MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te vjetra

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 5/2/2009, 19:16 by: suela     +1   -1




PERRALLA E QEROSIT

Qerrosi dhe vėllezėrit!

Njehere e nje kohe na ishte nje familje e cila ishte shume e varfer .
Ajo jetonte vetem duke shitur mollet e arta qe i merrte nga nje peme qe kishte ne oborrin e saj.
Por nje vit po ndodhte dicka shume e temmershme per kete familje.
Nje shqiponje e madhe dhe e frikshme vinte c'do nate dhe ju merrte nga nje frut prej pemes se rralle.
Babi ishte shume i merzitur ,por ai ishte shume plak dhe kjo shqiponje ishte teper e forte per te.
Ai mblodhi tre djemte e tij dhe ju tha:
-Bijte e mij ,shqiponja po na i merr te gjitha frutat e arte qe kemi dhe po vazhdoi keshtu nuk do te na ngelet asnje frut dhe ne nuk do te kemi me se te ushqehemi.
Qerosi u ngrit dhe foli :Me ler mua o At te mar shpaten time dhe te bej roje kete nate dhe ta vras kete shqiponje te poshter.
Vellezerit e tij filluan te qeshnin me te madhe :-Ahahahaa po rri mor aty dhe fli gjume te rritesh se je i vogel.
Vellai i madh foli dhe tha:-Do te ruaj une kete nate o At dhe do shikosh qe do e vras shqiponjen.
Dhe ashtu u be .Pasi u erresua dhe u be nate ai mori shpaten e tij dhe u ngjit lart ne peme.
Oret kalonin dhe ate e zuri gjumi.Kur erdhi shqiponja dhe e pa qe po flinte e vrau ate mori frutine arte dhe iku.
Te nesermen vellai i dyte foli dhe tha:-Sot do te bej une roje o at dhe do ja marr hakun vellait dhe do ta vras shqiponjen.
Sapo u be nate ai mori shpaten e tij dhe vendosi te mos flinte qe mos ta pesonte si vellai i tij.
Por...
Mbas pak kohe dhe ate e zuri gjumi .Shqiponja erdhi dhe po ashtu si me vellain e madh ,e vrau dhe vellain e dyte , ju mori dhe nje tjeter frut prej pemes dhe iku.
Te nesermen Babi dhe Qerosi ishin shume te merzitur per humbjen e vellezerve
Qerosi foli dhe tha:Baba o baba e di qe jam i vogel por betohem ne nder qe gjumi nuk do me zere dhe do ta vras kete shpend te mallkuar.
Babai ishte shume plak dhe nuk mund te ngjitej ne peme prandaj nuk pati ca te beje por e lejoi Qerosin qe te bente roje ate nate.
Erdhi nata , Qerosi mori shpaten e tij te mprehte dhe u ngjit ne peme.
Por ai u tregua me shume i zgjuar se vellezerit e tij dhe kishte marre me vete nje gjilpere .
Sapo e shikonte qe po e zinte gjumi ai shponte veten ,gjumi largohej menjehere.
Erdhi mesnata ,Qerosi pa shqiponjen qe po afrohej.
Atehere ai nxori shpaten e tij dhe thirri :Eja o shpend i mallkuar se do ta kepus koken.
Por......shqiponja ishte me shpejte dhe me e forte se Qerosi dhe e VRAU dhe ate ,mori dhe frutin e fundit qe kish ngelur ne peme dhe iku.


PRINCI DHE E BUKURA E DHEUT

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah.
I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh.
Princi- Do vete e do kthehem ne kohe.
Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut.
Princi -A e keni pare ndonje here?
Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda.
Keshtu princi vendosi te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal.
E ema- Jo se po te preku njeriu nuk te fus me brenda.
E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes.
Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin
-A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget.
E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin.
Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish?
-Rruges tende imzot
-Po c`pe andej baba dervish?
-Nje te bukur sulltan.
-Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe.
-Ai qeshti dhe tha -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.

