MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pėrralla e shpellės

« Older   Newer »
  Share  
icon1  view post Posted on 25/3/2010, 21:43     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Pėrralla e shpellės

Nė pjesėn e mėposhtme nga Republika Platoni i kėrkon Sokratit qė tė sqarojė se si duhet tė jetė sundimtari i njė shteti tė pėrkryer (i njė Republike). Sokrati mė parė kishte thėnė se "kur filozofėt tė bėhen mbretėr, kur mbretėrit dhe princėt e botės tė kenė shpirtin dhe fuqinė e filozofisė; kur fuqia politike dhe urtėsia tė bėhen bashkė dhe ata njerėz qė kanė vetėm njėrėn ose tjetrėn tė shmangen, vetėm atėherė qyteteve tona dhe gjithė njerėzimit do t'i pushojnė telashet dhe shteti ynė do mbijetojė." Platoni pastaj pėrgjigjet.

--------------------------------------------------------------------------------

Tani do tė tė tregoj njė pėrrallė pėr natyrėn njerėzore: -- Pėrpiqu tė pėrfytyrosh njė lloj hangari tė nėndheshėm, nė tė cilin jetojnė njerėz. Hangari ka vetėm njė vrimė sipėr pėr nga drita. Njerėzit qė janė brenda kanė rrojtur aty qė nga fėmijėria, dhe i kanė edhe kėmbėt edhe qafėn tė lidhura me zinxhirė; zinxhirėt janė tė lidhur nė mėnyrė tė tillė qė njerėzit s'e kthejnė dot kokėn mbrapsht; ata mund tė shikojnė vetėm pėrpara. Nė njė farė largėsie sipėr dhe prapa kėtyre njerėzve digjet njė zjarr; midis zjarrit dhe kėtyre tė burgosurve ėshtė njė rrugė; nė anė tė rrugės njė mur i ulėt.
Po e pėrfytyroj, tha ai.
Dhe e merr me mend qė ka njerėz qė ecin tė ngarkuar pėrgjatė murit, kafshė, dhe ca nga njerėzit flasin dhe ca tė tjerė janė tė heshtur?
Ky ėshtė njė pėrfytyrim i ēuditshėm, tha ai, dhe kėta janė tė burgosur tė ēuditshėm.
Ashtu si dhe ne, u pėrgjigja unė; dhe kėta njerėz shikojnė vetėm hije, hijet e tyre, ose hijet e njėri-tjetrit qė bėhen nga drita e zjarrit.
Po, e vėrtetė, tha ai; e si mund tė shohin ndonjė gjė tjetėr mė shumė sesa hijet nė qoftė se nuk lejohen tė lėvizin kokėn?
Dhe po ashtu, a nuk mund tė shikojnė ata vetėm hijet e sendeve me tė cilat njerėzit janė ngarkuar?
Po, tha ai.
Dhe a nuk do pandehin ata se hijet qė ata po shohin janė vetė sendet e vėrteta?
Po.
Dhe pėrfytyro qė nė kėtė burg dėgjohen edhe jehonat; a nuk do pandehin tė burgosurit se zėrat qė dėgjojnė vijnė nga hijet?
Patjetėr.
Ėshtė e qartė se pėr njerėzit e shpellės e vėrteta nuk ėshtė veēse hije e tė vėrtetės.
Me siguri.
Nėse njėri nga kėta tė burgosur lirohet, detyrohet tė ngjitet lart ngadalė, t'i afrohet dritės, dhe tė rrotullojė kokėn rreth e rrotull, ai ka pėr ndierė dhimbje therėse. Drita ka pėr ta semurė atė, dhe ai nuk do mundė t'i shohė sendet, hijet e tė cilave ai i kishte parė nė jetėn e tij tė mėpėrparshme. Ēdo tė ndodhė nėse dikush i afrohet dhe i mėson se gjithēka qė ai kishte parė nė jetėn e tij tė mėparshme ishte thjesht njė shėmbėlltyrė e rreme, dhe vetėm tani ai qė po i afrohet dritės ai do ketė mundėsi tė shohė me tė vertetė - ē'do mendojė i burgosuri ynė? Dhe sikur mėsuesi ta pyesė pėr emrat e sendeve rreth e rrotull -- a nuk ka pėr ta pasur tė vėshtirė pėr t'u pėrgjigjur? A nuk ka pėr tė menduar se hijet janė mė tė vėrteta se sendet e vėrteta?
