MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te vjetra

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/1/2015, 15:39     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


“BIJA E MBRETIT - GJARPERUSHE”

Rruges po kalonte nje kalores dhe hyri ne nje pyll te dendur. Ne mes te nje lendine ishte nje mullar me bar. Kaloresi u mbeshtet ne mullar per t’u clodhur dhe ndezi nje duhan. Duke pire duhanin kerceu nje shkendije por ai nuk e vuri re. Kaloresi i hipi kalit dhe nisi udhetimin perseri,por kur hodhi syte,i gjithe pylli ishte ndezur. Ne mes te zarrit ndodhej nje vajze e bukur,e cila i therriste me ze te larte:
- O kalores trim,me shpeto nga vdekja!
Kaloresi i tha se nuk kishte si ta shpetonte sepse cdo gje ishte rrethuar nga flaket. Por ajo i tha vetem te vinte shtizen mes flakeve se e gjente vete zgjidhjen. Kaloresi e futi shtizen mes flakeve dhe vete u zmbraps qe mos te digjej.
Vajza e bukur u kthye menjehere ne gjarperushe,u kap ne shtize,i rreshkiti kaloresit ne trup dhe iu mblodh tre here ne qafe. Ai u tremb se nuk e kuptonte se cfare po ndodhte por Gjarperushja i foli me ze njeriu dhe i tha:
- Mos u tremb o trim! Me mbaj ne qafe per shtate vjet dhe shko e kerko mbreterine e kallajit. Kur te shkosh ne ate mbreteri qendro ne ate vend shtate vjet pa u larguar. Pasi ta kryesh kete porosi do te gjesh lumturine!
Kaloresi u nis te kerkonte mbreterine dhe pasi beri nje rruge te gjate,na fund te vitit te shtate arriti ne nje mal te thepisur. Ne ate mal ndodhej keshtjella e kallajit e cila ishte rrethuar nga te katerta anet me mure te bardhe e te larte.
Kaloresi eci perpara dhe muri u hap. Hyri brenda ne nje oborr te madh dhe gjarperushja u shkeput nga qafa dhe u kthye ne nje vajze yll te bukur,pastaj u zhduk si te mos kishte qene.
Kaloresit i pelqeu shume keshtjella dhe po i shikonte te gjitha dhomat,por pastaj kishte uri dhe tha me vete: “Shume vend i mire qenka por une do te vdes urie ketu!” Dhe pa mbaruar fjalen,para tij u shtrua nje tavoline me te gjitha te mirat,me ushqime dhe me pije.
Kaloresi hengri e piu sa i deshi qejfi,dhe pastaj shkoi te flinte sepse ishte i lodhur. Te nesermen ne mengjes ai ngrihet dhe shkon ne stalle per te pare kalin e tij,atje shikon qe stalla ishte plote perplot me bar. Dhe atehere mendoi: “Ky po qe qenka vend per te jetuar,nuk mungon asgje!”
Por kjo nuk zgjati shume dhe kaloresi u merzit,sepse nuk mund te rrihet me vite vetem dhe pa folur me njeri. keshtu nje dite u merzit dhe doli per te ikur,por muret ishin shume te larta dhe nuk kishte nga te dilte.
Pastaj u merzit sa nuk po duronte dot me dhe filloi te thyente cdo gje qe i dilte para duke menduar se do degjonte ndonje dhe do vinte por asnje nuk erdhi.
Atehere kaloresi donte te hante por perpara nuk i dilte asgje. Pastaj ai mendoi: “Dihet qe nuk del gje,une e prisha te gjithe pallatin,tani do vdes urie”. Dhe pa mbaruar se menduari keto fjale,para tij u mbush tavolina me te gjitha te mirat. Pastaj shkoi te flinte.
Kur u ngrit te nesermen ne mengjes,pa nga dritarja dhe kali i tij ishte bere gati. U la,mori shtizen dhe doli ne oborr. Atje kishte dale vajza e bukur dhe i tha:
- Tungjatjeta o trim! Kaluan shtate vjet dhe ti me shpetove nga vdekja,une jam bije e nje mbreti. Kasheji i Pavdekshem me rrembeu nga im ate sepse donte te martohej me mua por une u talla me te dhe ai u zemerua me mua edhe me ktheu ne gjarperushe. Te faleminderit qe durove kaq gjate! Tani eja te shkojme te im ate. Ai do doje te te shperbleje me xhevahire e shume pasuri te tjera por ti mos prano asgje nga keto. Kerkoji fucine qe ndodhet ne qilar.
Kaloresi e pyeti se per cfare sherbente kjo fuci dhe ajo i tha se nese e ktheje nga ana e djathte te shfaqej para nje pallat,dhe nese e ktheje nga e majta,pallati zhdukej.
Ata jipen ne kale dhe muret e pallatit te kallajit u hapen.
Moren rrugen dhe arriten ne pallatin ku jetonte i ati i vajzes. Kur e pa i ati i erdhi buzeqeshja dhe donte ta shperblente me cfare te donte,dhe sa pasuri te donte. Por kaloresi kerkoi fucine qe kishte ne qilar. Mbreti po mendohej dhe i tha:
- Shume po kerkon o trim! Megjithate do ta jap,sepse vajza ime vlen akoma me shume!
Kaloresi e mori dhe iku te bridhte neper bote. Rruges takoi nje plak te zgjuar dhe ai i kerkoi dicka per te ngrene se kishte dite qe nuk fuste gje ne goje.
Kaloresi u hodh poshte kalit,ktheu fucine nga e djathta dhe perpara i doli pallati. Hyne brenda ne dhomat e mrekullueshme dhe kaloresi i dha urdher sherbetoreve te sherbenin per te ngrene. Plaku hengri sa u ngop dhe kaloresi ktheu fucine nga e majta. Pastaj plaku i tha:
- Si thua sikur ta nderrojme fucine me kete shpaten qe kam une?
Kaloresi e pyeti se cfare bente ajo shpate dhe plaku i tha te shkonte me te. Shkuan ne pyllin e dendur dhe aty nxorri shpaten edhe tha:
- Shko moj shpate veteprerese dhe priti te gjitha pemet!
Shpata u nis dhe filloi t’i priste te gjitha pemet qe ndodheshin para syve te tyre. Pasi i preu te gjitha pemet,ajo u kthye ne doren e te zotit.
Kaloresi nuk u mendua shume dhe e nderroi menjehere fucine me shpaten.
Pastaj mendoi te kthehej perseri ne shtepine e mbretit ku kishte cuar vajzen.
Kur arriti atje,nje ushtri e madhe e kishte rrethuar pallatin dhe kaloresi nxorri shpaten dhe tha:
- Shpate veteprerese,mposhte te gjithe ate ushtrine!
Kokat e armiqve fluturuan te gjitha,nuk kaloi as nje ore dhe ushtria armike nuk ishte me.
Mbreti i doli kaloresit perpara,e perqafoi ,e puthi dhe ne cast vendosi t’i jepte per grua vajzen.
U be nje dasem e madhe dhe u kenaqen te gjithe: te pasur e te varfer.
 
Top
Borbardh
view post Posted on 19/12/2016, 18:44     +1   -1




Borbardha
 
Top
31 replies since 26/12/2008, 13:15   61014 views
  Share