UJKU DHE QENGJI

Nje qengj i vogel dhe i urte kishte dale per te lozur ne luadhin aty afer kasolles.
Ujku kishte disa ore qe po e ruante qe mbrapa ferres ,donte ti sulej dhe ta hante,por po priste nje rast te volitshem.
Do te ishte me mire te dukej si aksident- mendonte ujku ,se dhe i kishte friken Balos ,qenit te madh qe ruante delet.
Gjengji i vogel nuk dinte gje per ujkun qe ishte aty mbrapa ferres dhe vazhdonte te luante
Luaj e luaj e mori etja .
Mendoi te pinte pak uje ,aty afer ishte nje lume i vogel me uje te paster dhe te kulluar si kristali.
U afrua ,u ul ne gjunje dhe u zgjat te pinte,por...
Kujt i turbulln ujin ti more-foli ujku gjithe inat dhe gati per sherr.
Gjengji e pa dhe foli i trembur:
Ti zoti ujk po pi me lart se mua dhe une nuk kam si te ta turbulloj.
Ujku shtangi per nje moment pasi ishte e vertete ajo qe thoshte qengji .
Uji qe nga ujku rridhte poshte ku ishte qengji.
Por ujku ishte i vendosur dhe atehere pa u menduar tha:
Po mbase eshte e vertete por nena jote piu uje dje pak me lart se po pi une tani, dhe ajo ma turbulloi.
Ajo nuk eshte ketu ndaj une do te ha ty .Dhe ujku u hodh sakaq ne drejtim te qengjit te urte qe nuk pati kohe te thoshte asnje fjale tjeter.


