MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

LETRA DASHURIE ME TE BUKURA DHE TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 6/12/2009, 22:07 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Do i bie sa me shkurt, sepse e di qe te shkruash ndjenjat eshte e pamundur, por un po mundohem ti pershkruaj, si te thuash po u bej nje skic.
Dhe gjithcka eshte per ty, jo per vajzat, apsolutisht jo, por vec per ty.
Kam njohur plot, natyra ime ka afruar aq shum sa jam merzitur nga falsifiteti, idiotesia, kotesia dhe plot gjera te kesaj natyre. Jam ndjer aq keq sa qe vetem kam pohur, duke tundur koken a dicka te till qe ato te mendonin se kishin vemenjen time, genjeshter ! Qe te gjitha njesoj, te njejtat gjera, te njejtat biseda te lodhshshme dhe monotone. Buzeqesh se duhet, per mirsjellje se sa si reagim. E di qe eshte shum falsifitet por ske ci ben, duhet te kerkosh qe te gjesh apo jo ? Dhe un kete po beja deri ne momentin qe shikimi im u thye ne bebet e kafta, pastaj lehtas rreshkiti ne floket kacurrela. Dhe mendova se ishte dicka kalimtare, si ato rete pas shiut te mbasditet por jo. Gabohesha. Ishte ndryshe, shume ndryshe. Bera cmos qe te te bija sado pak ne sy, ose te gjeja mundesine qe te flisja me ty. Nuk e simpatizoj menyren e nje te treti ne nje njohe prandaj mundohesha duke ber gjera te tilla. Ishte e pshmangshme, ti s’reagoje. Mundesia me afert ishte menyra qe asnjeher sme ka pelqyer,i treti i pashmangshem, jo per gje por me duket si te shohesh nepermjet nje pasqyre .Megjithse e adhuron pamjen perseri duhet ta shohesh nepermjet nje pasqyre qe se di a eshte fat apo thjesh rasesi qe u ndodh prane.
Gjithsesi ndjenjat e mia linden nga pershtypja qe kisha per ty, megjithse ste njihja. Te pyesesh sot per nje mendim per nje person eshte si ta shohesh boten nga kendveshtrime te ndryshme prandaj un se bera. Vendosa te te njihja. Mendoja se ndoshta pershtypjet sdo perputheshin me realitetin, por te dyja ishin nje. Dhe ajo qe un po kerkoja prej kohesh, ishte fare prane. Njeriu kur finalizon dicka qe i ka kushtuar shum kohe reagon keq, ndoshta sepse eshte i pa pergaitur. Dhe un isha i till. Por sdoja te te humbisja, sdo ja beja kete te keqe vetes. Por ti je kaq e mir sa un perpara teje vec belbezoja, fjalet me dukeshin pa kuptim, jo te nivelit tend. Ti je kaq e drejt, mendimet e tua jene si kristal, buzeqeshja jote rrezaton vetem miresi. Dhe un u marrosa, gabimi im qe e shpreha aq shpejt, por ky jam un, i shpejtuar si gjithmon.
Pastaj shikimi jot me turbullon, fytyra jote eshte engjellore, por megjithse sme vjen mir qe e pranoj por kur ti buzeqeshje ,bota eshte e imja. Dhe mbi te vetem ne te dy, se di por keshtu me dukesh mua, ndoshta do te qeshesh, por un keshtu ndihesha. Dhe ironia me e madhe ishte se sapo filloja te te thosha dicka s’mundesha ta perfundoja. Por pak a shum e perfundova ate qe kisha ne zemer, aspak ne menyren qe un deshiroja por gjithsesi arrita atje ku zemra ime kishte koh qe e enderronte. Spo them, dhe pranoj se rrethanat ishin ne disfavorin tim, prandaj dhe pritja jote me turbollonte. Nuk mundesha pa te par, nuk mund te te rrija pa te kujtuar, e then me bukur doja qe cdo cast te isha me ty. Por po te merzisja dhe e kuptova kete, sinqerisht them se i kuptoj gabimet por smunda ti shmang. Ta dish se fajtore per kete ishe ti, ti ishe qe me bere aq shum per vete ,ti ishe ajo qe vetem me nje shikim mund te ngrije pesh ndjenat e mija. Dhe un si te thuash isha viktima ne kuptimin e mir te fjales. Por un vazhdoja dhe u bera skllav i ndjenjave, ndaj vendosa te te kaloja pak koh larg teje, se ndoshta do me kalonte, se ndoshta fajin e kishin ato dite qe ishin aq kuptimplote per mua. Dhe them se koha vret dashurit e vogla dhe forcon ato te medhajat. Dhe ky ishte perfundimi , te dua aq shum saqe koha s’beri gje tjeter vecse I kristalizoj ndjenjat e mia. Nuk i vrau por u dha fuqi, nuk i zbeu por i zbukuroji, nuk i pakesoj por i shtoji. Dhe un akoma vazhdoj te vazhdoj te jem i cmendur pas teje. Gjithmon kam kerkuar idealen ,por kerkimet e mia ndaluan sepse idealen e gjeta. Je ti, kur dal perpara pasqyres shembellimi im je ti. Te pakten ajo pasqyra ime keshtu me tregon mua. Shihemi rrall, megjithse dua te te shoh me shpesh. Dua mos te te ket cast qe te na ndaj. Dikur tekstin e kengeve qe ti pelqeje un se kuptoja, sot i di permendesh, dhe ky eshte ndryshmi im. Duhet te te kuptoj dhe do ta bej me cdo kusht, te prmtoj. Je gjithca qe kam, te lutem behu pjes e jetes sime. Lejome te te behem dhe un pjese e jete tende. Sdo ket lumturi me te madhe, te pakten nga ana ime
 
Top
387 replies since 21/1/2009, 18:40   535010 views
  Share