

Group:
Administrator
Posts:
5,577
Location:
DURRES

Status:


shpėrblimi i policit


Nė njė rrugė tė Kosovės, polici ndal njė veturė – dhe nė kuadėr tė fushatės t’i shpėrblejmė vozitėsit e disiplinuar – i dhuron shoferit njė buqetė me lule dhe 500 euro shpėrblim.
- Mė pas pyet shoferin:
- Ēfarė do tė bėni me kėto para?
- Fillimisht do ta marrė patentė-shoferin.
- Zotėri, mos i besoni burrit tim. Ai flet gjepura kur ėshtė i dehur! – i thotė policit gruaja e shoferit.
- Ndėrsa, nga karrigia e pasme e veturės, dėgjohet zėri i gjyshit tė shurdhėr e plak:
- “Fėmijė – u kam thėnė. Me veturė tė vjedhur nuk mund tė shkoni larg”!


Hasa e meson Hysen me perdor bomb dore
03 Aug

Hasa e mesonte Hysen me perdor
bomben e dores:
HASA: E hek siguresen, pret deri ne
tre e pastaj e gjun bomben. A
merr vesh ?
HYSA: Po mor si jo.
Pas nja 5 minutave dul Hysa pa
duar:
HYSA: Ishte e prishur kjo bomb
se ora hala dy e pese minuta, e
kjo krisi.
 
PM WWW  Top
view post Posted on 9/2/2011, 20:53           Quote
Avatar

Advanced Member

Group:
MODERATORE
Posts:
1,242

Status:


Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.

Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!

Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja.

Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:

- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.

- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.

- Ēdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.

Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:

- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!

- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...

Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!

Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..

Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!

Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh ta hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?

Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...

Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha ta pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:

- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.

- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.

Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jetė. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
 
PM Mail WWW  Top
17 replies since 6/2/2009, 21:38
 
Reply