MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te ndryshme

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 3/9/2010, 22:09 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline



Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...

Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli,

Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.

- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:

- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:

- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!

Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...

Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.

Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:

- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:

- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!

Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.

E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.

Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.

Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!

- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...

Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...

e bija e henes dhe e diellit



Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.

 
Top
18 replies since 6/1/2009, 19:44   10498 views
  Share