MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023


 
Replying to Perralla te ndryshme
Nickname
Post Icons
                                     

                                   

Code Buttons

         
           FFUpload  Huppy Pick colour HTML Editor Help
Enter your Post
(Check Message Length)

Clickable Smilies
:huh:^_^:o:;):P:D
:lol::B)::rolleyes:-_-<_<:)
:wub::angry::(:unsure::wacko::blink:
:ph34r::alienff::cry::sick::shifty::woot:
<3:XD:*_*:];P:XP:
(:=)X):D:>.<>_<
=_=:|:?3_3:p:;_;
^U^*^^*:=/::*::b::f:
:b4bSo.gif::0goBI.gif:    
Show All

File Attachments
ForumFree Hosting   jpg gif png zip ...

Descr.:
Image Hosting: host it!


  
 


Last 10 Posts [ In reverse order ]
durrsakuPosted: 13/6/2011, 11:18
Nje femer e piste nga goja, qe fliste fjale nga me banalet, bleu nje papagall femer dhe i mesoi dhe papagallit te fliste fjale ofenduse.

Nje dite femra vendos te ike per pushime dhe e coi papagallin ne shtepine e nje gruaje te zotit, ajo pranon qe tja mbaje per pak dite. Sapo femra largohet papagalli femer fillon te flase keq , atehere zonja vendos ta ēoje te prifti se ai kishte papagaj qe luteshishin ēdo dite.
Prifti pranon duke menduar se duke e vene me papagajte e tij qeluten tere diten, papagalli femer do te zbutet. Keshtu e merr dhe e fut ne kafaz ku papagajt e tjere po luteshin. Ngre koken nje papagall e thote vellezer zoti eshte i madh lutjet tona u plotesuan.....
LEONORADURRESIPosted: 16/4/2011, 22:13
Nje here dielli u dashurua me nje lulke qe i rrinte perballe.
E shikonte cdo mengjes kur nxirrte suratken dhe bente muhabet me kete apo ate. Perplaste syckat,shikohej ne pikat e shiut dhe ishte gjithmone gati te kapte rrezen e pare te diellit per te ndricuar me shume se te tjerat.
Dielli duke e pare cdo dite,u dashurua kaq shume me te saqe nje dite nuk mundi me te kontrollonte dashurine e tij sekrete.Zgjati nje rreze,keputi nga nje re nje fjongo te bardhe dhe ja dhuroi lulkes.
Por lulka mendjemadhe qeshi me xhestin e tij dhe Dielli nga turpi u be i gjithi i kuq dhe u hodh ne det qe askush te mos e vinte re.
erjolaPosted: 23/3/2011, 19:38
ne nje fshat ishte nje vajz e cila kishte nje moter dhe njera quhet laureta dhe tjetra leona dhe ato dya ishin ne klasen e tret dhe nje dit i than nenes a mund te shkojm te shoqja sepse e ka ditlindjen dhe nena i tha shkoni por mos u vononi dhe ato u nisen dhe ne rrug leona i tha lauretes perse nuk i tham nenes qe ta na jepte ca para qe te ja blejme ndonje dhurat dhe ato u kthyen ne shtepi dhe nena i tha perse u kthyet kaq shpejt dhe leona i tha u kthyem sepste nuk kemi para qe tia blejm ndonje dhurat nena i tha po dal deri ne dyqan por nuk vanohem dhe nena duke ecur ne rrug i pa disa dhurata dhe ajo e mori nje qe leona dhe laureta tia dergoj shoqes ten tyre kur shkoi nena i tha e bleva kete dhurat qe tia dergoni shoqes dhe ato kur e pan dhuraten u gezaun shum dhe e moren dhuraten dhe u nisen pastaj kur shkuan te shoqja trokiten ne der dhe kur doli shoqja u gezua qe erdhen per ditlindjen e saj pastaj ia u uruan ditelindjen dhe ja dhan dhuraten dhe ato loznin dhe pastaj shoqja ju falenderu shum per dhuraten qe ja kishin bler leona dhe laureta
LEONORADURRESIPosted: 9/2/2011, 19:55
Ngutja dhe Durimi!


U takuan njė here Ngutja dhe Durimi! te dy pėr te njėjtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur pėr te qepur njė fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjatė ,mori gersheret e filloj te priste.

Prit kėtej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e bėri copa-copa gjithė basmen.Pasi bėri
kėtė pune ,u mendua pakėz,morri dy copa dhe i vuri pėr se gjati trupit,dhe pėr te zezen e saj vuri
re qe kish bėrė dem gjith copen.

