MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Poezi te reja 2010-2011, Poezi 2010-2011

« Older   Newer »
  Share  
vajztirane
view post Posted on 1/10/2011, 11:55 by: vajztirane     +1   -1






Vetem une e di.

Thojn se dielli me i bukur se gjithnje eshte kur syrin mbi maje malesh qet.Te tjeret fjalet e mira per te i thone ne qastin kur ai del nga rete.

Ca thone kur ne kurora pyjesh eshte futur e neper gjethe del aty-ketu.Vetem une e di se dielli me i bukur eshte ai qe del nga syte e tu.

Mos me prit.

Mos me prit neser ne stacionin e percielljes,ku agonishem lebetiten fjalet e pa thena.Une do te vazhdoj dhe me tutje te besoj se ti je ne po kete qytet,kaq pran meje,e se nga qasti ne qast do hysh pa trokitur ne dhomen time nga malli per mua.

Neser do percillesh nga mungesa ime.ngaqe s´dua ta beesoj ndarjen me ty.

Neser eshte vone

Do te kujtohemi per fjalet,qe i lam jetime mes shkretires perveluse te heshtjes,do te kujtohemi per ate pjes veteje te shkrumbuar ne asgje,e do te derdhemi rrembyeshem shiun e pikellimit,mbi ate murane kotesie.

Neser eshte vertet vone,te themi se u deshem.

Jam i teri prej ndjenje

Zbrit nga ajo re ngurrimi ku ke hypur e qe te largon qmendurisht nga une.Pulbardhen endjenjes sime po e vret tufani i ndarjes,qe as ti s´e do.

Zbrit nga ajo re ngurrimi ku ke hypur,te qetesohet sadopak qielli i dhimbjes.Jam i teri prej ndjenje,i teri pulbardhe,kerkoj brigjet e zemres tende ti gjej.

Dje ishte shpejt.

Dje ishte shpejt ta shetitja doren me pyllin e dendur te flokeve tua.Nata e mosnjohjes pergjonte ende me qindera pikepyetje.

Dje ishte shpejt e sot trembem mos eshte tmerresisht vonê.

 
Top
123 replies since 29/12/2008, 15:17   37276 views
  Share