MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS

Reply

Perralla

« Older   Newer »
leonn
view post Posted on 10/10/2008, 22:46           Quote




Njeri u tregonte barcoleta disave dhe pas mbarimit ata vdiqen dhe ate e arestuan ne burg dhe njeri prej policeve i tha qe tja tregoje nje barcolete dhe ai i tha mos se do te vdesesh duke qeshur dhe me ne funde ja tregoje dhe polici nuk vdiq kur pas 1 muaji ai polici kishte vdekur(e ka kuptuar barcoleten
 
Top
FLUTURA
view post Posted on 16/3/2009, 23:07           Quote




Perallat

Proza gojore ėshtė shumė e zhvilluar. Ajo paraqitet nė forma tė ndryshme. Njė nga format mė tė pėrhapura e mė tė njohura, ėshtė pa dyshim pėrralla. Pėrralla ėshtė njė tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente tė ēuditshme nė subjekt me anė tė sė cilės paraqiten mendimet dhe ėndėrrimet e njerėzimit nė formė alegorike. Pėrrallat nuk nisen, si ndodh me kėngėt legjendare, nga njė fakt i vėrtetė (ndoshta edhe historik) qė legjendarizohet, por nga njė trill i plotė, qė megjithatė mban kurdoherė lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqėrore, estetike etj. tė jetės njerėzore. Pėrrallat tregohen nė prozė dhe kanė, domosdo, strukturėn dhe elementet e tyre. Ato janė tė pėrhapura nė tė gjithė botėn dhe janė tepėr tė pėlqyera si pėr vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe pėr vlerat e tyre didaktike. Pikėrisht pėr vlerat e saj tė gjithanshme, pėrralla ka tėrhequr vėmendjen e shkencėtarėve: me tė merren folkloristėt, etnografėt, psikologėt, letrarėt etj. Etnografia e studion pėrrallėn si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj nė shoqėi, psikologjia e sheh pėrrallėn si shprehje tė proēeseve shpirtėrore, ndėrsa shkenca e letėrsisė pėrpiqet tė pėrcaktojė se ē'ėshtė ajo qė e bėn pėrrallėn tė jetė e veēantė edhe brenda llojeve tė prozės gojore. Ajo synon tė pėrcaktojė elementet mė tė qenėsishme tė kėtij lloji dhe, ashtu si etnografia, tė kėrkojė zanafillėn e saj.
Pėrrallat shqiptare shquajnė pėr larminė e fantazisė sė tyre dhe pėr thurrjet interesante tė subjekteve. Roli i fantastikes edhe nė pėrrallat tona ėshtė shumė i madh. Me anė tė saj rrėfimtari popullor deformon artistikisht dhe pėrpunon qoftė artistikisht, qoftė filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar njė simbolikė tė pasur qė flet alegorikisht pėr mėsime shoqėrore, etike dhe estetike pėr jetėn. Pikėrisht nė vlerėn e saj filozofike qėndron edhe njė nga anėt mė tė rėndėsishme tė pėrallės. Nėpėrmjet saj jepen gjykime pėr jetėn, pėr lumturinė, pėr tė mirėn dhe tė keqen, pėr tė bukurėn dhe tė shėmtuar, pėr aspiratat dhe ėndėrrimet e njerėzve etj. Duhet thėnė se vizioni i pėrgjithshėm qė buron nga pėrrallat pėr botėn e jetėn ėshtė optimist. Kėshtu, edhe nė pėrrallėn tonė, e mira triumfon dhe njeriu me anė pėrpjekjesh dhe sakrificash, duke qėnė kurdoherė i ndershėm, ia arrin mė nė fund lumturisė, arrin ta fitojė atė (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisė). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qėndrueshmėrinė e popullit pėrballė problemeve tė jetės dhe vėshtirėsive qė dalin pėrpara.

Tregimi Nr.1
Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.



Tregimi nr.2
Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .





Tregimi Nr.3
Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."