- Qyqja c'bėra ! -tha me vehte Ngutja. - Asnje vajzė vajzė e vogėl nuk do ta kish bėrė kėtė
e jo unė qe jam goxha cupe!

Por gabimi tani qe bėrė.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba>> <<korba>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me njė fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dorė ,duke matur me kujdes dhe duke shėnuar me njė cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te njė pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.

- Duket sikur ēdo gjė ėshtė ne rregull -tha Durimi
- Po ky cepi kėtu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, pėr bese bėra mirė qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit.... edhe kėtė mirė e kam shėnuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shėnimet nė fund tha;

Tani nuk me mbetet gjė tjetėr vetėm te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajmė me shėndet dhe fer fer e preu copen.

Ngutja e habitur shumė nga Durimi e pyeti
- Kush te ka mėsuar te presėsh kaq bukur ,more Durim?
- Mė ka mėsuar gjyshja, - tha Durimi. - Po si? - vazhdoi kureshtare Ngutja
- Ja mė ka ngulur ne mendje gjashtė fjale

durrsakuPosted: 3/9/2010, 22:09

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...

Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli,

Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.

- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:

- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:

- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!

Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...

Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.

Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:

- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:

- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!

Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.

E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.

Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.

Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!

- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...

Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...

e bija e henes dhe e diellit



Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.

