MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla te vjetra

« Older   Newer »
  Share  
leonn
view post Posted on 26/12/2008, 13:18     +1   +1   -1




Kesulekuqja" sipas Charles Perrault (1697)

Na ishte sec na ishte, ne nje fshat ndodheshe nje vajze me e bukur qe nje mund te mendoje. Mamaja e saj e adhuronte. Gjyshja e adhuronte me shume dhe i kishte bere nje kapele te kuqe per ate. Kjo kapele i shkonte aq shume qe kudo ajo shkonte i therisnin "kesulekuqja."

Nje dite mamaja e saj i pergatitit nje embelsire dhe i tha: " Dua te shkosh ne gjyshja dhe shiko si vete, se kohet e fundit ka qene e semure. shpjeri keto embelisira dhe keta gjalpe." Kesulekuqja u nis menjehere per ne shtepine e ghyshes qe ndodheshe ne nje ane te fashatit tjeter.

Kur ajo po ikte rruges ne pyll, ajo u takua me Komshiun te Vjeter Ujkun, qe deshte ta hante ne ate minute. Por ay nuk u mund dot se ne pyll ndodheshin zdruktare duke punuar.

Ay e pyeti Kesulekuqen ku po vinte. Femija e varfer, qe nuk e dinte qe ishte e rrezikshme te ndalonte dhe te degjonte ujqerit, u pergjigj: "Po vete te shoh gjyshen, dhe kam mare ti shpije ca embelsira dhe gjalpe te derguar nga mamaja."

"A jeton shume larg ajo " e pyeti Ujku.

"Oh, Po" tha Kesulekuqja "ajo jeton larg tutje atij mullirit dhe shpija e saj eshte e para ne fshat."

"mire, mire" tha Ujku "Edhe une mendoj te vete dhe ta shikoj ate ghyshen. une do marr kete rruge kurse ti merr ate rruge dhe do shikojme kush do mberrije me shpejt i pari."

Ujku vrapoi me sa kishte fuqi ne rrugen me te shkurte se Kesulekuqja, kurse vajza vazhdoi rrugen me te gjate. Ajo kalovi mire duke mbledhur lajthi, ndjekur fluturat dhe duke mbledhur tufa me lule.

Ujku arriti ne shtepine e gjyshes dhe e hengri ghyshen. Kur Kesulekuqja arriti ne shtepi, gjyshja ju duk ndryshe dhe ajo fillon ta pyese:

"Gjyshe" ajo thote "pse ke shume shpatulla te medhaja"

"te te perqafoj me mire, femija time"

"Gjyshe, sa kembe te medha ke"

"Qe te vrapoj me mire, femija time"

"Ghyshe, sa veshe te medhenj ke"

"Qe te te degjoj me mire, femija time"

"Gjyshe sa sy te medhenj qe ke"

"Qe te shoh me mire, femija time"

"Gjyshe sa dhembe te medhenj qe ke"

"Qe te te ha ty me mire"

Me keto fjale Ujku u hodh dhe e hengri Kesulekuqen.


Morali

Prej kesaj prralle nje meson qe femijet,
Sidomos vajzat e vogla
te bukura, te rritura mire dhe xhentile
E kane gabim te degjojne
cdo njeri
Dhe nuk eshte e cuditshme aspak
Nese Ujku i ha me ne fund ato.
Une them nje ujk,
por jo gjithe ujqit
jane njelloj
Disa jane te mrekullushme,
jo acaruse, jo te keqe, ose te inatosur
Por te bute, dashur, dhe xhentile.
Duke i ndjekur vajzat e reja
drejt ne shtepine e tyre, ne dhomat e tyre.
Por shiko neqofse ti ske mesuar qe ujqet me te bute
jane me te rrezikshmit nga te gjithe.



Mbreti me Dyzete Dhoma


Na ishte sec na ishte, njehre na ndodheshe nje Mbret shume i pasur qe kishte dyzete dhoma. Kur ay u martua i tha te shoqes: "hap ke dhome te duash, por kur te vesh ne dhoma e dyzete je e abonuar ta hapesh.

"Mire i tha ajo." Pasi Mbreti iken, gruaja e tij nga kurioziteti fillon te hape dhomat nje nga nje. Kur ajo arrin ne dhomen e dyzete i kujtohen fjalet e te shoqit qe te mos e hapte ate dhoma, mirpo nga kurioziteti i madh ajo nuk shmanaget dhe e hap deren edhe pse Mbreti, i shoqi i saj i tha jo.