Tregimi Nr.4
Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...
Fjale te urta

1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)

2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)

3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)

4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)

5. Dardha bie nen dardhe. (populli)

6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)

8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)

9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.į(populli)

11. Edhe bari i njomeį digjet neper te thate. (populli)

12. Fashati qe duket, s do kallauz.į(populli)

13. Floke gjate mendje shkurter.į (populli)

14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)

15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)

16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)

17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)

18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)

19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)į

20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)

21. I talluri, te tall. (populli)

22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)

23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)

24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)

25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)

26. Koka ben koka peson. (populli)

27. Kush te do te shan. (populli)

28. Kush mungon, bluan. (populli)

29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)

30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)

31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)

32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)

33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)

34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)

35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)

36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)

37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)

38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)

39. Mos u mundo teį nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)

40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)

41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)

42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)

43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)

44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)

45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)

46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)

47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)

48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)

49. Nje gur s mban mur. (populli)

50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)

51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)

52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)

53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)

54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)

55. Pune shume, e fjale pak. (populli)

56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)

57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)

58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.į(populli)

59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)

60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)

61. S' behen petullat me uje. (populli)

62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)

63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)

64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)

65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)

66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)

67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)

68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)

Thenie te mencura.

Sami Frasheri.

1. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje.

2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s te dogjen , te nxijne.

3. Gabimet qe harrohen, perseriten.

4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.

5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.

6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.

7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.

8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.

9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi. Anthony D'Angelo

Ne qofte se jeta nuk te ofron nje loje qe ja vlen ta lush, atehre krijo vete nje te tille. Anthony D'Angelo

Nese thua ate c ka deshiron duhet te degjosh dhe ate c ka nuk deshiron. Hegeni

Pergatitur nga Lorena Manellari pėr AlbaWeb
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.

Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.

Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.

Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.

Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.

Aty ku nuk mer bija, e mer vija.

Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.

Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.

Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.

Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.

Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi :lol )

Burri eshte cadra e gruas.

Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.

Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.

Dielli eshte jorgani i te varfrit.

Di te vjedhe ai qe di te fshehe.

Nuk te ben duhani burre.

Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.

Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.

E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.

E shara eshte arma e te dobetit.

Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***

Faji eshte jetim.

Fati ndihmon te guximshmit.

Femije shume - grushta shume.

Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.

Fjala e djalit - pushka ballit.

Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.

Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.

Fukarallek - maskarallek.

Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.

Gazi dhe helmi jane vellezer.

Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.

Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.

Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.

Heshtja eshte flori, fjala - argjend.

Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.

Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.****

I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.

I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.

I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.

Kanun me baben nuk ka.

Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.

Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.

Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.

Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.

Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.

Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.

Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.

Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.

Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.

Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.

Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.

Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.

Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.

Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.

Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.

Mendja e madhe te pret fatin.

Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.

Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.

Mesuesi me i mire eshte pervoja.

Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.

Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.

Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.

Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.

Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.

Njeriu rron me shprese dhe me harrese.

Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben.

Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.

Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.

Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.

Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.

Paraja e bardhe per dite te zeze.

Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.

Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.

Pasuria nuk eshte lumturia.

Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***

Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***

Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.

Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.

Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.

Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.

Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.

Qesh me mire kush qesh i fundit.

S'ka njeri pa nje te keqe.

Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.

Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.

Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.

Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.

Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.

Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.

Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetėm lopa

Ai qė bėhet i urtė si delja, e hanė ujqėt

Ai qė ēdo ditė ka njė dėshirė tjetėr, asnjėherė nuk arrin ta plotėsojė

dėshirėn e tij

Ai qė di tė vjedhė, di edhe tė fshijė gjurmėt

Ai qė din me kuvenė, e hijeshon nejen nė atė ven

Ai qė don me u ba zengin, niset mė sė pari me vjedhė

Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga

zemra

Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė

Ai qė han hudėr nuk e ndien erėn e vet, por ia ndijnė tė tjerėt

Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė

Ai qė ka frikė edhe kur ka tė drejtė, nuk fiton

Ai qė ka, don edhe ma

Ai qė me indiferencė i shikon vuajtjet e tė tjerėve ėshtė sadist

Ai qė kėrcėnohet, rralėherė hakmirret

Ai qė ngutet, ēdoherė vonohet

Ai qė premton shumė, bėn pak

Ai qė s'bindet, nuk din tė komandojė

Ai qė nuk e don babanė dhe nėnėn, ai nuk e don askend

Ai qė s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegė, as si

bashkėpunėtor e as si fqi

Ai qė nuk dėgjon miskojėn, se dėgjon as tupanin

Ai qė s'punon si burrė, rrin e qan si grua

Ai qė shpejt dashurohet, shpejt dėshprohet

Ai qė shumė flet, gjė nė dritė nuk ēet

Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr

Ai qė ta don tė mirėn, tė flet, ai qė s'ta don, vetėm tė shikon

Ai qė thotė "unė jam unė", ai hup gjithkun

Ai qė vjedh njė vezė, vjedh edhe njė buall

Ajo qė s'arrihet, duket mė e ėmbėl

Ajo qė s'tė pėlqen ty tė ta bėjnė, mos ua bėj tė tjerėve

Amerika tė jep njė thele dhe tė merr njė pelė

Ata qė kėrkojnė gjithnjė tė kenė tė drejtė, gati asnjėherė nuk kanė tė

drejtė

Ara me viēa s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lėpirė shputat

Armiku i vjetėr kurrė stė bėhet mik i mirė

Armiku, kur mori pendėn nė dorė, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego tė vėrtetėn