erjonaPosted: 15/2/2010, 15:36
ja paskeni fut kot
durrsakuPosted: 4/2/2010, 19:33
Tani do tė tė tregoj njė pėrrallė pėr natyrėn njerėzore: -- Pėrpiqu tė pėrfytyrosh njė lloj hangari tė nėndheshėm, nė tė cilin jetojnė njerėz. Hangari ka vetėm njė vrimė sipėr pėr nga drita. Njerėzit qė janė brenda kanė rrojtur aty qė nga fėmijėria, dhe i kanė edhe kėmbėt edhe qafėn tė lidhura me zinxhirė; zinxhirėt janė tė lidhur nė mėnyrė tė tillė qė njerėzit s'e kthejnė dot kokėn mbrapsht; ata mund tė shikojnė vetėm pėrpara. Nė njė farė largėsie sipėr dhe prapa kėtyre njerėzve digjet njė zjarr; midis zjarrit dhe kėtyre tė burgosurve ėshtė njė rrugė; nė anė tė rrugės njė mur i ulėt.
Po e pėrfytyroj, tha ai.
Dhe e merr me mend qė ka njerėz qė ecin tė ngarkuar pėrgjatė murit, kafshė, dhe ca nga njerėzit flasin dhe ca tė tjerė janė tė heshtur?
Ky ėshtė njė pėrfytyrim i ēuditshėm, tha ai, dhe kėta janė tė burgosur tė ēuditshėm.
Ashtu si dhe ne, u pėrgjigja unė; dhe kėta njerėz shikojnė vetėm hije, hijet e tyre, ose hijet e njėri-tjetrit qė bėhen nga drita e zjarrit.
Po, e vėrtetė, tha ai; e si mund tė shohin ndonjė gjė tjetėr mė shumė sesa hijet nė qoftė se nuk lejohen tė lėvizin kokėn?
Dhe po ashtu, a nuk mund tė shikojnė ata vetėm hijet e sendeve me tė cilat njerėzit janė ngarkuar?
Po, tha ai.
Dhe a nuk do pandehin ata se hijet qė ata po shohin janė vetė sendet e vėrteta?
Po.
Dhe pėrfytyro qė nė kėtė burg dėgjohen edhe jehonat; a nuk do pandehin tė burgosurit se zėrat qė dėgjojnė vijnė nga hijet?
Patjetėr.
Ėshtė e qartė se pėr njerėzit e shpellės e vėrteta nuk ėshtė veēse hije e tė vėrtetės.
Me siguri.
Nėse njėri nga kėta tė burgosur lirohet, detyrohet tė ngjitet lart ngadalė, t'i afrohet dritės, dhe tė rrotullojė kokėn rreth e rrotull, ai ka pėr ndierė dhimbje therėse. Drita ka pėr ta semurė atė, dhe ai nuk do mundė t'i shohė sendet, hijet e tė cilave ai i kishte parė nė jetėn e tij tė mėpėrparshme. Ēdo tė ndodhė nėse dikush i afrohet dhe i mėson se gjithēka qė ai kishte parė nė jetėn e tij tė mėparshme ishte thjesht njė shėmbėlltyrė e rreme, dhe vetėm tani ai qė po i afrohet dritės ai do ketė mundėsi tė shohė me tė vertetė - ē'do mendojė i burgosuri ynė? Dhe sikur mėsuesi ta pyesė pėr emrat e sendeve rreth e rrotull -- a nuk ka pėr ta pasur tė vėshtirė pėr t'u pėrgjigjur? A nuk ka pėr tė menduar se hijet janė mė tė vėrteta se sendet e vėrteta?
Po.
Dhe a nuk do dojė qė tė largohet nga bota me dritė e tė futet nė errėsirėn nė tė cilėn sendet atij i duken mė tė qarta?
Po, tha ai.
Dhe tani pėrfytyro qė i burgosuri nxirret krejtėsisht nga shpella, nė dritė tė diellit, a nuk ka pėr t'u hutuar, a nuk do t'i shkaktojė drita dhimbje tė forta, a nuk do t'i merren sytė, a nuk ka pėr tė qenė i paaftė pėr tė parė botėn e vėrtetė?
Po.
Do t'i duhet tė mėsohet me botėn e lartme. Nė fillim do vijojė t'i shikojė hijet mė mirė sesa sendet e vėrteta, pastaj do dallojė pasqyrimet e sendeve nė ujė, dhe pastaj do mundet tė shikojė sendet e vėrteta; pastaj do shohė hėnėn dhe yjet. Dhe qielli dhe hėna gjatė natės do t'i duken mė tė bukura se dielli dhe drita e diellit, apo jo?
Natyrisht.
Dhe mė nė fund do shikojė diellin, jo vetėm pasqyrimin e diellit nė ujė, por vetė diellin lart nė qiell, dhe do mundohet tė kuptojė natyrėn e diellit.
Natyrisht.
Dhe pastaj ka pėr tė kuptuar se dielli ėshtė ai qė na jep stinėt dhe vitet, dhe drita e diellit na bėn tė mundur shikimin, dhe dielli bėn tė mundur gjithēka nė botė.
Qartėsisht.
Dhe kur t'i kujtohet hangari i nėndheshėm, bota e mėparshme dhe shokėt e vjetėr, a nuk mendon se ai do ndjehet i kėnaqur pėr ndryshimet qė ka pėsuar jeta e tij?
Natyrisht qė do jetė i kėnaqur.
Dhe ta zėmė se nė botėn e poshtme egzistojnė gara nė tė cilat njerėzve u jepen ēmime dhe u bėhen ndere kur arrijnė tė dallojnė se cilat hije kalojnė tė parat, cilat hije kalojnė mė pas, dhe cilat hije kalojnė bashkė, a do dojė t'ia dijė pėr tė tilla ndere dhe ēmime heroi ynė?
Ai do durojė gjithēka vetėm qė tė mos jetojė ashtu siē jetonte mė parė.
Dhe pėrfytyro tani qė ky njeri qė u mėsua me dritėn e diellit tė detyrohet tė futet prapė nė jetėn e mėpėrparshme, a nuk kanė pėr t'iu mbushur sytė me errėsirė?
Po, shumė e vėrtetė.
Dhe kur tė bėhet njė nga ato garat ku atij i duhet tė dallojė hijet, a nuk do jetė i ēmėsuar, a nuk do duhet qesharak? Shokėt do thonė qė vajti lart me sy dhe u kthye i verbėr pa sy; do thonė qė nuk ia vlen tė ngjithesh lart: se sikur ndonjėri tė pėrpiqet tė ngjitė dikė tjetėr atje lart ai duhet ndaluar.
Patjetėr.
E pra, thashė unė, bota nė tė cilėn jetojmė ne ėshtė si ai burgu i pėrrallės qė tė tregova; drita e diellit ėshtė si drita e zjarrit tė pėrrallės, dalja nga shpella ėshtė krejt si ngjitja e shpirtit nė botėn e diturisė; unė kėshtu besoj. Nėse unė kam tė drejtė kėtė e di vetėm Zoti; por sidoqoftė unė besoj se nė botėn e diturisė, e mira shfaqet e fundit fare dhe mund tė shikohet vetėm me vėshtirėsi; dhe kur mė nė fund e mira shihet ajo merret si burim i ēdo gjėje tė bukur dhe tė mbarė, burim i dritės, burim i tė vėrtetės dhe i arėsyes.
LEONORADURRESIPosted: 4/2/2010, 19:32
Pėrralla e shpellės