Kur ajo e hapi aty gjeti trupa te pajete femre edhe me tutje ishte nje djal sakat. Nga tmerrimi ajo provovi ta mbyllte deren menjehre por u ndalua nga zeri i djalit sakat qe ndodheshe brenda ne dhome. Ay i tha: "kur ti ta mbyllesh deren mbetet nje shenje e zeze ne dore dhe Mbreti do e kuptoje qe ti e ke hapur dhe do perfundosh si keto ish-bashkshortet e tija te cilat i ka ekzekutuar nga mosbindja per te mos e hapur kete dhome."

Bashke gruaje e Mbretit dhe djali sakat menduan per nje plan qe asgje e keqe te mos i ndodhte gruas dhe menduan qe neqfose e vrasin Mbretin, ata te dy do jetojne te lumtur sepse rane ne dashuri.

Kur Mbreti ariti nga visita e largte ay e pyeti gruan sic e kishte zakon me te gjitha ish-bashkshortet e tij, duke e pyetur: "A e ke hapur dhomen e dyzete."
"Jo" i thote ajo. Dhe vene te dy bashke ta shikojne dhomen dhe shenjen por Mbreti nuk gjeti asgje, dhe kjo gje i pelqevi. Mirpo ne ato momente djali sakat e vravi Mbretin dhe gruaja e Mbretit jetovi ne shtepine e tij te lumtur me djalin sakat.



Qyfyret e Nastradinit


Tenxherja"

A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : " cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time"?

Nastradini tha: "tenxherja ishte e rende, dhe lindi." Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
Komshija tha : "si ka mundesi te ngordh tenxherja"?

Hodja Nastradin u pergjigj " nese tenxherja lind, edhe vdes".


---------------------------------------------------------------------------------------------


"Vezet e Gomarit"

Nastradini ishte ne pazar nje dite dhe nje burre i shiti disa imonike dhe i tha qe ishin veze gomari. Nastradini pagovi shume leke per ato, por deshte nje gomarke te vogel. Gjate rruges ne shtepi, sic po ikte poshte nje tatepjete u rrokullis dhe imoniket zune ne gurr dhe u cane. Poshte nje gurri ishte nje lepurush duke fjetur dhe kur imoniku ra mbi te ay u largua. Nastradini vrapovi ne shtepi dhe i tha gruas, " Kam blere veze gomari, kam blere veze gomari," Kur e shoqja deshte ti shikonte Nastradni i tha: "vezet u thyen dhe gomarka me iku."



Perralle e Lashte Romane

Ceres Dhe Proserpina

Ne fillim te Kohes, ishin tre Zote qe shin vellezer: Jupiter, Neptune and Pluto. Ata vendosen ta ndanin Boten dhe cdo njeri prej tyre te udheheqte nje pjese.
Jupiter zgjodhiToken, kurse Neptune mori Detin. Dhe per Pluto, i mbeti Toke e te Vdekurve (Hell).

Pluto deshte te martoeshe dhe erdhi ne vellai Jupiter per keshilla dhe mendime. Pa pyetur Prosperinen, vellezerit vendosen qe ajo do ishte gruaja e Plutos sepse bente nuse te mire, dhe bene plane si mund ta fitoje Pluto zemren e saj.

Prosperina ishte bukuria e vogel e vajzes Ceres, Mbreteresha/Zonja e Bujqerise dhe si mamja edhe ajo deshte gjerat jeshile te Tokes.

Nje dite, Prosperina ishte duke mbledhur lule ne nje lendine afer nje liqeni. duke mbledhur lule--toke u mbush plot me to, sikur skishte fund, plot lule kudo.

Nuk ishte aksident. Keto lule nuk ishte nga puna e te jemes, Ceres. Perkundrazi ato lule pa fund ishin mbjelle nga Jupiter qe te largonte Prosperinen nga Ceres, qe ishte duke punuar ne fushat me grure dhe fasule qe njerzit ishin te lidhur per ushqim.

Duke shkulur lule ne toke, pak nga pak Prosperina ju afrua nje lule qe poshte saj toka ishte e care ne mes dhe poshte ishte Bote e te vdekurve (hell). Duke mbledhur nje lule te bardhe--ajo lule u fishk dhe dhe toka shkund dhe nga poshte tokes doli Pluto me nje karroce me kater kuaj te zinj.

Ne minute ajo u rrembye nga Plutos krahet e fuqishem gjate kohes qe karroca rrethovi liqenin.