Armiqtė e shumicės sė njerėzve janė ata qė nuk u japin gjė atyre

As hasmin mos e pafsh pa punė

As me miq e as me anmiq, gojėn mos e fėlliq

As ujė mos pi nė krua tė pushtetit

Ashtu qoftė e sherr mos qoftė

Asnjė shtėpi nuk tė kėnaq si e jotja

Atė derė qė s'e ēel ēelėsi, e ēel paraja

Atė punė qė s'e bėn dot vetė, mos kėrko t'i gjesh tė metė

Atė qė nuk e don thuaji: "Tė pafsha pa punė"

Atje ku fle uji, ėshtė mė i thellė

Atje ku thonė se ka dredhėza mė shumė, merre shportėn e vogėl

Babai qė len djalin e mirė pas, nuk vdes

Babanė e mirė nderojė, babanė e keq duroje

Bajrami i vogėl s'falet para t'madhit

Barrėn e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkii bėn fuqinė, ndasia ligėshtinė

Bėj gosti, qė tė provosh mikun

Bėj shyqyr tė paktės, qė tė vijė e shumta

Bėje si ta bėsh, pa e bėrė mos e lėsh

Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn

Bėni si them unė, mos bėni si bėj unė

Bėrtiti tė bijės, qė tė dėgjojė nusja

Bejlerėt rrallė lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bėhu, e besė mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend pėr nė varr

Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė; bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė

Bie njė fjalė e nxjerr njė mijė tė tjera

Bylbyli njihet nė kėngė, njeriu nė punė

Bima e keqe rritet kudo

Bisha mė e rreptė ėshtė kur t'i sulmohen klyshtė

Bisha tėrbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si bėhet mjalta

Borxhi i harruar, vjen nė ditė tė shtėrnguar

Bota ėshtė helm e mjaltė e pėrzier

Brengat janė armiqtė e jetės

Budallėn mos e vet se t'kallxon vet

Buka nė bark, forca nė shtat

Buka s'ka turp

Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn

Bukė e kripė e zemėr

Bukė e qepė dhe shėndet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janė pėrgjithminė

Bukuria dhe menēuria nuk shkojnė bashkė

Bukuria e gruas duket nė mėngjes

Bukuria njė ditė, veprat njė jetė

Bukuria tė habitė, bukuria tė koritė

Burgu ėshtė varr pėr sė gjalli

Burgu e ka derėn e madhe pėr tė hy, por tė vogėl pėr tė dalė

Burgu pėr burra ėshtė

Burrat besojnė se bota ėshtė e krijuar vetėm pėr ta

Burrė i mirė nė sofėr tė huaj mos u bėn

Burri lidhet pėr fjalet, kau pėr brinjtė

Burri me dy gra, kėmishėn pa la

Burri nė shtėpi, si kėrcu i zi

Burri njė herė ka lindur, njė herė edhe do tė vdesė

Burri pėr gruan ėshtė si ēatia pėr shtėpinė

Burri s'matet me pėllėmbė por me zemėr

Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė

Butėsia mund tė fitojė gjithēka, pėrveē pasurisė

Buza mė gaz shėndeti pa masė

Ca nga ca viēi bėhet ka

Cjapi me brirė i prin kopesė

Copėn e madhe daje, fjalėn e madhe pėrbijė

Ēėshtė njė ditė, s'ėshtė pėrditė

Ē'ha goja, tregon boja

Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit

Ē'tė mbjellėsh do tė korrėsh

Ēdo e pėrpjetė ka njė tatėpjetė

Ēdo fillim ka edhe mbarim

Ēdo gjė nė vend tė vet, ēdo punė nė kohė tė vet

Ēdo mėsim e ke fitim

Ēdo pėsim ėshtė mėsim

Ēfarė gatuan atė do tė hash

Ēka ban baba, e hjek i biri

Ēka bėn i keqi, s'bėn as dreqi

Ē'ke nė shtėpi, tregon fėmija, ē'ke nė shpirt tregon rakija

Ēka mos tė duash pėr vete, mos ia qit vėllait

Ēka ndjen zemra, atje tė shkon mendja

Ēka s'ngop syrin, s'ngop as barkun

Ēka tė bahet n'kojshi, prite edhe nė shtėpi

Ēka ta bėn goja s'ta bėn armiku

Ēka tė hedhėsh nė det, e gjen nė krip

Ēkull dhėmbin, tė tė shėndoshet koka

Ē'mund tė bėjė njė kalė mė njė karrocė tė shkatėrruar?