Nė pjesėn e mėposhtme nga Republika Platoni i kėrkon Sokratit qė tė sqarojė se si duhet tė jetė sundimtari i njė shteti tė pėrkryer (i njė Republike). Sokrati mė parė kishte thėnė se "kur filozofėt tė bėhen mbretėr, kur mbretėrit dhe princėt e botės tė kenė shpirtin dhe fuqinė e filozofisė; kur fuqia politike dhe urtėsia tė bėhen bashkė dhe ata njerėz qė kanė vetėm njėrėn ose tjetrėn tė shmangen, vetėm atėherė qyteteve tona dhe gjithė njerėzimit do t'i pushojnė telashet dhe shteti ynė do mbijetojė." Platoni pastaj pėrgjigjet.

durrsakuPosted: 4/2/2010, 19:30
Na ishte sec na ishte, njehre na ndodheshe nje Mbret shume i pasur qe kishte dyzete dhoma. Kur ay u martua i tha te shoqes: "hap ke dhome te duash, por kur te vesh ne dhoma e dyzete je e abonuar ta hapesh.

"Mire i tha ajo." Pasi Mbreti iken, gruaja e tij nga kurioziteti fillon te hape dhomat nje nga nje. Kur ajo arrin ne dhomen e dyzete i kujtohen fjalet e te shoqit qe te mos e hapte ate dhoma, mirpo nga kurioziteti i madh ajo nuk shmanaget dhe e hap deren edhe pse Mbreti, i shoqi i saj i tha jo.

Kur ajo e hapi aty gjeti trupa te pajete femre edhe me tutje ishte nje djal sakat. Nga tmerrimi ajo provovi ta mbyllte deren menjehre por u ndalua nga zeri i djalit sakat qe ndodheshe brenda ne dhome. Ay i tha: "kur ti ta mbyllesh deren mbetet nje shenje e zeze ne dore dhe Mbreti do e kuptoje qe ti e ke hapur dhe do perfundosh si keto ish-bashkshortet e tija te cilat i ka ekzekutuar nga mosbindja per te mos e hapur kete dhome."

Bashke gruaje e Mbretit dhe djali sakat menduan per nje plan qe asgje e keqe te mos i ndodhte gruas dhe menduan qe neqfose e vrasin Mbretin, ata te dy do jetojne te lumtur sepse rane ne dashuri.

Kur Mbreti ariti nga visita e largte ay e pyeti gruan sic e kishte zakon me te gjitha ish-bashkshortet e tij, duke e pyetur: "A e ke hapur dhomen e dyzete."
"Jo" i thote ajo. Dhe vene te dy bashke ta shikojne dhomen dhe shenjen por Mbreti nuk gjeti asgje, dhe kjo gje i pelqevi. Mirpo ne ato momente djali sakat e vravi Mbretin dhe gruaja e Mbretit jetovi ne shtepine e tij te lumtur me djalin sakat.

LEONORADURRESIPosted: 4/2/2010, 19:30
Na Ishte Njehere Nena Dhia Me Tre Kecat Dhe Jetonin Ne Pylle Por Ate Vite Dimri Ishte I Ashper Dhe I Gjate Keshtu Qe Ushqimi U Mbarua.nje Dite Qe Ne Mengjes U Ngrite Nena Dhia Dhe Do Shkonte Per Te Kerkuar Ushqime Por Me Perpara Porositi Kecat Qe Te Mos E Hapnin Deren Asnjerit Deri Sa Te Kthehej Ajo
Iku Mema Dhi Dhe Kecat Ngelen Vetem,nuk Kaloi Shume Kohe Dhe Nje E Trokitur Ne Dere
Kush Eshte -u Pergjigjen Kecat
Jame Nena Dhia-thote Ujku -po Hapin Deren,kecat Per Te Qene Te Sigurte I Thone(keca Kopila)
Pa Fute Kemben Ke Dera.tani Ujku E Lyen Kemben Me Miell Dhe Ju A Tregon Kur E Pan Kecat E Kuptuan Qe Ishte Ujku Dhe Kaluan Ne Plane B E Ndezen Nje Zjarre Te Madhe Vene Dhe Nje Kazane Me Uje Te Nxehte Dhe Ithone Ujkut Ajde Nga Oxhaku Se Nuk Kemi Celes Ta Hapim Deren,dhe Ujku Nga Oxhaku Ra Direkte Ne Ujin E Valuar Dhe Ngordhi.
Kur Kthehet Nena Dhia Ja Tregojne Muabet E Ujkut I Iku Truri Fare Dhe I Pergezon Kecat.eshte Ngjarje E Vertet.
Ja Pra Te Dashur Forumista Mbaroi Dhe Perralla Per Sote