Cyne ( a nymph=9-13 vjec femer)qe jetonte ne ate liqen pa cfare ndodhi. Edhe pse Cyne ja kishte friken fuqise te Plutos ajo guzovi te ndalonte kuajte dhe karocen e Plutos.

"Stop" thirri ajo. "Nuk mund ta besh kete gje! Nuk e di ti qe nuk mund te forcosh nje grua qe te te doje ty? Ps enuk di ti si te genjesh nje grua me fjale dhe dhurata dhe Sjellje?"


Por Pluto as qe i ngadalesovi karrocen. Ay nxorri nje shkop dhe trasnferovi Cyane ne Burim qe rridhte nga cepi i lendine deri ne liqeni. Dhe Pluto u zhduk me Proserpinen dhe karrocen e tij duke lene prapa vetem (echoed) ulerimet e Proserpines per ndihme.

Larg tutje lendinave,ulerime e saj (Proserpines) arriten ne veshet e Ceres ( te jemes te saj). Zoteria ndalovi nje moment dhe vrapovi gjate zerit.

Por ajo gjeti vetem lule te keputuara sic i kishin rrene nga dora e cupes te saj pasi Pluto e grabiti.

Ceres vinte verdalle vendit duke therritur emrin e Prosperinens por nuk mori asnjhere pergjige. Me se fundi ajo fillovi te ikte afer liqenit duke thirrur emrine prosperines dhe duke qare me friken e nje mamaje per humbjen e femijes te saj.

Afer bregut te liqenit Cyane e degjovi Ceres dhe shume deshte ti pergjigjeshe por tashme ajo ishte vetem nje pike uji ne liqen. Cyane papritmas ju kujtua se Proserpina i kishte rene ripi i belit ne liqen dhe me forcen e saj ajo e solli afer duarve te Ceres.

Kur Ceres e pa ripin e te bijes thithur ne uja ajo e kuptovi qe Pluto e kishte shpene ne Boten e Poshtme (Hellin). Dhe menjehre Ceres vrapovi per ndihme ne Pohebes qe me karrocene tij fluturonte deri ne dielli.

Ceres ju lut Phoebes nese ai do e kete pare cfare ndodhi me cupen e saj. Ay i thote qe cdo gje eshte ne regull, Prosperina do behet mbreteresha e Tokes te poshtme/Hellit me Pluton, dhe do jete ne duart te mire.

Ceres u cudit dhe tha: " si mund te jete nje njeri ne duart te mire kur ay njeri u grabit kunder dehsires te saj"

Phoebes ju pergjigj: " ishte dehsira e Jupiter," "pluto deshte nje grua dhe Jupiter zgjovi Prosperinen" vazhdovi ay.

Ceres qendrovi nje moment ne heshtje dhe pasaj u nevrikos tepert the fillovi te berrtiste : " Athere mbarova me Jupiter, ashtu edhe me Olympus" " sdu te ngaterrohem me asnje Zote qe ben keqesira te ketilla abrupte"

Si perfundim, Ceres u kethyen ne Toke, por ajo nuk dukeshe e forte dhe e bukur Zoteri sic ishte me pare. Perkundrazi ajo u kethye ne nje grua plake dhe visitonte vende te ndrushme dhe duke menduar cupen e saj dhe dukej e merzitur.

Asnjehre ajo nuk prodhovi bime ne lendina/fusha, as lulet scelin as edhe frutat nuk piqeshin neper peme. Edhe toka tamam si Zoteria u shendrua ne ngjyre kafe, e thate dhe e thjeshte si Ceres qe dikur me pare punonte ne ato.

Me ne fund, Ceres erdhi ne nje qyete Eleusis, Atje Ceres u ul nen nje peme ulliri afer nje fshati me koke te mbuluarm me nje vello.

Per gjith ata qe kaluan, ajo u duk nje grua plake qe kishte humbur gjithcka.

Pastaj: Ceres qan per femijen e saj te humbur.

 
Top
view post Posted on 6/1/2009, 22:39     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Perralla e Shqipes
Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.

"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet

Çakmaku


Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.



E bija e henes dhe e diellit!
Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur
 
Top
suela
view post Posted on 5/2/2009, 19:16     +1   -1




PERRALLA E QEROSIT

Qerrosi dhe vëllezërit!