Ēon njė kashtė e tė dalin gjashtė

Ēorba e lirė t'i djeg buzėt

E bėn mizėn bullė, qimen tra

E di luga ēka ka vegshi

E do shiun, por nė arėn e vet

E drejta ka rrugėn e gjatė, por vjen

E dua nipin se do tė mė marrė hakun me t'im birė

E gjuan gurin dhe e fsheh dorėn

E keqja s'harrohet, e keqja po

E keqja s'ka fund

E keqja vjen me kėmbėt e kalit dhe ikė me kėmbėt e breshkės

E keqja vjen shpesh nga ata qė janė shumė tė uritur so shumė tė ngopur

E lehtė ėshtė barra nė shpinė tė huaj

E liga vjen nga s'e pandeh

E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės

E mira duhet kėrkuar, e keqja vjen pa kėrkuar

E mira e hallkut e e zeza e vetes

E mira e ka tė mirėn, e keqja e ka tė keqen

E mira tė lartėson, e keqja tė turpėron

E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen

E sotmja e qesh tė djeshmen

E thėna dhe e bėra janė shumė larg

E treta – e vėrteta

E vėrteta e vėrtetė, por nė kohė e vend tė vet

E vėrteta s'i pėlqen gjithkujt

Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro

Edhe ai qė u martua edhe ai qė s'u martua, tė dy pishman u bėnė

Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė

Edhe durimi ka njė kufi

Edhe i fikun edhe i koritun

Edhe kau ka gjuhė tė madhe, por s'flet dot

Edhe macen kur ta ngacmosh, tė grithė

Edeh pula qorre, gjen ndonjė kokėrr

Edhe shakaja e ka kohėn dhe vendin e vet

Edhe sytė tė t'i nxjerr evladi, prap e don

Edhe tė jesh i bardhė si bora, nuk i shpėton gojės sė keqe

Eja, baba, tė tė tregoj arat

Emri i mire fitohet me shumė punė tė mira dhe humbet me njė tė ligė

Ėshtė e dyshimtė ndershmėria e atij qė thotė se s'ka njeri tė ndershėm

nė botė

Ėshtė zotėsi e madhe tė dish si duhet trajtuar tė mundurit
nga ALBASOUL.com

Sami Frasheri ne Mitrovica.org:


Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij.

Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėrpiqu t’i fitosh ato.

Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen.

S’ka gjė mė tė keqe se tė pėrqeshurit, sepse mė shumė prek tė mirėt se tė kqinjtė.

Shoku mė i pavlefshėm ėshtė ai, i cili, pėr njė fjalė qė ka dėgjuar pėr shokun e tij, nuk e do mė atė.

Ai qė pėlqen veten e tij, nuk pėlqehet nga askush.

Duhen shumė mend qė tė mund shoqėrohesh me njerėz pa mend.

Shpagimi mė i ėmbėl ėshtė tė bėsh mirė kundėr tė keqes qė tė ėshtė bėrė.

Po tė pėrdoret mirė koha, do tė mjaftojė pėr tė kryer ēdo punė.

Bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalės qė flet.

Njerzit e mirė janė tė gjykuar tė bėhen skllevėr tė tė kqinjėve.

Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.

Mė i forti i njerėzve ėshtė ai qė ėshtė i Zoti tė pėrmbajė vetveten.

Shpata e grave ėshtė gjuha e tyre, prandaj nuk e lėnė tė ndryshket.

Zbavitja mė e bukur pėr njerinė ėshtė leximi, shoku mė i mirė libri.

Personi qė do ti, s’ka asnjė tė metė, fillo tė mos e duash, pa shih sa tė meta ka.

S’ka lumturi mė tė madhe nė botė se dashuria dhe harmonia.

Thjeshtėsia e njė gruaje ėshtė mė e vlefshme se stolitė (diamantet) e tė gjitha grave tė botės.

Kush i shtrohet gjithkujt ėshtė kokėdele.