NJĖQIND GĖNJESHTRA PA NJĖ TĖ VĖRTETĖ

Na ishte seē na ishte. Ishte njė herė njė baba me tre fėmijė qė s’kishte gjė tjetėr veē shpirtit dhe njė kasolle tė shkatėrruar, njė kalė, njė shalė dhe njė fre. Kur i erdhi ēasti i vdekjes, thirri tė tre bijtė e u tha:
-Unė jam duke vdekur dhe gjė e mall s’po u lė; por jetoni me nder, mos e lėshoni njėri tjetrin dhe, si mbas moshės qė keni, kalin ta marrė mė i madhi, i dyti tė marrė shalėn e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vėllai i madh u tha:
-Po dal me kalin qė mė ra nė pjesė tė fitoj, mbase ia gjej edhe shalėn edhe frerin.
Del dhe piqet me njė tregtar tė madh:
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē! Ē’e mirė tė solli nga kėto anė? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalė dhe frerė – pėrgjigjet ai.
-Ti jap unė – i thotė tregtari – shalė e fre, nė qoftė se di tė mė rrėfesh njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe kali qė ke bėhet imi.
-Mirė, e thėnė e bėrė – thotė vėllai i madh.
Fillon tė rrėfejė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė rrėfente mė shumė se tridhjetė dhe kėshtu qė e humbi kalin.
Mbas pak kohe i shkon mendja vėllait tė dytė tė dalė me shalėn pėr tė fituar, qė t’i gjejė kalin dhe frerin. Takon tregtarin me tė cilin ishte ndeshur i vėllai.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam ardhė - i thotė vėllai i dytė - tė fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unė – ia kthen tregtari – nė qoftė se je i zoti tė mė tregosh njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; pėrndryshe shala bėhet imja.
-Mirė – i thotė vėllai i dytė.
Fillon tė tregojė njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė; por s’mundi tė tregonte mė shumė se pesėdhjetė dhe kėshtu qė e humbi shalėn dhe u kthye nė shtėpi duarthatė.
Vėllai mė i vogėl ishte qeros, por shumė i zoti. Njė ditė prej ditėsh merr frerin dhe del pėr tė fituar pėr tė gjetur kalė e shalė.
Piqet nė rrugė me tregtarin e madh, qė ua kishte punuar tė vėllezėrve.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Kam dėgjuar – i thotė qerosi – se ti fiton me gėnjeshtra dhe ti mė merr frerin, unė tė marr kalė e shalė.
-S’ka mė mirė – ia kthen tregtari – por nisja, nė qe se mė nxjerr njėqind tė gėnjeshtėrta pa njė tė vėrtetė.
“U ēova njė ditė, filloi qerosi, e s’ish ditė, kishte bletė e s’kishte, i numėrova e s’i numėrova, i numėrova e s’i numėrova e s’mund t’i numėroja; hyra dhe numėrova mizat e bletės e mė doli njė mė pak. U mėrzita edhe mė fort pse kishte humbė njė mizė blete, e mora njė gjėlpėrė dhe njė bėrthamė e shkova nė breg tė detit. Kur mbėrrita nė breg tė detit, kqyra mos e shihja kund mizėn e nuk e pashė; ngula atėherė gjilpėrėn nė tokė e hypa majė gjilpėrės e pashė pėrtej detit tė zi njė bujk qė po e lėronte tokėn me njė buall e me njė mizė blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atėherė farėn e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unė, fara kishte mbirė e kishte lėshuar njė degėzė tė hollė e tė gjatė mbi shpinėn e detit deri nė bregun pėrtej. U ēova prej gjumit e nėpėr degėz kalova detin e shkova te ai qė po punonte tokėn.
-Puna e mbarė!
-Mbarė e paē!
-Po si ma ke marrė mizėn e bletės e punon me tė? – i thashė. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrė, por ka ardhė vetė”.
-Mirė, - i thashė – nuk po prishemi pėr kaq gjė; por mė laj dėmin qė mė ke bėrė!
-Po ta laj, - m’u pėrgjigj –por prit sa tė mbjell farėn e tė piqet kjo qė mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndėr thasė.
Sa e mbolli edhe atė qė i pat mbetur, mbiu ē’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasėt.
-Ja, -tha, -grurin pėr dėmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin nė tė dy anėt e mizės, hypa nė mes tė barrėve, u fala me bujkun e u nisa tė kthehem. Kur mbėrrita nė mes tė detit pashė se po rėndonte njėra anė e barrės, u ula nė det, e numėrova grurin kokėrr pėr kokėrr e mė del njė mė tepėr. Mora spatėn e e ēava mė dysh, i bėra barrėt baraz e u nisa pėr shtėpi. Kur hyra nė oborr, mora vesh se mė kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kė po gjej. U gėzova fort e mendova t’i bėja djepin babait. Mora dyqind spatarė e i vura tė presin nė njė pyll: por s’dolėn dėrrasat pėr djepin; mora njė ashkėl, qė kishte mbetur nė teh tė spatės e doli e tepėroi edhe pėr njė stol tė vogėl. Duhej tė punoheshin edhe shpėrgėjt. Thirra dyqind qethtarė e i vura tė qethnin dymijė dhėn, por s’doli leshi. Kishte mbetė njė qime e vetme nė teh tė gėrshėrėve e me tė mbarova shpėrgėjt edhe njė brez.
Njė ditė mė erdhi mendimi tė dal pėr gjah. Kishim tri pushkė: dy tė thyera e njė pa ēark, e tre zagarė: dy tė ngordhur e njė pa shpirt. Mora pushkėn e paēark e zagarin e pashpirt e kėrkova nė mal e ndesha nė tre lepuj: dy tė ngordhur e njė pa kurrėfarė jete. Me tė parėn herė qė shtiva, vrava lepurin e pajetė e e vura nė krahė. Duke ecė rrugės gjeta tri shtėpi: dy tė rrėnuara e njėra kishte rėnė brėnda; hyra nė atė qė kishte rėnė brėnda e gjeta tri plaka: dy qorre e njė pa sy. Pyeta plakėn e pasy nėse shihte kund ndonjė enė e ajo mė dėftoi tre enė: dy tė thyera e njė pa bythė. Mora enėn pa bythė e zjeva lepurin e pajetė; mishi mė rrodhi, lėngun ma mbajti e hėngra vetė e hėngrėn tri plakat.............................
-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njėqind gėnjeshtra pa njė tė vėrtetė. Ja kalin, shalėn, shtėpinė time e mallin tim e i gėzofsh me gjithė vėllezėr.
Vajti qerosi, mori edhe dy vėllezėrit e jetoi si mė i miri zotėri.
Pėrralla nė Lesh, shėndeti prej nesh.

-----------------------------------------------------------------
sh njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Ēdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jetė. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh

Perralla Per Mbretin Lakuriq

Na ishte njehere nje Mbret
dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte
edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe
jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte
vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se
tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te
njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai
filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij
mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti
po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje
vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura
qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i
degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti
me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me
njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve
mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre
rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta
benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te
tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me
padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi
dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do
te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te
rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene
sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen
Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata,
jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i
madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen
...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...

Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne
rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga
afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine
...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te
cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se
Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta
thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti
qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq...
 
Top
31 replies since 26/12/2008, 13:15   60964 views
  Share