Po.
Dhe a nuk do dojė qė tė largohet nga bota me dritė e tė futet nė errėsirėn nė tė cilėn sendet atij i duken mė tė qarta?
Po, tha ai.
Dhe tani pėrfytyro qė i burgosuri nxirret krejtėsisht nga shpella, nė dritė tė diellit, a nuk ka pėr t'u hutuar, a nuk do t'i shkaktojė drita dhimbje tė forta, a nuk do t'i merren sytė, a nuk ka pėr tė qenė i paaftė pėr tė parė botėn e vėrtetė?
Po.
Do t'i duhet tė mėsohet me botėn e lartme. Nė fillim do vijojė t'i shikojė hijet mė mirė sesa sendet e vėrteta, pastaj do dallojė pasqyrimet e sendeve nė ujė, dhe pastaj do mundet tė shikojė sendet e vėrteta; pastaj do shohė hėnėn dhe yjet. Dhe qielli dhe hėna gjatė natės do t'i duken mė tė bukura se dielli dhe drita e diellit, apo jo?
Natyrisht.
Dhe mė nė fund do shikojė diellin, jo vetėm pasqyrimin e diellit nė ujė, por vetė diellin lart nė qiell, dhe do mundohet tė kuptojė natyrėn e diellit.
Natyrisht.
Dhe pastaj ka pėr tė kuptuar se dielli ėshtė ai qė na jep stinėt dhe vitet, dhe drita e diellit na bėn tė mundur shikimin, dhe dielli bėn tė mundur gjithēka nė botė.
Qartėsisht.
Dhe kur t'i kujtohet hangari i nėndheshėm, bota e mėparshme dhe shokėt e vjetėr, a nuk mendon se ai do ndjehet i kėnaqur pėr ndryshimet qė ka pėsuar jeta e tij?
Natyrisht qė do jetė i kėnaqur.
Dhe ta zėmė se nė botėn e poshtme egzistojnė gara nė tė cilat njerėzve u jepen ēmime dhe u bėhen ndere kur arrijnė tė dallojnė se cilat hije kalojnė tė parat, cilat hije kalojnė mė pas, dhe cilat hije kalojnė bashkė, a do dojė t'ia dijė pėr tė tilla ndere dhe ēmime heroi ynė?
Ai do durojė gjithēka vetėm qė tė mos jetojė ashtu siē jetonte mė parė.
Dhe pėrfytyro tani qė ky njeri qė u mėsua me dritėn e diellit tė detyrohet tė futet prapė nė jetėn e mėpėrparshme, a nuk kanė pėr t'iu mbushur sytė me errėsirė?
Po, shumė e vėrtetė.
Dhe kur tė bėhet njė nga ato garat ku atij i duhet tė dallojė hijet, a nuk do jetė i ēmėsuar, a nuk do duhet qesharak? Shokėt do thonė qė vajti lart me sy dhe u kthye i verbėr pa sy; do thonė qė nuk ia vlen tė ngjithesh lart: se sikur ndonjėri tė pėrpiqet tė ngjitė dikė tjetėr atje lart ai duhet ndaluar.
Patjetėr.
E pra, thashė unė, bota nė tė cilėn jetojmė ne ėshtė si ai burgu i pėrrallės qė tė tregova; drita e diellit ėshtė si drita e zjarrit tė pėrrallės, dalja nga shpella ėshtė krejt si ngjitja e shpirtit nė botėn e diturisė; unė kėshtu besoj. Nėse unė kam tė drejtė kėtė e di vetėm Zoti; por sidoqoftė unė besoj se nė botėn e diturisė, e mira shfaqet e fundit fare dhe mund tė shikohet vetėm me vėshtirėsi; dhe kur mė nė fund e mira shihet ajo merret si burim i ēdo gjėje tė bukur dhe tė mbarė, burim i dritės, burim i tė vėrtetės dhe i arėsyes.

 
Top
0 replies since 25/3/2010, 21:43   88 views
  Share