Mė i poshtri njeri ėshtė ai i cili kėrkon mirėsi nga njė i poshtėr.

Kush lexon shumė, medeomos bėhet i menēur ; kush punon shumė, medeomos bėhet i pasur ; kush kujdeset pėr higjienėn, medeomos bėhet i lumtur. Ai qė i plotėson tė gjitha kėto kondita, le tė thotė se ka bėrė me tė vėrtet jetė nė botė.

Vjehra nuk e kujton asnjėherė kohėn e nusėrisė.

Qesja nuk zbrazet duke dhėnė lėmoshė.

Delen qė ndahet nga tufa e ha ujku.

Mos i thuaj gruas fjalėn qė s’mund ta thuash nė rrugė.

Dashuria ėshtė kripa e jetės, jeta pa dashuri s’ka asnjė shije.

Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk ėshtė bisedė, ėshtė grindje.

Arma mė e mirė pėr ta mposhtur armikun ėshtė zemra.

Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė.

Trathtia, pa marrė parasysh shkakun, prapėseprapė trathti ėshtė.

Tė flasėsh pa menduar, ėshtė si tė zbrazėsh pushkėn pa e vėnė nė shenjė.

Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.

Dashuria ėshtė e ėmbėl, por pėrfundimi ėshtė shumė i hidhur.

Njeriu i pajisur me edukatė dhe me moral tė mirė, nė ēdo gjendje qė tė ndodhet, prapseprapė njeri ėshtė.

Mėsimi mė i madh nė kėtė botė ėshtė vėshtėrsia ; s’ka sukses ai qė nuk has nė vėshtėrsi.

Ēdo gabim i gruas sė ndershme ėshtė i falur nga burri i saj.

Thjeshtėsia ėshtė bukuria kryesore e grave, se gjėndet shumė rrallė.

Mirėsia qė pritet tė bėhet pėr njė kohė tė gjatė, humbet vlerėn kur realizohet.

Thjeshtėsia ėshtė stolia e atyre qė janė tė edukuar dhe tė mėsuar.

Ēdo njeri qė tė do nuk mund tė numėrohet mik i vėrtet ; miq tė vėrtetė janė ata qė - pėrveq dashurisė - janė tė bashkuar edhe nė mendim dhe princip.

Pėr dashurin s’ka gjė mė tė ėmbėl se lotėt e syve qė fshihen me dorėn e sė dashurės.

Liria ėshtė thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujė.

Butėsia bėn njeriun gjithēka, pėrveē pasurisė.

Vetnia ėshtė mė e mirė se shoku i keq.

Ēdo mizor e ka ditėn e vet tė gjykimit.

Ruaju nga miku qė bisedon me armikun tėnd.

Pleqėria nuk ėshtė jetė.

Guximi e bėn njeriun tė mundė luanin.

Xhelozia ėshtė humnera e dashurisė.

Mos iu afro atij qė nuk tė prźt mirė, ruaju tė mos e mėrzitėsh atė qė tė nderon.

Shumėherė njerėzit e bėjnė mik atė qė u bėn keq, e armik atė qė u bėn mirė.

Njeriu i pėrsosur ėshtė ai i cili ēka bėn nė sy tė botės mund tė bėjė nė vetmi dhe ēka bėn nė vetmi mund tė bėjė nė sy tė botės.

Mos iu gabo njė tė mire tė atij qė tė ka bėrė njėqind tė kėqija, mos iu hidhėro njė tė keqeje tė atij qė tė ka bėrė njėqind tė mira.

Mos kij besim nė njeriun qė s’ka besim nė ty.

Po dėshirove tė duash njė njeri, ose tė dojė ai ty, shihu shpesh me atė.

Duke mos e parė pėr shumė kohė atė qė e do, njeriu fillon tė mos e dojė, duke e parė shpesh njeriun qė nuk e do, fillon ta do.

Pėr ēdo sy ka bukuri.

Mendja e njeriut kuptohet me tė folur dy tri fjalė, por zemra e tij s’mund tė kuptohet as pėr disa vjet.

Nuk ėshtė pasuria ajo qė sjell lumturi dhe fatkeqėsi, kryesishtė ėshtė morali.

Ashtu sikundėr mund tė ndryshojė fytyra e njeriut, mund tė ndryshojė edhe mendimi i tij, por zemra s’mund tė ndryshojė.

Kėmbėngulja e qėndrimi bėn tė mundshme tė pamundshmen.