Njehere e nje kohe na ishte nje familje e cila ishte shume e varfer .
Ajo jetonte vetem duke shitur mollet e arta qe i merrte nga nje peme qe kishte ne oborrin e saj.
Por nje vit po ndodhte dicka shume e temmershme per kete familje.
Nje shqiponje e madhe dhe e frikshme vinte c'do nate dhe ju merrte nga nje frut prej pemes se rralle.
Babi ishte shume i merzitur ,por ai ishte shume plak dhe kjo shqiponje ishte teper e forte per te.
Ai mblodhi tre djemte e tij dhe ju tha:
-Bijte e mij ,shqiponja po na i merr te gjitha frutat e arte qe kemi dhe po vazhdoi keshtu nuk do te na ngelet asnje frut dhe ne nuk do te kemi me se te ushqehemi.
Qerosi u ngrit dhe foli :Me ler mua o At te mar shpaten time dhe te bej roje kete nate dhe ta vras kete shqiponje te poshter.
Vellezerit e tij filluan te qeshnin me te madhe :-Ahahahaa po rri mor aty dhe fli gjume te rritesh se je i vogel.
Vellai i madh foli dhe tha:-Do te ruaj une kete nate o At dhe do shikosh qe do e vras shqiponjen.
Dhe ashtu u be .Pasi u erresua dhe u be nate ai mori shpaten e tij dhe u ngjit lart ne peme.
Oret kalonin dhe ate e zuri gjumi.Kur erdhi shqiponja dhe e pa qe po flinte e vrau ate mori frutine arte dhe iku.
Te nesermen vellai i dyte foli dhe tha:-Sot do te bej une roje o at dhe do ja marr hakun vellait dhe do ta vras shqiponjen.
Sapo u be nate ai mori shpaten e tij dhe vendosi te mos flinte qe mos ta pesonte si vellai i tij.
Por...
Mbas pak kohe dhe ate e zuri gjumi .Shqiponja erdhi dhe po ashtu si me vellain e madh ,e vrau dhe vellain e dyte , ju mori dhe nje tjeter frut prej pemes dhe iku.
Te nesermen Babi dhe Qerosi ishin shume te merzitur per humbjen e vellezerve
Qerosi foli dhe tha:Baba o baba e di qe jam i vogel por betohem ne nder qe gjumi nuk do me zere dhe do ta vras kete shpend te mallkuar.
Babai ishte shume plak dhe nuk mund te ngjitej ne peme prandaj nuk pati ca te beje por e lejoi Qerosin qe te bente roje ate nate.
Erdhi nata , Qerosi mori shpaten e tij te mprehte dhe u ngjit ne peme.
Por ai u tregua me shume i zgjuar se vellezerit e tij dhe kishte marre me vete nje gjilpere .
Sapo e shikonte qe po e zinte gjumi ai shponte veten ,gjumi largohej menjehere.
Erdhi mesnata ,Qerosi pa shqiponjen qe po afrohej.
Atehere ai nxori shpaten e tij dhe thirri :Eja o shpend i mallkuar se do ta kepus koken.
Por......shqiponja ishte me shpejte dhe me e forte se Qerosi dhe e VRAU dhe ate ,mori dhe frutin e fundit qe kish ngelur ne peme dhe iku.


PRINCI DHE E BUKURA E DHEUT

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah.
I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh.
Princi- Do vete e do kthehem ne kohe.
Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut.
Princi -A e keni pare ndonje here?
Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda.
Keshtu princi vendosi te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal.
E ema- Jo se po te preku njeriu nuk te fus me brenda.
E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes.
Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin
-A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget.
E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin.
Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish?
-Rruges tende imzot
-Po c`pe andej baba dervish?
-Nje te bukur sulltan.
-Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe.
-Ai qeshti dhe tha -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.

UJKU DHE QENGJI

Nje qengj i vogel dhe i urte kishte dale per te lozur ne luadhin aty afer kasolles.
Ujku kishte disa ore qe po e ruante qe mbrapa ferres ,donte ti sulej dhe ta hante,por po priste nje rast te volitshem.
Do te ishte me mire te dukej si aksident- mendonte ujku ,se dhe i kishte friken Balos ,qenit te madh qe ruante delet.
Gjengji i vogel nuk dinte gje per ujkun qe ishte aty mbrapa ferres dhe vazhdonte te luante
Luaj e luaj e mori etja .
Mendoi te pinte pak uje ,aty afer ishte nje lume i vogel me uje te paster dhe te kulluar si kristali.
U afrua ,u ul ne gjunje dhe u zgjat te pinte,por...
Kujt i turbulln ujin ti more-foli ujku gjithe inat dhe gati per sherr.
Gjengji e pa dhe foli i trembur:
Ti zoti ujk po pi me lart se mua dhe une nuk kam si te ta turbulloj.
Ujku shtangi per nje moment pasi ishte e vertete ajo qe thoshte qengji .
Uji qe nga ujku rridhte poshte ku ishte qengji.
Por ujku ishte i vendosur dhe atehere pa u menduar tha:
Po mbase eshte e vertete por nena jote piu uje dje pak me lart se po pi une tani, dhe ajo ma turbulloi.
Ajo nuk eshte ketu ndaj une do te ha ty .Dhe ujku u hodh sakaq ne drejtim te qengjit te urte qe nuk pati kohe te thoshte asnje fjale tjeter.


