MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te ndryshme

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 4/2/2010, 19:28 by: LEONORADURRESI     +1   -1




"Djali gjahtar"

Njė djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipėrisė. Njė shqiponjė fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė njė shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante nė kthetrat e saj njė gjarpėr.

Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkembit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqiponjės qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vėrtetė i mbytur. Befas ai lėvizi, ngriti koken, nxori thumbin dhe u be gati te pickoje zogun. Ne atė ēast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjės dhe u nis per ne shtepine e tij. Befas ai degjoi mbi koke zhurmėn e krahėvet te shqiponjės.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja.

"Foshnja ėshtė e imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpri qė ti nuk e kishe mbytur" u pėrgjegj djaloshi.

"Ma jep foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtur dhe do tė marresh emrin tim!"

I riu i dha shqiponjės zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte bėrė burrė. Me harkun e tij ai gjuajti shumė bisha tė pyllit, dhe me shpatėn e tij vrau shumė armiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditur nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i shqiponjės", dhe mbretėria e tij mori emrin Shqipėri, qė do me thanė "Vendi i shqiponjave."

(Kjo perralle e lashtė e popullit tone, eshte marre nga libri "Tregime te mocme Shqiptare - Perralla e shqiponjės")
 
Top
18 replies since 6/1/2009, 19:44   10496 views
  Share