Njeriut tė drejtė shumė rrallė i plotsohen dėshirat, por gjithmonė ėshtė i sigurt dhe i qetė.

Kush dėshiron tė duhet, le tė dojė.

Nė qoftė se ėshtė lumturi tė duhesh, ėshtė lumturi mė e madhe tė duash.

Syri ėshtė njė dritare e shpirtit.

Shumica e njerėzve, sidomos gratė, nuk i donė ata qė i donė por ata qė i pėrbuzin.

Fytyra e qeshur ėshtė kripa e bukurisė.

Grueja duhet tė ketė nė dorėn e djathtė gjilpėrėn e nė tė majtėn librin.

Burrat besojnė se bota ėshtė krijuar vetėm pėr ta.

Burrat pretendojnė se ēdo gjė e dinė mė mirė se gratė, madje dhe ushqimin e fėmijėve dhe larjen e tė lintave.

Njeriu qė ka mendjen dhe zemrėn tė fortė e pėrdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bėhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndėrsa njeriu mendjelehtė jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemėr tė dobėt pas ndjenjave duke mos zotėruar vetėveten
 
Top
view post Posted on 20/3/2009, 13:08           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ


Na ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq ...
 
PM WWW  Top
view post Posted on 2/2/2010, 18:14           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Na Ishte Njehere Nena Dhia Me Tre Kecat Dhe Jetonin Ne Pylle Por Ate Vite Dimri Ishte I Ashper Dhe I Gjate Keshtu Qe Ushqimi U Mbarua.nje Dite Qe Ne Mengjes U Ngrite Nena Dhia Dhe Do Shkonte Per Te Kerkuar Ushqime Por Me Perpara Porositi Kecat Qe Te Mos E Hapnin Deren Asnjerit Deri Sa Te Kthehej Ajo
Iku Mema Dhi Dhe Kecat Ngelen Vetem,nuk Kaloi Shume Kohe Dhe Nje E Trokitur Ne Dere
Kush Eshte -u Pergjigjen Kecat
Jame Nena Dhia-thote Ujku -po Hapin Deren,kecat Per Te Qene Te Sigurte I Thone(keca Kopila)
Pa Fute Kemben Ke Dera.tani Ujku E Lyen Kemben Me Miell Dhe Ju A Tregon Kur E Pan Kecat E Kuptuan Qe Ishte Ujku Dhe Kaluan Ne Plane B E Ndezen Nje Zjarre Te Madhe Vene Dhe Nje Kazane Me Uje Te Nxehte Dhe Ithone Ujkut Ajde Nga Oxhaku Se Nuk Kemi Celes Ta Hapim Deren,dhe Ujku Nga Oxhaku Ra Direkte Ne Ujin E Valuar Dhe Ngordhi.
Kur Kthehet Nena Dhia Ja Tregojne Muabet E Ujkut I Iku Truri Fare Dhe I Pergezon Kecat.eshte Ngjarje E Vertet.
Ja Pra Te Dashur Forumista Mbaroi Dhe Perralla Per Sote
 
PM WWW  Top
dianatirana
view post Posted on 2/2/2010, 18:17           Quote




"Tenxherja"

A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : " cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time"?

Nastradini tha: "tenxherja ishte e rende, dhe lindi." Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
Komshija tha : "si ka mundesi te ngordh tenxherja"?

Hodja Nastradin u pergjigj " nese tenxherja lind, edhe vdes".
 
Top
view post Posted on 12/7/2010, 20:28           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


2 Vlonjate, Pergatiten Per te Grabitur nje Helikopter Te NATO-s. Pasi e pergatisin planin, shkojne Edhe e vjedhin Helikopterin. Kur Hypin Behen Gati Per Tu Ngjitur ne Ajer, Por Ne Ate Kohe Ishte Sezon Vere Edhe Bente Shume Vape . Pasi Ngjisin Elikopterin ne Ajer, Helikopteri Bie Dhe keshtu qe Vdesin te 2-y. Te Gjithe ekspertet Kerkojne Neper Det Per Helikopterin e Mbytyr .Hapin Kutite e Zeza dhe Degjojne biseden e tyre: He More vella E Vodhem eh, Shume mire Direkt Per Ne Greqi Tani , Po Mer Vlla Po Po Pate Mundesi Fike Kete Freskuesen qe Kemi Siper Kokes Se Na Plivitose
 
PM WWW  Top
5 replies since 10/10/2008, 22:46
 
Reply