MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Proza Dashurie ME TE BUKURA!!

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 9/10/2011, 21:08     +1   -1




Lutjet e Benit

Sa ditė e bukur, Nata po ikėn ngadal , dhe nė dritaren e dhomės sė Benit shfaqet freskia e mengjesit . Kthjelltėsia e kėsaj dite tė bukur filloi tė duket menjėher kur Beni , hapi sytė dhe shiqoi nga jasht rrezėn e parė n’dritaren e tijė , nė katin nėn pullazė . Beni u ngrit menjėher dhe hapi dritaren duke shtrenguar tėr trupin e tijė tė gjysėm zhveshur pėr tu liruar nga dehja e gjumit .
Pėr njė qast filloi tė kėnaqet me freskin e kėtij mengjesi , duke dėgjuar qetė e lehtė melodin e cicirimave tė zogjve , qė i ngjanin operės Vineze .
Nga jasht vinte aroma e luleve tė shumta Pranverore , puhia e tė cilave pėr ditėn e sotit i mori gjumin Benit . i bukur dukėt fshati im , melmerit Beni , duke veshtruar qdo anė e qdo kėnd , qdo shtėpi dhe tymin e ogjakve tė tyre, pėr t’zbuluar mė tė hershmit e zgjuar.
Rrezet e mengjesit sikur kishin krijuar njė Ylber shumė ngjyrash , apo njė Urė shiqimi pėr sytė e Benit , ku matan livadhit nė shtėpin e xha’Vanxhelit , goca Zoga kishte hedhur shtatin duke veshtruar vehtėn nė pasqyrėn e dritarės sė hapur nga mbrend . Tani aty kishte ngulitur Beni qė tė dy sytė e tijė kaltrosh , dhe duke mos e kuptuar fare , futet nė urin e dashuris sė kėrkuar.
-Zoga ishte bukuri natyrore , qė provokonte pa dashje nga terheqja edhe lulet e livadhit pėr t’kthyer kokėn andej , dhe mu po si kėto lule tė mengjesit pėrplot Vesė , ashtu ishte edhe i tėri trupi i sajė lakuriq , qė po sa kishte pėrfunduar larjen dhe tani po krehėte flokėt pran pasqyrės
Beni mbushej me kėndjen e mendimeve tė tijė , pėr ti ndihmuar Zogės ta tėrheq Krahėrin me dorėn e tijė , a’ pėr ti lėmuar ato flok tė zeza e tė gjata gjer nė belė .
Beni filloi tė mbahej nė boshtin e dritarės sė ndarė pėr mes , dhe filloi tė lutej nė pėshperitje .
Oh’ sa do te doja t’bėhėsha tani Flutur , e t’ateroi nė supin e Zogės , e t’pijė njė pikė ujė qė ta shuaj kėt zjarrė ,qė po me fundos nė mallė , e po me djegė e flakė po mė kallė .
Ah’ po tė isha zogė t’fluturoja , do ulėsha nė qatin e asaj dritarje , e ta vėshtroja nga afėr kėt Hyjni t’bukuris sė fshatit , po tė isha Bilbil , do tja merrja njė kėnge tė vajit e t’mallit e bashkė me Zogėn ta shėndrronim nė gėzim .
Po sikur t’me trembte Zoga , do ngrihėsha vrap nė ajrė dhe nga krahu im larosh do shkputėsha t’paktėn njė pend , qė n’dhomėn e sajė t’fluturoi leht e tė rrėshqas mbi trupin e sajė tė tė njom e t’bardhė .
Oh’sa do t’doja tė isha unė , fija e katėrt i flokut tė sajė , tė t’mbshtiellėm e t’nderlidhėm mes duarve e gishtrinjėve t’sajė kah t’mė bėj bistekė .
Kėshtu vazhdon Beni tė lutėt ; Oj’Pėrendia e dashuris tė t’kesh mėshir ndaj meje , e mė bėj njė qik ndihmė , tė futėm nė zemren e Zogės sepse ajo tek unė tani ka hyrė .
Mė bėn o’Zot mua xhamė tė asajė pasqyrje t’dritarės sė dhomės Zogės , mu t’asajė nė tė cilėn dukėt biografia e hijėzuar dhe e pėrshkruar nga realiteti pėrballė sajė , e tė dukėt e tėra nė mua ashtu siq ėshtė .
E unė , do mbledhė qetėsin e Botės , e t’mbetėm nė mėshirėn e sajė , do i falėm e do i mbetėm nga sot e pėr tėr jetėn , pafajėsis t’pa sherrė t’kėtij mengjesi qė m’bėri tė dashurohėm….

NĖ PARK
(Tregim i njė Dashurie tė humbur)

Lulja vuante shpirtėrisht,por kėtė askush nuk e dinte.S’kish guxim t’i tregojė asnjėrit kėtė ēka ajo ndjente.Kishte turp prej babės dhe nėnės,turp prej gjith botės.Vuante dhe vuajtjes sė saj nuk i gjente shėrim.Dita mė ditė tretej si qiriu.Apetit pėr tė ngrėnė nuk kishte.Gjumi s’e merrte dhe dėshira pėr tė jetuar nė vetmi ishte shtuar pa masė.
Pėrditė rrinte nė parkun e qytetit. Ulej nė njė shkėmb dhe krejt e shqetėsuar dhe e shkujdesur vėshtronte poshtė e lartė dhe thithte pa ėndje erėn e luleve shumengjyrshme. Herė herė shfletonte njė libėr,kėndonte njė roman.