NJËQIND GËNJESHTRA PA NJË TË VËRTETË

Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:
-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! Ç’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.
Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.
Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................
-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh.

-----------------------------------------------------------------
sh një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi:
- Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçdra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.
Ajo i tha:
- Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm
në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë. Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha:
- Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati.
- Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.
- Çdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh?
- Do të të jap besën time!
- Mirë, nëma besën e shko.
Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?
Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha:
- Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz.
- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra?
- Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.
- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin.
- Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.
- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do të vij me ty!
Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftë edhe pa mua...
- Kaq shumë më do?
- Shumë...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës:
- Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij"
Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:
- Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në
fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu?
- Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve.
- C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë?
- E kam shoqin e jetëve.
- Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit.
- Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.
Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jetë. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh

Perralla Per Mbretin Lakuriq

Na ishte njehere nje Mbret
dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte
edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe
jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte
vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se
tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te
njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai
filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij
mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti
po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje
vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura
qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i
degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti
me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me
njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve
mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre
rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta
benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te
tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me
padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi
dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do
te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te
rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene
sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen
Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata,
jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i
madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen
...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...

Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne
rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga
afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine
...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te
cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se
Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta
thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti
qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq...
 
Top
suela
view post Posted on 11/6/2009, 22:48     +1   -1




Udhtari

ish kan nje udhtar e kish qit rruga nje her per Gjakov aty ndale dhe e nxen nje shok,duke bisedu keta dy, kalon nje femer aty pari edhe ky udhtari i thot ati kuku qfar beth tforta paska qekjo,ky ja kthen jo more kjo nuk i ka kergja me ja pa qka i ka vllavi i ksaj...
 
Top
view post Posted on 3/12/2009, 21:44     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


i gru bashk me gocen e vet kishin lon shpin e paret te firmat piramidale dhe ishin pa buk e pa
uj ne mes te kater rrugve, nona i thot goces: ajde ikim ne fshat se atje jan njerzit me te
kuptushem dhe me bujar, mir i thot goca ikim, dhe morin rrugen per ne fshat si (deda neper
male Tongue ) , rruges shofin i bari dhe fillojn me i qa hallin, mir i thot bariu un ju nimoj po vetem me i
kusht me me lon me kuvell gocen, mir i thot kto,
shkojn te shpija bariut nxet aty me te hongerme me te pime rahat fare,
i nreget burzani bariut dhe mer gocen shko ke dhoma dhe vazhdojn mebo mas, gjithnoten pa
ja zdrryp bariuv deri sa i doli ka qefi.
kur vje mjesi i perze bariu te dyja, prap kto ne mes te rrugve te fshatit,
duke ec shofin i sopat qe kishte lon i bari tjeter ne rronx te tepes se vet kishte hyp ne pem,
thot Goca: "UN U SHTRRYDHA U PALLOVA, PO I SPAT E FITOVA"............. "TU O
GOC TE RROFT E Q*MJA, SE KJO SPATA OSHT E IMJA" thot bariu tjeter ka moja pemes..
Tongue Tongue Tongue Tongue Tongue
 
Top
view post Posted on 10/12/2009, 19:02     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen.

Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.

“Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte” përgjegji djaloshi.

“Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!”

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë “Bir i Shqipes”, dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë “Vendi i Shqipevet.”

Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:

-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c’duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poçen me lule dhe do te shohesh.

-Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.

-Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.

I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s’a s’ishte degjuar kurre ndonjehere.

Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.

- Ç’nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.

Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.

- Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.

- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.

Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.

Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.

Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:

- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.

- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.

Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c’po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.

Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. “Sa vogelushe e bukur!” Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.

Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.

Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.

Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s’mund te shkeputej me.

