MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI TE MIAT NGA DURRSAKU!

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 9/12/2008, 19:52     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Zgjimi

Nje pellumb i bardhe
Me hyri ne dhome
E me perplasje krahesh
Zgjoi qetesine time

I shpupurisi te gjitha:
Kujtimet e harruara,
ndjenjat e lënduara
poezite e braktisura
dhe ato te panisura..

Te gjitha u shkunden
u gjalleruan, u bene tok
e pastaj dy nga dy
erdhen te te zgjojne edhe ty…


Nuk e di per ju...

Nuk e di per ju
Por sa per mua,
me jane plasaritur buzet
per nje puthje
per puthjen e atij qe dua
qe mbeti atje
qiej larg nga une...


Nuk e di per ju,
por sa per mua,
mua ne mergim nena me solli
per flokesh.
Shamine qe me dha shoku im
ende e qull me rrëkej lotësh

E enderrove ate çast?
E enderove ate çast
Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem?
Qe t’i thoshim njeri tjetrit diçka me shume
Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?


Ja tek erdhi..
Ti s’the asgje
Asgje s’thashe dot as une.
Akrepi vraponte ne fushen e ores
ne si kujtim na mbeti
vetem nje shtrengim i lehte i dores


A ke provuar…

A e ke provuar atë ndjenjë
kur të vjen t’i thuash motër
asaj që motra jote s’është?


Kur të vjen t’i thuash shpirt,
asaj që e dashura jote s’është?
Kur i thua zemër
asaj që nuk rri me ty, prane,
por zemrën me ty e ndan?


Ke uruar ndonjëherë që e dashura,
sinqeritetin e shoqes të ketë?
Po miqësinë që e sjell përtej deti,
sinqeriteti?

E ke provuar?
Unë, po!



Si ndodh qe…E di se çpo mendoja tani?
Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty
Ne qytet do vihej nje shpallje
"Eshte zhdukur nje vajze 20 vjeçare!"
E do t’i lija tere gojet te flasin


Si ndodh qe djemte 20 vjeçarë
nuk humbasin?


E di se c’po mendoja tani?
Sa mire qe ti s’je une
e une s’jam ti..



Ike ti
Ike ti
dhe diçka u këput
brenda meje...
Buzëqeshja ime
pa gaz u bë
dhe dielli u fsheh
pas një reje.



Nenokja
Eh moj e embela nenokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
veshtrimin hedhur pertej dritares,
e di c'mendon, e di se c'bluan


Debore e bardhe ne gracke te zuri
qekurse ke ardhur, e me s'tu nda,
c'debore renka ketu, moj bije
Po ketu tek ju qenka hata!?!


Mbeskat cicerojne ne telefon
Na mori malli o nena, ku je?
Ti ditet me gishtrinj u numeron
Ja erdhi nena o shpirt atje.


Ditet e kthimit numeroj edhe une,
si do me ikesh kaq shpejt keshtu?
Kaq pak do rrish o nene me mua,
pangopur me le nga "xhanet" e tua


Koken ne preher me merr si atehere,
Djal i nenes - ty te ka nena trime,
per ty jam e qete, me ty u cmalla,
Ne Tirane me presin Xhulia, Ana..





Mos kerkoni ne poezine time

Mos më kërkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une.
mund te jem ne te ardhmen tuaj
mund te jem ne te shkuaren time
mund te ndodhem ne te dyja bashke,
ne nje kufij te shkrire e sfumuar
vehten dhe ju duke kerkuar


Ne u pelqefshin poezite e mija,
mos me pyesni emrin, sa vjeç jam,
as ku ndodhem, syte ç’ngjyre i kam
dhe mos bini ne enderime…
A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores
zemra ime?


Ne e pelqefshi poezine time
mos me pyesni se kush jam
ne e ndjefshi,
Thirmeni thjesht "shoqja ime"
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 28/6/2011, 23:08     +1   -1




E shkruajta te dua ne rere por e fshine dallget
e shkruajta ne qiell, por e fshine rete
e shkruajta ne zemren time dhe do mbetet perjete!
 
Top
view post Posted on 18/12/2011, 19:04     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


SYRI IM TE VESHTRON,MENDJA IME TE MENDON,ZEMRA IME TE DASHURON,SHPIRTI IM X TY PO VUAN ME PAK FJAL U SHPREHA SE SA TE DUA
 
Top
2 replies since 9/12/2008, 19:47   321 views
  Share