Mos ishte valle ai roman,qė e kishte bėrė tė vuaj? Ndoshta.Jo,ajo vuante prej dashurisė.Para disa muajve rasėsisht ishte njohur me njė djalė tė ri. Fisnik – e kishte emrin.Ishte mjaft i pashėm dhe tepėr i sjellshėm. Lules, Fisniku iu kishte ngulur nė zemėr, e pėlqente, e donte, por megjithqė kishin biseduar shumė herė, nuk kishte pasur guxim qė t’ia ēfaqte ndjenjat e veta. Kishte turp, madje nuk e ndinte se a ndjente edhe Fisniku si ajo. Bisedojshin vetėm pėr tė tjerėt dhe kurrė pėr vehte.
Lules nuk i durohej mė. Me ēdo kusht duhej t’ia ēfaqte atė qė ndiente. Nė takimin e parė, mbas disa muajve kishte vendosur:“tė dashurojė me gjithė zemėr“, prandaj pritte.

Nė tė hyrė tė parkut u duk Fisniku. Ishte me njė femėr. Ajo ishte e veshur mirė, dukej simpatike dhe mjaft tėrheqėse. Duke ecur krah pėr krah me Fisnikun, qeshte dhe bisedonte ėmbėl. Lulja qė rrinte vetėm nė shkėmb ua tėrhoqi vėmendjen, prandaj drejtuan hapat kah ajo. Kur Lulja pa se Fisniku po vinte i shoqėruar prej njė vajze menjėherė e rroku gjelozia, u zverdh nė fytyrė, libri i ra prej dore dhe mezi mbajti lotėt.
-A ti qenke Lule? Ka kohė qė nuk jemi pa. Si ke shkuar me punė?Pse po dukesh e shqetėsuar? – pyeti Fisniku.

Jo, kot, s’kam gjė, vetėm m’erdhi si ēudi kur tė pashė me….
Si! Nuk njiheni? Po tė prezentoi me motrėn time…
Motėr e ke? Mua mė shkoi mendja se mos e ke dashnore,- dhe uli kokėn prej turpi.
Ishim nisur pėr te e fejuara e vėllaut. Fisniku ka mė gadi njė muaj qė ėshtė fejuar. A ka mė tepėr Fisnik?!- foli Drita-motra e Fisnikut.Po, sot mbushet njė muaj, qė kurse jam fejuar. A po vjen edhe ti Lule bashkė me ne?Dėshiroj me tė njohur me tė fejuarėn time ? Me njė gjysmė zėri, Lulja e pyeti: ”Si e quajnė tė fejuarėn tėnde? A ėshtė e bukur… oh e shkreta unė”-pėrshpėriti nė vehte.

Lulja humbi krejt vemendjen.Djersė tė ftohta filluan t’ia mbulojnė ballin. S’dinte si tė flas mė. Humbi drejtpeshimin dhe u shtri nė shkėmb.Drita vrapoi pėr t’i ndihmuar…!

Ēfarė ke Lule? Fol,mos mbaj gjė tė mshefėt,i tha Fisniku duke i mbajtur kokėn me tė dy duart.
Ah, Fisnik! Shpirti im vuan dhe jeta ime hecė si njė rreke e turbullt. Ndjej diēka pėr ty. Nuk mund tė tregoi mbresėn e madhe tė zemrės s’ime. T’adhurojė pėr sė tepėrmi dhe prej teje s’kisha pėr t’u largura kurr. Fėtyra jote dhe sjellja jote mė bėnė qė tė mendoi pėr ty.Tė dashurova, por kot.Ti qenke fejuar. Fisniku e ndėgjonte me mallėngjim.

Mė fal Fisnik. Mos i trego kujt pėr marrėzinė time!
Jo, Lule! Nuk ėshtė marrėzi pse dashuron. Ti je e pastėr dhe e sinqertė. Ashtu si mė dashurove mua, dashuro njė tjetėr. Turpi nuk na la qė tė mirremi vesh me kohė. Unė ia fala zemrėn tjeterkujt. Kujtimi Yt do tė mė mbetet i paharrueshėm…

Ah,Fisnik! Njė luftė tė madhe ndjej nė shpirtė. Kam dhimbje. Kam frikė. Sytė po mė njomėn prej vajit. Mė ka hy njė tmerr, njė dhimbje… S’kishin kaluar shumė ditė, e Fisniku duke kaluar rrugės ku e kishte shtėpinė Lulja, vuri re se dritaret ishin mbuluar me njė perde tė zezė… Dy pika lotė i rrėshqitėn prej sysh. Ishte pėrshėndetja e fundit e tij pėr Lulen e turpshme.

“ DRAME DASHURIE ”

Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.

Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.

O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyeta
LINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.

O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.

Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.

Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.

Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,
Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
Duke thene se ajo kash vdekur!
Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.

EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
Na le e u largove,me le dhe me tradhove
Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.

Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.

Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
Qe ti jepja pak ngrohtesi,
LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
Mamin e saj te perqafonte .

Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.

Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.
I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!

Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.

EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.
Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!

Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!

Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.

LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.

Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!

Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
Kur e pa qe s’ishte ajo
U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!

Qe te dy ne trishtim,
Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
Dhe yjet lart ne qiell.

 
Top
0 replies since 9/10/2011, 21:08   1028 views
  Share