Oh, ç’tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.

Pas pak erdhen t’i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:

- Ç’gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!

Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s’kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.

Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t’i rrembeje koken.

Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t’u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.

Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.

Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.

Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.

- Vogelushe e gjore! - iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.

Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:

- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.

Vajza e vogel pranoi dhe s’pati pse te ankohej.

- Do te kemi nje vizite, - i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.

Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve…

Ajo s’kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.

Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: “O brumbull fluturo e fluturo”! dhe “Moj unaza me trendafila”. Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.

Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.

Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t’u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:

- Nuk do te ciceroj me! Ç’fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s’ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Çivit! Çivit dhe dimrit vdes nga uria.

-Ju flisni tere mend! - u pergjigj miu plak. -Çivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t’u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.

Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.

“Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere”, -mendoj ajo.

Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.

“Lamtumire! zog i bukur! - tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell”.

Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s’kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.

Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.

Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.

Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.

-Te faleminderit, vogelushe e bukur! - i tha zogu i semure, - ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.

- Sa keq! - u pergjigj Gishteza. - jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.

Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t’i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ç’i kishte ndodhur.

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t’i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t’i shkaktonte hidherim miut plak te arave.

-Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Çivit! Çivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.

Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.

-Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t’u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.

Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Çdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Çdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.

Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.

-Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.

Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.

-Ç’budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s’e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.
 
Top
FLUTURA
view post Posted on 10/12/2009, 19:10     +1   -1




Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.
 
Top
FLUTURA
view post Posted on 1/2/2010, 08:19     +1   -1




Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here? Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 1/2/2010, 08:43     +1   -1




Djali dhe Zogu ( vajza)

nje vajz te vogel zuri nje djale
ajo po dridhej dhe i thosh ca fjale:
te shkretat ne perse na ngini
ne punet tona perse s'na lini?
e degjonte djali gjithe mallengjim
ne fjalet e vjazes kish shume kuptim,
por cfar te bente djali i vendosur?
dashuria per vajzen e kish marrosur.
e ndiqte kudo ne shkolle ne rruge
mengjes, dreke, pasdite e muzg.
e thosh ai gjithe deshperim:
pse valle se pranon propozimin tim?
une dua vetem te me dashurosh
po me the "te dua" do te le te shkosh.
me thuaj te dua o engell o yll
dhe une biseden shpejt do ta mbyll.
u trondit vajza, shume u hutua
hapi paksa buzet e shqiptoj "te dua".
fjalet e vajzes djali i degjoj
e puthi mire e mire pastaj e leshoj ...
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:35     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Në nje krahinë paksa larg qytetit, nje zonje shkon te fqinja e saj dhe i thote: -Erdha t'ju kerkoj te falur se, nje nga pulat e mia ju shkaterroi lulet. -Une ju kerkoj ndjese se qeni im hëngri pulen tuaj. -O, s'prish pune! Qenin tuaj e shtypa pak me pare me makinen time.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:37     +1   -1




Një polic po ecte me një dhi per dore. Një djalosh kur e sheh fillon e qesh dhe e pyet . Djaloshi: XIII download “Ej ku shkon me ate gomar?” Polici: “nuk eshte gomar por eshte dhi.” Djaloshi: “nuk e kisha me ty por me dhine.”

Takohen dy policë me njëri tjetrin dhe njeri i thote shokut: Ku e more këte biciklete se dje nuk e kishe?.E ai puergjigjet: Takova dje një grua në park që kishte biciklete, dhe filloi të zhvishej dhe më tha merr cfar të duash, dhe une i mora bicikleten. Mire bëre iu përgjigj shoku, se rrobat do të rrinin shum të vogla.
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:37     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dy refugjatë po bisedonin në një pijetore në angli. Njëri i thotë tjetrit që po i pinte gotat e birrës njëra pas tjetrës. -A e din ti miku im se nga alkoli vdesin çdo vit 10 000 anglezë? E ç’më duhet mua ia kthen ky,unë jam Shqiptar !!!…
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:37     +1   -1




Do të shkosh në varrimin e Pjetrit ? - Pse të shkoj, ai s´do vijë në timin.
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:38     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Sa mendjemadh je more Gëzim! Gëzimi: Pse? Të pashë mbramë në televizion, dhe s’më fole më gojë!..
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:38     +1   -1




Dy bionde duke bërë muhabet.. Hej e ke lexuar Shakespeare? Jo,hmm kush e ka shkruar
 
Top
31 replies since 26/12/2008, 13:15   61013 views
  Share